Ngec procesi i numërimit, këto janë tre Bashkitë që s’kanë hapur asnjë kuti

545
Sigal

Kur është mbyllur procesi i numërimit të votave në më shumë se 25 Bashki të vendit, dhe është duke ecur me shpejtësi në shumë qytete të tjera, ka tre Bashki që derimë tani nuk është numëruar asnjë fletë votimi.

Kështu në Shijak numërimi pritet që të fillojë sot në orën 10:00, për shkak se pritet mbërritja e vëzhguesve të OSBE-së që do të duhet të monitorojnë procesin.

Në Kurbin nuk ka nisur procesi për shkak se kandidati i Bindjes Demokratike, kërkon që të ketë numëruesit e tij në KZAZ.

Një tjetër Bashki që ka pasur vonesa në procesin e numërimit të votave është ajo e Peqinit, ku pritet që të përfundojë procesi për Bashkinë e Elbasanit, dhe më pas të njëjtit numërues të numërojnë dhe votat për Peqinin.