Mustafa Koçerri: Bujaria e pashtershme e shtëpisë së Shefki Alimuçit

400
Sigal

Bukuritë e rralla të qytetit bregdetar së bashku me historinë, kontributin për të mirën e atdheut, trimëria,bujaria, mikpritja etj e bëjnë Vlorën aq të dashur dhe të preferuar jo vetëm për ne që jemi vlonjat, por për të gjithë shqiptarët e më tej edhe për të huajt. Në këto ditë të freskëta të fillimit të pranverës, në prill, në një takim të këndshëm në qendër të qytetit të Vlorës me pjestarë të familjes së Shefki Alimuçit biseda rrjedh lirshëm duke filluar me krahinën e Labërisë, me të parët tanë, me fshatin e Vërmikut, me vështirësitë e jetës së banorëve të tij, aktivizimin në Luftën NÇL e më pas me jetën e tyre deri në ditët e sotme. Shefki Alimuçi u lind në vitin 1922 në fshatin Vërmik të krahinës së Kurveleshit. Në moshë të vogël i vdes babai duke lënë 6 fëmijë jetim e në kushte të varfëra ekonomike, ku nëna e tyre e kishte shumë të vështirë rritjen e tyre.

Shefki Alimuçi u lind në vitin 1922 në fshatin Vërmik të krahinës së Kurveleshit. Në moshë të vogël i vdes babai duke lënë 6 fëmij jetim e në kushte të varfëra ekonomike,ku nëna e tyre e kishte shumë të vështirë rritjen e tyre. Me fillimin e Lëvizjes NÇL ashtu si i gjithë Vërmiku edhe kjo familje u përfshi,ku filimisht aktivizohet në radhët e njësive partixane  vëllai i ti Selim Alimuçi,por për arsye moshe ai kthehet  dhe në qershor 1943 aktivizohet në Çetën Demo Fejzo, vëllai i tij Shefkiu.

Me fillimin e Lëvizjes NÇL ashtu si i gjithë Vërmiku edhe kjo familje u përfshi, ku fillimisht aktivizohet në radhët e njësive partizane. Vëllai i tij Selim Alimuçi, por për arsye moshe ai kthehet. Në qershor 1943 aktivizohet në Çetën Demo Fejzo, vëllai i tij Shefkiu. Më pas më 26 janar 1944 ditën e formimit të Brigadës së 6 S. Shefkiu do të ishte një nga luftëtarët pjesëmarrës të saj së bashku me disa bashkëfshatarë të tjerë. Ai ishte pjesë e kësaj brigade, e cila aktivitetin e saj e shtrin në 720 ditë. Luftimet e kësaj brigade fillojnë me përballimin e mësymjes së armikut më 26 deri 28 janar 1944 në luginën e Përmetit dhe deri më 5 dhjetor 1945 ku ajo pas një itinerari të gjatë pas çlirimit të Shqipërisë vazhdon marshimin në Mal të Zi, Vishegrad, Sanxhak, Kosovë, Maqedoni dhe Ohër. Në vitin 1945 ajo parakalon me krenari dhe madhështi në Tiranë. Pas çlirimit të Shqipërisë Shefkiu shërben në repartet e mbrojtjes së kufirit shtetëror në disa qytete si në Peshkopi, Korçë, Gjirokastër dhe në Vlorë. Në vitin 1949 në provokacionet e gushtit reparti ku ai  ishte i inkuadruar, mer pjesë në përballimin e sulmeve dhe marrjen e territoreve të pushtuara nga ushtria greke në Vidohovë të Korçës, ku në këto luftime një plumb i prek kapelen dhe ai fatmirësisht shpëton. Në vitin 1955 ai martohet me Safire Bletaj dhe lindin dy vajza Shpresa dhe Vojsava dhe një djalë Agimin. Në vitin 1960 ai me kërkesën e tij lirohet nga ushtria dhe shërben në detyra  të ndryshme deri sa doli në pension, duke punuar po me të njëjtin përkushtim ashtu si në jetën ushtarake. Po si e kujton bashkëshortja e tij kohën që Shefkiu ishte partizan? Dua të theksoj se me gjithë moshën relativisht të madhe Safirea kishte një memorie e kujtesë të admirueshme, duke na treguar disa nga momentet e vështira në jetën e Shefkiut. Ajo kujton se gjatë ditëve që Brigada e 6 S. ndodhej në Mal të Zi, nga koha e gjatë që ai ishte pa larë dhe nga kushtet e vështira, kishte zënë shumë parazit në trup sa detyrohet të heqë fanellën dhe e djeg në zjarr. Po nga sikleti, mungesa e ushqimit dhe lodhja atij i bien edhe dhëmbët megjithëse ishte në moshë të re. Në rezistencën heroike të efektivit të kësaj brigade në Cepo të Gjirokastrës në operacionin e dimrit 1943-1944 komandant Abas Shehu u bënte thirrje partizanëve për të mbajtur lart moralin e për të mos u thyer. Po në këtë operacion në krahinën e Kurveleshit, në malin e Këbuzit, në kushte të vështira rrethimi, që efektivi të mos asgjësohej shpërndahen dhe Shefkiu i vetmuar shikon një stan aty afër ndofta ishte i bolenasve dhe i afrohet për t‘u strehuar e kërkuar pak bukë.

E zonja e stanit kishte shkuar për të mbushur ujë në krua. Në stan ndodhej një fëmijë  i mitur dhe sa e shikon partizanin i flet hajde. Por qeni i stanit filloi të lehte dhe nuk e linte të afrohej Shefkiun. Fëmija dhe pse aq i vogël, por i zgjuar, i mbulon kokën qenit me fustane dhe i flet partizanit hajde futu brënda. Fal ndihmës së këtij fëmije ai futet në stan dhe i jep një copë bukë dhe kos. Shefkiu fillon të hajq, por mezi e gëlltiste bukën pasi kishte ditë që nuk kishte ngrënë ndërkohë atë e zë  buka dhe humbet ndjenjat. Më pas vjen e zonja e stanit dhe shikon partizanin në gjumë me një copë bukë përpara që ja kishte dhënë fëmij. Ajo preket, ulet në gjunjë te koka e Shefkiut dhe fillon të qajë. Ndërkohë i kujtohet edhe vëllai i saj që e kishte partizan. Pasi përmëndet, përshëndetet duke falenderuar të zonjën e stanit për ndihmën, emërin e të cilës ai nuk e mëso. Largohet dhe rrugës shikon një stan tjetër, ku barinjtë e presin mirë.

Jo  vetëm është fat i kësaj familje për këta dy njerz të mirë si Shefkiu dhe Safirea por edhe për ne bashkqytetarët e tjerë dhe pse jo edhe për vëndin që ka njerz të till. Ngjarje ,histori,vlera të larta morale në njerz të veçantë si kjo familje që përmendëm më lartë,po qe se nuk  kujtohen dhe thuhen e më pas edhe të shkruhen do të vijë një kohë dhe veniten.

Ndërkohë ai vazhdon rrugën natën, por edhe pse në kushte të vështira shikimi ai dallon se përpara kishte gjermanë, të cilët i kalon me shumë kujdes dhe pasi diktohet nga ata i shpëton breshërisë së plumbave të tyre. Ai arrin të kalojë edhe pozicionet gjermane në vëndin e quajtur Grykë Shkallë duke vazhduar udhëtimin në drejtim të vëndit të quajtur Zagoi, faqe shkëmbore në vargmalet e Gribës. Papritmas dëgjon një thirrje: ndal! Ishte roja që kishin caktuar banorët e fshatit Vërmik që ishin strehuar në këtë mal, për të vrojtuar lëvizjet e gjermanëve. Ai përgjigjet jam unë Shefkiu dhe afrohet te bashkëfshatarët e tij. Nëna e tij Dusha sa dëgjoi zërin e tij fillon të qarat dhe e përqafon me mall djalin e saj. Pas disa ditësh i vjen urdhëri dhe ai shkon në Pilur ku grumbullohen të gjithë partizanët. Për pjesëmarjen aktive në Luftën NÇL si dhe për kryerjen me përkushtim të detyrave më pas atij i janë akorduar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor 7 urdhëra e medalje, të cilat familja e tij i mban dhe krenohet me to. Po si është zhvilluar jeta e kësaj familje pas lirimit nga jeta ushtarake. Në fillim ai vendoset në një dhomë te Sheshi i Flamurit e më pas në lagjen Lirim aty ku janë edhe sot. Por shumë shpejt shtëpia e tyre krahas edhe disa shtëpive të tjera vermikase u bë bazë ose më mirë hotel si i thoshin, jo vetëm për njerëzit e afërm të kësaj shtëpie, por edhe për miqtë, krushqit, bashkëfshatarët etj, të cilët vinin në Vlorë për punë të ndryshme.Të rralla ishin netët, tregon Agimi, djali i Shefkiut, që unë të flija vetëm në krevat, pasi nga mysafirët që vinin do të flija vet i dytë dhe shumë herë edhe në tokë. Dhe merita kryesore për këto pritje e përciellje kaq të shumta, me buzë gas e me kokë lartë, me atë çka kishin i përket bashkëshortes së tij Safires. Ajo ka qënë dhe është një nënë e rrallë, e veçantë, me zemër të madhe, e dashur, e urtë dhe tepër fisnike. Sa herë ta shikosh e ta takosh ajo të pret me buzëqeshje dhe me përqafime. Ajo ka qënë çelësi që kjo derë e Alimuçajve të ketë bujari dhe mikpritje të pashtershme. Edhe nipërit e kësaj shtëpie kanë patur dhe kanë lidhje të ngushta dhe kur bie fjala si në këtë takim shprehen me fjalët më të mira e me shumë respekt jo nga lidhja e gjakut që kanë, por për atë se ata e meritojnë, janë familje e veçantë dhe për rrjedhojë gëzojnë respekt të veçantë. Këtu do të theksoja Përparim Alimuçin, i cili është shkolluar dhe formuar në këtë familje. Ku ai e konsideron Safiren nënë të dytë dhe shpreh dashuri, respekt dhe mirënjohje të pakufishme për këtë familje të veçantë me vyrtyte e vlera të larta. Jo vetëm është fat i kësaj familje për këta dy njerëz të mirë si Shefkiu dhe Safiren, por edhe për ne bashkëqytetarët e tjerë dhe pse jo edhe për vëndin që kanë njerëz të tillë. Ngjarje, histori, vlera të larta morale në njerëz të veçantë si kjo familje, që përmendëm më lart, por që nuk kujtohen dhe thuhen e më pas edhe të shkruhen do të vijë një kohë dhe veniten.