Lamtumirë Albert Spahiu, gojëmbëli dhe personalitet i Skraparit  

Engjëll Musai
Kryetar i Shoqatës Atdhetare Kulturore “Tomorri”

U nda nga jeta, në mënyrë të papritur një prind, një mësues, një sportist, një trajner, një mik dhe një shok i kudondodhur, Albert Spahiu.

Sigal

Albert Spahiu  lindi më 31 janar 1962 në Skrapar. Ai është vlerësuar për etikën , kulturën dhe zemërgjersinë e tij nga të gjithë  bashkqytetarët në Çorrovodë dhe kudo ku bashkpatriot, apo edhe “jabanxhinj” që puna i ka lidhur me Skraparin. Madje në vitet e fundit Pelku siç i thërrisnim të gjithë u kthye në qëndrestarin e Çorrovodës dhe shërbente si pikë referimi për ngjarje, fenomene dhe aktivitete. Po Pelku do të mbahet mend nga të gjithë për kontributin dhe rolin e patjetërsueshëm, që ai pati ndër vite si lojtar e si trajner i ekipit të futbollit të Skraparit, por edhe nga breza mësuesish dhe kohët e fundit edhe të nxënësve falë të cilit ata  u përgatitën për lëndën e edukimit fizik dhe sportiv. Por Albert Spahiu si djalë i Skraparit me rrënjë të forta e të lashta sa vetë mali i shenjtë i Tomorrit, ushtronte edhe një përgjegjësi shoqërore sikurse ishte ajo e  Nën/Kryetarit të degës së Shoqatës Atdhetare Kulturore “Tomorri” për Skraparin. Vlerat patriotike dhe përkushtimi i tij kanë lënë gjurmë dhe do të mbeten në librin e artë të SH.A.K. “Tomorri”. Në këto çaste të vështira për humbjen e tij, në emër të SH.A.K. “Tomorri “, ngushëllojmë familjen e tij, kolegët dhe nxënësit e shkollës, miqtë dhe dashamirësit për ndarjen e parakohshme të shokut, mikut dhe njërit prej drejtuesve të SH.A.K. “Tomorri” dega Skrapar Albert Spahiu. I përjetshëm kujtimi për ty miku Pelku ynë i shtrenjtë!