Prof. Dr. Bernard Zotaj: Historiku i varrezave të Dëshmorëve në Vlorë

1609
Sigal

Historiku i varrezave të dëshmorëve të Vlorës

 

Vlerësim të simboleve kombëtare

 

Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj

 

Kompleksi arkitekturor për nderimin e të rënëve në vite u bë nën asistencën e arkitektëve elitar në vitin 1974. Ky kompleksi me siglën “Varrezat e Dëshmorëve të Kombit”, shkruar në lapidarin 10 metër të gjatë, është kompozuar nga arkitekti me emër Ing. Vangjel Loli, dhe i harmonizuar në formën e tarracave duke e bërë mjedisin shumë panoramik, veçanërisht të shikuar nga Sheshi i Flamurit ose dhe nga kodrat e Guzum Babait. Në këtë vepër janë zbatuar të gjitha punimet sipas rregullave teknike të kohës. Punimet pas 45 vitesh mund të konsiderohen të cilësisë së lartë, pasi nuk ka cedime serioze të dherave edhe pse nuk ka drenazhime të ujërave nën tokësore. Sipërfaqja e varrezave është pronë shtetërore dhe e përshtatur për këtë destiancion. Varreza është zonë brenda qytetit, me një 13135 m2. Parcela është e kompozuar bukur ku numri total i varreve 963, me ndarje 14 parcela, dhe ka të vendosur 150 varre të rënë në Luftën e Vlorës të vitit 120, 780 varre të rënët në Luftën e Dytë Botërore, 15 varre dëshmorë italianë, si dhe 33 varre të rënë në krye të detyrës, pas vitit 1945. Në këtë kompleksin arkitekturor nuk ka varre murale. Brenda tij është vendosur memoriali (lapidari) me simboliken e luftës, podiumi për promovimin e ngjarjeve, janë vendosur të gjitha varret pothuajse standard, me parcela të gjelbëruara, pedonale me shkallë që të ngre në kuotën 32 m nga hyrja. Brenda kësaj sipërfaqe ka rrugica për vizitorët, janë instaluar sisteme vaditje jo automatizuar, janë ndërtuar kanalizimet për shkarkimin e ujerave të lartë. Vendi ku ndodhen varrezat bëhet pjesë e një panorame të harmonizuar me mjedisin ndërtimor dhe atë të gjelbër, duke i bërë këto varreza pjesë të peizazhit tërheqës dhe për vizitorët vendas dhe te huaj. Vlera e tyre rritet dhe me rehabilitimin e zonës, Lagjes Muradie, që po i nënshtrohet një rehabilitimi total veçanërisht të ndërtesave në Rrugën “Justin Godar”. Këto të dhëna dhe të tjera jep në një punim inxh. Aulona Gjika, për rikualifikimin e varrezave te dëshmorëve të kombit në Vlorë.

Frymëzuara nga slogani universal “Mos harroni”

Aulona Gjika në këtë punim thekson se është evidentuar në nivel botëror edukimi patriotik i drejtpërdrejt, kompaktësimi dhe motivimi i tyre nëpërmjet vlerësimit të simboleve kombëtare, veçanërisht simboleve të Luftës së Vlorës 1920 dhe Luftës së Dytë Botërore dhe të kontributeve në shekuj të personaliteteve me vlera kombëtare. Projekti nëpërmjet vlerësimit mjedisor, territorial, rikualifikimin e tij, kërkon të sjellë një kompleks të vizitueshëm nga vendasit dhe të huajt në respekt të vlerave tyre. Koncepti ndërtimi ose rindërtimi aktual i karaktereve të kujtimeve dhe interpretimeve bashkëkohore të së kaluarës, është frymëzuara nga slogani universal “Mos harroni”, çon në reflektime të tjera, përgjegjësinë për të zgjedhur, përfshirë, rivendosjen ose përjashtimin. Promovimi i këtyre vlerave janë në kompleks dhe mbështetur nga tregime nga shprehje të ndryshme të trashëgimisë së paprekshme përmes ngjarjeve përkujtimore, ceremonive, arteve, folklorit etj. Nevoja për të hetuar qëndrueshmërinë e zhvillimit të turizmit të luftës, për të parashikuar kërkesën e ardhshme të një tregu të zgjerimit të turizmit kulturor, duke vlerësuar dhe duke monitoruar në të njëjtën kohë ndikimin e skemave të vizitave në vendet që lidhen me trashëgiminë e luftës dhe ngjarjet e kujtesës.

Menaxhim të vlerave

Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të Rrethit Vlorë, ndodhen në një vend në harmoni me Sheshin e Shpalljes së Pavarësisë dhe në një pozicion të vizitueshëm qoftë nga qytetaret por dhe nga vizitorët dhe turistët. Varret në të cilët janë vendosur eshtrat janë pothuajse në të njëjtin standard (format). Ikonografia e kompozuar në to është pothuajse e njëjtë. Shërbimi i mirëmbajtjes së varrezave është një tërësi masash për menaxhimin e kësaj pasurie kombëtare. Aktualisht shërbimi mirëmbajtës i Varrezave të Dëshmorëve të Kombit, përfshin mirëmbajtje, rikualifikime të pjesshme në gjelbërim dhe shumë pak në infrastrukturë. Në vizionin bashkëkohor ky shërbim gjykojmë se duhet të përbëjë dhe menaxhimin e vlerave të cilat lidhet ngushtësisht jo vetëm vlerat mjedisore komplekse por dhe ato shpirtërore, të vlerave kombëtare dhe individuale. Ky shërbim duhet të përfshijë dhe menaxhimin e kompleksit në shërbim të vizitorëve e turistëve të vendit dhe të huaj. Kur flitet për vizitor e turist duhet gjykuar për kufirin komercial të këtij “shërbimi”. Vlerësimi i të tillë “mjedis” identifikon, përshkruan dhe vlerëson efektet direkt të aktivitetit te njerëzit në elementet shpirtëror në terrenin dhe ndërtimi tij dhe ndërveprimin e këtyre faktorëve me trashëgiminë kulturore. Subjekti “Kl&N” shpk, me administratore Bukuroshe Alushi, ushtron aktivitetin e mirëmbajtjes së Varrezave të Dëshmorëve të Kombit prej 20 vitesh. Qëllimi i aktivitetit nga subjekti “Kl&N” është mirëmbajtja e Varrezave të Dëshmorëve të Atdheut Vlorë, menaxhimin e varrimeve të reja sipas statusit që do të kenë varrime të reja ose zhvendosje të eshtrave nga varrezat publike të Qytetit Vlorë ose Njësive Administrative, të personave të veçante që marrin statusin Dëshmorit të Atdheut, sipas ligjit dhe vendimeve, mbajtja në gjendje të vizitueshme të Varrezave të Dëshmorëve të Kombit, në gjithë tërësinë e tyre, referime (shërbim ciceroni), ndriçim, mjedis etj.

Roli i Bashkisë Vlorë

Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të Rrethit Vlorë janë nën juridiksionin e Bashkisë Vlorë. Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, ndodhen në lindje, përball Memorialit të Pavarësisë që ndodhet në Sheshin e Flamurit. Në jug të varrezave ndodhet Kodra e Guzum Babait, në distancë 1000 m, me pamje direket me njëra tjetrën. Në veri, shtrihet Lagja më e vjetër e qytetit të Vlorës, Topana. Në veriperëndim të Sheshit të Flamurit shtrihet Lagja Muradie, nëpër të cilën kalon rruga “Justin Godar”. Nëpër këtë rrugë ka hyrë për në vendin ku u ngrit Flamuri në vitin 1912, Ismail Qemali dhe Isa Buletini. Aktualisht kjo rrugë po i nënshtrohet një rikualifikimi rrënjësor për ta çuar në identitet. Në qendër ndodhen dhe themelet e Vlorës së vjetër. Nga Varrezat e Dëshmorëve duken një sërë objektesh ikonik të qytetit të Vlorës, si Xhamia e Muradies, Shtëpia e Eqerem Bej Vlora, Varri Memorial i Ismail Qemalit, Banka Kombëtare, si dhe objekte të tjerë me vlera historike. Varrezat nuk kanë rrethim. Hapësirën e vendit ku janë të vendosur varrezat e mbyllin dhe e “mbrojnë” rrethimet e banesave private katërshe veçanërisht në jug dhe veri. Banorët kalojnë nëpër varreza për të shkuar në banesat e tyre në lindje, ose që janë në kufi me varrezat. Aktualisht nuk ka dhe një sistem sigurie, porta, kamera etj. Për të bërë të mundur plotësimin e kushteve për shërbimin që ofron kompleksi i Varrezave të Dëshmorëve të Kombit të Rrethit Vlorë, duket gati imediate një rikualifikim total i gjithë kompleksit në këto drejtime: ndërhyrje të studiuar për ta çuar këtë kompleks në destinacionin që ka promovimin vlerave kombëtare duke respektuar të rënët dhe ata që kanë bërë sakrifica madhore për Atdheun. Turistifikimi i zonës, për të bërë të mundur bërjen e kompleksit të vizitueshëm dhe të frekuentuar në mënyrë konstante (gjatë gjithë vitit), gjykohet se kërkohen ndryshime manaxheriale të situatës. Ndërtimin e një harte të ndarjeve e parcelave. Ndoshta lista e minibroshura. Nxitjen e “fabrikimeve” ikonografike të kompleksit. Ndërtimi i një rregullore të administrimit të kompleksit. Duhet një rrethim në përshtatje me destinacionin e tij në harmoni arkitekturore me Varrezat e Dëshmoreve. Për pengimin e kalimit të njerëzve nëpër varreza, duhen porta në hyrje dhe dalje. Varrezat në gjykimin paraprake duhen të kenë porta, të kompozuara në harmoni me kompleksin. Ndërhyrje estetike në shkallët mbajtëset, krijimin e një ikonografike që në hyrjen e saj, rikonstruksione të rrugicave për vizitorët, sipas një projekti të studiuar, ndërhyrje në rrjetin e ndriçimit. Shtrirja e një rrejti ndriçues në gjithë zonën duke krijuar një panoramë të harmonizuar me atë të Sheshit të Flamurit. Ndriçim dekorativ në çdo parcelë sipas një projekti të studiuar. Kjo do të jetë në shërbim të turistëve dhe vizitorëve duke e ndryshuar krejtësisht panoramën nga e vëzhguar nga Sheshi i Flamurit. Ndriçues në gjithë zonën duke krijuar një panoramë të harmonizuar me atë të Sheshit të Flamurit. Të gjitha këto të dhëna deh të tjera më të detajuar janë të përshkruar në studimin e inxh. Aulona Gjikaj. Në kuadrin e 75-vjetorit të çlirimit të atdheut, por edhe të 100-vjetorit të Luftës së Vlorës 1920 është në nderin dhe prestigjin e Bashkisë Vlorë që këto varreza të dëshmorëve të marrin një pamje më të bukur dhe madhështore. Bashkia ka dhe një ndihmesë të madhe nga Organizata e Dëshmorëve të Vlorës e cila, nga veprimtaria dhe përkushtimi është nga më të dalluarat në shkallë vendi.