Mungesa e rotacionit, krijon lider arrogant dhe qeveri autorikratiste

293
Sigal

Analiza/Eduard Halimi, ish- ministër i Drejtësisë: Raporti fundit i DASH dhe Fredoom House ishte një shuplakë për qeverinë shqiptare. Korrupsioni, një plagë që nuk po gjen shërim dhe demokracia është në vend numëro.Vjedhja e të dhenave personale, përdorimi nga administrata për të shantazhuar dhe kontrolluar votën e qytetarëve. Thirrja nga Kongresi i PS për arrestime te opozitës, kërcënimi i SPAK, pse ‘Ligji’ është zëvendësuar nga patronazhistët dhe krijimi i kultit të individit me marrjen e Presidentit

Intervista/ Eduard Halimi, ish- ministër i Drejtësisë, themelues dhe drejtues i kompanisë  “HALIMI LAW & TAX”

Mungesa e rotacionit sjell krijimin e liderëve autoritarë, të qeverive autorikratiste, të qeveritarëve arrogantë

 

Çështja e vjedhjes së të dhënave personale edhe me publikimin e mëvonshëm, përdorimi i gjithë administratës, përdorimi i të dhënave të qytetarëve për të shantazhuar qytetarët për të votuar, për të kontrolluar votën e tyre besoj se ishte një nga gjetjet më kryesore dhe një nga goditjet më të rënda që edhe tregon pasojat që sjellin në një qeverisje në sistem demokratik hibrid, pra një demokraci jo funksionale.

Eduard HALIMI, aktualisht është themelues dhe drejtues i kompanisë CEO, HALIMI LAË & TAX. Ai ka shërbyer si ministër i drejtësisë dhe zv.ministër (2005-2013). Avokat i Përgjithshëm i shtetit, anëtar i Parlamentit dhe nënkryetar i komisionit të ligjeve dhe reformës në drejtësi. Pedagog i jashtëm në Shkollën e Magjistraturës dhe është profilizuar si ekspert i së drejtës private, në fushën e bankave, teknologjisë. Autor i qindra artikujve dhe librit “Të bëhesh jurist i mirë. Në një intervistë të dhënë gazetares Merita Haklaj pak ditë më parë, analizon raportin e fundit të DASH dhe Fredoom House, situatën e drejtësisë pas miratimit të ligjit për vetingun, presionet për manipulimin e votës, SPAK, mungesën e rotacionit, çështjen e vjedhjes dhe keqpërdorimit të të dhënave personale nga “PS” nëpërmjet patronazhistëve etj. Ja intervista e plotë:

Z.Halimi, raporti i fundit i DASH dhe Fredoom House ishte një shuplakë për qeverinë shqiptare. Korrupsioni është një plagë që nuk po gjen shërim dhe demokracia është në vend numëro dhe hibride ?

Të dyja raportet në fakt kanë qenë të njëpasnjëshme pasqyrojnë një situatë të një demokracie hibride për fat të keq jo vetëm në Shqipëri, por edhe në një pjesë të mirë të vendeve të rajonit, të vendeve ish – komuniste, të cilët e kanë nisur procesin e demokracive në zhvillim pothuajse në të njejtën kohë dhe situatë me ne. Edhe vendet e tjera të Lindjes kanë probleme por në Shqipëri situata është më e theksuar edhe pse e filluam me të njejtat kushte. Të dyja raportet koverngojnë për faktin se Freedom House është një organizatë jo qeveritare e themeluar në vitin 1941 nga Teodor Ruzveld dhe nëse DASH në raportin e tij vjetor paraqet situatën nëpërmjet vëzhgimeve ndërsa Freedom House në raportet e tyre vjetore bëjnë një analizë më të hollësishme duke parë edhe lidhjet shkak-pasojë nga vjen dhe sigurisht udhëhiqet për shkak të ekspertizës së tyre të gjatë edhe me rekomandimet e tyre përkatëse. Lidhur me çështjen që me të drejtë thonin se cila është arsyeja ka një thenie ikonike të ish – Presidentit të SHBA-ve, Ronald Regan ku thotë gjithmonë faji është i qeverisë, pra qeverisja është problemi. Qeverisja është problem qoftë në këtë moment, qoftë në një moment përpara apo qoftë edhe ne vende të tjera. Dhe nga mënyra se si lexohen raporte të tilla kjo varet edhe nga qasja edhe nga situata që ndodhet vendi. Për shembull është për të ardhur keq që këto dy raporte, të cilat tregojnë vërtet një situatë tragjike në Shqipëri lidhur me gjëndjen e demokracisë, lidhur me sistemin  e keq qeverisjes lidhur me çështjen e blerjes së votës, lidhur me problemet e sistemeve zgjedhore, lidhur me të drejtat e njeriut, lidhur me drejtësinë, e cila vazhdon të jetë me hapa fillestare, e të gjitha këto në media pothuajse nuk është folur fare. Mediat pothuajse kanë heshtur duket sikur gjithçka është relativizuar kjo është situata. Emisionet televizive janë të shumëllojshme, flasin për çdo gjë, por nuk flasin pikërisht për këtë situatë dhe kjo besoj me të drejtë është ngritur nga të dyja raportet. Vjen edhe nga qëndrimi i një kohe të gjatë të qeverisë, pra nga mungesa e rotacionit. Mungesa e rotacionit sjell krijimin e liderëve autoritaristë, të qeverive autorikrate, të qeveritarëve autokratë, të qeveritarëve arrogantë por nga ana tjetër të proceseve shoqërore. Po e shoqërojnë të gjithë këtë process se duke qëndruar në një kohë të gjatë qeverisja shoqëron disa procese të tjera, të cilat janë blerja e votave, blerja e mediave, thërrmimi i opozitës, mungesa e reagimit qytetar, thërrmimi dhe i shoqërive civile se kur e shohim kështu në tërësi po ta shohim nga jashtë themi po mirë media e lirë është! Janë rreth 45 televizione, me qindra portale, ka shumë media. Shohim ka shumë parti, rreth 140 parti, rreth 60 parti marrin pjesë në zgjedhje. Kjo tregon që ka një demokraci në zhvillim, por në të vërtetë nuk është kështu dhe kjo ndodh për shkak të mungesës së rotacionit, mungesa e lëvizjeve të elitave politike, mungesës të lëvizjes të qeverisë dhe një qeveri që rri gjatë sigurisht që sjell pastaj mungesën e besimit, zhgënjimin e shoqërisë civile, zhgënjimin e qytetarëve, zhgënjimin e opozitës, thërrmimin e opozitave. Thërrmimi i opozitës është një process që ka ndodhur edhe në vendet rreth e qark për shembull në Serbi: po ashtu, në Mal të Zi: po ashtu, në Maqeodni, e cila mezi po merr veten mbas largimit të Gruevskit dhe tani në Shqipëri kjo pjesa e thërrmimit të opozitës pat sjellë këtë process. Por një nga elementët shumë të rëndësishëm që ngrihej te raportet për shembull ishte dhe pjesa se si ndodhin këto procese, shkaku pse ndodhin këto, keq qeverisje për korrupsion dhe zgjedhjet janë ato thelbësoret, zgjedhjet janë problem dhe çështja e patronazhistëve për të cilën është folur pak në Shqipëri apo çështja e vjedhjes së të dhënave personale edhe me publikimin e mëvonshëm. Përdorimi i gjithë administratës, përdorimi i të dhënave të qytetarëve për të shantazhuar qytetarët për të votuar, për të kontrolluar votën e tyre besoj se ishte një nga gjetjet më kryesore dhe një nga goditjet më të rënda, që edhe tregon, pastaj pasojat që sjellin në një qeverisje në sistem demokratik hibrid siç me të drejtë e quajnë ata pra: një demokraci jo funksionale.

Një numër i caktuar nuk shkuan të votonin. Përse duhet të shkonin të votonin kundër qeverisë kur kishin një vend pune duke riskuar punën. Në një sistem të tillë hibrid kur nuk ka shtet të së drejtës kur nuk ka një ose të  arrestuar dy vetë nga SPAK-u që kishin nxjerrë të dhënat: atëherë sigurisht gjithçka do të thërrmohej.

Duke qëndruar tek zgjedhjet , vjedhja e votave , çështja e patronazhistëve dhe grumbullimi i të dhënave personale, të cilat PS i konsideron si diçka  normale. Ku qëndron problemi i përdorimit të këtyre të dhënave ?

Ka një dallim thelbësor ndërmjet të dhënave që mbledhin anëtarët e partive se dhe unë vetë kam qenë vetë në një kohë të gjatë në politikë dhe e njoh procesin pra ka një dallim të madh të mbledhjes së të dhënave lidhur me emrin dhe me qasjen dhe me publikim të këtyre të dhënave dhe me marrjen e të dhënave personale. Ato nuk janë të dhëna të mbledhura nga struktura të partisë socialiste apo struktura të partisë demokratike. Partia demokratike kurrë në asnjë vend Europian nuk mund të mbledhë të dhëna personale siç janë numri i telefonit siç janë pikëpamjet politike, siç janë adresa e shtëpisë, adresa e emailit dhe të gjitha të dhënat e tjera, të cilat nuk kanë si burim të dhënat e mbledhura nga simpatizantët apo anëtarët e partive, por janë të mbledhura nga qeveria. Ato të dhëna i ka vetëm qeveria dhe po ju them një të dhënë shumë personale. Vajza ime, që vjet votonte për herë të parë, ishte regjistruar në kompaninë time. Të dhënat e saj dolën, bashkë me patronazhistin. Aty ishte gjithçka, numër telefoni, adresë dhe të gjitha ishin vetëm në një databazë, që ishte e-Albania. Pra, qeveria ka marrë të dhënat e qytetarëve, që ata ia kishin besuar, dhe i ka përdorur për të shantazhuar zgjedhësit. Kjo është bërë edhe për të gjithë anëtarët e sistemit të drejtësisë, përfshi SPAK-un dhe prokurorët e SPAK-ut edhe për gjyqtarët të gjitha të dhënat dhe skanimet e tyre. Dhe përdorimi i këtyre të dhënave publikimi i këtyre të dhënave ishte një shantazh i cili përdorej ndaj zgjedhësve në mënyrë që ata të votonin pro partisë në pushtet. Përdorimi i këtyre të dhënave gjatë procesit zgjedhor me qëllim shantazhimin e zgjedhësve është krim. Në një kohë që drejtësia duhet të vinte para drejtësisë ata që përdorën të dhënat dhe i morën nga sistemet shtetërore, SPAK-u sekuestroi serverat e medias. Kjo lloj qasjeje i dha zemër partisë në pushtet dhe patronazhistëve për të vijuar me shantazhin ndaj zgjedhësve dhe që sjellin pastaj deformim të vullnetit te zgjedhësve. Një numër i caktuar nuk shkuan të votonin! Përse duhet të shkonin të votonin kundër qeverisë kur kishin një vend pune duke riskuar punën. Në një sistem të tillë hibrid, kur nuk ka shtet të së drejtës, kur nuk ka një se po të ishin arrestuar dy vetë nga SPAK-u që kishin nxjerrë të dhënat atëherë sigurisht gjithçka do të thërrmohej, por edhe kompleksimi i opozitës në atë kohë lidhur thash kjo me qasjen dhe nga këshilltarët në atë kohë ,sepse edhe unë kam qenë në atë kohë: jam përfshirë në fushatë.
Nëse do kishte një reagim më të fortë ndaj drejtësisë që drejtësia të reagonte ndaj patronazhistëve menduan se kjo do të sillte një intimidim ndaj zgjedhësve dhe qytetarët nuk do të shkonin të votonin. Kjo tregoi se ishte një këshillë e gabuar në fakt, sepse pikërisht ky ishte thelbi për mua që pas solli mungesën e pjesëmarrjes dhe shantazhimin dhe përdorimin e partisë socialiste për të fituar zgjedhjet. Ishte një nga çelsat kryesorë të partisë socialiste pikërisht shantazhimi që ju bë njerësve nëpërmjet sistemit të patronazhistëve dhe ishte gabim që çështja e tyre nuk u ngrit që në momentin e parë dhe të kishte pasur një qëndrim ligjor represiv ndaj këtij veprimi që për mua është kriminal kushdo që ta bëjë pra: në qoftë se e bën Partia Socialiste qoftë Partia Demokratike duhet të jetë mesazh dhe ky mesazh që u jepet partive politike,Partisë Socialiste sot Partisë Demokratike, nesër apo kujdo partie tjetër për juve s’ka problem. Meriauni të dhënat qytetarëve, vidhini të dhënat qytetarëve, publikojini të dhënat e qytetarëve, sepse nuk ju gjen gjë kjo është diçka normale në këtë vend. Po partia që është në pushtet mund t’i përdor këto të dhëna ky është mesazhi më i gabuar dhe që pas sjell, atë pikërisht mungesa “Rrulla Fllo”, mungesën e shtetit të së drejtës dhe deformimin dhe mungesa e shtetit ligjor pastaj mungesën e pandëshkueshmërisë, mos pasjen e frikës ndaj ligjit, që pas sjell korrupsionin, pas sjellë arrogancën, pas sjellë blerjen e mediave, pas sjellë gjithë të tjerat. Pra thelbi është sundimi i ligjit dhe thelbi është “Rrullo Fllo” dhe në qoftë se kemi një shkelje në atë që është thelbësore, që është procesi zgjedhor dhe vjedhin shitblerjen e votës nëse kjo nuk ndodh në këtë moment atëherë gjithçka tjetër është vertebra e demokracisë dhe nëqoftë se thërrmohet apo shtrembërohet vertebra të gjitha organet e tjera jetësore sjellin këto pasoja. Prandaj them që pikërisht raporti i Freedom House u fokusua tek shkaku, pra lidhja shkaksore nga ku erdhi rezultati. Pra deformimi i rezultatit zgjedhor erdhi nëpërmjet përdorimit të patronazhistëve duke e quajtur këtë një sistem të dënueshëm, jo në përputhje me ligjin: se ata organizatë dhe janë nuk do thonë që është bërë krim. Prokurorët e dinë shumë mirë për patronazhistë, sepse edhe ata kanë fëmijë dhe atyre u janë publikuar të dhënat dhe ata e dinë se askush nga ky seksioni i partisë socialiste nuk e dinë numrin e telefonit të fëmijës të prokurorit, gjyqtarit. Shkon drejt asaj që kemi një drejtësi, që nuk është e pavarur. Nëse duhet ta shohim si funksionon drejtësia shohim rastin e patronazhistëve.

Përdorimi i këtyre të dhënave gjatë procesit zgjedhor me qëllim shantazhimin e zgjedhësve është krim. Në një kohë që drejtësia duhet të vinte para drejtësisë ata që përdorën të dhënat dhe i morën nga sistemet shtetërore, ndërsa SPAK-u sekuestroi serverat e medias. Kjo lloj qasjeje i dha zemër partisë në pushtet dhe patronazhistëve për të vijuar me shantazhin ndaj zgjedhësve dhe që sjellin pastaj deformim të vullnetit të zgjedhësve

Vendimi i DASH për disa figura në Shqipëri e Ballkan dhe a mund të deklarohet fajtor apo të shpallet fajtor apo të linçohet  pa patur një vendim gjyqësor të formës së prerë?

Nuk di të them në këtë pjesë, sepse janë qasje diplomatike apo çështjë që i përkasin politikës më globale. Unë merrem me pjesën e avokatisë dhe me pjesën tërësisht profesionale dhe nuk dal dot nga kostumi i profesionalizmit, i formimit tim juridik. Kjo është pjesë e gjetjeve të ekspertëve të fushës që janë politikanë a diplomatë që mundet të kenë një ndikim apo një informacion më shumë nga mua, unë nuk mund të jap dot një përgjigje në këtë çështje, pasi formimi im juridik përfshin pjesën e gjetjes, bazohem mbi fakte dhe prova. Formimi im si jurist nuk më bën shumë optimist lidhur me mekanizmin e dizejnimit apo linçimit në mungesë të një vendimi gjyqësor të formës së prerë. Deri në vitin 2017 SHBA dizejnimin e personave non grada nuk e kishin public. Pas vitit 2017 me një ligj në kohën kur ka qenë presidenti Trump vendosën që dizejnimi të ishte public për t’i bërë të qartë për t’i ushtruar presion një qeverie në mënyrë që të ishin më efiçentë. Lidhur me këtë thashë formimi im si avokat dhe bazuar në të drejtën europiane qindar vjeçare bazohet në parimin e pafajësisë. Askush nuk mund të deklarohet fajtor apo të shpallet fajtor apo te linçohet fajtor se ka kryer këtë krim apo atë krim pa patur një vendim gjyqësor të formës së prerë. Dhe këtu mendoj që është se ju i dini problematikat se jeni vetë gazetar dhe mund të bëni analiza se sa ka ndikuar kjo nga viti 2017 nga shpallja non grada në ballkanin perëndimor në vitin 2017 kur linçimet u bënë publike.

Nëse duhet ta shohim si funksionon drejtësia shohim rastin e patronazhistëve. Prokurorët e dinë shumë mirë për patronazhistët, sepse edhe ata kanë fëmijë. Edhe atyre u janë publikuar të dhënat dhe ata e dinë se askush nga ky seksion i partisë socialiste nuk e dinë numrin e telefonit të fëmijës të prokurorit, gjyqtarit. Pra nuk ka drejtësi të pavarur dhe ligji është zëvendësuar nga patronazhistët.

Ka ndikuar pak te vota ka ndikuar pak te zgjedhësit. Zgjedhësit po them kanë menduar që të ndryshojnë rreth kësaj apo modelet Yuri Kim ju mund të bëni kërkime se çfarë ndodhi në Shkodër, çfarë ndodhi në Durrës dhe në vende të tjera pra në linçimet publike që u bënë rreth vitit 2017-2018. Një linçim publik që bëhet ndaj një individi pa patur një vendim gjyqësor të formës së prerë nuk jep efektin e duhur ose efektin që pret DASH ndaj qytetarëve, sepse nuk bazohet pikërisht në themelet europiane dhe njerëzit nuk janë budallenjë, njerëzit nuk janë naiv. Pra këtë pjesën e retorikave linçimit në Shqipëri e kemi rutinë. Njëra palë thotë që këta janë të korruptuar, je vrasës je hajdut je i korruptuar dhe pala tjetër thotë të njëjtën gjë. Pjesa e linçimit pa patur prova, pa patur një vendim gjyqësor nuk është se krijon efekt: është thjesht retorik. Në këtë këndvështrim edhe vendimi i fundit është kujdesur që të bëjë një dizejnim pak më specific duke thënë që nga shtatë të cilët ne kemi bërë dizejnimet disa prej tyre kanë vendime gjyqësore të formës së prerë. Të cilët kanë patur dënime qoftë në Maqedoni, Shqipëri apo në Bosnje, dhe kanë patur vendime gjyqësore bëjnë këtë pjesën e dallimit. Pra nga ana profesionale unë mendoj se në kostumin e avokatit mendoj që linçimi pa patur një vendim gjyqësor të formës së prerë nuk sjell atë efektin që kërkohet. Për mua në kostumin e avokatit është i papranueshëm për këdo edhe për ty edhe për mua të dalin të thonë që ti ke kryer këtë krim. Nuk mund ta thotë askush në një linçim publik pa patur një vendim gjyqësor të formës së prerë. Nëse ka një vendim gjyqësor të formës së prerë atëherë unë  jam i vetëdijshëm që do ketë një vendim gjyqësor. Nga ana politike ka një qasje ndoshta diplomatike që mendojnë ndoshta duke përdorur këtë lloj mjeti mund të ketë efekte. A ka efekte apo jo për këtë thashë gazetarët, media, por edhe ata vetë që merren me këtë proces mund të bëjnë sondazhe mund të shikojnë realitetin se cili është efekti.

Vijon nesër