Projekti i Shekullit: Lidhja e Mesdheut me detin e Gjirit Persik, e ardhmja e Lindjes së; Mesme

317
Sigal

M.S.C.Vojna Ngjeqari.

Ing.Xhevair Ngjeqari.

Lidhja e detit Mesdhe me detin e Gjirit Persik, nëpërmjet kanalit të ri të lundrueshëm të Mesapotamisë ose Gjysëmhënës Pjellore (Fertile Crescent) do të rritin shkëmbimet tregtare Euro-Amerikane dhe vendeve Mesdhetare, me Lindjen e Mesme dhe Azisë Qëndrore, duke kursyer min.3000 km rrugë detare në krahasim me udhëtimin nëpërmjet kanalit të Suezit. Kanali i Mesapotamisë do të industrializojë përpunimin e lëndëve të para natyrore, punësimin , ndaljen e emigracionit dhe do të emancipojë e demokratizojë shtetet e izoluara të Azisë Vogël. Megjithëse gjenden shumë pranë Mesdheut, pothuaj nuk kanë lidhje direkt me çernierën e begatisë dhe kulturave botërore, sepse rrugët aktuale detare dhe tokësore për në brigjet e Mesdheut janë shumë të gjata.

  1. Projektet Kineze po investojnë për vitalizimin e gjurmës të vjetër të Rrugës të Mëndafshit nga Kina Lindore, Kirgistani, Taxhikistani, Uzbekistani, Turkmenistani, deri në brigjet e Kaspikut. Pa gjetur asnjë variant të ri për daljen direkt në Mesdhe të shteteve të Afganistanit, Pakistanit, Iranit, Indisë Qëndrore dhe Veriore etj kanali i Mesapotamisë do të shërbejë i gjithi si një port dhe terminal linear multimodal , për lidhjen Mesdheut me Kinën Lindore dhe vëndet e Rrugës të Mëndafshit (Road Silk.)
  2. Në vitin 2019 Kanali i Suezit festoi 150- vjetorin e inagurimit. Me lidhjen me rrugë ujore të Mesdheut me detin e Gjirit Persik, Kanali i Suezit dhe Ngushtica e Hormuzit humbasin monopolin e tranzitit detar nga Mesdheu për në Lindjen e Mesme. Mesapotamia dikur qendër e civilizimit botëror, tashmë do të shërbejë si koridor i shkurtër për lidhjen e civilizimit Euro-Amerikan me vëndet e Gjirit Persik dhe popujt e izoluar të Azisë të Vogël ose të Azisë Qëndrore. Ndërsa si lidhje rrugore dhe hekurudhore By Passi i relievit fushor nuk kalon 350-400 m lartësi kodrinore dhe 1600 km gjatësi tokësore.
  3. Shtetet e Gjirit Persik janë prodhuesit më të mëdhej të naftës dhe gazit në nivel botëror. Ndërsa Shtetet e Kontinentit Amerikan, Europës, Kinës, Japonisë, Koreve, Singaporit, janë konsumatorët më të mëdhej të lëndës djegëse të Gjirit Persik. Komunikimi me rrugë detare i Gjirit Persik me Europën, Amerikën, Azinë, realizohet vetëm nëpërmjet Ngushticës të Hormuzit. Sipas Energy Information Administration (EIA.2016), në Ngushticën e Hormuzit tranzituan N=18,5 milion barile naftë bruto në ditë ose rreth 30 % e produkteve të naftës, që konsumohet në nivel botëror. Kalimi i Petrolierave dhe Metanierave, nëpërmjet ngushticës realizohet me shumë pengesa nga ana e Iranit. Nga pikëpamja gjeografike Ngushtica e Hormuzit është thjesht një rrugë ujore internacionale. Por informacionet evidentojnë se ajo përbën nyjen më të rëndësishme të qarkullimit të naftës dhe gazit në botë.
  4. Detit Mesdhe dhe Kanali i Suezit shërbejnë si Urë interkontinentale e trafikut maritim botëror. Ato lidhin Oqeanin Atllantik me Oqeanin Indian, Gjirin Persik dhe Lindjen e Largme. Për të tranzituar nga deti Mesdhe në Gjirin Persik, anijet lundrojnë në Kanalin e Suezit, Detin e Kuq, në Ngushticën Babel Mandeb, (ku nuk mungojnë pirateritë), detin Arabik deri sa hyjnë në Ngushticën e Hormuzit. Rruga detare arrin mbi L=5500 km. Në kushtet e monopolit të qarkullimit detar, autoritetet e Kanalit të Suezit kanë rritur kostot e lundrimit, aq sa, anijet po preferojnë të lundrojnë rreth Afrikës (Kepit të Shpresës Mirë), duke shmangur lundrimin nga Kanali i Suezit.
  5. Studimi hidro-maritim, konceptuar dhe materializuar nga dy shqiptarë zbuloi dhe evidentoi nga ana gjeoekonomike dhe gjeo-inxhinjerike, lidhjen e Mesdheut me Gjirin Persik nëpërmjet një kanali të ri të quajtur Kanali i Ri Detar, me gjatësi deri L=1600km, i cili duke kaluar në shtetet e Turqisë Veri Lindore, Sirisë Veri-Perëndimore, Irakut Perëndimor dhe Gjirit Kuraitit, arrin të bashkojë në drejtimin më të shkurtër rajonet e Lindjes të Mesme me ujrat Mesdhetare.
  6. Kanali i Mesapotamisë fillon në Gjirin e Kuëaitit, përshkon ultësirën e lumit Eufrat, në territorin e Irakut, kalon në Sirinë Qëndrore dhe Veriore, kalon në luginat e lumit Orontes (Assi), deri sa del në Mesdhe, në bregdetin e Antakya,Turqi.Në perspective Kina Lindore, Lindja e Mesme, Azia Qëndrore, mund të dalin në detin Mesdhe, në Europë, pa lundruar në detin e Zi dhe detin e Gjirit Persik. Lundrimi në kanalin e ri, është më i qetë, më i sigurtë, më i shkurtër, më i shpejtë, se lundrimi i hapur në Detin Arabik , Detin e Kuq dhe kanalin e Suezit etj.
  7. Problemet e sigurisë funksionale, në zonat e Alepos dhe shtratin e Eufratit do të mbikalohen, sepse Kanali iMesapotanisë i shërben direkt popujve të shteteve të Irakut dhe Sirisë. Në shtratin e Eufratit dhe pranë Alepos, janë ndërtuar vepra hidro-energjitike dhe agrokulturore të nivelit botëror, ato janë ruajtur nga organizimet fisnore, sepse janë të lidhura me interesat e tyre të përditshme.

Ana funksionale e kanalit

  1. Kanali i Mesapotamisë është projektuar me seksion të diferencuar, me një apo dy vija kalimi, sipas pozicionit dhe funksionit.Seksionet tip mund të jenë trapezoidal ose drejtkëndësh me bazën e vogël B=250-200m (150,120,100.)m, dhe bazën e madhe B1=250m, (194,160,136.), lartësinë H=25m dhe thellësinë e ujit H=23m, i cili lejon lundrimin natyral të anijeve me kapacitet DËT 280–320 mijë Ton, pa ndërtimet e veprave hidroteknike të Escluzeve dhe pa prekur bilancin hidrik të ujrave për rreth. Por duke mbushur dhe gropëzimet për rreth apo krijuar mikro liqenet pasqyra ujore detare në shërbim të mjedisit arrin mbi 400 km2.
  2. Vepra hidro maritime është projektuar në disa variante me gjatësi L=1600-2400km. Dy variante parashikojnë lundrimin në kanal, duke shfrytëzuar ujrat e lumenjve të Mesapotamisë, ndërsa i treti (1600km ) ose varianti i pranuar, realizon lidhjen direkte të ujrave të Mesdheut me ujrat e Gjirit Persik .
  3. Fusha e Mesapotamisë në qendër ka lumin e Eufratit, i cili për mbi 350 km gjatësi, në pjesën fundore, ngrihet max.40 m nga delta. Kjo nënkupton një fushë nga Konispoli në Vermosh me disnivel 35-40m…Në të tre variantet e kanalit detar rreth 800 km kalon pranë shtratit të lumit Eufrat. Në dy variantet e para , lundrimi në kanal do të shfrytëzojë rreth 5 miliard m3 ujë, nga prurjet e Tigrit dhe Eufratit. Pa cënuar hidroenergjitikën dhe ujitjen. Bilancet hidrike shumë vjeçare të tyre, arrijnë rreth 50 miliard m3 uji. Në këto variante kanali arrinte gjatësinë 2400 km dhe thellësitë e gërmimit arrinin max, H=178-240m. Por çregullimet hidrologjike dhe marrëdhënia jo shumë e kontrolluar e ujrave, të Eufratit dhe Tigrit , do të pengonin disiplinën hidrike të lundrimit.
  4. Për të realizuar një siguri e pamvarësi të lartë lundrimi, është realizuar dhe një variant i lidhjes të detit Mesdhe me detin e gjirit Persik në nivelin H=0,00 m, ose në nivelet detare respektive. Kanali ka gjatësinë 3 L=1600 km dhe është emërtuar Variant i Shkurtuar. Kanali i ri detar i variantit të shkurtuar, lejon qarkullimin e lirë të anijeve, të të gjitha dimensioneve. Mbushja e kanalit me ujë nuk ka lidhje me ujrat e lumenjve Eufrates dhe Tigris. Kanali me seksion të diferencuar, në brendësi, zgjerohet, degëzohet, duke krijuar basene portuale, aquariume, liqene turistike dhe qëndra urbane bregdetare.
  5. Nga ana mjedisore vëllimi i ujrave në kanal, së bashku me avullimet vjetore nuk kalojnë 15 miliard m3 uji detar ose 15 km3.Në krahasim me vëllimin e ujrave të Mesdheut 3,75 milion km3 dhe avullimin vjetor të tij 3615 km3 ,ujrat e kanalit Mesapotamisë janë të pa përfillshme.Sipas llog. hidrike ujrat e kanalit Mesapotamisë nuk ndikojnë në bilancin hidrik vjetor të Medheut. Por duke mbushur dhe gropëzimet për rreth apo krijuar mikro liqenet, vaterfrontet apo basenet portuale, pasqyra ujore detare në gjatësinë e kanalit arrin mbi 625 km2. Kjo është një sipërfaqe e konsiderueshme në ndihmë të mjedisit vendor. Qarkullimit i brendshëm detar, ndërtimet portuale, turistike, tregtare, peshkimit, ndërtimet urbane, trasporti rrugor dhe hekurudhor, kanali i lundrueshëm detar, do të formojnë apo krijojnë Mesapotaminë moderne , në hapësirat arride të gadishullit Arabik.
  6. Kanali është konceptuar i kompletuar me infrastrukturën laterale, portet, interskambiot, , emergjencat, ndriçimin, kontrollin e dixhitalizuar, dhe sinjalistikën hidronavigabile. Anijet do të lundrojnë të pamvaruara, në çdo kohë me ndihmën e sinjalistikës dhe informacionit. Ai do të shërbejë si autostradë ujore, rrugore, hekurudhore, turistike, mjedisore, historike dhe urbano- agrokulturore. Kanali do të lidhet dhe me ujërat e liqeneve dhe rezervuareve për rreth. Psh Liqeni Tharthar dhe Liqeni Assad etj, mund të shërbejnë dhe si porte të ndërmjetme në qarkullimin midis Mesdheut dhe deti të Gjirit Persik e vëndeve të rrugës të Mëndafshit.

Kostoja e projektit dhe vetëshlyerja

  1. Projekti multidimensional i Mesapotamisë është studiuar në disa variante, të cilët së bashku me infrastrukturën tokësore dhe lundrimin e digjitalizuar kushtojnë Vmax=500 Miliard €uro.Vepra hidromaritime ndërtohet në kushte normale klimaterike. Punohet në ciklin vjetor. Simbas skemave klasike të fizibilitetit, vetëshlyerja e investimit realizohet max për T=55 vjet.
  2. Gjatë periudhës studimore një ndihmesë për vërtetësinë e kthimit të investimit e dha dhe bllokimi i kanalit të Suezit nga porta konteineri Ever Given me gjatësi 399,94 m, gjërësi 58,8m, lartësi 32,8m, dhe ngarkuar 24 124 TEU (Conteiner): e cila në dt. 23-29/3/2021 nën ndikimin e një furtunali ranor me shpejtësi V=70km/heure, humbi drejtpeshimin, u xhvendos nga lundrimi paralel me seksionin e kanalit dhe Kiçi (ana ballore) ngeci në rërë, duke bllokuar qarkullimin. Humbjet ditore të tregtisë botërore nga bllokimi i Suezit arritën 5-9miliard dollarë në ditë. Kostot e humbjeve evidentojnë nevojën emergjente të ndërtimit të kanalit detar të Mesapotamisë. Bllokimi i qarkullimit të rrugës detare të Suezit, nga ana ekonomike është një variant konkret i llogaritjeve të vetëshlyerjes, financimit për ndërtimin e kanalit të lundrueshëm detar të Mesapotamisë.
  3. Në konceptin ekonomik kostua e ndërtimit të kanalit të Mesapotamisë arrin sa 1/5 e shpenzimeve të luftës së zgjatur të amerikanëve dhe aleatëve në Afganistan, pa llogaritur 240 mijë viktimat që u groposëm në emër të demokracisë. Amerikanët duhet të kuptojnë, se investimet ekonomike sjellin emancipim dhe begati me kosto më të ulët se kërbaçi i denokracisë
  4. Lundrimi nga deti Mesdhe në Gjirin Persik nëpërmjet kanalit Mesapotamisë shkurton minimumi 3-5 ditë në krahasim me lundrimin në det të hapur nga deti Mesdhe në Gjirin Persik nëpërmjet kanalit të Suezit. Po tentohet të ndërtohet dhe vlerësohet rentabël Kanali i Nikaraguas, i cili shkurton max.2 ditë lundrim në krahasim me kanalin e Panamasë. Projekti është produkt i studimeve konceptuale të Mesdheut, të trajtuar në botimin,*Mesdheu-Adriatiku dhe projektimi i Porteve….i cili evidenton pozicionin gjeografik të bregdetit dhe truallit shqiptar si Mesapotami EuroBallkanik.
  5. Studimi është realizuar sipas standarteve të EU. me treguesit bazë, të projekt idesë të avancuar: i plotësuar me grafikat dhe relacionin teknik, ku nuk ka munguar përpunimi i studentes dhe pedagoges ekselente Armela Reka. Kanali detar I Mesapotamisë, së bashku me dy projektet e Afrikës, do të nderonin drejtuesit e shtetit apo istitucionet, në të gjitha nivelet teknike, politike, ekonomike ndërkombëtare. Megjithë forcën dhe koston shtetërore, Ymër Madhi i demokracisë vendore, po vuan për të materializuar projektet gjeo-ekonomike të Ballkanit të Hapur, i cili nuk dihet në ka apo jo një studim apo projekt të shkruar apo miratuar në publik. Por një grup individësh ku do të gjejë mbështetjen në një pashallëk, që ka 30 vjet në reformim e sipër, që i mungojnë istitucionet dhe gjithçka varet në mëndjen e Vezirit.
  6. Megjithatë duke filluar nga panairi i trasportit botëror të Laipzigut, ne vazhdojmë të evidentojmë projektet me stampën, Made in Albania……Me motivin e detyrimeve të pambaruara ndaj vendin tënd, në ndihmë të revolucionarizimit të infrastrukturës vendore, së shpejti del botimi,*Berati ç’ ka qënë,ç’është dhe ç’do të bëhet?*, që përmban edhe projektin e zbatimit të sitemimittë lumit Osum, (3km), në qytetin e Beratit, të kontrolluar e miratuar nga Prof. F.Hoxha, që në 1990. Me pamjet dhe dimensionet e ishullit apo gadishullit të Osumit, që i munguan më 4 Mars, 2015, Ahengut të tenderit të Osumit, Atelier Albanias dhe ish- kryetarit të Bashkisë të Beratit: të cilët duke anashkaluar apo injoruar studimin e Osumit, krijuan një skandal ordiner në nivel qarkor, vendor, dhe ekonomi: të cilin po e vazhdojnë akoma me ndërtimet pjesore, pa konsulencë, në shtratin e Osumit.