Prof.Alqi Naqellari: Karl Marksi vlersohet nga vepra e tij dhe jo nga socializmi i Stalinit dhe Enverit

562
Sigal

Marksi vlerësohet nga vepra e tij dhe jo nga socializmi i Stalinit dhe Enverit

                                                Alqi Naqellari

Konsiderata mbi veprën e Karl Marksit

Pak mendimtarë janë shpallur të parëndësishëm dhe të vjetëruar me një frekuencë të tillë si Karl Marks. Pa u mbushur një dekadë që nga vdekja e tij, kritikët e institucioneve njoftuan vdekjen e teorisë së tij. E megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të tyre më të mira për ta varrosur, fantazma e Marksit vazhdon të ndjekë kundërshtarët e tij më shumë se një shekull pas vdekjes së tij.

Ndërsa cikli i lulëzimit dhe shpërthimit të kapitalizmit global vazhdon të zgjerojë pabarazinë në të gjithë botën, një brez i ri po zbulon se problemet që Marksi trajtoi në kohën e tij janë jashtëzakonisht të ngjashme me ato tona (Alex Callinicos A. Idetë revolucionare të Karl Marks). Callinicos demonstron se idetë e Marksit kanë një rëndësi të qëndrueshme për aktivistët e sotëm që luftojnë kundër varfërisë, shtypjes, shkatërrimit të mjedisit dhe padrejtësive të tjera të shumta të sistemit kapitalist. Megjithë përpjekjet e tyre më të mira për t’i shpallur ato të vdekura me çdo mënyrë, kritikët e krijimit nuk kanë arritur t’i zbresin idetë e Karl Marksit në koshin e plehrave të historisë. Eksperimenti me socializmin shtetëror, që shumë ekonomistë e filozofë theksojnë se bazohet te Manifesti i Marksit dhe Engelsit, ka dështuar. Teoricienët e socializmit të lindjes, që nga Shqipëria e deri në Rusi janë diskredituar. Po a është hedhur poshtë teoria, si rrjedhim i këtij dështimi? Fakti është se, deri tani, nuk është gjetur asnjë alternativë funksionale për një rend ekonomik që mbështetet te efikasiteti i tregut dhe prona private, dhe që ka rezistuar në praktikë. Marksi ishte më shumë analist sesa udhëheqës. Analizat e tij, kudo në botë, ende tërheqin vëmendje dhe janë në diskutim. Sot flitet për marksizmin modern. Më shumë se çdokush tjetër, Marx-i rriti vetëdijesimin për rreziqet dhe krizat e kapitalizmit të pakufizuar. Në dekadat pas vdekjes së tij, qeveritë borgjeze prezantuan reforma të shumta të dizajnuara për të përmirësuar standardet e jetesës së njerëzve që punojnë, përfshirë ligjet e punës, legjislacionin mbi pagën minimale dhe përfitimet e mirëqenies, të cilat do të ishin etiketuar “socializëm” në kohën e Marksit. Po si duhet klasifikuar Marksi? Për veprën e Marksit janë shkruar me qindra artikuj e dhjetra libra nga mbarë bota lindore dhe perëndimore. Më poshtë po japim disa vlerësime për figurën e tij, duke mos harruar se është një nga filozofët më të vlerësuar në botë së bashku me Smith-in dhe Keyn-in. Marksi renditet i dymbëdhjeti në njëzet filozofët më të vlerësuar të botës pas Akuinit, Aristotelit, Konfucit, Dekartit, Emersonit, Fukosë, Hjumit, Kantit, Kierkegard, LaoTzu, Xhon Lokut dhe Makiavelit. (20 Major Philosofers & Their Big Ideas by TBS Staff, September 2021). Sipas tyre idetë e mëdha të Marksit kanë qenë:

“Mbrojti një pikëpamje të quajtur materializëm historik, duke argumentuar për çmitizimin e mendimit dhe idealizmit në favor të njohjes më të afërt të veprimeve fizike dhe materiale që formojnë botën. Argumentoi se shoqëritë zhvillohen përmes luftës së klasave dhe se kjo përfundimisht do të çonte në shpërbërjen e kapitalizmit; Kapitalizmi i karakterizuar si një sistem prodhimi në të cilin ka konflikte të qenësishme interesi midis borgjezisë (klasës sunduese) dhe proletariatit (klasës punëtore), dhe se këto konflikte janë krijuar në idenë se këta të fundit duhet të shesin punën e tyre në formën e pagave që nuk ofrojnë asnjë aksion në prodhim”. Nga një listë e ngushtë prej njëzet mendimtarëve më të njohur në fushën e filozofisë , më të respektuar dhe më me ndikim, të propozuar nga auditori In Our Time, Karl Marx është votuar si Filozofi më i Madh i të gjitha kohërave (BBC Radio 4, Data: 13.07.2005), Marksi mblodhi 28 për qind të 30,000 votave të hedhura,”Marksi bëri një dallim bazë midis formës shoqërore dhe përmbajtjes materiale … Në fillim të shekullit të 19 -të ajo që u ndryshua ishte bujqësia, në fund të shekullit të 19 -të industrializimi. Tani është dixhitalizimi. Të gjitha këto kanë ndryshuar nga ana e përmbajtjes së materialit, por forma shoqërore, për të qenë një mall, mbetet gjithmonë e njëjtë, (Heinrich, anëtar i “Leximi i ri gjerman i Marksit “).

-Kancelari gjerman Ëilly Brandt kur shkoi për vizitë në shtëpinë e Karl Marx-it në Trier në vitin 1997: ”Marx-it i jepet haku më mirë duke e rrëzuar nga piedestali i tij, qoftë kjo në kuptimin pozitiv apo negativ. Sido që ta paraqesin apo të duan njerëzit të jetë Marksi, kërkimi i lirisë, çlirimi i njeriut nga robëria dhe varësia e skajshme ishte motivi kryesor i mendimit dhe veprimit të tij”.

-Anthony Curtis Adler. Marksi ishte një nga mendimtarët më të mëdhenj të shekullit XIX. Unë madje do të shkoja një hap më tej. Ai është një nga mendimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, edhe pse një pretendim i tillë shkon kundër bazës së mënyrës së të menduarit të Marksit. “Marksi ishte një nga më të mëdhenjtë. Lexojeni atë. Mos më besoni mua”.  “Marksi ishte një mendimtar i madh sepse e kuptoi se filozofia duhej të bëhej diçka ndryshe nga sa ishte; diçka ndryshe nga thjesht një kritikë filozofike e teologjisë, apo edhe një kritikë filozofike e filozofisë … Ai e kuptoi se filozofia duhej të bëhej diçka jo-filozofike; praksis dhe jo teori… “Filozofët e kanë interpretuar botën vetëm në mënyra të ndryshme; megjithatë, çështja është ta ndryshojmë atë”. (Anthony Curtis Adler. Princeton A.B., Northëestern Ph.D. Professor and Author)

– Isabel Monal. “Marksizmi nuk është tejkaluar” nga ndonjë teori tjetër socio -ekonomike ekzistuese”. Marksizmi nuk është i shkruar me gurë, përkundrazi, është një punë në progres, “në evolucion të përhershëm me korrigjime, pasurim dhe përvetësim të njohurive të reja” të marra nga studimet dhe përvojat e fundit historike”, (Isabel Monal, filozofe kubaneze).

– Jason Barker. “Marksi … nu

k ofron një formulë të vetme për miratimin e ndryshimeve shoqërore. Por ai ofron një test të fuqishëm të acidit intelektual për ndryshim. Mbi këtë bazë, ne jemi të destinuar të vazhdojmë ta citojmë atë dhe të testojmë idetë e tij derisa lloji i shoqërisë që ai u përpoq të krijojë, dhe që numri në rritje prej nesh tani e dëshirojmë, më në fund u realizua”. (Jason Barker, profesor i asociuar i filozofisë në Universitetin Kyung Hee në Korenë e Jugut dhe autori i romanit “Marksi kthehet”).

-Wolfgang Gehrcke, nënkryetar i DIE LINKE në Bundestag dhe anëtar i ekzekutivit të partisë të DIE LINKE, ka theksuar se pas krizës së 2008: “Shumë njerëz shkuan në bibliotekë dhe librari, dhe thënë të lutem më jep një Manifest Komunist, ose një Das Kapital … Ata donin të lexonin diçka për Marksin,” “Gjithashtu në partinë tonë, njerëzit thanë ju lutemi lexoni edhe një herë Marksin; ne duhet të shikojmë në shoqërinë e Gjermanisë dhe Evropës,”. “Hendeku gjithnjë e më i madh midis të pasurve dhe të varfërve me sa duket ka ringjallur interesin publik për idealet komuniste”. “Ndoshta ndonjëherë ne mendojmë se kjo është vetëm një histori e vjetër, por jo, ajo ka një jehonë të vërtetë, një rezonancë të vërtetë edhe për sot, dhe të rinjtë e vlerësojnë atë,” .

-Raoul Peck, drejtor i “The Young Karl Marx” theksoi për Xinhua se “… të menduarit marksist mbetet një instrument perfekt për të kuptuar botën sot”. “Çdo ditë, ka një artikull mbi Marksin. A është Marksi i vjetëruar apo jo? Ne e kuptojmë se Marksi është i rëndësishëm për sa kohë që ekziston një shoqëri kapitaliste,”

– Heinrich Boll. Laureati Nobel i letërsisë i vitit 1972, shkrimtari gjerman Heinrich Boll ka thënë se: “… pa lëvizjen e punëtorëve, pa socialistët, pa mendimtarin e tyre Karl Marks, më shumë se pesë të gjashtat e atyre që jetojnë sot do të jetonin ende në një gjendje të shurdhër, në gjysmë skllavëri…”. Megjithëse ai ishte kritiku më i ashpër i sistemit kapitalist, Marksi e kuptoi se ky sistem ishte shumë më produktiv se sistemet e mëparshme ose alternative ekonomike. Por, ashtu si Adam Smith dhe David Ricardo para tij, Marksi parashikoi se për shkak të dëshirës së pakufizuar të kapitalizmit për fitim nëpërmjet konkurrencës dhe përparimit teknologjik për të ulur kostot e prodhimit, norma e fitimit në një ekonomi do të binte gjithmonë me kalimin e kohës. “Karl Marksi transformimin e domosdoshëm të shoqërisë kapitaliste në shoqërinë socialiste e nxjerr fund e krye dhe vetëm nga ligjet ekonomike të lëvizjes së shoqërisë modern”(Lenin I.V. 1948). Marksi e shikonte bazën e ardhjes së socializmit te “socializimi i punës, dhe socializimi i punës do ketë pasojë “shoqërizimin e mjeteve të prodhimit”, “shpronësimin e shpronësonjësve”. Si faktor tjetër të ardhjes së socializmit Marksi shikonte “rritjen kolosale të rendimentit të punës”.  Pjesë nga traktati politik “Manifesti Partisë Komuniste” dhe nga “Programi i Partisë Komuniste Gjermane”. Një koncept kyç në teorinë e Marksit është “prona” dhe pronësia, veçanërisht mbi mjetet e prodhimit. Pronësia private është tipar i shoqërive kapitaliste me klasa. Sipas tij pas revolucionit proletar prona private do kthehej në pronë shtetërore. Kur shkruan Manifestin Komunist, Marksi dhe Engelsi shpjeguan sesi ata mendonin se kapitalizmi ishte i paqëndrueshëm dhe se si shoqëria kapitaliste që ekzistonte në kohën e shkrimit do të zëvendësohej përfundimisht nga një socialiste. Në pjesën II të Manifestit thuhet: “Megjithatë në vendet më të përparuara mund të zbatohen pothuajse kudo masat, që vijojnë;

  1. Çpronësimi i pronës tokësore dhe përdorimi i rentës tokësore për mbulimin e shpenzimeve shtetërore.
  2. Tatimi i lartë progresiv.
  3. Heqja e të drejtës së trashëgimit.
  4. Konfiskimi i pasurisë të gjithë emigrantëve dhe gjithë rebelëve.
  5. Centralizimi i kreditit në duart e shtetit nëpërmjet një banke kombëtare me kapital shtetëror dhe me monopol të plotë.
  6. Centralizimin i të gjitha mjeteve të transportit në duart e shtetit.
  7. Shtimi i numrit të fabrikave shtetërore, të veglave të prodhimit, përvehtësimi i tokave djerr dhe përmirësimi i tyre sipas një plani të përgjithshëm.
  8. Detyra e barabartë për të gjithë që të punojnë, krijimi i ushtrive industriale, sidomos për bujqësinë.
  9. Kombinimi i bujqësisë me industrinë, masat për të zhdukur gradualisht kontrastin midis qytetit dhe fshatit.
  10. Edukimi publik dhe falas për të gjithë fëmijët. Ndalimi i punës së fëmijëve në fabrika në formën e sotme. Kombinimi i edukimit me prodhimin material, etj”. “… në vendet e zhvilluara kapitaliste, “punëtorët nuk kanë atdhe dhe se “bashkimi i përpjekjeve” të punëtorëve, të paktën të vendeve të qytetëruara “është një nga konditat e para për çlirimin e proletariatit”… “duke përmbysur me forcë gjithë rendin shoqëror ekzistues”.(Marks K. MPK).

Masat e mësipërme janë pjesë e Programit të Partisë Komuniste të Gjermanisë që nuk u hartua nga Marksi, por nga një grup pune i përbërë nga personalitete të kohës si Karl Shapper, H.Bauer, F.Engels, J.Mol, V.Volf.

            Kërkesat e Partisë Komuniste në Gjermani

  1. Gjithë Gjermania shpallet republicë e bashkuar dhe e pa ndarë.
  2. Përfaqësuesit e popullit do të marrin rrogë, në mënyrë që edhe punëtori të ketë mundësi të zëjë vend në parlamentin e popullit gjerman.
  3. Armatimi i përgjithshëm i popullit.
  4. Tokat e princërve dhe tokat e tjera feodale, të gjitha minierat, minat etj, bëhen pronë e shtetit. Këto toka do të punohen në dobi të mbarë shoqërisë, në përpjestime të mëdha dhe me anën e mjeteve ndihmëse më moderne, të këshilluara nga shkenca.
  5. Ipotekat mbi tokat e fshatarëve shpallen pronë e shtetit. Përqindjet për këto ipoteka fshatarët do t‘ia paguaajnë shtetit.
  6. Në ato qarqe ku është e përhapur qiraja e tokës, renta e tokës ose qiraja e tokës do t‘i paguhet shtetit si tatim.
  7. Shteti merr në duart e veta të gjitha mjetet e transportit: hekurudhat, kanalet, anijet, rrugët, postat etj. Ato bëhen pronë e shtetit dhe vihen në dispozicion të klasës së varfër.
  8. Kufizimi i të drejtës së trashëgimisë.
  9. Vendosja e një tatimi të lartë progresiv dhe heqja e taksave mbi sendet e konsumit.
  10. Ngritja e punishteve nacionale. Shteti u garanton gjithë punëtorëve mjetet e ekzistencës dhe merr përsipër të ndihmojë ata, që janë të pa aftë për punë.
  11. Arësimi i përgjithshëm popullor falas.

Është në interes të proletariatit gjerman, të borgjezisë së vogël, dhe të fshatarësisë të luftojnë me gjithë energjitë e tyre për t’i vënë në jetë masat e lart përmendura; …”. Marksi borgjezinë e mesme dhe të vogël, fshatarësinë i shikonte si aleatë të proletariatit dhe jo si klasa reaksionare.Nëse shikojmë arritjet e sotme të Gjermanisë shumë pak prej synimeve të programeve të mësipërme nuk janë zbatuar, dhe kjo në funksion të dinamikës së sistemit kapitalist, sepse vetë Marksi dhe Engelsi pranuan më vonë se një pjese të Programit të MPK i kishte kaluar koha. Parimet e Socializmit dhe Komunizmit Phillip Anthony O’Hara (Sipas The Contemporary Relevance of Karl Marx’s Heterodox Political Economy.). John Henry (2002) thotë se Marksi studioi kapitalizmin në detaje, ngaqë shqetësimi i tij ishte për zhvillimin e socializmit dhe komunizmit në të gjithë botën, edhe nëse ai shkroi pak për natyrën e socializmit dhe komunizmit në vetvete. Marksi gabimisht mendoi se kontradiktat e brendshme të kapitalizmit do të stimulonin në mënyrë endogjene institucionet dhe lëvizjet shoqërore që do të çonin në mënyrë të pashmangshme në një sistem më progresiv; megjithatë ai e kuptoi se ndryshimet historiko-institucionale do të çonin në stile të ndryshme të socializmit dhe komunizmit në të gjithë botën, kështu që hartimi i teorive dhe programeve të përgjithshme të detajuara mund të jetë i parakohshëm (O’Hara 2000, kap. 3). Marksi mendoi se strategjia më e mirë për komunizmin ishte të fillonte me punëtorët që merrnin pushtetin në lartësitë komanduese të politikës, ekonomisë dhe shoqërisë, përmes një kombinimi të mjeteve revolucionare dhe parlamentare. Pastaj duke vënë në praktikë një program kalimtar, të tillë si ai i diskutuar në Manifestin Komunist të vitit 1848, socializmi i drejtuar nga shteti mund të evoluojë drejt komunizmi, ndërsa shteti thahet dhe hegjemonia e proceseve kolektive ndikon në zakonet dhe institucionet. Nga viti 1872 Marksi dhe Engelsi pranuan se, ndonëse parimet e përgjithshme janë të sakta, disa elementë të Manifestit “në praktikë janë të vjetëruar”, dhe shtuan: “Por atëherë, Manifesti është bërë një dokument historik, të cilin ne nuk kemi më asnjë të drejtë për të ndryshuar ”(Marks dhe Engels 1872, 54).