Qeram Cibaku: KLSH përballë sfidës së auditimit të paligjshmërive, mashtrimeve dhe korrupsionit

455
Sigal

 

 

  • KLSH dhe besimi publik

Që në krye të herës, duhet thënë se, institucioni kushtetues dhe kombëtar i auditimit, Kontrolli i Lartë i Shtetit, nuk ka si objekt kryesor të veprimtarisë së tij auditimin e mashtrimit dhe investigimin e korrupsionit në sektorin publik. Sistemi ligjor relevant që mbulon funksionet dhe kompetencat themelore të institucionit të KLSH- garanton interesat e ligjshme tw aktivitetit tw KLSH-së dhe funksioni kryesor i tij është auditimi i mënyrës së administrimit të buxhetit të shtetit dhe i fondeve publike. Në Kushtetutë parashikohen në mënyrë të përgjithshme kufijtë e veprimtarisë që do të ushtrojë Kontrolli i Lartë i Shtetit, si: auditimi i veprimtarisë ekonomike të institucioneve shtetërore dhe personave të tjerë juridikë shtetërorë; auditimi i përdorimit dhe mbrojtjes së fondeve shtetërore; auditimi i veprimtarisë ekonomike të personave juridikë ku shteti ka më shumë se gjysmën e pjesëve ose të aksioneve, ose kur huatë, kreditë dhe detyrimet e tyre garantohen nga shteti. Qëllimi i auditimeve që kryen KLSH është përdorimi me efektivitet, efiçencë të fondeve publike, pronës publike dhe asaj shtetërore, zhvillimi i një sistemi të përshtatshëm të menaxhimit financiar, kryerja si duhet të aktiviteteve administrative, si dhe informimin e publikut nëpërmjet publikimit të raporteve të tij. Megjithatë, korpusi i deklarimeve profesionale të organizatës ndërkombëtare të institucioneve supreme tw auditimit të sektorit publik (INTOSAI-t), ka integruar përmes Standardeve të Auditimit ISSAI dhe Udhëzuesit Guid 5270, piketa rigorozisht të qarta mbi pashmangshmërinë e këtyre institucioneve në auditimin dhe hetimin e mashtrimeve dhe korrupsionit, pasi kjo është një çështje themelore e menaxhimit dhe e qeverisjes publike. “Duke pasur parasysh se është shumë më mirë të parandalosh sesa të zbulosh korrupsionin, lufta e SAI-t kundër korrupsionit duhet të jetë e shumanshme. Ajo përfshin, por nuk kufizohet në: (1) trajtimin e çështjeve të korrupsionit dhe paligjshmërisë në punën audituese rutinë të SAI–t; (2) ngritjen e vetëdijes publike për korrupsionin dhe paligjshmëritë e tjera përmes zbulimit në kohë për publikun të gjetjeve të auditimit të SAI-t; (3) përmirësimin e metodave dhe mjeteve të luftimit të korrupsionit dhe llojeve të tjera të paligjshmërive; (4) sigurimin e mjeteve për denoncuesit që të raportojnë rastet e paligjshmërive dhe të keqbërjes; dhe (5) bashkëpunimin me institucionet e tjera në luftën kundër korrupsionit” -(Guida 5270 e INTOSAI-t, v.2019, faqe 15). Këtë rol KLSH e realizon nëpërmjet ekspertizës dhe kryerjes së angazhimeve të specializuara të auditimit në sektorin publik, raportimit te shkeljeve te paligjshmërisë në veprimtarinë e institucioneve tw qeverisjes sw përgjithshme, (qofshin ato në nivelet e institucioneve qendrore, organeve tw vetëqeverisjes vendore, shoqërive publike, partive politike dhe shoqatave për fondet që u janë akorduar nga Buxheti i Shtetit etj.), ashtu dhe referimit të kallëzimeve penale për hetimin e paligjshmërisë dhe përsosjen e mekanizimit të ndërshkueshmërisë, apo dhe përmes rekomandimit të procedurave dhe kompetencave që i ndihmojnë kërkimit të dëmshpërblimit nëpërmjet padisë civile, brenda ose jashtë procesit penal etj. Perceptimi dhe besimi publik mbi rolin dhe kontributin e KLSH në mirëqeverisjen publike është konfirmuar nga rezultatet e një sondazhi të realizuar pak vite më parë nga koordinimi i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin (PNUD) dhe Institutit për Demokraci e Ndërmjetësimi (IDM)[1], KLSH rankohet mes institucioneve më të vlerësuara nga qytetarët dhe publiku, sepse ka manifestuar në sytë e opinionit publik një rol të perceptuar prej 67 % në rritjen e përgjegjshmërisë dhe llogaridhënies së Qeverisë dhe qeverisjes, (duke shënuar në v.2017 një rritje prej 6 pikë përqindje nga sondazhi i vitit 2015)[2].  Po sipas këtij studimi, niveli i perceptimit të rolit kontributiv të KLSH për nxitjen e llogaridhënies publike është 4 % më e lartë se roli i perceptuar mbi Kuvendin e Shqipërisë, agjent i së cilit është KLSH. Gjatë një ligjërate me audituesit e KLSH-së në Akademinë e Shkencave, Prof. Artan Fuga, i njohur për diskursin e tij në fushën e komunikimit dhe gjuhën e larmishme të tekstit përtej kufirit të fjalisë, ndërsa po analizonte rolin dhe vokacionin e këtij institucioni auditimi në Shqipëri, iu drejtua të pranishmëve me disa fjalë që më kanë mbetur në mëndje: “Ne kemi një institucion me pushtet kontrolli, i cili kontrollon vetë pushtetin…” .Më tej akademiku ceku faktin që  “…ai kishte pak “frikë” prej audituesve të KLSH-së, e në fakt kjo është një frikë frytdhënëse, që duhet ta ketë jo vetëm çdo zyrtar i shtetit, por edhe çdo qytetar”. Profesori elaboroi idenë se ,“nëse një zyrtar, kallëzohet penalisht nga KLSH, në fakt, ai e ka zgjedhur vetë këtë rrugë,  në momentin që ka vendosur me ndërgjegje të plotë të bëjë shkeljen”. Jo vetëm kaq. Profesori përmendi vështirësitë e punës së audituesit dhe faktin që rezultatet finale janë pozitive nëse sinergjizohen përpjekjet dhe marrëdhëniet e të gjitha institucioneve të shtetit, medias, shoqërisë civile, etj. “Ju veproni në një kontekst ku forca e kundërpushteteve ka ardhur duke u dobësuar. Statusi juaj, -vijoi akademiku-, është i dobët, pasi fatkeqësisht ju jeni të “tradhtuar”. Nga kush? Nga media, akademiku, intelektuali, politika, etj. Media ka mëkatet e saj, sepse gazetari nuk e konsideron raportin e auditimit si një bazë për të investiguar më tej. Gazetari sot në Shqipëri në më të mirën e rastit, vetëm sa e kopjon tekstin në portalin e tij. Gazetarinë investigative e pengon në shumicën e rasteve pronari i medias, i cili është i detyruar që të ketë raporte të mira me shtetin, me bizneset dhe me individë të fuqishëm politikë, për shkak të interesave të tij financiare.”

Në përgjithësi, vetëm 13% e personave të kallëzuar janë dënuar. Dënimet kanë qenë në masë më pak se 1/6 e maksimumit që parashikojnë dispozitat e Kodit Penal. Gjykatat e shkallës së parë kanë dënuar pjesën më të madhe të personave të çuar për gjykim dhe kanë pushuar çështjen në 1/3 e rasteve. Gjykatat e apelit dhe Gjykata e Lartë nuk e kanë ndryshuar këtë raport

  • Trinomi: auditim –akuzw –gjykatw.

Përfundimet e një studimi të kryer nga qendra “Res Publica” në Tetor të vitit 2017[3], (të cilat, për hir të së vërtetës, duhet thënë se, kaluan pa fituar vëmendjen e duhur mediatike e publike), në thelb, analizonin funksionimin e tre ingranazheve shtetërore mjaft jetike dhe që ngërthehen pashmangshëm midis tyre: KLSH-së, prokurorisë dhe gjykatave, për të vlerësuar efektivitetin e këtij bashkëpunimi obligativ. Rezultatet e analizës së një periudhe 5-vjeçare të studiuar (2013-2017), mbi ndjekjen e ecurisë së kallëzimeve penale të bëra nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), si pasojë e gjetjeve të auditimeve të kryera nga ky organ, deri në përfundim të procesit hetimor dhe atij gjyqësor, janë në njëfarë mënyre befasuese, pasi identifikojnë disa fenomene që i kanë kontribuar favorizimit të pandërshkueshmërisë së zyrtarëve të përfshirë në parregullsi ligjore dhe në shpërdorime të fondeve publike. Një sintezë e këtyre konkluzioneve të studimit mbi rrugëtimin dhe fatin e kallëzimeve penale, jepet në mënyrë të përmbledhur më poshtë:

Kallëzimet penale të KLSH që bëhen objekt publikimi nga mediat, nuk kanë arritur rezultatin e parë të pritshëm, që është ndëshkimi i zyrtarëve të kallëzuar. Pjesa dërrmuese e çështjeve mbyllen që në fazën hetimore nga organi i akuzës dhe një pjesë tjetër mbyllen gjatë gjykimit. Për 78% të personave të kallëzuar nga KLSH, organi i akuzës ka marrë vendim mosfillimi të hetimit ose pushimin e hetimeve. KLSH ka referuar për rishikim 4 vendime të prokurorit, te zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, e cila është një mënyrë alternative ankimi, ku për këto raste është urdhëruar riçelja e hetimit, por të gjitha këto çështje janë mbyllur në një moment të dytë nga prokurori me vendim pushimi.

Gjykatat e shkallës së parë kanë dënuar pjesën më të madhe të personave të çuar për gjykim dhe kanë pushuar çështjen në 1/3 e rasteve. Gjykatat e apelit dhe Gjykata e Lartë nuk e kanë ndryshuar këtë raport. Dënimi i kërkuar nga prokurori për personat të cilët janë shpallur fajtor nga gjykata është në masën më pak se 1/3 e maksimumit të dënimit të parashikuar nga dispozitat e Kodit Penal. Masa e dënimit të dhënë nga gjykata është më pak se 1/2 e asaj që ka kërkuar prokurori. Gjykatat e apelit nuk kanë ndryshuar llojin dhe masën e dënimit, përveç një rasti kur është rritur masa e dënimit, por përsëri shumë larg masës së kërkuar nga prokurori.

Në përgjithësi, vetëm 13% e personave të kallëzuar janë dënuar. Dënimet kanë qenë në masë më pak se 1/6 e maksimumit, që parashikojnë dispozitat e Kodit Penal.

 

Statistikat zyrtare dëshmojnë se, gjatë periudhës 2002- 2020 nga ana e KLSH janë referuar zyrtarisht në dyert e organit të akuzës 1461 kallëzime penale, ku janë denoncuar për paligjshmëri të pretenduara 512 zyrtarë publikë, administratorë apo të punësuar të stafeve të operatorëve ekonomikë, etj. Në këtë kuptim, rezultojnë se për përiudhën afro 20 vjeçare, të jenë depozituar në prokurori nga KLSH mesatarisht 2,24 kallëzime në muaj, shifër kjo shumë e lartë.

“Gjatë vitit 2020 KLSH ka dërguar në organin e prokurorisë 8 referime penale, për 12 drejtues të nivelit të lartë të mesëm dhe specialistw. Gjatë kësaj periudhe KLSH është angazhuar në 95 procese gjyqësore, nga të cilat 24 procese gjyqësore të karakterit penal, 59 procese gjyqësore të karakterit administrativ dhe 14 procese gjyqësore të karakterit civil. Këto procese kanë pasur një shpërndarje të madhe gjeografike, ku përfshihen gjykata si Tiranë, Durrës, Kavajë, Lushnjë, Berat, Fier, Vlorë, Përmet, Gjirokastër, Lezhë, Shkodër, Kukës, Dibër, Pukë, Mat, Tropojë, Korçë”[4].

Statistikat zyrtare dëshmojnë se, gjatë periudhës 2002- 2020 nga ana e KLSH janë referuar zyrtarisht në dyert e organit të akuzës 1461 kallëzime penale, ku janë denoncuar për paligjshmëri të pretenduara 512 zyrtarë publikë. Për 78% të personave të kallëzuar nga KLSH, organi i akuzës ka marrë vendim mosfillimi të hetimit ose pushimin e hetimeve

Nga analizimi i këtyre blloqeve të informacionit të përpunuara më sipër, arrihet në disa përfundime:

  • E gjithë kjo panoramë, duhet të shërbejë si një platformë për ndërtimin e indikatorëve të performancës së llogaridhënies vjetore jo vetëm për institucionin e auditimit shtetëror, por edhe për institucionin e akuzës dhe gjyqësorin. Përmes një analize të përvitshme mbi shqyrtimin e efektivitetit të filtrave të auditimit, hetimit dhe ndërshkimit/ dënimit, pra të finalizimit të kallëzimeve penale që adresohen sipas ligjit nga ana e KLSH-së, mund të kontribuohet në drejtim të ruajtjes dhe sigurisë nga veprimtari të kundraligjshme apo dhe të rikuperimit të financave publike të dëmtuara nga abuzimi.
  • Nga ana tjetër, ka ardhur koha që kjo lëndë e parë nga kallëzimet e pa hetuara, të shkundet nga pluhuri i arkivave dhe të kalojë në “sitën” e strukturave të reja të posaçme të antikorrupsionit, duke sfiduar pandërshkueshmërinë e zyrtarëve të rangjeve të larta.

   III. Korrupsioni dhe fronti i kontribuesve kundwr tij.

Rreth një muaj më parë, Byroja për Demokracinë, të Drejtat e Njeriut dhe Punën e Departamentit Amerikan të Shtetit, në raportin e publikuar mbi respektimin e të drejtave njerëzore, skanoi nivelin e demokracisë dhe problematikat e hasura në praktikën e të gjitha vendeve të analizuara për vitin 2020. Në Seksionin IV “Korrupsioni dhe mungesa e transparencës në qeverisje” , të “Country Reports on Human Rights Practices for 2020”[5] , DASH në analizën e vendit tonë nënvizoi se gjatë vitit 2020 (citojmë): “Zyrtarët shpesh u përfshinë në praktika korruptive pa u ndëshkuar. Korrupsioni ishte i përhapur në të gjitha degët e qeverisë dhe zyrtarët shpesh u përfshinë në praktika korruptive pa ndëshkueshmëri”.

“Gjatë vitit 2020 KLSH ka dërguar në organin e prokurorisë 8 referime penale, për 12 drejtues të nivelit të lartë të mesëm dhe specialist. Gjatë kësaj periudhe KLSH është angazhuar në 95 procese gjyqësore, nga të cilat 24 procese gjyqësore të karakterit penal, 59 procese gjyqësore të karakterit administrativ dhe 14 procese gjyqësore të karakterit civil.

Si një paralele me raportin e DASH, këtë frymë transmeton edhe studimi i fundit i SELDI, (Southeast European Leadership for Development and Integrity), i bërë publik përmes raportit “Western Balkans 2020: state-capture risks and policy reforms”, i cili ngre mjaft shqetësime. Diagnostikimi i Vlerësimit të Kapjes së Shtetit (SCAD) në Ballkanin Perëndimor ka zbuluar se ekzistojnë rreziqe të konsiderueshme të kapjes së shtetit. “Presioni i kapjes së shtetit në rajon mbetet ende në nivele të larta dhe se ka cwnime kritike në funksionimin e kontrolleve dhe të ekuilibrave demokratikë dhe ekonomikë”. Gjetjet e SCAD-it tregojnë praninë e organizatave publike jo-efektive, të cilave u mungojnë integriteti, paanëshmëria dhe protokollet e fuqishme anti-korrupsion. Shkalla në të cilën korrupsioni tolerohet nga publiku i gjerë është një tregues i rëndësishëm i progresit të integritetit të zyrave publike. Sistemi i Monitorimit të Korrupsionit (SMK) i SELDI-it, i cili mat format më të vogla të korrupsionit (ryshfetit), tregon se pranueshmëria e korrupsionit mbetet relativisht e lartë në Ballkanin Perëndimor[6]. (Burimi: SELDI SCAD, 2020). Nëse i qasemi modelit ndriçues matematikor të Robert Klitgaard mbi korrupsionin[7], (11 librat e tij janë listuara në “Librat e Shekullit” nga “The New York Time’s”), metaforikisht ai parashtrohet si rezultante e monopolit dhe të diskrecionit në vendimmarrje, duke zbritur përgjegjshmërinë publike. Kjo do të thotë se me rritjen e shkallës së llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë publike nga ana e zyrtarëve të shtetit, kjo edhe përmes auditimit dhe kontrollit më rigoroz – qoftë nga autoritetet qeveritare ose nga publiku, sigurohen shumë dëshmi të mira se ngushtohen hapësirat për më pak korrupsion. Ndaj, forcimi i mekanizmave të llogaridhënies nënkupton konsolidimin e frontit që inkurajon llogaridhënien dhe përgjegjshmërinë publike, “ndezjen e motorëve” dhe nga institucionet dhe aktorët e tjerë me peshë si Kuvendi, Prokuroria, Byroja Kombëtare e Hetimit dhe SPAK, Inspektimi Financiar Publik, Auditimi i Brendshëm, Mediat dhe shoqëria civile, etj. për të vënë “alertin” mbi papërgjegjshmërinë dhe pandëshkueshmërinë, në plotësim të ëndrrës europiane për fëmijët tanë. Vetëm një koalicion i institucionit kombëtar dhe i gjithë aktorëve dhe institucioneve lokale e qendrore, publike dhe private, do të ishin në gjendje të sigurojnë premisën e zhvillimeve pozitive antikorrupsion, d.m.th., pathyeshmërinë e tyre.

[1] – PNUD dhe IDM, “Sondazhit i opinionit publik, Besimi në qeverisje 2017”, Tiranë 2018, faqe 32, grafiku nr.19.

 

[2] – PASOS dhe IDM, “Sondazhi Besimi në qeverisje 2015, Tirane, dhjetor 2015, faqe31, grafiku nr.20.

 

[3] Res Publica, Efektiviteti i kallëzimeve penale nga KLSH, Tiranë 2017

[4] -KLSH, raporti vjetor I performances 2020,derguar Kuvendit me shkresën nr. 341/19, date 30.3.2021

[5] – Departamenti Amerikan i Shtetit, 2020 Country Reports on Human Rights Practices: Albania2020, faqe 14. Burimi: https://ëëë.state.gov/ëp-content/uploads/2021/03/ALBANIA-2020-HUMAN-RIGHTS-REPORT.pdf

[6]–  https://seldi.net/ëp-content/uploads/2021/05/ËB-2020_EN_ËEB.pdf

[7] R.Klitgard, ““Corruption.” In International Development: Inquiries in Global Development Practice”, Sage Press, 2017.