Mbi fontanën e pa kontrolluar të pusit Cakran -37
– Fontana klasifikohet si një nga më të mëdhatë dhe më të vështirat që kanë ndodhur në praktikën e Industrisë së naftës në Shqipëri dhe në botë.
– U vendos që për mbytjen e fontanës së pa kontrolluar të pusit Cakran -37, të mereshin të gjitha masat që të mbytej me injektim frontal nga gryka e posit.
Prof.Dr. Ing. Nafte Fatmir Shehu
Në datën 11 shtator 1980 në vëndburimin e gazokondesatit të sapo zbuluar, të Cakranit – Mallakastër, plasi një fontanë e pa kontrolluar , e cila klasifikohet si një nga më të mëdhatë dhe më të vështirat, që kanë ndodhur në praktikën e Industrisë së naftës në Shqipëri, por mund të themi dhe në përmasa botërore. Këtu në këtë shkrim nuk do trajtoj problemet që kanë të bëjnë me shkaqet që çuan në plasjen e kësaj fontane të pa kontrolluar, sepse i kam shpjeguar në një artikull të botuar në gazetën Dita 2018-2019, por kam ndërmënd të flasë për punën konkrete që u bë për mbylljen e kësaj fontan.
Që ditën që plasi kjo fontanë , u krijua një shtab pune në krye të të cilit, nga ana teknike u caktua Ing. Koli Mone si një specialist që konsiderohej me eksperiencë në mbylljen e fontanave të hapura. Ing Koli Mone, ishte angazhuar po thuaj në të gjitha fontanat që kishin ndodhur në praktikën e shpimeve në Shqipëri, duke filluar nga fontana e parë shoqëruar me zjarr që ndodhi në vëndin tone, në pusin Marinza 542 , pus që zbuloi dhe vëndburimin gjigand me përmasa europiane të naftës , në Marinzës. Kjo fontanë ndodhi në mëngjezin e 8 qershorit në vitin 1957. Në fakt , proceset e mbylljes së fontanës dhe shuarjes së zjarrit këtu, në pusin Marinza 542 u udhëhoqën nga specialistët sovjetik, me në krye azerbaxhanasin Tkaçenkon, ekip ky që kishte eksperiencë të madhe në fushën e mbylljes së fontanave të hapura dhe shuarjen e zjarreve në industrinë e naftës dhe të gazit të ish BRSS. Duhet thënë se praktika e punës që u ndoq nga specialistët sovjetik në pusin 542 në Marinzë , u bë një shkollë e mirë edhe për specialistët tanë, ku për paisjet e grykës u specializua Koli Mone dhe për shuarjen e zjarreve u specializua ushtaraku Haki Gjondedaj i Ministrisë së Mbrojtjes. Këta specialistë e pasuruan eksperiencën e tyre, gjatë punës që bënë në serinë e disa fontanave të hapura që ndodhën më vonë, sidomos në ato të gazit që ndodhën në vëndburimet e gazit metan në Divjakë, Farkull dhe në kapelën gazore të vëndburimit të naftës, Ballësh etj .
Fontana e pa kontrolluar e pusit Cakran -37 , ku flaka ka shkrirë sondën e shpimit dhe paisjet e tjera!
Në shtabin e punës për mbylljen e kësaj fontane , mernin pjesë dhe specialist të tjerë të profileve të ndryshme, antarët e një njësie speciale që kish industria e Naftës që emëroheshin: “Avaro shpëtuesit “ por dhe kuadro të rëndësishëm të shtetit dhe të partisë si : Hekuran Isai , Sekretar i Komitetit Qëndror të PPSH, Pali Miska Zëvëndës Kryetar i Këshillit të Ministrave , Prokop Murra, Ministër i Ministrisë së Energjitikës dhe unë si specialist i teknologjisë së shpimit, por dhe si Drejtor i Drejtorisë së Naftës në Ministrinë e Industri Minierave dhe pak më vonë, kur u krijua Ministria e Energjitikës, si zëvëndës ministër i kësaj Ministrie, që mbuloja Industrinë e Naftës dhe të Gazit. Një përbërje e tillë e këtij shtabi, kish si qëllim që çdo problem teknik, shkencor, organizativ, aplikativ që të delte në kuadrin e kësaj fontane , të merreshin masa zgjidhjesh të shpejta në mënyrë të rrufeshme, sepse kjo fontanë ishte një katastrofe ekonomike e rëndë, por dhe po aq edhe më shumë , ekologjike për gjithë vëndin .
Çaste pune në grykën e pusit me fontanë të pa kontrolluat të pusit Cakran -37 !
Sigurisht për mbylljen e kësaj fontane të hapur, pati shumë propozime, madje propozime vinin dhe nga masa e gjerë e popullit , propozime në të cilat reflektohej në radhë të pare shqetësimi dhe proekupimi i njërëzve , anë e mbanë Shqipërisë. Këto propozime, sigurisht shqyrtoheshin me vëmëndje të posaçme nga specialistët e shtabit. Por të themi realitetin , ndër propozimet që jepeshin nëpërmjet letrave nga masa e gjërë e popullit , nuk u gjënd ndonjë propozim me vlerë më të madhe se ato që kishin specialistët ekspert, që ishin në shtabin e punës.
Ndër specialistët në shtab, qysh në fillim u diskutua se në çfarë mënyre duhesh mbyllur kjo fontanë e pakontrolluar, e cila ndodhi në një pus që nuk ishte shumë i përgatitur në pikëpamje teknike, për të përballuar fontana të pa kontrolluara të kësaj natyre, sepse kollonat që ishin të ulura në pus, në momentin që ndodhi fontana e pa kontrolluar, kishin patur një ndërveprim të gjatë midis tyre dhe instrumentit të shpimit, ku ky i fundit kuptohet, që në rastin e shpimit me rrotullim , nga bashkveprimi i tij me kollonat e rrethimit të ulura në pus, shkakton konsumimin dhe dëmtimin fiziko-mekanik të kollonave bashkëvepruese ( zakonisht për të parandaluar këtë dëmtim të kollonave, në praktikë përdoren unaza mbrojtëse gome, që vendosen në instrumentin e shpimit; këtu nuk ishin vendosur, për shkak se mungonin!). Do theksuar se pusi dhe kollonat e ulura në të, veç proceseve që ju nënështruan gjatë shpimit për të arritur projektin fillestar të shpimit, të cilin në fakt e realizoi me sukse, Instituti gjeologjik për të vërtetuar idenë e kapjes së një brez hipotetik nafte, që e mendonin se eksiztonte në fund të “kapelës” së gazo kondensatit , këmbëngulën dhe shtuan projektin e shpimit të këtij pusi, jo pak, por 500 metra më tepër nga projekti fillestar, pa marrë parasyshë gjëndjen teknike të kollonave të ulura në të , deri në momentin e shtesës.
Nga diskutimi që ju bë këtij problemi parimisht, propozimet u repartizuan në dy parimet bazë të mbylljeve të fontanave të hapur: mbyllje duke vepruar nga gryka e pusit që fontanonte , duke injektuar agjentin e mbytjes ( lëngun larës me densitet të lartë ) nga sipërfaqa, nëpërmjet grykës së pusit që fontanote , duke marrë masa për paisjen siç duhet të grykës së pusit që fontanote dhe parimi tjetër, kish të bënte me mbylljen duke vepruar nga fundi i pusit që fontanonte pa kontroll , duke siguruar mundësinë teknike dhe teknologjike , që agjenti mbytës ( lëngu larës me densitet të lartë ) të injektohet në fundin e pusit në fontanë të pa kontrolluar .
Ing Koli Monja që ishte dhe shef i shtabit për mbylljne e kësaj fontane të pakontrolluar , kambënguli dhe vendosi, duke u mbështetur edhe nga specialistët e tjerë, që i kish të ekipit të tij ( se me ata kish mbyllur shumë fontana dhe ata ato teknologji njifnin ), që veprimet bazë për nënështrimin e kësaj fontane të pa kontrolluar , të bëheshin nga gryka e pusit. Ndërsa unë, argumentova se rruga e ndërmarjes së veprimeve nga gryka, sigurisht është shumë më e shpejtë dhe më pak kostoze, por spegova se ka një problem shumë të madh , sepse në këtë pus konkret , kollonat e rrethimit të ulura në pus dhe pikërisht kollona në të cilën do fiksoheshin paisjet e grykës së pusit, për të realizuar injektimin e fluidit mbytës ( lëngut larës të rënduar) është tepër e konsumuar për shkak të kohës së gjatë të procesit të shpimit dhe rrjedhimisht nuk isha i bindur që do mbante presionet që do realizoheshin gjatë procesit të mbytjes së fontanës nga gryka . Prandaj mendimi im ishte që duheshin marrë masa që fontana të mbytesh nga fundi, si një metodë më e sigurtë, pavarësisht se ishte më e komplikuar. Në kuadrin e propozimit që bëra, që kjo fontanë është më e sigurtë që të mbyllej nga fundi i pusit, dhashë disa opsione. Opsioni i parë ishte të fillonte urgjent shpimi i një apo dy puseve të devijuar me idenë që trungu i këtyre puseve të takohesh minimum në thellësinë 2200m me trungun e pusit në fontanë të pa kontrolluar C- pikë në të cilën po të përdoresh lëng larës me densitet 2.2 gr /cm3 realizonim një kuadër presion hidrostatik mbi shtresën që fontanonte të rendit rreth 500, presion ky, që dominonte presionin e shtresës që fontanonte, i cili llogaritesh të ishte rreth 400 atm . Arritjen e kësaj thellësie , e argumentova për arsye që kjo thellësi të realizohej sa më shpejt duke kundërshtuar idenë që u hodh se fundi i pusit të inklinuar të shkonte sa më thellë, mundësisht në tavanin e gëlqerorëve që kish kapur pusi që fontanonte , gjë që veç të tjerash do e vononte kohën e mbyllijes së fontanës së pa kontrolluar dhe do rriste shpenzimet e shpimit. Edhe në lidhje me opsionet që të shpoheshin një apo dy puse të inklinuar për mbytjen nga fundi , të fontanës së pusit Cakran -37 , unë spjegova se kjo metodë përdoret në praktikën botërore të mbylljes së fontanave ( madje dhe specialistët sovjetikë për mbylljen e fontanës së pusit Marinza 542, këtë metodë e praktikuan si obsion rezervë , pavarësisht se ky pus i kishte shumë të sigurta veprimet e mbytjes nga gryka, sepse sapo kish ulur kollonën e shfrytëzimit, që ishte e aftë të mbante presione të larta mbytje) . Ky opsion spegova kërkon kohë dhe ka shpenzime si dhe ka pasigurit e tij , sepse që të realizohet mbytja e fontanës, me këtë teknologj , duhet që trungu ( balli) i këtij pusit të devijuar , të arrijë jo më pak se 1-2 m trungun e pusit që fontanonte , dhe këtu mund të bëhej edhe ndonjë çarje hidraulike apo ndonjë shpërthim detonues që të mundësohesh realizimi sa më i mirë i komunikimit midis dy trungjeve; të pusit Cakran -37 që ish në aktivitet fontanimi të pa kontrolluar dhe atij të devijuar Cakran 37/B që do fillonte shpimin. Veç shpimit të pusit të devijuar Cakran 37/B , të cilin e shifja shumë problematik për realizimin e qëllimit, unë propozova që të realizoheshin dy mënyra të tjera më të shpejta dhe më pak kostoze të cilat i konsideroja si mendime të veçanta që i shkonin shumë për shtat këtij pusi me kushtet që kish. Këto mendime nuk i kisha hasur në asnjë literaturë të huaj, nga praktikat e mbylljes së fontanave e vëndeve të tjera. Një nga të cilat, dhe më e sigurta dhe më e shpejta, ishte që të ulesh një tubing brënda kollonave në pusin Cakran -37 që fontanonte , nëpërmjet grykës së pusit duke përdorur Coiled Tubing një paisje , që e kishja parë në Algjeri në Vëndburimin e Hasimesaud dhe siç e kishja parë edhe në literaturë, përdoresh në shumë vënde të botës në industrinë e Naftës për qëllime të ndryshme, po as një herë nuk kisha të dhëna se përdoresh për mbyllje fontanash, por unë e mendoja si opsion shumë të sigurtë për t’u përdorur në rastin e fontanës së pa kontrolluar të pusit Cakran-37, për ta mbytur atë nga fundi dhe jo nga gryka . Coiled Tubing , nuk ishte gjë tjetër veç se një tub i hollë me diametrin e kablit të çelikut ( 1-3 polish) i mbështjellë në një tamburo me gjatësi rreth 5000 m , i cili fare mirë mund të ulesh nëpërmjet grykës së pusit Cakran -37 ( të paisur me dispozitivat e nevojshëm ) sa më thellë dhe nëpërmjet tij të realizohej mbytja e fontanës duke vepruar nga posht lartë.
Një paisje e coiled tubingut
Ky mendim m’u kundërshtua nga disa fanatik dhe nga ata që kishin një praktikë rutinë për mbylljen e fontanave , me idenë se sikur desha që të fusja teknikën kapitaliste në praktikat e punës tonë, si dhe këto paisje janë tepër të kushtueshme ( kur unë argumentova se vetëm gazi dhe kondesati që del nga pusi çdo ditë dhe ikën dëm, e ka të pa përfillshme çmimin e saj, sepse dhash dhe idenë që paisja të merrej me qera disa ditë, që vet kompania operatore, ta kryente procesin me specialistët e saj ,se ne, nuk e njifnim anën operatore të kësaj paisjeje !). Duke u nisur nga këto kundërshtime , bëra një propozim tjetër , që të ulej po nëpërmjet grykës së pusit, një tubung elastik ( me diametër 2-3 polish, i tubove pompe kompresor) , duke realizuar një ulje të detyruar të këtij tubingu, ulja e të cilit do menexhohej nga një kodër me kuatë më të lartë se gryka e pusit që fontanonte, që faktikisht kjo kodër, ishte afër pusit. Pikërisht nga kjo kodër, u bë injektimi i lëngut larës të rënduar, sipas programit që bëri Ing.Koli Mone për të realizuar mbytjen nga gryka. Injektimi i lëngut larës të rënduar , u bë nëpërmjet lidhjes që u sigurua në kollonë nga tyneli që u bë në kuadrin e këtij programi, por që dihet që mbytja e fontanës së pa kontrolluar të pusit Cakran -37, me idenë e veprimit nga gryka, nuk u realizua, sepse pusi kaloi në grifonim gjë që vërtetoi konkretisht spjegimet që bëra në lidhje me pa siguritë që kish metoda e mbytjes nga gryka ,sepse kollona e rrethimit ishte e konsumuar nga puna e gjatë e proceseve të shpimit.
Për këtë propozim , të uljes së sforcuar të një tubingu elastik, në grykën e pusit që fontanonte, kisha bërë dhe vizatimet përkatëse inxhinerike për uljen e detyruar të këtij tubingu, i cili në fund të tubit të parë, do të ishte i paisur me një valvul moskëthimi të sigurtë që të mos pengone lidhjen e tubo kompresorëve të një pas njëshëme , për ti ulur drejët thellësisë sa më të madhe . Që të dyja këto metoda që propozova, ishin të mbështetura në mendimin që kishja, se fontana e pusit Cakranit -37, në gjëndjen që e mendoja situatën teknike tepër të konsumuar të kollonave të ulura , nuk mund të realizohenj me mbytje frontale nga gryka e pusit . Këtë e vërtetoi edhe praktika e punës .
Në përfundim të këtyre diskutimeve u vendos që për mbytjen e fontanës së pakontrolluar të pusit Cakran -37 , të mereshin të gjitha masat që të mbytesh me injektim frontal nga gryka e pusit, nëpërmjet kollonave të rrethimit ekzistente . Për këtë u vendos që, të bëhej një tynel që të kapesh kollona e rrethimit , në një thëllësi të caktuar nga gryka që fontanonte në sipërfaqe dhe aty të bëheshin lidhjet nga ku do injektohej lëngu larës me densitet të lartë , për nënështrimin e fontanës së pa kontrolluar . Veç këtij vendimi , u vendos që të fillonte sa më shpejt e të shpohej shpejt , pusi i devijuar Cakran -37/B.
Në kuadrin e këtij vendimi u projektua nga sektori shkencor i shpimit, u instalua sonda dhe filloi shpimin një pus special i orientuar : Cakrani 37/B ku punuan me shumë kujdes dhe të mobilizuar gjithë brigada e shpimit si dhe inxhinerët e shpimit me eksperiencë si Prof.Dr.Bahri Shanaj, Ing Novrus Limaj , etj. Një ndërmarje e tillë me gjithë se u relizua , nuk dha rezultat konkret për të cilin u investua ky pus , gjë që mendojmë se ka të bëjë me shkallën e ultë të prçizionit që u arrit për të afrur trungjet e dy puseve në një distancë të tillë që të komunikonin me njëri tjetrin ( teorikisht duhet që trungjet e dy puseve të kishte një afrim për rreth 1-1,5 m) në një thellësi sa më të madhe -mundësisht në thellësinë ku pusi që fontanonte kish kapur gëlqerorët. Kjo gjë ishte katërcipërisht e lidhur edhe me shkallën e sigurisë për saktësinë e të dhënave të matjeve gjeometrike që disponoheshin për trungun e pusit në fontanim Cakran -37 , si dhe shkallën e saktësisë dhe të vërtetësisë të të dhënave që merreshin gjatë matjeve inklinometrike ( të këndit e të azimutit ) në procesin e thellimit në pusin special Cakran-37/B. Fakti që në pusin special të orientuar Cakran -37/B, mbasi u realizua projekt thellësia e tijë , u pompuan me miliona m3 uji që meresh nga lumi Vjosa , me një tubacion kapacitiv që u ndërtua enkas për këtë qëllim , nuk pati asnjë efekt në mbylljen apo të paktën zvogëlimin e debitit të fontanës, tregon se pusi i devijuar Cakran 37/B nuk mundi ta realizoi atë që pritesh. Gjithashtu, kemi bindjen se edhe kompanitë e tjera të specializuara të botës, po të pranoheshin që të vinin, do e kishin të vështirë deri të pamundur që të merrnin përsipër likuidimin e fontanës së pusit Cakran-37 nëpërmjet shpimit të pusit të inklinuar, sepse nuk kishte të dhëna të sigurta për gjeometrinë tredimensionale të trugut të pusit që fontanonte , dmth të Cakranit -37 si dhe matjet që bëheshin gjatë ecurisë së thellimit të pusit të devijuar Cakran , nuk mund të themi se bëheshin me saktësinë e nevojshme. Për këtë fontanë në kushtet komplekse që ishte duhet përdorur shprehja: parandalimi ishte i mundur dhe këtë e tregoi praktika konkrete e shpimit të shumë puseve në këtë zonë, likujdimi ishte deri i pamundur siç e tregoi fakti i pusit Cakran-37 ku u përdorën metodat klasike dhe që ishin në inventarin e eksperiencës tonë të deriatëhershme nga specialistët përkatës që konsideroheshin më të mirët që kishim dhe më të besuarit. = Mendoj se po të ishin përdorur metodat e veprimit të injektimit nga fundi siç u propozuanm nga ana ime , nëpërmjet uljes së tubingeve të propozuara ( Coling Tubingu apo tubing elastik me ulje të detyruar, kjo fontanë mund të ishte nënështruar pa tjetër .
Mendimet që dhash unë , nuk u morën parasysh dhe u konsideruan si të pa njohura dhe të pa sigurta për mbylljen e fontanave të tilla. Veç kësaj këto mendime edhe u kritikuan se dukeshin se në ballafaqim edhe me politikat e kohës na bënin të varura nga teknika kapitaliste !
Në atë kohë, mua më ngarkuan me detyrë që të prisja dhe shoqëroja gjatë vizitës që bëri për fontanën e pa kontrolluar të pusit Cakran 37 , kryeministrin e kohës Mehmet Shehun , i cili erdhi dy herë gjatë kohës që kjo fontanë ishte në aktivitet. Gjatë kohës që e shoqërova dhe ishja në makinë me të, ja thashë variantet që unë kisha si mendime , që kjo fontanë të mbyllej . Mbasi më dëgjoi më tha : Fatmir, më ka thënë Pali ( Pali Miska , zv. Kryetar i këshillit të Ministrave ) dhe Hekurani ( Hekuran Isai që ishte sekretar i Komitetit Qëndror të PPSH ) që të dy , antarë i shtabit të fontanës së pusit Cakran -37 ) që Koli Mone është optimist për ta mbyllur këtë fontanë me metodat e tij , se ai është me eksperiencë se ka mbyllur shumë fontana. Ishte koha kur vendimarrësi mbasi jepte vendimin, nuk kish pse të vazhdoje më tej me mendimet e tua!