Myfit Guxholli: Çeta e Gorës luftoi kundër okupatorëve

221

Veteranët janë Monumenti Njerëzor i së kaluarës luftarake për çlirimin shoqëror nga okupatorët

Çeta e Gorës, ndër çetat më të vjetra të Qarkut të Korçës dhe të gjithë Shqipërisë

Ing.Myfit GUXHOLLI*

Ne përulemi me respekt përpara jetës dhe veprës së veteranëve. Nderojmë të nesërmen duke parë më qartë të shkuarën për të mos harruar kurrë historinë e lavdishme dhe vlerat e LANÇl

Me Urdhërin e datës 5 prill 1944 “Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacional Çlirimtare iu bën thirrje dhe iu jep detyra çetave, batalioneve dhe njësiteve të armatosura në të gjithë territorin tonë malor dhe qytete që të krijoheshin komandat në çdo qark (bashkimi i forcave ushtarake).” Në urdhër ndër te tjera thuhej: “Brigadave sulmuese, batalioneve sulmuese e territoriale, çetave dhe njësiteve guerilë të shoqërisë, komandantë, komisarë, partizanë dhe partizane të Shqipërisë. Popullit i është rritur më shumë besimin tek Lufta Nacional-Çlirimtarë dhe UNCL rritet çdo ditë e më shumë. Armikut po i afrohen ditët për të thyer qafën. Lëvizja po merr një karakter mbarë popullor. Tre vite me radhë, nën okupacionin e fashizmit italian dhe gjerman, kolaboracionistëve, nën terrorin dhe goditjet e tyre, ju me heroizëm dhe vetëmohim i vutë gjokset çështjes së madhe, ju braktisët çdo gjë të shenjte, ju i falet jetën popullit dhe atdheut tone të dashur qe lëngonte nën zinxhirët e okupatoreve. Për çlirimin e popullit tone, mbrojtët tokën e të pareve tanë, të nderit shqiptar. Me heroizmin tuaj dhe me besimin e plote në fitoren e armëve tona, ju përshkruani epopenë më të lavdishme të një populli kreshnik. Mbi trupat e shokëve tanë trima që ranë në fushën e nderit dhe të frymëzuar dhe të udhëhequr prej idealeve për të cilat ata ranë dëshmorë, ju ngadhnjimërisht marshuat mbi armiqtë në beteja të panumërta dhe ngritët lart flamurin e luftës sonë çlirimtarë. Dita e çlirimit të atdheut tone të dashur po afron. Po afron dita e lirisë, për triumfin tonë, po afron dita për të cilën me mijëra shokë derdhën gjakun e tyre, ajo dite për të cilën ju trima po luftoni pa pushim. Tani është koha më tepër se kurrë, mbështetja dhe bashkimi i popullit për të çliruar Shqiperinë nga okupatori nazist gjerman dhe veglave të tyre. Të forconi radhët e U.N.Çl, të goditni kudo në çdo vend armikun që ndodhet në grahmat e tij të fundit. Fati i atdheut është në duart tona.

Çeta e Gorës (në qarkun e Korçës)

Me 27 prill 1942 në fshatin Grabovicë u formua Çeta e Gorës me komandant Ali Vinçanin. Katër vëllezërit: Aliu, Nexhipi, Skënderi dhe Samiu në Rezën e Korçës kanë patur qendra të LANÇl, ku kanë dhënë kontribut familja e fisi. Kjo ishte një ndër çetat më të vjetra të Qarkut të Korçës dhe të gjithë Shqipërisë, mbas Çetës së Mokrës (Pogradec) qe u formua më 17 prill 1942. Në këtë çetë në fillim morën pjese 30 veta. Bazën e saj ajo e kishte në krahinën e Gores, por ka lëvizur rregullisht në fushën e Korçës, në fshatrat Dushar, Lozhan, Mokër, etj. Duke zgjeruar zonën e saj të veprimeve luftarake, kaloi në krahinën e Mokrës, mori pjese në shpartallimin e forcave fashiste të postës së karabinierisë së Moçanit. Në 16 janar 1943 bashkë me çetat e tjera të qarkut të Korçës mori pjesë në luftime të ashpra. Gjithashtu, ajo më vonë mori pjese në aksionin e Voskopojës kundër forcave armike fashiste italiane. Në të gjitha aksionet dhe luftimet partizanët e kësaj çete kanë dhënë një kontribut të madh për shpartallimin e garnizoneve fashiste në malësinë dhe fushën e qarkut, duke i përballuar me sukses të gjitha operacionet dhe sulmet e fashisteve italianë, për t’u ardhur në ndihmë forcave fashiste në “Luftën e Voskopojës”.

Në janar 1942 partizanët e Çetës së Gorës, në bashkëveprim me partizanët e njësiteve të armatosura në zonë dhe çetës së Mokrës, etj., morën pjesë në luftën kundër garnizonit armik të Sosnit (Gramsh). Në një kohë kur posta me fashistët italiane u rrethua plotësisht dhe forcave partizane ju bënë thirrje të dorëzohen, ata nuk u dorëzuan sepse prisnin ndihmë nga garnizoni armik i Elbasanit. Lufta u ndez e ashpër dhe zgjati 8 orë. Autokolona armike prej 300 vetash që erdhi për ndihmë u shpartallua e gjitha. U vranë 6 ushtarë dhe 8 u plagosën, ndërkohë që pjesa tjetër u dorëzuan robër. Midis tyre kishte 5 oficerë dhe 11 nënoficerë.

Çeta partizane e Gorës, më e vjetra në qark, me pjesëmarrjen e saj në aksione e luftime u rrit në numër. Partizanët e saj me eksperiencën e fituar dhe trimërinë e tyre, bënë jehonë të madhe në popull për atdhedashurinë dhe e rritën më tepër besimin në popull për LANÇl. Shumë të rinj nga qyteti i Korçës dhe qarku i saj vërshuan nëpër çeta dhe njësitë partizane. Eksperienca më e madhe e kësaj çete dhe në ngritjen e saj luftarake ishte 16 maj 1943, lufta për çlirimin e Leskovikut. Veteranët janë Monumenti Njerëzor i të së kaluarës luftarake për çlirimin shoqëror nga okupatorët. Ne përulemi me respekt përpara jetës dhe veprës së veteranëve. Nderojmë të nesërmen duke parë më qartë të shkuarën për të mos harruar kurrë historinë e lavdishme dhe vlerat e LANÇl. Prandaj me atë guxim dhe heroizëm, me atë shembull sakrifice dhe vetëmohimi, me atë disiplinë shembullore e të çeliktë që karakterizoi partizanin shqiptar, vlerësohen këta njerëz, këta heronj. Ushtria Nacional-Çlirimtare dhe përkrahja që kishte në popull, rriti besimin e forcave aleate të cilat e konsideruan këtë lëvizje si pjese të tyre dhe Shqipërinë aleate në luftën kundra nazi-fashizmit. Ushtria Nacional-Çlirimtare lindi nga grupet, njësitet guerile, çetat partizane, etj., që u kthyen në batalione, brigada e korparmata. Në fund të luftës, UANÇl kishte në rreshtat e saj 70 000 luftëtarë e luftëtare.

*Nënkryetar i OBVL; Ish-partizan në Brigadën e 4-t Sulmuese