Rajna Kovaçi: Fëmijëria e vështirë e diktatorëve dhe nënat e tyre

536
Sigal

Kush janë gratë që lindën dhe rritën diktatorët më të mëdhenj në historinë botërore? A ka lidhje  fëmijëria dhe marrëdhëniet e tyre familjare? Lindja, rritja dhe shndërimi i këtyre burrave në simbole të tiranisë, të së keqes, të perversitetit? Diktatorët nuk vijnë në botë me mustaqe dhe një pushkë në dorë. Po të marrim rastin e Stalinit, personaliteti i tij si  vrasës u formua, si rezultat i një fëmijërie të tmerrshme shumë të vështirë, që kaloi në një shoqëri pa dhembshuri. Edhe kur i ati u zhduk nga jeta e tij, atmosfera e dhunës mbeti. Nëna e tij shpesh i drejtohej në ndëshkimin trupor kur ai merrte pjesë në luftime nëpër rrugë.

Кlara Hitler

Кlаra ridhte nga një familje e thjeshtë nga një qytet i vogël pranë Austrisë. E përshkruanin si një nënë shumë punëtore e përkushtuar për familjen, energjike, e dashur, shumë e urtë, e qetë dhe shumë e devotshme.

E përshkruar si një grua punëtore, e përulur dhe thellësisht fetare. Kur ishte vetëm 16 vjeç u martua me kushëririn e saj Alois Hitler. Familja pati tre fëmijë që vdiqën nga difteria para moshës dy vjeçare. Fëmija i katërt, Adolf, lindi në pranverën e vitit 1889. Klara ju përkushtua familjes së saj dhe e kaloi jetën duke u kujdesur për fëmijët- Adolfit dhe Paulës. Në vitin 1907, katër vjet pas vdekjes së burrit të saj, Klara u diagnostikua me kancer në gji. Pas trajtimeve të gjata dhe të dhimbshme, eksperimenteve me shumë ilace dhe kura, ajo vdiq në fund të vitit. Vdekja e saj e shkatërroi krejtësisht Adolfin, me të cilën kishte lidhje shumë të fortë. Ai nuk arriti ta kapërcejë vdekjen e saj deri në fund të jetës. Lidhjet në familjen Hitler konsiderohen si një nga arsyet kryesore për atë që u bë dhe që u shëndrua Adolfi. Nga njëra anë babai i tij i pashpirt, barbar, i cili abuzonte me të dhe nënën e tij, nga ana tjetër ishte vetë Klara, e cila, përballë frikës duronte burrin e saj. I  mbante fëmijët dhe i trajtonte me respekt dhe dashuri. Zbutja e vazhdueshme e ndjenjave të dikujt dhe ndërtimi i një imazhi imagjinar i vetvetes, sipas historianëve dhe psikologëve, lëshuan mizori mbi Adolfin, duke e kthyer atë në Fyrherin, tmerrin e botës.

Ekaterina Gelazde Zhugazhvili

Ekaterina lindi në familjen e një kopshtari fortesash në Gjeorgji. Babai i saj vdiq shumë i ri dhe megjithëse familja nuk kishte shumë para, nëna e birësuar e Ekaterinës arriti t’i jepte një edukim. Ekaterina u martua me Vasarion Dzhugashvili në moshën 17 vjeç. Fëmija i parë dhe dy të tjerët vdiqën shumë shpejt, dhe i treti ishte Jozefi. Vasarioni e braktisi familjen në 1890 pasi u bë i varur nga alkooli dhe rrihte gruan dhe të birin. Një grua e fortë dhe e rreptë si Ekaterina donte të siguronte të ardhmen e të  birit, të cilin e donte pafund. Ajo ëndërroi që Jozefi të studionte dhe të bëhej prift, pavarësisht kundërshtimit të burrit të saj, i cili donte që i biri të trashëgonte zanatin e tij, këpucarinë  dhe shpesh nuk e linte të shkonte në shkollë. Për të siguruar arsimimin e djalit, Ekaterina mësoi të qepte dhe filloi të punojë. Lidhja midis Stalinit dhe nënës ishte shumë e fortë, por ambicjet që drejtonin të gjitha veprimet e saj pasi ai u rrit, lanë gjurmë në mendjen e djalit.

Terrorizmi është kthyer në njollë të zezë e mijëvjeçarit të ri. Kjo njollë e përgjakshme po sjell shkatërrim në shoqërinë njerëzore. Për ta luftuar terrorizmin dhe për t’ju kundërvënë, duhet të njihen rrënjët e tij jo vetëm në politikë dhe ekonomi, por edhe në shpirtin njerëzor. Një nga shkatërrimtarët ishte edhe diktatori Lenin. Ai vinte nga një familje normale, në të cilën babai ishte figura kryesore dhe kishte qëllime të larta në jetë. Nëse trau i shtëpisë –i  traditës familjare të Uljanovëve ishte shumë i lartë dhe i vështirë për t’u arritur nga fëmija, që në përgjithësi i dukej  i pa arritshëm. Ky ishte saktësisht problemi i Vladimir Ulianov. I ati që qëndronte përballë tij ishte i paarritshëm fatkeqësisht.

Ishte më e lehtë të bëhej revolucionar dhe të shkatërronte gjithë botën se të përpiqej të arrinte babanë e tij. Në shtëpinë e Uljanovëve sundonte një atmosferë rivaliteti, përpjekja për arritje të mëdha në jetë, sikur ishin në gara me njëri tjetrin. Babai – Ilia Nikolajeviç bëri një karrierë të dukshme, u bë fisnik,  këshilltar dhe mori Urdhrin e Shën Stanislaus nga Perandori Aleksandri III. Babai Uljanov mungonte në shtëpi për muaj të tërë, nuk ishte prezent e nuk merrte pjesë në edukimin e djemve dhe fëmijëve në përgjithësi. Ai vizitonte provincën e Simbirskut  dhe kontrollonte  nivelin e arsimit publik. Nëna Maria Alexandrovna ishte një nënë- mësuese-edukatore “ me orar të  plotë “në kushtet e shtëpisë. Ajo ishte tërësisht e angazhuar në edukimin e fëmijëve. Ishte  zonjë me vullnet të fortë, krenare dhe e mbyllur. Kështu e rriti i ati  – që ishte një burrë i fuqishëm dhe madje despot. Masha ishte e  ftohtë si akulli, e egër, e cila pa asnjë dyshim nuk u martua me dashuri. U trasmetoi fëmijëve metodat e edukimit të babait të saj – kultivoi tek ata vullnet dhe ndjenjën e epërsisë ndaj të tjerëve.Vladimiri i ngjante më shumë  mamasë se babait,  (madje thonë se ai nuk ishte babai i tij biologjik po, nejse kjo është një çështje tjetër).

Edhe pse përfundoi shkollën me medalje ari, ai ishte një njeri i kufizuar dhe i mbyllur brenda kornizave. Edukimi i tij provincial, veçanërisht në sfondin e detyrave që ju caktuan. Kultura për të cilën Vladimir Uljanov kishte cilësi, u zëvendësua nga ideja e tij fantastike për” riorganizimin e botës”. Kjo ishte një tragjedi e zakonshme për të gjithë diktatorët dhe terroristët. Po të marrim një nga figurat e rëndësishme të historisë të njerëzimit Hitlerin. Nëna e Hitlerit e shtypte të birin me kujdesin e tepruar dhe me idetë e saj të fiksuara. Mendohet se ai ka qenë “djali i llastuar i mamasë”. Në këtë rast, tiparet femërore mbizotëruan në tiparet mashkullore. Pra e kam fjalën prania e mamave, dashuria e tyre dhe jo prania e baballarëve.

Njohësit e veprës së famshme të Fyrherit “Main Kampf” (Lufta ime) argumentuan se ishte babai i tij shkaku kryesor që Hitleri të shndërohej e të bëhej diktator, dhe jo nëna e tij e mjerë.  Në atë libër, Hitleri përpiqej të portretizonte të atin, Alois Schickelgruber, si despot dhe tiran që privoi të  birin dhe e bëri të pafat dhe të jetonte një fëmijëri të keqe. Sipas pikpamjeve të tij, babai e rihte dhe godiste jo vetëm atë, por edhe nënën, vëllain e  madh, dhe mbi të gjitha ishte i alkoolizuar. Kështu shkruante dikur Hitleri: Në vend që të ishte shembull për të birin, të paraqiste një njeri adekuat që jetonte në harmoni me shoqërinë dhe me familjen, babai ishte në kontradiktë të vazhdueshme. Si nëpunës, ishte  i disiplinuar dhe i sjellshëm…pra ishte njeri me dy fytyra….

Në shtëpi dhe familje, zotëria shndërohej e bëhej – i vrazhdë, i egër, përherë i dehur me reagime jo normale. Në fëmijëri i ati e torturoi për vdekje në prani të Adolfit qenin e tij të preferuar. Kjo ishte një nga rastet që u bë shkak dhe një nga arsyet që Adolfi më vonë u diagnostikua me çrregullime obsesivo-kompulsive. E gjithë bota përreth tij i dukej armiqësore. Ai nuk ndihej i sigurt askund dhe kishte probleme me veten. Hitleri preferonte të luante me vajza dhe i pëlqente të ishte në shërbimin e tyre. Ai vuante nga orientimi i tij i pakuptueshëm seksual, kishte frikë të ekspozohej dhe kishte kompleks vetmie dhe tjetërsimi.

Akumulime të tilla shkaktojnë pa dyshim mizori.Vdekja e mamasë ishte një ngjarje thelbësore në biografinë shpirtërore të tij. Për  Hitlerin kjo u bë një katastrofë për universin e tij personal. Hitleri e rrethoi nënën e tij, që po vdiste nga kanceri, me një kujdes të tillë që, sipas mendimit popullor,  ishte jashtë aftësive të  tij. Diktatori gjithnjë mbante në dhomën e tij një fotografi të vjetër të nënës. Ndjenja e vetmisë dhe mendimi se mbi të rëndonte padrejtësia që i bëhej,  nuk e la kurrë.

Hitleri, nuk u  pajis me arsimin e duhur. Disa historianë pohojnë se kjo ishte për shkak të zymtësisë, ashpërsisë dhe urrejtjes që kishte ndaj shkollës. Hitleri, ndryshoi shkollat ​​njëra pas tjetrës pa mundur të përfundojë asnjërën prej tyre. Në librin e tij të famshëm, ai pohoi se kishte përvetësuar  jo më shumë se 10% të atyre që kanë mësuar të tjerët. Dhe e justifikonte veten se nuk donte të studionte se nuk kishte para dhe se duhej të punonte. (gjë që nuk ishte e vërtetë – në të dy rastet gënjeshtra ishte një tipar patologjik.) Hitleri duket se prej asaj kohe po grumbullonte urrejtje për njerëzit e shkolluar dhe inteligjencës. Në shënimet e tij, diktatori i quajti mësuesit “majmunë dhe hajvanë”. Një tipar tjetër i zakonshëm i Hitlerit ishte arroganca e tij shumë e dhimbshme. Si fëmijë, u torturua nga fobi të shumta. Të gjithë studiuesit janë të mendimitë që kur arriti moshën madhore, në karakterin e tij u formuan elemente të tipit psikologjik të diktatorit.

Sadam ishte fëmijë i padëshiruar. Kohët e fundit, profesori i psikologjisë politike të Universitetit George Ëashington, Gerald Post, irritoi botën shkencore me veprën e tij të deklasifikuar “Anatomia e Tradhëtisë”. Në libër ai prezantoi llojin e  psikologjisë së përgjithshme të spiunit. Fëmijëria e dhimbshme e Saddam Husseinit Diagnostikimi i rastit të presidentit iraken Saddam Hussein ishte një narcizëm i dhimbshëm. Lindja e diktatorit u shënua nga dy vdekje. Babai i tij, i cili ishte një fshatar i varfër, vdiq ndërsa gruaja e tij ishte ende shtatëzënë. Babai i Saddamit vdiq nga kanceri menjëherë pasi vdiq vëllai i tij i madh. Prandaj, është e kuptueshme që nëna e tij Subha ra në depresion të thellë nervor. Ajo madje dëshironte ta abortonte fëmijën. Pasi nuk arriti, Subha bëri disa përpjekje për vetëvrasje-pa sukses. Ishte e vështirë për të të kujdesej dhe ta ushqente me gji të porsalindurin, i kujtonte dy të vdekurit, burrin dhe djalin. Pra tre vitet e para të jetës së Saddamit kaluan në kujdesin e dajës së nënës, Heirallah Tulfaha.

Më pas, Subha u martua. Dukej  se ishte fillimi i një fati më të mirë dhe për djalin. Mjerisht, njerku i tij, Ibrahim al-Hassan, doli se ishte një tiran kokëfortë, i egër, i pamëshirshëm,  njerku e rihte dhe tallej rëndë me të. Këto veprime krijuan tek Saddami një reagim tejet të dhimbshëm ndaj realitetit përreth tij. Që atëherë, ai nuk  i bëri kurrë autokritikë vetes dhe ishte shumë mizor. Tablloja  plotësohej nga uria e vazhdueshme e nënës së tij, dhe qëndrimi i neveritshëm i njerkut të poshtër. Uria ishte një fenomen i përditshëm për mamanë dhe për Saddamin. Saddami i  urrente delet që duhej t’i kulloste çdo ditë. Kishte vetëm dy rrugë për të dalë nga ky ferr: dëshpërimi dhe shpresa, apo ëndrrat për lavdinë e ardhshme. Ai zgjodhi ëndrrat.Thuhet se njëherë të afërmit erdhën për të vizituar shtëpinë e tyre . Me ta ishte një djalë moshatar me Saddamin. Vizitori menjëherë filloi të mburrej se ishte në klasën e dytë, dhe se mund të lexonte dhe të numëronte, madje shkruajti emrin në rërë. Saddami i prekur thellë shkoi te Al Hassan me një kërkesë për ta dërguar  në shkollë.

Puna mbaroi me rahje të rëndë, nga njerku, ky veprim e bëri djalin që më pas të ikte nga shtëpia. I arratisuri u strehua përsëri tek xhaxhai i tij Heyrallah. Ai ishte personi i tretë në fëmijërinë e tij që krijoi dhe formatoi karakterin e tij. Ëndrra  e Sadamit për të mësuar të shkruante u shndërrua në një dëshirë të papërmbajtshme, por i shërbeu edhe për të sunduar mbi njerëzit. Xhaxhai u përpoq që të brumoste në kokën e nipit se ai ishte i destinuar për vepra të jashtëzakonshme. Trashëgimia nga fëmijëria dhe mënyra e rritjes  së njerkut kishin reflektuar dukshëm në sjelljen e tij në shkollë. Në shkollë u konsiderua nxënësi më i dobët, por askush nuk guxoi ta tallte, djali shpesh kishte sjellje brutale. Gjatë kohës së shkollës, Saddami vodhi kapelën e një mësuesi dhe e grisi copa copa. Një herë tjetër ai u zu keq me një shok të klasës, nxori një thikë dhe gati sa e vrau.

Në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare, Saddami ishte tronditur thellë nga vdekja e kalit të tij të dashur. Aq shumë sa krahu ju paralizua për disa muaj. Sipas prof.Postit, narcizmi i sëmurë i Saddam Huseinit u manifestua në disa aspekte-ai mbyllej në vetëvete, kishte shumë probleme me veten, dhe nuk ndjente dhembshuri për të tjerët. U përpoq të arrinte qëllimet e tij me çdo kusht dhe ishte një sociopat i plotë. Saddam ishte paranojak, i bindur se rrethohej vetëm nga armiq. Ai i donte lojërat e mëdha-armët pa të cilat nuk ndjehej i qetë. Si pacient, thekson Gerald Post, presidenti irakian kishte shumë ngjashmëri me Osama bin Ladenin.

Diktatorët e Frojdit | Pavarësisht nëse ne ende i konsiderojmë ata njerëz të mëdhenj apo psikopatë të zakonshëm që dinin të përfitojnë dhe e përdorën si “shans” historik për të nxirë fatin e kombeve të tëra, përfshirë edhe kombin e tyre, këta ishin: diktatorët e mëdhenj të shekullit XX.  Mbeten një enigmë e madhe e pazgjidhur që ngjall kureshtjen e miliona njerëzve në të gjithë botën. Nëse i besojmë teorisë tashmë “të vjetëruar” të Sigmund Freud, fëmijëria dhe makthi janë faktor i rëndësishëm në formimin e personalitetit. Gjykoni vetë si ishte fëmijëria e tyre,vitet e para të jetës dhe sa shumë ndikoi në fatin e tyre dhe në fatin e botës..

Hitleri -Artisti i Pa Aftë apo Pseudo Piktori Adolf Hitler lindi më 20 Prill 1889. Ai ishte i katërti nga gjashtë fëmijët në familje. U rrit i shkujdesur, duke luajtur vazhdimisht kauboj dhe indianë. Adolfi studioi në një shkollë katolike të vendosur në një manastir Benedikti të shekullit të 11-të. Vëllai i tij më i vogël, Edmund Hitler, vdiq më 2 shkurt 1900. Kjo ngjarje pati një efekt të thellë në diktatorin e ardhshëm, i cili ndryshoi nga të qenit një nxënës i  i mirë në një djalë të mbyllur dhe jo komunikues në konflikt të vazhdueshëm me babanë e tij. Ai dëshironte që Adolfi të bëhej oficer dogane, si ai, dhe kjo u kthye në  një burim të vazhdueshëm konflikti mes të dyve. Megjithë dëshirën e djalit për të studiuar në një shkollë të mesme klasike dhe të bëhej artist, babai i tij e dërgoi në një shkollë teknike. Hitleri dështoi qëllimisht vitin e parë të shkollës, duke shpresuar se babai i tij do të hiqte dorë dhe do ta dërgonte në shkollën që donte Adolfi.

Për shkak se babai nuk e lejoi, ai mbeti armiku i tij më i keq. Pas vdekjes së papritur të babait, sjellja e Adolfit në shkollë u përkeqësua dhe më pas e dëbuan. Ai u regjistrua në shkollën e mesme shtetërore në Steyr. ishte  nga studentët më të mirë deri në shtator 1905. Në moshën 16 vjeç, gjatë një nate të stuhishme me miqtë, Hitleri grisi diplomën e shkollës së mesme dhe e përdori atë si letër higjienike. Pasi e mori vesh drejtori i shkollës, e dëboi dhe nuk u lejua të kthehej më në shkollë. I inatosur, ai vendosi të mos pinte më. Në dëshminë e përmendur, në njohuritë e tij për gjermanishten, frëngjishten, matematikën  vlerësohej si “i dobët”. Ka vlerësime shumë të mira dhe të shkëlqyera në vizatim dhe gjimnastikë, përkatësisht, në lëndët e tjera vlerësohej me ” mirë” dhe “mesatare”.

 Fidel Kastro- Fëmija i Jashtëligjshëm  Fidel Kastro ka lindur në vitin 1926 në plantacionin e kallamit të sheqerit pranë Biran, në Kubën lindore. I biri i Anhel Kastros, emigrant, i cili u bë relativisht i pasur pas një investimi të guximshëm në industrinë e sheqerit. Anhel Kastro u martua me mamanë e Fidelit, dhe dy vjet më vonë e pranoi zyrtarisht Fidelin si djalin e tij. Informacioni lidhur me arsimimin e Kastros është kontradiktor. Ai thuhet se ndoqi shkolla private katolike dhe përfundoi arsimin e mesëm në Shkollën Përgatitore të Jezuitëve në Havana. Më vonë ai studioi juridikun në Universitetin e Havana-s, ku u përfshi aktivisht në përplasjet mes grupeve studentore me pikëpamje të ndryshme politike.