Rushan Dosti: Doktor Sefer Bakiaj, një nga mjekët e parë në Mallakastër, që profesionin e shndërroi në mision human

Ndodh shpesh që njerëz të thjeshtë të profesioneve të ndryshme punojnë një jetë të tërë e asnjëherë nuk flasin për veten. Madhështia e tyre qëndron tek thjeshtësia si një virtut i karakterit të tyre. Kjo ndjesi më bëri që të bëj skanerin e njërit prej tyre, njeriut që punoi një jetë të tërë dhe nderimet i mori pas ndarjes nga jeta. Sa ishte gjallë nuk foli asnjëherë për vete, por gjithsesi mbeti në kujtesën e mallakastriotëve dhe fierakëve si një greshiciot i klasit të parë.

Ndodh shpesh që njerëz të thjeshtë të profesioneve të ndryshme punojnë një jetë të tërë e asnjëherë nuk flasin për veten. Madhështia e tyre qëndron tek thjeshtësia si një virtut i karakterit të tyre. Kjo ndjesi më bëri që të bëj skanerin e njërit prej tyre, njeriut që punoi një jetë të tërë dhe nderimet i mori pas ndarjes nga jeta. Sa ishte gjallë nuk foli asnjëherë për vete, por gjithsesi mbeti në kujtesën e mallakastriotëve dhe fierakëve si një greshiciot i klasit të parë.

Sigal

Afro para një viti në Ballsh u organizua një veprimtari dinjitoze ku Qëndra e re Shëndetësore e qytetit mori emrin e Doktor Sefer Bakiajt duke përjetësuar një nga mjekët e parë dhe më të mirë të Mallakastrës. Më herët kjo figurë është nderuar me titullin Qytetar “Nderi” në Ballsh e në Fier. Të portretizosh figurën e Doktor Sefer Bakiajt, mjafton të pyesësh bashkëkohësit, kolegët dhe njerëz që ky njeri u është gjendur në nevojë. E kush nuk e ka njohur këtë mjek që profesionin e shndërroi në një mision human?!

Rrugëtimi i Doktor Sefer Bakiajt

U lind më 1937 në fshatin Greshicë të Mallakasrës në një familje me emër në gjithë krahinën. Ai ishte fëmija i madh i patriotit greshiciot Xhevit Zaçe (Bakiaj), njeriut që bëri histori në Greshicë dhe hapi shkollën e parë shqipe për zhvillimin e arsimit dhe kulturës. Në moshën 7 vjeç, së bashku me bashkëmoshatarë të tjerë, u regjistrua në klasën e parë. Ishte koha e varfërisë së tejskajshme dhe ai detyrohej të shkonte në shkollë, zbathur, herë ngrënë e herë pa ngrënë. Mbaroi shkollën fillore në vitin 1949, por atë vit nuk i dhanë të drejtë studimi për të vazhduar shkollën 7 vjeçare.

Babai i tij, një njeri i apasionuar pas arsimit, e dërgoi në shkollën ushtarake “Skënderbej”, por Seferi e braktisi shkollën dhe u kthye në fshat dhe në vitin 1950 u regjistrua në shkollën 7 vjeçare në Ballsh dhe vazhdoi shkollën me të drejtë studimi dhe me statusin e konviktorit. Pas përfundimit të shkollës 7 vjeçare, Sefer Bakiaj, fitoi të drejtën e studimit në Teknikumin Mjekësor tre vjeçar, një shkollë shumë e kërkuar për kohën dhe mjaft e preferuar për djaloshin nga Greshica.

Jeta e Doktor Sefer Bakiaj, mund të përmblidhet në një enciklopedi më vete, brenda së cilës gjithë kush mund të shfletojë librin e një jetë plot sakrifica për të shpëtuar jetë njerëzish. Ai ka qënë një mjek me dimension të gjerë profesional, por mbi të gjitha spikaste dimensioni i tij human. Ai ishte i lindur për të qënë human dhe njerëzor. Ishte intelektual i formuar në çdo pikëpamje dhe me pacientët kishte një komunikim të thjeshtë e tepër njerëzor.

Pas tre vjetësh filloi punë si ndihmës mjek në Patos dhe më pas fitoi të drejtën e studimit për mjekësi dhe në vitin 1958 filloi studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin Shtetëror të Tiranës. Me vullnet e pasion në vitin 1962 u diplomua mjek i përgjithshëm duke hyrë në histori si mjeku i parë i Greshicës. E nisi punën si mjek në rrethin e Fierit, fillimisht në spitalin e Fratarit. Shumë shpejt fitoi besimin, respektin dhe dashurinë e gjithë banorëve të Mallakastrës, të cilëve u shërbeu me shumë humanizëm.

Pas katër vjetësh emërohet Drejtor i Spitalit të Fierit e më pas Drejtor i Seksionit të Shëndetësisë të rretht të Fierit. Një nga miqtë e tij të ngushtë, aktualisht gazetar dhe drejtues i Televizionit “Apollonia”, kujton: “Ishte hera e parë në historinë e fshatit Greshicë që një nga djemtë u bë mjek, në vitet e paraçlirimit i vetmi mjek ishte Sherif Klosi, ndërsa pas luftës, i pari mjek në Mallakastët ishte Sefer Xhevit Bakiaj. Kjo ishte një krenari për vet greshiciotët…”

Sefer Bakiaj mbahet mend  si një mjek i aftë dhe i përkushtuar. Ai ishte i mënçur dhe kishte një botë të madhe shpirtërore. Kishte një regjim pune konstant dhe vullnet të hekurt. Ai udhëhiqej nga parimi i kohës se “Mjekësia nuk është vetëm puna e mjekut, por edhe ndërgjegjësimi i popullatës” dhe nga këshilla e babait të tij, Xhevitit, i cili e porosiste: “Shikoje të sëmurin sikur të vizitosh nënën, babanë e pjestarë të tjerë të familjes tënde!”

Jeta e Doktor Sefer Bakiaj, mund të përmblidhet në një enciklopedi më vete, brenda së cilës gjithë kush mund të shfletoj librin e një jetë plot sakrifica për të shpëtuar jetë njerëzish. Ai ka qënë një mjek me dimension të gjerë profesional, por mbi të gjitha spikaste dimensioni i tij human. Ai ishte i lindur për të qënë human dhe njerëzor. Ishte intelektual i formuar në çdo pikëpamje dhe me pacientët kishte një komunikim të thjeshtë e tepër njerëzor. Ai e jetoi jetën në mënyrë aktive jashtë neglizhencave, pozave e fasadave të kohës. Përveç kulturës së gjerë mjekësore, kishte  dhe kulturë të përgjithshme, ndiqte teatrin, filmin, sportin. Mundohej me çdo kusht që të plotësonte botën shpirtërore të njerëzve të një qyteti  të vogël siç ishte Ballshi.

Mallakastriotët nuk e kanë harruar birin e tyre, njeriun human e zemërmirë, por e kujtojnë me shumë dashuri e respekt. Ata ndihen krenarë që ai mban titujt “Qytetar Nderi” i Greshicës dhe i Fierit dhe Qëndra Shëndetësore në Ballsh mban emrin e Doktor Sefer Xhevit. Bakiajt.

Ky portret nuk do të ishte i plotë nëse nuk do të sillja pak ëmbëlsirë nga “torta” e Artistit të Popullit Luftar Paja, i cili shprehu konsideratat për mjekun mallakastriot: “Njohjen e parë me Seferin, e kam përmes babait, ai ishte mik me Xhevit Zaçen, të dy partizanë në Grupin e III në Mallakastër. Ai erdhi në shtëpinë tonë me të atin, ishte nxënës në shkollën e mesme mjekësore. Më pas e kam takuar në Patos, ai ndihmësmjek e unë punoja elektricist. Me Seferin u bëmë miq edhe pasi mbaroi studimet e larta për mjekësi dhe u emërua në Fratar dhe Ballsh, por më shumë u lidhëm kur erdhi me punë në Fier, sa herë që shijonte shfaqjet e estradës më thoshte: “Ti Luftar na jep jetë, na rinon, na… Ishte shembullor në marrëdhënier familjare...”

Mallakstriotët nuk e kanë harruar birin e tyre, njeriun human e zemërmirë, por e kujtojnë me shumë dashuri e respekt. Ata ndihen krenarë që ai mban titujt “Qytetar Nderi” i Greshicës dhe i Fierit dhe Qëndra Shëndetësore në Ballsh mban emrin e Doktor Sefer Xhevit Bakiajt.