Qentë dhe barishtet pushtojnë plazhin e Golemit, shqetësim për pushuesit

53
Sigal

Sezoni turistik në Shqipëri çdo vit përballet me një sërë problematikash. Duke nisur që nga papastërtia e deri tek privatizimi i plazheve, janë këto problematikat që shpesh herë pushuesit denoncojnë në redaksinë e JOQ. Së fundmi një qytetar ka dërguar një video ku shihet se si plazhi i Golemit është mbushur me qentë e rrugës. Qentë endacakë janë kthyer në një shqetësim për qytetarët të cilët ndihen të frikësuar nga prania e tyre në plazhin e Golemit. Siç shihet në video, në rërën e plazhit të Golemit po lëvizin lirshëm një tufë me qenë, teksa pranë tyre janë dhe disa pushues të frikësuar.Gjithashtu në plazhin në fjalë shihet edhe papastërtia dhe pushtimi i rërë nga barishtet. Ndonëse jemi në mes sezoni turistik, Bashkia Kavajë, nuk ka marrë masa për pastërti të plazhit, dhe as për qetësi në plazh, pasi qentë e rrugës e kanë ushtuar atë, duke mos iu ofruar siguri pushuesve.