Osman Murati,ish-ministër i Tregtisë: Duhen fakte dhe jo letra e defter bakallësh të mykura në kasaforta

1084
Sigal

Edhe kjo i duhej Nexhmije Hoxhës që t’i fryjë një zjarri përçarje midis nesh se pak u dërrmuam deri me tani!!

Si të  veprojmë ? “Ta mbyllim gojën dhe të mbyllim veshët” se na përgjojnë, apo të flasim hapur siç na mësoi partia?

Duhen fakte dhe jo letra e defter bakallësh të mykura nëpër kasaforta për të denigruar Mehmet Shehun

 Nga Osman Murati-ish ministër i Tregtisë së Brendshme

 E përfundova së lexuari librin e fundit të shoqes Nexhmije Hoxha. Më pëlqeu, shkruar bukur si shkrimtare, me fakte dhe rrethana historike të jetës dhe veprimtarisë së saj me Enver Hoxhën…

Do të mendohem dhe  nëse do të kem ndonjë kundërshti, veç atyre që i jam përgjigjur flak për flak në fb, do ti shkruaj më vonë. Megjithatë, duke” i besuar” qëndrimeve të N. Hoxhës, përsa shkruan në librin e saj po më ngacmojnë dhe po hedh disa fakte  të  qëndrimeve te kundërta j  që po mbahen ndaj argumentave që jepen në këtë libër ndaj Shokut  HYSNI KAPO dhe  ish Kryeministrit Mehmet Shehu. Kundërshtitë po bëhen nga shoqia e nderuar dhe e respektuar Vito Kapo (gruaja e Hysni Kapos ) që e njoh mirë si  ish anëtare e KQ të PPSh-së, ministre, etj, etj dhe  ish-Drejtorit të zbulimit në Ministrinë e Jashtme, zotit Perlat Çaushit, i cili ka punuar në këtë ministri në këtë funksion deri në vitin 1981-82. Dy figurat e mësipërme hedhin poshtë mendimet dhe  qëndrimet e mbajtura nga Nexhmije Hoxha veçanërisht ,për vdekjen e Hysni Kapos dhe vetëvrasjen e Mehmet Shehut që dhe përbëjnë gati dy kapituj të rëndësishëm të ketij botimi…

  • Shoqja VITO, në gazetën “X” dt 5-shkurt 2020, ndër të tjera nënvizon se : “Në spital. (Paris) Hysniun e vranë me armë. Që nga momenti që erdhi Ramizi (Alia) në Paris, Hysniut  nuk i bënë asgjë tjetër,veçse analiza, dhe analiza pa marrë vesh se çfarë po nxirrnin ato analiza”…… “Nexhmija më ka goditur, s’ishte dashamirëse me mua”. …..”Pas vdekjes se Hysniut,mua më vunë spiunë. më vinin njëherë në javë, më pyesnin  si ia bën me këtë si ia bën me këtë për çështje pune, më provokonin me emra të përveçëm, ky nuk është i mirë, ky ka këtë defekt që unë të shprehesha dhe të mbaja qëndrim. Donin të më vinin kundër shokëve dhe partisë, donin të dinin nëse unë isha kundër Mehmet Shehut pas ‘ikjes së Hysniut. Dhe kuptohet se kërkohej një kundërvënie imja ndaj Mehmet Shehut “.

2-Zoti Perlat Çaushi, në një të përditshme dt.7dhe 10 shkurt 2020, e më tej edhe në librin e tij, thekson hapur dhe pa doreza,se  nuk ka asnji dekument, deri ne ditën që është vrarë  apo vetvrarë Mehmet Shehu  që të jetë firmosur prej tij si agjent i ndonji zbulimi të huaj apo të ketë marrë para prej tyre. Simbas këtij autori kompetent  i zbulimeve të huaja që i ka kaluar nëpër duart e tije të gjithë dekumentet që hidhet dyshimi që “implikojnë” M. Shehun si agjent janë të falsifikuara jo reale dhe” qesharake”, për nga mënyra se si janë lidhur e stisur si në “tabllonë sinoptike ” të Enverit dhe në shpjegimet e Nexhmies ne librin e saj. Për të mos u zgjatur më shumë me citate  përralla e broçkulla ,”populli nuk i han sapunin për djathë”. Kurthet janë bërë për t’i hapur rrugë “Hrushovit shqiptarë ” që të vihet në krye të ish PPSH-së që  dhe zonja Hoxha e paska mbështetur atë ne terapinë e shokut që kaloi Shqipëria në përmbysjen e sistemit socialist si dhe në asgjësimin e Partisë  për të mbështetur “demokracine “berishiane . Më e turpëshme ,mendoj unë, është fakti se në atë libër ,nuk thuhet asnji fjale ,për shkrimtarin e kohës , zotin D. Agolli i cili e fundosi figurën e udhëheqësit Hoxha, aq sa  na “‘këshilloi” edhe ne delegatëve të kongresit të 10-të PPSh-së  ,”largohuni nga kjo erë e keqe”. Lutem më thoni ju shokë dhe miq të fb, çfarë qëndrimi të mbaj unë ndaj autores së këtij botimi??.

A duhet peshuar çdo fakt dhe dokument më thonë disa lexues ?

Si ekspert kontrolli, theksoj se që  ti vësh kujtdo nofkën “agjent i shitur tek të huajt armiq”,o se sabotator i shtetit dhe ekonomisë me pasoja për popullin dhe atdheun duhen fakte konkrete (një + një =dy)..deri në këtë çast që po lexojmë dy gazetat “X” dhe” Y”, nuk ka asnjë fakt konkret që Mehmet Shehu, të ketë qene agjent i të huajve i cili  deri me dt 17dhetor 1981 ka qenë kryeministër, ministër i Mbrojtjes dhe sekretar i Komitetit Qendror të PPSH-së. lutemi kujtëdo qytetari të publikojë fakte konkrete që M Shehu  ka shitur, ose dhënë sekrete të shtetit shqiptarë me pasoja për atdheun dhe popullin  shërbimeve sekrete  inteligjente të botës kapitaliste dhe revizioniste. Nuk bëhet një kryeministër agjent me hamendësime “tabllosh sinoptike” (me ndoshta ) të dhëna para 20 e sa vitesh me copa letrash agjenturash. Strategjia e armikut është të fus përçarje atje ku gjen pikën e dobët ne udheheqiet e shteteve kundërshtare. Marrëzi shqiptare.!  Kam qenë katër vite kryetarë  i Inspektimit të Shtetit  dhe i degës së ankesave të Këshillit të Ministrave dhe po të merreshim me thënjet e letrave anononime që i vinin qeverisë (kryeministrit dhe disa që na vinin për verifikim nga KQ, i PPSH) jo më pak se 30 përqind të popullsisë do t’i kalonim për ndjekje penale. Budallallëqe! M Shehu kurrë nuk ka dhënë ndonjë porosi të veçantë tendencioze për të dënuar askënd. Ndryshe unë ose kolegët e mijë para dhe pasardhës të atij funksioni  do të shkonim  në litarë. Fakte, duhen fakte dhe jo letra e defter bakallësh të mykura nëpër kasaforta për të denigruar Mehmet Shehun,ose cilindo qytetarë se një ditë të bukur  denigrohesh  në gjyqe sot.. Mos flitni dhe mos shkruani hamendësime sepse shkruesi i veprës që po lexojmë ka patur dhe ka qëllime të largëta,  për të ngritur tradhtarin e Partisë së Punës së Shqipërisë me fakte Ramiz Alinë që e eliminoi PPSH-në e Enver Hoxhës dhe e barazoi me organizatën e gruas dhe Bashkimet Profesionale  në ditët më të vështira të saj pa e pyetur anëtarësinë e saj. A ka krim më të madh se ky për partinë ?! Dëngla!! Ju lutem mjaft me përçarje në popull se e shkatërruam Shqipërinë. Edhe kjo i duhej Nexhmije Hoxhës që t’i fryjë një zjarri përçarje midis nesh se pak u dërrmuam deri me tani!!