Pas Durrësit,Fierit e Lushnjes, Patosi ka rënë në rrjetën e mafies së inceneratorëve

210
Sigal

Qeveria miraton VKM për t’i ardhur në ndihmë bashkisë në përballimin e kostos financiare.

Bashkia e Durrësit rihap “tenderin” për mbetjet , por katërfishon fondin duke e çuar nga 2.5 në 10 milionë euro

Depozitimi i mbetjeve urbane të qytetit të Durrësit ka sjellë një nga vendimmarrjet më të dyshimta të pushtetit lokal: dhënien e miliona eurove koncesionarit të Sharrës. Një vendimmarrje që Emirjana Sako po mundohet që ta marrë me sa më pak dëme për veten dhe njerëzit e afërt. Por, në “ndihmë” i ka ardhur edhe qeveria, e cila ka miratuar një VKM që e ndihmonte këtë bashki në përballimin e kostos financiare.

Megjithatë, sa vjen dhe laku po ngushtohet, pasi gjithkush po mundohet të “lajë gojën”. Para pak ditësh, u publikua një investigim se Bashkia e Durrësit kishte hapur një tender me vlerë rreth 2.5 milionë euro për depozitimin e mbetjeve. Një tender i thënçin, pasi nuk do të bëhej asnjë procedurë e tillë, pasi ishte parashikuar një marrëveshje. Por, vetëm pak ditë më parë, ky “tender” u anulua. Arsyeja? Ndoshta shuma prej 2.5 milionë eurove nuk i ka bindur

 

Teksa zjarri në fushën e mbetjeve të Bashkisë Patos vazhdon që prej mesditës të së martës zyrtarët vendor kanë nisur bisedimet me përfaqësuesit e inceneratorit të ngritur në Fier. “Komunikuam me drejtuesit e inceneratorit për të kaluar mbetjet urbane për në incenerator presim dhe marrëveshje po  duhet një marrëveshje me ministrinë dhe prefekturën se është në rang qarku”.

Sekretari i përgjithshëm i bashkisë së Patosit Shkëlqim Beqiraj nuk dha më shumë informacion se nga bisedimet me përfaqësuesit e “Integrated Technology” u diskutua apo jo tarifa e përpunimit të plehrave apo dhe sasia që marrin përsipër. Pas Fierit e Lushnjes, duket se edhe qyteti i Patosit ka rënë në rrjetën e mafies së inceneratorëve. Duket se dhe Bashkia e Patosit ndjek skenarin e Bashkisë së Fierit që kur fusha e mbetjeve një muaj më parë mori zjarr u kujtuan të bëjnë marrëveshje me koncesionarin “Integrated Technology”.

Edhe në këtë qytet është përdorur e njëjta skemë, fusha e mbetjeve është përfshirë nga flakët dhe tymi toksijk ka mbuluar të gjithë zonën duke rrezikuar rëndë jetën e qytetarëve, e duke krijuar terrenin për të parë inceneratorin e Fierit si e vetmja zgjidhje. Tymi i dalë prej zjarrit ka ndotur atmosferen e fshatrave Belinë, Sheqishte, Verbas, Frashër dhe Zharrëz pasi ndodhen brenda perimetrit e pranë kësaj fushe mbetjesh në Marinzë.

 

Por siç dyshohej, zjarri i vendosur në fushën e mbetjeve ka qenë i qëllimshëm, e kjo konfirmohet edhe nga Bashkia Patos që bën me dije se kanë nisur negociatat me kompaninë e Klodian Zotos për dërgimin e mbetjeve në incinerator.

Eksperti i mjedisit njëherësh dhe banor i zonës thotë se mbetjet s’mund të fiken me ujë.

“Gjithë natën zjarrfikësit kanë punuar por zjarri nuk është shuar. Banorët janë të shqetësuar prej tymit. Duhet një zgjidhje si për fushën e mbetjeve në Fier. Të hidhet dhe që të fiket” tha eksperti i mjedisit Qani Rredhi.

Pas ankesës së ambientalistit nisi dhe mbulim me dhe I mbetjeve disa vjeçare. Pasditen e së martës zjarri ra fillimisht në një sipërfaqe me ullinj e më pas u përhap në fushën e mbetjeve. Flakët pas disa orësh u vunë në kontroll por gjatë natës dhe ditës së sotme për shkak të erës u përhapën sërish.