Mark Rica: Marie Nikolli (Brozi), profili i një mësueseje shembullore

59
Sigal

“Ah gratë! Ato i bëjnë lartësitë më të larta dhe ultësirat më të sheshta.”/ Fridih Niçe

Mark RICA  Studjues

Para se të shkruaja një dedikim për mësuesen shembullore, të devotshme e të pa lodhur Marie Nikolli (Brozi), e cila i ka dhënë shumë arsimit, kam lexuar shumë shkrime në shtypin e kohës dhe në rrjetet sociale që autor të ndryshëm kanë shkruar për punën e saj.

Të shkruash për këtë personalitet të arsimit, duhet të marrësh parasysh, jo vetëm punën 40 vjeçare të saj, si mësuese dhe drejtuese në disa shkolla, por edhe jetën që ka kaluar, si një ndër femrat më të emancipuara në Mirditë në fundin e shekullit të kaluar, kur ajo me diplomën e UT me rezultate të shkëlqyera filloj punën që e vazhdoj edhe në dhjetëvjeçarin e dytë të këtij shekulli.

Mjafton të lexosh vetëm disa nga konsideratat e kolegëve e miqve të saj për të kuptuar vlerat e saj në arsim, si mësuese e drejtuese, por mbi të gjitha, si NJERI..

“Profesionet, të gjitha janë të bukura. Studentët dhe studentet e mija janë të gjithë mësues, e ndër ta edhe studentja ime shembullore Marie Dona. E them me plot gojën se profesioni i mësuesit është më i miri, sepse është mësuesi që nxjerr inxhinierë, mjekë, infermjerë, agronomë, etj, etj. Sipas Viktor Hygoj dy janë nëpunësit kryesor të shtetit; nëna dhe mësuesi. Njëra nga studentet e mija që kam në kujtesë sot, është Marie Gjon Dona, që ishte një shembull në çdo drejtim. E kam ndjekur edhe gjatë dekadave si mësuese e drejtuese në arsim. Unë dhe profesorët e Universitetit “Luigj Gurakuqi”  Shkodër jemi krenar për Marien që u bë një mësuese model.” (Prof. Dr. Selman Sheme.)

“Gjimnazi Rrëshen pati fatin të kishte një drejtoreshë të palodhur që i’u përkushtua gjer në ditën e fundit të punës, a thua se ishte dita e parë, pa lënë asnjë detyrë të pakryer, ishte një mësuese që mbështeti  fort kolegët dhe nxënësit… Ajo ishte në pararojë të risive të reja dhe aktiviteteve të shumta. Ishte një mësuese plot vizion, që nuk u kursye për të vënë në jetë ide të shumta, duke lënë gjurmë të jashtzakonshme në arsim…”

(Gëzim Kaçorri, ish Drejtori i Drejtorisë Arsimore Mirditë.)

“Shqiptarët nuk e kanë patur asnjëherë të vështirë t’i formulojnë të bukura metaforat që

lidhen me diturinë, shkollën, arsimin, ngaqë i kanë ëndërruar gjatë librat dhe vatrat e dijes. Kjo bëhet më e lehtë kur shkruan për mësuesen e përkushtuar mirditore Mari Nikolli (Brozi) e diplomuar për Histori – Gjeografi në Shkodër dhe me specializim pasuniversitar të kryer në Universitetin e Tiranës, mësuese me kontribute të spikatura për dyzet vite në shkollat e Mirditës, për një kohë të gjatë në zonën e Fanit, drejtuese shkolle, inspektore arsimi në rreth, trajnuese, bashkhartuese tekstesh ndihmëse për shkollën, me pjesëmarrje në veprimtari kualifikuese të rëndësishme brenda dhe jashtë vendit, etj.

(Ndue Dedaj, Studjues, shkrimtar, poet.)

“Marie Brozi ishte një profesioniste e spikatur në mësuesi. Nëse do të funksiononte

Meritokracia, ajo duhej të ishte një pedagoge në Universitet, apo një studiuse në një nga institucionet shkencore të vendit.    Mësuese  Maria ka një kontribut të pakontestueshëm në zhvillimin e arsimit bashkëkohor në Mirditë…”

.(Gjin Pepkola, Ish Drejtor i Shkollës Mesme Rubik.)

“Marie Brozi është ndër mësueset më të mira të Mirditës, e plotësuar në cilësi; si njeri,

profesioniste  e zonja, drejtuese me autoritet dhe veprimtare shoqërore. Ajo ka trashëguar një edukatë të shëndoshë familjare dhe vinte, nga një familje e vjetër e Rrëshenit, ndër qytetarët e parë të tij. Por, përveç atyre cilësive të vyera, Maria kishte disa tipare individuale; së pari, donte ta bënte punën deri në fund. Nuk kursente energjitë e saj që nxënësit të dilnin mirë në mësime; donte të kishte rezultate dhe kishte kërkesa ndaj vetes. (Dr. Nikoll Loka, Studjues, Shkritar, historian.) 

“Mbase shumëkush, që nuk i njeh punët e rënda të të drejtuarit të një gjimnazi, mund ta

quaje si “qosh te privilegjuar”, por që në fakt është krejt tjetër gjë. Të menaxhosh një shkollë ku dihet historikisht se sytë e një krahine të tërë drejtohen aty, sepse familjet kanë besuar arsimimin bazë dhe tejet delikat për fëmijët e tyre, nuk është aspak e lehtë. Por Maria pasi ishte e drejtë për këdo, kur dihet se në kushtet e krahinave të vogla, ku janë prezente një sërë pengesash, gjërat bëhen gjithnjë e më të vështira deri në pamundësi. Ajo ja ka dalë me konsekuencën ndaj vetes më së pari, dhe me tërheqjen e kolektivit përmes “modelit të liderit pjesëmarrës”, duke “kapur” vetë cdo punë, nga më e thjeshta deri tek më e ndërlikuara.” (Gjergj Marku.  Publiçist, Gazetar.) 

 Po kush është Marie Nikollit (Brozi)

Ajo lindi në qytetin e ri të sapo krijuar të Rrëshenit me 29 Shtator 1954. Ka kryer studimet e larta për mësuesi, në degën e historisë e të gjeografisë në  Universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër  në vitit 1977.  Punoi  për 12 vite mëuese në disa fshatra të Mirditë si; në Kaçinar (1977), Gëziq (1978-81) dhe në shkollën e mesme të bashkuar Klos-Fan (1981-1988). Krahas ushtrimit të porfesionit të mësueses me shumë përkushtim ajo studjoi historinë dhe gjeografinë e këtyre fshatrave dhe më vonë shkrimet e saj u përfshinë në Fjalorin Enciklopedik të Mirditës.

Maria, nga viti 1988 deri në vitin 1990 ka punuar në konviktin e shkollës së mesme “Bardhok Biba”. Më vonë ajo emërohet  zëvendësdrejtoreshë  në shkollën 8-vjeçare nr. 2 Rrëshen (1991-1997) dhe pastaj inspektore e lëndës histori dhe gjeografi në DAR Mirditë (1997-2004). Nga viti 2004 deri në vitin 2006 ka qenë përgjegjëse e sektorit të këshillimit pedagogjik në ZA Mirditë. Nga viti 2006 deri në vitin 2016,  mësuese e pastaj drejtoreshë në Gjimnazin Rrëshen, ku mësonin 543 nxënës dhe jepnin mësim 36 mësues, të gjithë me arsim përkatës.

Marie Nikolli (Brozi) ka kryer specializimin pasuniversitar 1-vjeçar, me shkëputje nga puna në Universitetin e Tiranës për histori (1990-1991). Ajo ka kryer edhe shumë trajnime për mësimdhënien dhe njohjen e historisë së Ballkanit, si brenda dhe jashtë vendit. Kështu përmendim seminaret kualifikuese në Kopenhagen të Danimarkës, në Shkup dhe Ohër të Maqedonisë dhe në Sofje të Bullgarisë, ku edhe  ka referuar me sukses për eksperiencën e saj.  Për veprimtarinë e saj studimore e shkencore Marie Nikolli (Brozi), në vitet 1999, 2000 dhe 2001, është paisur me disa çertifikata nga “Shoqata Ndërkombëtare e Mësueseve të Historisë” (EURO-CLIO)

Ajo është bashkëautore e librave: “Mirdita-njohuri për vendlindjen” (2000); metodika, “Aspekte të mësimdhënies së lëndës edukatë” (1997); “Të kuptojmë të kaluarën e përbashkët për të ndërtuar të ardhmen (jeta e përditshme në Shqipëri, Bullgari dhe Maqedoni (1945-2000)” (2003). ] Asaj, në vitin 2017, i është dhënë titulli  “Ambasadore për Paqen nga Federata Unversale  e Paqes”. Gjithashtu, i janë akorduar disa  çertifikata Mirënjohje nga MASH dhe Shoqata e Arsimtarëve të Shqipërisë.  Është dekoruar dy herë nga Presidiumi i Kuvendit Popullor; Me Medaljet: Për Shërbime të Shquara Shtetërore dhe Shoqërore (1983) dhe me Urdhërin “Naim Frashëri” (1986). Këshilli i Qarkut Lezhë me vendim nr.11 datë 16.02.2023 pasi ka dalë në pension Maria, i ka propozuar Presidentit të Republikës zotit Bajram Begaj: për dhënien e titullit të Nderit: “Naim Frashëri’ znj. Marie Gjon Brozi me motivacionin: “Për arritje të larta në procesin mësimor edukativ gjatë gjithë viteve të punës në arsim, për kontributin e shquar në kualifikimin e mësuesve shqiptarë në lëndën e historisë dhe për arritje si drejtuese në arsim”.

Ajo ishte njëra nga 7 gratë profesioniste, vullnetare të Grupit Advokues të grave të Mirditës ( Mirdite Women Advocaey Group MWAG) që me 4 Korrik 2017 hartuan një Kërkesë Bashkisë për Bashkëpunim për të punuar me MWAG.

Ekziston sot në botë maksima:   “Masa më e mirë për vlerësimin e kulturës së një kombi është pozita e femrës “.   Shembulli