Një vit pa Kujtim Gjonaj: “Mjeshtri i Madh” ka rreth 150 filma dokumentarë

300
Sigal

Në krijimtarinë e tij “Mjeshtri i Madh” ka rreth 150 filma dokumentarë

Albert Z. ZHOLI

Dje në Muzen Kombëtar me rastin e 1-vjetorit të ndarjes nga jeta famija dhe miqtë orgnizuar një ditë përkujtimi për regjizorin dhe skenaristin e madh Kujtim Gjonaj. Në këtë takim përkujtimor merrnin pjesë pjesëtarë të familjes, regjisorë, aktorë, skenaristë, poetë, shkrimtarë, intelektualë nga fusha të ndryshme. Këtë aktivitet e moderoi e mirënjohura Silvana Braçe. Në takim folën shumë intelektualë ku mund të veçojmë skenaristin Enver Kushi, historianin Dorian Koçi, aktorim e madh Luftar Paja dhe shumë miq të tij.

Kush ishte Kujtim Gjonaj?

 Kujtim Gjoni (Gjonaj) është skenarist, regjisor i filmave dokumentarë dhe vizatimorë, producent dhe botues shqiptar. Kujtim Gjonaj ka lindur në 13 nëntor të vitit 1946 në qytetin e Tiranës. Në vitin 1968 mbaron studimet e larta në Universitetin e Tiranës: Dega Gjuhë – Letërsi dhe po atë vit fillon punën si redaktor i skenarëve të filmave dokumentarë në Kinostudion “Shqipëria e Re”. Në vitin 1974 kalon si regjisor në sektorin e filmave dokumentarë duke shkruar edhe shumë nga skenarët e këtyre filmave.

Vlerësime

Përmendim këtu disa nga filmat dokumentarë me të cilat është vlerësuar me Çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Në vitin 1982 do të nderohet me Çmimin e II-të në Konkursin Kombëtar Letraro – Artistik për skenarin e filmit “Kryengritjet e Mëdha”, në vitin 1986 filmi “Më e madhja dashuri” do të vlerësohej si filmi më i mirë i vitit, në 23 prill të vitit 1990 filmi “Kështjella e Këngëve” do të vlerësohej me Kupën e Festivalit në Festivalin e VIII-të të Filmit dokumentar dhe vizatimor shqiptar, në vitin 1995 filmi “Shembja e idhujve” do të vlerësohej me Çmimin e I-rë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të shkurtër në Palermo (Palermo Film Festival), në vitin 1998 do të vlerësohej gjithashtu me Çmimin e I-rë në Konkursin e V-të Ndërkombëtar të Mesdheut të Filmit Dokumentar dhe Reportazhit (Premio Internazionale del Documentario e del Reportage Mediterraneo).

Jeta profesionale

Në filmin artistik ai ka shkruar katër skenarë, përmendim këtu skenarin e filmit “Thirrja” që do të ishte dhe skenari i tij i parë në filmin artistik në vitin 1976, filmat “Ata ishin katër” dhe “Cirku në fshat” në vitin 1977, filmin “Këshilltarët” në vitin 1979. Pas viteve 90’ Kujtim Gjonaj ka qenë për një kohë Drejtor i Alba Filmit dhe më pas krijoi një shtëpi prodhuese filmike, “Bota Shqiptare”, ndërmjet të cilës vazhdon krijimtarinë e tij profesionale. Kjo shtëpi prodhuese është edhe një shtëpi botimi ma anë të së cilës botuesi Gjonaj prodhon biografitë e figurave të shquara të kombit si Ali Pasha TepelenënFaik KonicaJeronim De RadaNaim FrashëriNënë TerezaSulejman Pitarka (Artist i Popullit)), etj. Këto biografi i shërbejnë më pas si bazë për skenarët e filmave dokumentarë mbi këto figura. Me dokumentarin “Enciklopedi që ecën më këmbë”, Kujtim Gjonaj do të vlerësohej me Kupën e Festivalit XII-të të filmit dokumentar shqiptar të mbajtur në Tiranë në vitin 2006.

Frymëzimet e tij natyrale

Shiu e magjepste. Kur rigon qetë- qetë ka atë bukurinë e vet. Siç ka bukurinë e vet dhe kur është shi me tërsëllimë dhe ti je në shtrat apo pranë zjarrit dhe ai troket në llamarinë apo çati, me atë troshitjen të jep një ndjenjë dremitjeje, kënaqësie dhe qetësie të brendshme. Kur ka ato shpërthimet gulçoze që sjellin viktima e tragjedi njerëzore atëherë të tremb dhe të krijon ndjenjë pasigurie. Ka bukurinë dhe trishtimin e këndshëm. Edhe dielli i këndshëm pranveror ka bukurinë e vet magjepsëse, po kur është përvëlues të bën të vuash. Natyra ka kompensimet e veta. Është si jeta e njeriut që ka gëzimet dhe hidhërimet e veta, kulmet dhe uljet. Ndaj stinët, fenomenet natyrore si shiu, breshëri, bora, tufanet, ngricat janë si jeta njerëzore. Shpesh njeriu e humbet këtë nocion kaq të fuqishëm dhe e harron. Një ndër dëshirat e tij më të hershme ka qenë të udhëtonte. Shqipërinë e njeh me pëllëmbë. Njeh të gjitha qytetet e Shqipërisë, ka shkelur në të gjitha rrethet, në të gjitha skajet. Vermoshi i largët me atë pranverën e vonë ku çelin kumbullat dhe kthehet në një fshat piktoresk me lëndina të mbushur me një bar erëmirë. Vende vende me njolla dëbore dhe kur çelin lulet e bardha të kumbullave krijohet një kënd marramendës dhe magjepsës ku e ndien veten si në parajsë. Ky fshat i vogël skajor të çon më pas në Plavë dhe Guci qytete alpinë me bukuri të mahnitshme. Plava ka dhe një liqen të bukur alpin. Nga skaji më verior, po të përshkosh tej për tej Shqipërinë, zbret poshtë në ekstremin jugor, në Konispol e pak me tutje si kapërcen ca kodrina të vogla dhe të buta del në Qaf Botë, pikë lidhëse me tokat shqiptare matanë kufirit. Nga ashpërsia e relievit malor e të zhveshur vetëm pak kilometra më poshtë të shpaloset panorama magjepsëse e Sarandës me detin që puth ëmbël bregun. Konispoli në dimër është i shkretë dhe here- herë të duket si i rrjepur dhe i ngrënë vende vende. Por, sapo ngrohet moti dhe çelin lulet merr një pamje tjetër dhe të duket si një oaz ngjyrash në shpatin e malit të zhveshur. Në skajin më lindor është fshati i Pustecit, buzë liqenit të Prespës, ose Mirasi siç i thonë, dhe më tutje ishulli i largët i Maligradit ku ka një kishë të shekullit 17-të ku mund të shijosh pikturat e Onufrit. Ishulli i Maligradit me kishën e tij të hershme, të tërheq vëmendjen me pikturat ngjyra-ngjyra, të vizatuara brenda saj. E ka xhiruar këtë kishë në vitin e largët 1984, kur realizonte filmin “Arti shqiptar në Mesjetë”. Ndjente kënaqësi dhe ruante mbresa të paharrueshme teksa filmonin dhe i vinin kishës rreth e qark me motobarkë. Nga Maligradi është hedhur në skajin më perëndimor, në ishullin e Sazanit ku kish shkuar për të bërë një reportazh për gazetën, e në qendër të shkrimit qenë marinarët e një nëndetëseje. Sazani është një ishull simpatik, një pikë turistike e mahnitshme…Bukuritë e truallit shqiptar s’kanë të sosur. Pra ngado të shkosh ka perla të mahnitshme natyrore. E gjithë Shqipëria është e bukur, por spikat lugina e Valbonës dhe lugina e lumit të Vjosës. Lugina e Vjosës ka dhe bukurinë e natyrës dhe historinë e të shkuarës. Është lumi më i bukur i Shqipërisë me ato zajet e bardha e ujin, që rrëshket i kaltër. Kurrë nuk turbullohet. Është një mrekulli. Atje ku buron e quajnë Aosa, shtrohet në Konicë dhe kalon mrekullisht mes maleve të Jugut. Malet shqiptare janë madhështore, hijerënda, të mbushura me legjenda e mite. Në malet e Veriut kanë lindur legjenda të jashtëzakonshme të trimave shqiptarë me zana, që flinin përrenjve. Malet e Veriut janë epike. I ka rastisur të shkojë në fshatra me bukuri mahnitëse, që sot shumë prej këtyre mrekullive janë masakruar. Të veçanta (tregonte) janë livadhet e Hamzës apo pishat e Tuçit të Pukës, Lura, Gjinari, Lini, Dardha, Voskopoja. Dhe pa dyshim fshatrat e Tepelenës: Mezhgorani dhe Progonati, Luzati dhe Lekdushi. Janë të mrekullueshme. Janë fshatra të pastër me kalldrëm e portikë harkorë që tre gojnë kulturë të lashtë. Bënça dhe lumi i saj me ujë të kristaltë. Dragoti buzë Vjosës, nga i cili ka origjinën dhe regjisori i madh, Sten Dragoti. Tepër të veçantë ishin për të zona e Zagorisë dhe Lunxhërisë në Gjirokastër. Shqiptarët si rracë janë rracë e mirë. Filmi dokumentar të jep avantazhin që kudo ku shkon për të xhiruar, gjen njerëz të veçantë. Para viteve 90 njerëzit i prisnin krahëhapur me shumë dashuri e respekt. Kinostudio ka patur gjithnjë një emër shumë të madh dhe tepër të dashur për masat e gjera të njerëzve. Kështu, fakti që vinin nga kryeqyteti, fakti që ishin kineastë, fakti që vinin nga ky institucion i bënte të nderuar e të respektuar në masën e madhe të njerëzve.