Nesip Kaçi: Joakim von Ribentrop – përfaqësues i partisë naziste me në krye Hitlerin

Nesip Kaçi 
Publicist


Sigal

-Kujtimet e tij Ribentropi në qeli gjatë Procesit të Nurenbergut.

– Si babai për ditëlindje, meqënëse dola ndër më të mirët e klasës, më bleu një violinë dhe që nga ai çast muzika zuri një vend të rëndësishëm në jetën time.

-Si takoi Ribentrop Adolf Hitlerin për herë të parë në gusht 1932. në Berlin, pas bisedimeve që ai pati me qeverinë Papen-Schleicler, ku nuk u arrit ndonjë marrëveshje. Hitlerit i propozuan postin e nënkancelarit, të cilin ai nuk e pranoi.

-Si emërimi i Joakim von Ribentrop ambasador i Gjermanisë, në Londër dha shënjën e një afrimi gjermano-anglez.

Kujtimet e tij Ribentropi i shkroi në qeli gjatë Procesit të Nurenbergut. Kam lindur më 30 prill 1893 në ëesel, qytet dhe kështjellë e lashhtë në brigjet e Rinit. Babai ka qënë kapiten i parë i artilerisë, kurse nëna vinte nga një familje çifligarësh me origjinë nga Saksa. Djepi i stërgjyshërve të mi është feudi i Ribentropit pranë Salzuflenit në rrethin e Detmoldit. Lumi Rin gjithmonë më ka magjepsur, në çdo rast jam ndier i pushtuar krejt prej tij.

Nga fëmijëria kujtoj kur vinte perandori Gijomi II  për vizitë  në  kështjellë  në  Vilhelmshohe, pranë Kaselit, përpara perandorit ushtarët viheshin “për nder armë” . Im vëlla, Lotari, dhe unë, armatosur me shpata druri, viheshim atëhere në rresht me ushtarët dhe i imitonim. Kur Gijomi II  po kalonte në revistë  rojen e nderit, ia plasi gazit tek na vuri re. Aq sa ishim me pamje serioze e luftarake, ishim po ashtu dhe qesharakë. Mirëpo kapiteni që ishte në krye të trupës u vrenjt. Me t’u larguar perandori, u vu në ndjekjen tonë  duke vringëlluar shpatën, im vëlla dhe unë ia mbathëm nga sytë këmbët dhe veç kopshti aty pranë na shpëtoi.

Nëna ndërroi jetë më 29 shkurt 1902. Pas kësaj, im at, që ishte ende i ri, u martua me Olga Margarete,  e cila na rrethoi të gjithëve me përkujdesje  të vëmendshme, njerka jonë e re dinte mrekullisht ta mbante  çelur portën e shtëpisë. Babai im ishte me nam si një oficer shtatmadhorie me karrierë të ndritur, ndonjëherë i ashpër por zemrën e kishte flori, i zgjuar, me kulturë të gjerë, nuk e njihte kompromisin. Babai për ditëlindje, meqënëse dola ndër më të mirët e klasës, më bleu një violinë dhe që nga ai çast muzika zuri një vend të rëndësishëm në jetën time. Që atëhere nuk e kam ndarë nga vetja violinën dhe i detyrohem asaj orë të tëra lumturie pambarim.  Violina më qetësoi për dhimbjen që më  shkaktoi vdekja e nënës,  violina  më vinte në ndihmë për të rizbuluar energji të reja  kur më ndodhte të vija  në pikëpyetje fatin e luftës.Në  procesin e  Nurembergut  me violinë dhe pranë saj kam gjetur prehje shpirtërore.

Frëngjishten e mësova në Grënoblë, ku ndoqa kurset e Shkollës së Lartë të Tregtisë dhe u thellova në njohjen e gjuhës frënge. Më 1909, kur isha gjashtëmbëdhjetë vjeç, një familje angleze, një mjek,që e quanin Dr. Grandage, na ftoi të dy vëllezërit në Londër. Donim t’i përforconim dijet  tona gjuhësore në një shkollë të kryeqytetit dhe të përgatiteshim  për profesionet tregtare.
 Në vjeshtën e vitit 1910, sëbashku me vëllain u nisëm nga Londra për në Kanada. Pas një qënndrimi të shkurtër në Kebek, u nisëm për në Montreal, ku miqtë kanadezë na pritën krahëhapur. Në fillim e kisha mendjen të rrija vetëm disa muaj në Kanada, po ja që ndenja atje plot karër vjet, deri sa shpërtheu lufta e parë botërore. Në Montreal fillova punë në një bankë, ku punova tetëmbëdhjetë muaj. Por pa pritur një sëmundje e rëndë do ta ndërpriste rrjedhën e këtyre veprimtarive. Piva qumësht  të pasterilizuar dhe më zuri tuberkolozi në njerën veshkë, pranndaj bëra një ndërhyrje kirurgjikale dhe ma hoqën  veshkën  e prekur nga tuberkulozi. Në atë kohë isha njëzet e një vjeç  dhe ato muaj më dhanë mundësi t’i hyja jetës së ethëshme të metropolit amerikan. Më pas iu futa gazetarisë, ky profesion i pasur me peripeci të çdo lloji, m’i zbuloi mekanizmat e mentalitetit amerikan : dinamizmin, nevojën për të kërkuar përherë të renë dhe ndjesinë. Edhe pse e shkurtër, ajo periudhë më ka lënë kujtime të pashlyeshme. Shpallja e Luftës së Parë  Botërore i dha befas fund qëndrimit tim në Kanada. Gjermanija më tërhiqte si me magnet. Miqtë nuk munguan të më sigurojnë se, me një  veshkë të hequr, siç isha, si një handikap i madh, as që do mund të më mobilizonnin ndonjë herë në luftë. Tek shkela me këmbë në tokën gjermane, ndjeja gëzim në shpirt :  mbritja ime në Naumburg, ku ndodheshhin prindërit e mi i çuditi pa masë. Im at, për të bërë të mundur të kurohej im vëlla që ishte i sëmurë rëndë, kishte marrë hua tek një bankë zvicerane dhe tani banka kërkonte të shlyhej. U në falë fitimeve të mia, isha në gjëndje t’i vija në ndihmë babait, duke i shlyer huatë në bankën zvicerane, i cili më falenderoi pa masë, falenderimi i tij për mua ishte shpërblimi më i madh. Pas një qëndrimi të shkurtër në shtëpi, u nisa për në Torgau, ku u regjistrova në kalorësinë 12 të husardëve, regjimenti i tim gjyshi nga nëna që më 1870, veç kur e pashë veten “husard”  (ushtar në kalorësinë e lehtë ) me uniformën blu. NJë muaj  pas futjes në ushtri, kontigjenti i parë i husardëve, e la Torgaun dhe shkoi në front. Duke menduar se formimi im ushtarak, linte ende për të dëshiruar, më mbajtënn brenda në kazermë, e megjithatë, mora pjesë në luftë me regjimentin 12 të husardëve, fillimisht në frontin e Linndjes, më pas në atë të Perëndimit, gjer më 1918, me ndërprerje, për shkak të një sëmundjeje të rëndë dhe të plagëve që pata marrë në luftë. Në verën e vitit 1917, më dekoruan me Kryqin e Hekurtë të klasit të parë, edhe djali im i madh e mban këtë dekoratë. Katër Kryqe të Hekurt në familjen tonë.

Ribentrop-i  merrej me shumë  sporte  dhe gjatë një kampionati tenisi në  pushim u takua dhe u njoh me Annelies  Henkell, me gruan e tij të ardhshme. Një vit më vonë, më 5 korrik 1920 u martua me të. Asaj dhe pesë fëmijve të mi, tre djem dhe dy vajza, u detyrohem  njëzet e pesë vjet lumturie të përsosur. E ç’mund të kërkojë më tepër një njeri nga gjithësa më dha fati në jetë.

U mora me tregti me Francën dhe Anglinë  dhe aty nga viti 1925, ndërmarrja ime ishhte një nga më të fuqishmet e Gjermanisë. Dhe ishin pikërisht marrëdhëniet e mia me  Anglinë dhe Francën që, në fund të fundit, më bënë të merrja pjesë në jetënn politike. Pas nënshkrimit të Traktatit të Versajës, brënda sferës sime modeste, isha i vendosur të bëja gjithçka për të mbështetur idenë e një rishikimi  të këtij traktati, që të rishikoheshin disa klauzola, që e mbanin lidhur  këmbë e duar vendin tim, Gjermaninë.  Si një tregtar i thjeshtë, dhe pse interesohesha për problemet politike, as që e kisha menduar se do luaja një rol aktiv në politikën gjermane.

Adolf Hitlerin  për herë  të parë, shkruan Ribentropi,  e takova në muajin gusht 1932. Kjo ndodhi   në Berlin, pas bisedimeve që ai pati me qeverinë Papen-Schleicler, ku nuk u arrit ndonjë marrëveshje. Hitlerit i propozuan postin e nënkancelarit, të cilin ai nuk e pranoi. Pikërisht, në atë kohë, miq nacional-socialistë më kërkuan të ndërhyja pranë Hitlerit dhe të luaja në një farë mënyre rolin e ndërmjetësit midis tij dhe von Papenit, të cilin unë e njihja mirë. Në Berchtesgaden u takova me Hitlerin; ishte i tërbuar dhe shfaqte krejt zemërimin e tij kundër von Papenit  dhe qeverisë së Berlinit. Gjatë këtij takimi Adolf Hitleri m’i parashtroi synimet e tij lidhur me krijimin e një qeverie koalicioni; por donte postin e kancelarit. Në fund të këtij takimi, përshtypja që pata nga Adolf Hitleri ishte aq e thellë sa kur ika, isha i bindur se vetëm ai dhe partia e tij mund ta shpëtonin Gjermaninë nga komunizmi. Pikërisht, pas këtij takimi me Hitlerin, Joakim von Ribentrop-i  u anëtarësua në partinë  nacional-socialiste.

Me t’u kthyer në Berlin, i raportova kancelarit von Papen për bisedën që pata me Hitlerin dhe i theksova këmbënguljen e tij lidhur me funksionin e kancelarit. Pas shumë takimesh  mes  Papenit dhe Hitlerit,  më 30 janar 1933, Hitleri emërohet kancelar. Unë vetë isha i bindur se nacional-socializmi ishte i vetmi faktor i aftë për të luftuar kundër komunizmit.

“Duhet që Gjermania të ribëhet  një faktor force, për ndryshe kurrë nuk do shikohet me simpati. Dhe mua, theksonte herë pas here Hitleri,  më takon të krijoj kushtet paraprake”. Hitleri ishte çuditërisht i distancuar me njerëzit,  por ajo mbrëmje në shtëpinë tonë në Dahlem, ishte preludi i takimeve për herë e më të dëndura midis meje dhe Hitlerit, dhe kurrë më shumë se atë ditë nuk jam ndier aq i afërt me Hitlerin në planin njerëzor. Ajo çka thoshte ai ishte vetë siguria, dhe s’mbetej veç t’i nënështroheshe. Ai ishte një njeri që nuk e njihte kompromisin, i sigurt në vetvete dhe i vështirë për t’u manipuluar; ja përshtypja ime e parë për të. Frederiku i madh ishte modeli i tij.  Mua më kanë kritikuar për dobësinë që kisha ndaj Adolf Hitlerit. Ai më quante mua si  ” njeriun e tij më kokëshkretë “, sepse , gjithmonë i qetë, mbaja mendimet e mia, shpesh të kundërta me të atij, edhe kur e pandehte se më kishte bindur.

Fyhreri më komunikoi se sapo më kishte emëruar Sekretar shteti në Ministrinnë e Punëve të Jashtme, por unë i kërkova që, nëse e shihte të arsyeshme, të më dërgonte në Londër, ky sugjerim i pëlqeu dhe në çast e dha miratimin e tij. Të nesërmen, Fyhreri thirri Ministrin e Punëve të jashtme, Neurathin, dhe i bëri të ditur dëshirën e tij, për të më emëruar ambasador në kryeqytetin anglez dhe Neurathi e pranoi këtë zgjidhje.

Emërimi im  ambasador i Gjermanisë në Londër dha shënjën e një afrimi gjermano-anglez. Numëri 1 i Foreing offisit sir Robert Vansitarti, të cilin e ftova të drekonim kokë më kokë, i bëra të ditur se Fyhreri dëshironte të njihej me të. Vansitarti  e pranoi ftesën time dhe më falenderoi, megjithëse  e  kisha të qartë se ai ishte kundërshtari më i madh i Gjermanisë  dhe Anglia është kundërshtari ynë më i rrezikshëm.

Ishte viti 1937, në një bisede që pata me Cërçillin, në cilësinë time si ambasador i Gjermanisë, që zgjati disa orë, vura re se ai ishte më pak i rezervuar. Vansitarti mbeti  besnik i parimit të ekuilibrit të forcave, me gjithatë, parimi i atij ishte : ” Jo marrëdhënieve me Gjermaninë”. Gjermanofobia e Vansitartit nuk drejtohej vetëm kundër Hitlerit, dhe ja ku lexojmë :   “Unë kurrë nuk kam qënë përkrahës i nënshkrimit të një marrëveshjeje me Gjermaninë, për arsyen e thjeshtë se gjermanët i respektojnë rrallë traktatet”.

Gjatë qëndrimit tim në Londër, në raportet e mia që i dërgoja Hitlerit dhe Fyhrerit, i përshkruaja gjendjjen në Angli, i paraqisja fuqinë e Anglisë, vlerën e elitës së saj  dhe shtoja se baza e politikës angleze mbetej  ruajtja e ekuilibrit të forcave në Europë. Anglia dhe kryeministri i saj, nuk shohin asnjë bazë të mundshme për një marrëveshje me Gjermaninë. Anglia po merr të gjitha masat ushtarake e politike në rast konflikti me Gjermaninë. Anglia nuk do që të fqinjëzohet me një Gjermani tepër të fuqishme.

Emërimi im në postin e Ministrit të Punëve të Jashtme të Rajhut,  më kapi në befasi, shkruan në kujtimet e tij Ribentropi.  Më 4 shkurt 1938 Fyhreri, me porosi të Hitlerit, më thirri dhe më komunikoi detyrën e re. Katër problemet e parashtruara nga Hitleri ishin : Austria, vendi i Sudeteve, Memeli dhe korridori i Dantzingut (Gdanskut) polak. Hitleri donte që ta ndihmoja t’i zgjjidhte këto probleme në rrugë diplomatike. Hitleri mua  më jepte udhëzime për përgatitjen e zgjidhjes diplomatike dhe gjeneralëve u jepte udhëzime në planin ushtarak. I paraqita hapur pikëpamjen time përpara se t’i merrte vendimet, por në disa rrethana, sidomos në periudha krize, ai i diktonte vetë notat, që ua dërgonte qeverive të huaja dhe bisedonte drejtpërdrejt me diplomatët e vendeve të interesuara. Vitet e para e shihja shpesh të vlerësuar pikëpamjen time, por më pas gjërat erdhën duke u ndërlikuar, ishte e vështirë të mbroje një vendim përballë një njeriu që kishte personalitet aq të fortë. Pas diskutimit, kur ai merrte një vendim, askush, qoftë edhe Geringu, pavarësisht  nga ndikimi që kishte ende te Hitleri, nuk do mund ta bënte të ndërronte mendim. Ishte e kotë të këmbëngulje. Sa herë kam pasur divergjenca mendimi me Hitlerin, i kam propozuar ta shohë punën time. Madje, tri herë me radhë e kam dhënë dorëheqjen me shkrim. Më në fund, u detyrova t’i premtoj se nuk do largohesha prej tij, katër herë i kërkova leje të rikthehesha në ushtri. Ai kundërshtonte në mënyrë kategorike.  Adolf Hitleri nuk kishte besim te Ministria e Punëve të Jashtme dhe te personeli i saj. Vështirësitë më të mëdha vinin nga ministria e Gëbelsit, që synonte të monopolizonte propagandën në Gjermani e jashtë vendit. Ndërhyrjet e mia pranë Kançelarisë dhe vetë Kançelarit, Adolf Hitlerit, nuk dhanë asnjë rezultat.

Hitleri e pushtoi Boheminë dhe Moravinë dhe  as unë dhe as Ministria e Punëve të Jashtme nuk ishim dijeni për përgatitjet eventuale ushtarake gjermane. E pyeta Hitlerin për pushtimin e Bohemisë dhe Moravisë, që u shpallën protektorate gjermane, ai ma ktheu se parashhikonte të shkonte ” shumë më larg se aq”. Deri në ditën e shpalljes së luftës, në këtë pikë, unë shkruan Ribentropi, isha në mosmarrëveshje me Fyhrerin. Pas kësaj situate të acarruar Anglia përshpejtoi armatosjen e saj, forcoi lidhjet me Francën dhe në këtë mes u ftuan edhe Shtetet e Bashkuara  në  koalicionin antigjerman, gjë që binte dukshëm në sy. Bashkimi i territorit të Sudeteve nuk e qartësoi gjëndjen në Cekosllovaki dhe Adolf Hitleri më tha se nuk mund ta duronte më gjatë praninë e një Cekosllovakie armiqësore.

Marrëdhëniet gjermano-polake patën mosmarrëveshje dhe përplasje. Polonia e nxitur e mbështetur nga Anglia ushtronte ndaj Dansingut (Gdanskut) një presion të palejueshëm, që ky i fundit të mos i rikthehej Gjermanisë dhe po nuk u arrit kjo, çështja mund të zgjidhej,  siç po flitej, me luftë.

Më 14 prill 1939, Rusvelti i drejtoi Hitlerit dhe Musolinit një mesazh, në të i kërkohej Gjermanisë dhe Italisë, që të zotoheshin për të mos e sulmuar territorin metropolitan apo zotërimet e tridhjet vendeve evropiane apo ekstraevropiane të përcaktuara me emër. Në fillim të tetorit 1938, Rusvelti i propozoi kongresit që të votonte një program armatimi të konsiderueshëm, që e forcoi qëndrimin antigjerman të Rusveltit, i cili  në nëntor 1938 e tërhoqi ambasadorin amerikan nga Berlini dhe deklaroi se tani për tani Shtetet e Bashkuara nuk dëshironin të mbanin lidhje diplomatike normale me Gjermaninë.

Unë, thekson Ribentropi, në detyrën time si ministër i punëve të  jashtme kam punuar për afrimin e Gjermanisë me fuqitë e tjera. Kështu që isha unë që i propozova Hitlerit për nënshkrimin e një traktati gjermano-rus, i cili e pranoi dhe u arrit të firmosej në Moskë më 24 gusht 1939. Nënshkrimin e traktatit miqësisë dhe pakti i mos sulmimit midis Gjermanisë dhe Bashkimit Sovjetik, që u firmos në Kremlin nga unë dhe Molotovi, mori  pjesë Stalini dhe ambasadori i Gjermanisë në Moskë, konti von Schulenburg, pra katër veta. Me Stalinin u takuam për herë të parë si unë dhe ambasadori ynë, por na bëri përshtypje të madhe, ishte një personalitet i kalibrit të rrallë, ishte i thjeshtë, i përpiktë, tepër i kursyer, mendimi i tij i hapur gjatë  diskutimeve, tregonte se ai e meritonte nofkën, që i kishin vënë Stalin, ” njeriu i hekurt .” Që në fillim Stalini përcaktoi sferat e ndikimit të ndërsjelltë në vendet  midis Bashkimit Sovjetik dhe Gjermanisë. Finlanda,  pjesa më e madhe e shteteve baltike dhe Besarabia, do të bënin pjesë në zonën e ndikimit rus, për këtë u arrit në përcaktimin e një vije demarkacioni. Me Stalinin në Moskë jam takuar dy herë. Stalini ishte i ndërgjegjshëm për fuqinë ushtarake të Bashkimit Sovjetik, por më habiti një gjë : besimi i Stalinit në forcën e Ushtrisë së Kuqe. Gjatë vizitës time të dytë në Moskë, Stalini dha një pritje të madhe, ku morën pjesë të gjithë anëtarët e Byrosë Politike, me të cilët bisedova me shumë prej tyre dhe në mënyrë të veçantë me mareshallin Voroshillov e me Kaganoviçin, ministrin e Transportit dhe Komunikimit, të cilin  në Gjermani e përmendnin shpesh, atë dhe familjen e tij : ishte një nga drejtuesit kryesorë të internacionales çifute. Biseda ime me Kaganoviçin ishte e shkurtër. Kaganoviçi ishte i vetmi çifut ndër anëtarët e Byrosë Politike, instanca më e lartë e Bashkimit Sovjetik dhe dua të them që të rrallë ishin funksionarët e lartë çifutë. Qarqet çifute  të kryeqyteteve perendimore  dhe ato të Moskës, kurrë nuk kanë pasur marrëdhënie të rregullta. Ka të ngjarë  që fijet që i lidhnin këto qytete midis tyre të drejtohheshhin nga qendra, nga Kominterni (Internacionalja Komuniste) sepse në personelin e saj kishte dhe çifutë. Por të pretendosh se ekzistonte një organizatë ndërkombëtare çifute me synim bolshevizimin e botës, nuk ka pse të mos jetë një pikëpamje më vete.

Fakti që lufta shpërtheu midis Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe, për shkak të Dantzingut (Gdanskut) dhe të korridorit polak, ishte një katastrofë fatale për Europën. Politika e jashtme, shkruan Ribentropi, kur unë isha në krye të ministrisë së punëve  të jashtme gjermane  ishte  politikë për luftë.

Gjatë luftës, Hitleri fliste për herë e më shumë për një të ashtuquuajtur komplot çifut me degëzime ndërkombëtare. Në Gjermani para dhe pas vitit 1933 kishte një problem çifut, ata luanin një rol përcaktuues në degë të shumta të veprimtarisë kombëtare, sidomos në financë dhe tregti,  ku ata zinin pozita të nivelit të lartë. Në fillim të luftës konflikti midis Gjermanisë dhe Internacionales çifute u ashpërsua shumë. Hitleri nuk lëshonte pe dhe u bë shumë i vështirë për ta trajtuar probleminn çifut para tij. Hitleri ishte i bindur se Internacionalja çifute e kishte përgatitur sistematikisht luftën e dytë botërore dhe ishte përgjegjëse për shhpërthimin e saj, po ashtu ai mendonte se fakti i dështimit  të aleancës gjermano-angleze ishin çifutët anglez e amerikanë. Hitleri ishte i bindur se në origjinë të luftës kishin qënë çifutët francezë, anglezë  e sidomos amerikanë, këta të fundit kishin monopolin ndaj shtypit amerikan  dhe kishhin nxitur Rusveltin që të zbatonte një politikë antigjermane. Hitleri ngarkoi Himlerin ta ndiqte gjëndjen në Europën e pushtuar dhe problemi çifut varej drejtpërdrejt nga Ministria e Brendshme. Në problemin çifut me urdhër të Fyhrerit  kishte të drejtë të hynte vetëm Gëbelsi, shkruan Ribentropi, ndërsa me urdhër të Hitlerit, ministria e jashtme dhe unë si titullar i saj, nuk kishim asnjë kompetencë. Kur unë,, shkruan Ribentropi, kërkova shpjegime për këtë urdhër, Fyhreri më tha : ”  Politikën e jashtme e njihni, por nuk dini asgjë për çështjen çifute; Gëbelsi është më kompetent në këtë fushë”. 

Pa e mohuar aspak rolin aktiv të tij në diplomacinë gjermane, Ribentropi ishte  i mbërthyer nga kontradikta të mprehta  politike, nacionale, sociale, por dhe fetare, që çuan në luftën e viteve 1914-1918  dhe në krizën e madhe që çoi në konfliktin botëror  1939-1945. Ai njohu organizimin politik dhe partiak gjerman, por mbeti rob i mentaliteteve nacionaliste ekstreme, aq të përhapura në Gjermani. Botëkuptimi liberal demokrat nuk u bë pjesë e qënies dhe veprimtarisë së tij, sepse ai nuk arriti ta kuptojë sensin e kohës, dhe u rreshtua përkrah forcave më reaksionare të shoqërisë gjermane dhe drejtuesve kryesorë të partisë naziste me në krye Hitlerin, që çuan  në diktaturën totalitare fashiste. Ribentropi, jo vetëm mori pjesë aktive në bisedimet e janarit 1933, që e çuan Hitlerin kançelar, por u bë edhe anëtar i partisë naziste. Ribentropi ishte i bindur se alternativa fashiste  në Gjermani, ishte zgjidhja më e mirë politike për vendin. Ai mbajti poste të larta në administratën naziste si sekretar shteti  në ministrinë  e jashtme, ambasador në Londër, ministër i punëve të jashtme,  ai përcolli të gjitha hapat dhe veprimet agresive të Gjermanisë naziste në periudhën 1933-1945. Ribentropi u bë këshilltari më i pëlqyer i Hitlerit për politikën e jashtme. Ai hyri në histori si kalorësi i luftës, ai ishte kudo që e kërkonin interesat gjermane, ai ishte arqitekt dhe zbatues i ndërgjegjshëm i diplomacisë agresive fashiste. Ishte ky qëndrim që e shtyu procesinn e Nurennbergut  t’i jepte Ribentropit dënimin kapital: me vdekje në litar, si armik i njerëzimit, i lirisë dhe i pavarësisë së popujve, për krime kundër paqes dhe krime lufte.  Ekzekutimi u krye  më 16 tetor 1946.

Mendoj se në fund të këtij shkrimi duhet të falennderojmë mikun  dhe përkthyesin e palodhur, zotin Eqerem Gaxholli, i cili na e solli në shqip Ribentropin nga gjuha frënge.