Kozma Gjini: “Lavdi dëshmorëve të Atdheut”!

Reportazh nga Kozma GJINI
Myzeqeja. Si një sofër stërmadhe bujarie e shtrirë mes Shkumbinit dhe Vjosës. Në Myzeqe horizonti hapet i qetë mbi blerimin e paanë të fushave të pasura, ku mbi të gjitha prodhohet buka. Por ka edhe histori. Dhe historia nuk është thjeshtë kujtesë.Ajo është rrënjë, identitet dhe detyrim. Djemtë dhe vajzat e Lushnjës, të Fierit, Vlorës, Divjakës, Mallakastrës etj, atë mot, kur atdheu kërkonte frymëmarrje të lirë, lanë arat, të mbjellat, shtëpitë, familjet, fëmijët…dhe u rreshtuan krah patriotizmit me vepra. Të betuar për të dhënë edhe jetën, veçse atdheu të mos lëngonte nën zgjedhën pushtuese.

NOA

MYZEQEJA, VATËR E HERSHME E REZISTENCËS

Myzeqarët u përfshinë me vetëdije e u bënë krah të aleancës në rezistencën kombëtare. Ndjenja e patriotizmit nuk filloi me bujë. Ajo nisi me një thirrje të brendshme, me një revoltë që buronte nga zemra e popullit. Karbunara, Kolonja, Gradishta, Mërtishi, Ngurrëza, Divjaka, dalja e 68 vajzave fierake partizane (unike në shkallë vendi dhe Europe kjo), beteja e Margëllicit, (1943), ku ranë heroikisht: Mustafa Matohiti, Dino Kalenja, Meleq Gostinishti e Lefter Talo, 26 maji, aksioni i prerjes së linjave telefonike, Sheqishta me batalionin e nëntorit 1943, lufta e Koshovicës, “Këshilltarët e Hekalit”, “Masakra e Sh. Pjetrës”, rezistenca antifashiste e Mallakastrës e deri në çlirimin e qyteteve, u kthyen në pika të rëndësishme të organizimit antifashist. Kurse Kolonja martire e Lushnjës ka mbetur simbol. U dogj nga pushtuesit e b/punëtorët e tyre. Organizimi ishte i vështirë, jo për shkak të terrenit kënetor, por ngaqë bandat e krimit kudo mbillnin terror. Pragformimi i një çete.

ÇETA E PARË PARTIZANE E MYZEQESË 

Ishte ditë e hënë, 26 dhjetor 1942. Disa nga figurat e LANÇ, djem të rinj si: Spiro Moisiu, Spiro Bakalli e Xhorxhi Robo etj, lidhën besën pranë vatrës se familjes “Robo”. Ishte një dhjetor i acartë. Kostë Robo, me ngrohtësinë e zemrës bujare dhe forcën që tashmë merrte prej 23 burrave që bujtën në odën e tij, do të kuvendonte me komandant Spiron, Pipin, Rahmanin e Ll.Bozon. Kurse Xhorxhi Robo me Kolin, Mitin, Irakliun e Nakon etj, do të siguronin qetësinë e takimit historik. Ah, i miri i çunave, Nakoja! Ai iu bashkua Brigadës së XVI-S, por vrapi i tij u ndal në betejën e Çukasit. Atje ku do të binin edhe Liri Gero e Vedut Dokollari me shokë…për t’u bërë të pavdekshëm. Kolonja kishte nderin të pagëzonte formimin e grupimit shpresëdhënës. Në shtëpinë muze të “Robove” edhe sot gjendet një tabelë që na kujton atë datë: “KËTU, MË 26 DHJETOR 1942 U KRIJUA ÇETA E PARË PARTIZANE E MYZEQESË”. Lista e emrave tashmë është pjesë e historisë: Neim Kuçi, Hasan Gina, Miti Bozo, Beqo Arapi, Irakli Bozo, Pasho Zoto, Rrahman Uruçi, Stefan Arrza, Josif Pogaçe, Myslym Emini, Rako Gjermeni, Muharrem Shabani, Koli Bozo, Vesel Ahmeti, Haxhi Xherahu, Sadik Koprenca etj. Kuvendin e burrave e çeli Spiro Bakalli. Rrahman Uruçi, Vesel Ahmeti, Muharrem Shabani dhe Hasan Gina, respektivisht u zgjodhë‰n: (komandant, zv/komandant, komisar e zv/komisar). Çetës i dilnin  detyra, që njëherësh ishin edhe orientime nga qendra e lëvizjes për çlirim si: Hedhja në aksion pë‰r ndërprerjen e lidhjeve postare të pushtuesve në zonën Libofshë-Karavasta, hapja e depove të drithit, puna me familjet për dërgimin e djemve e vajzave në mbështetje të rezistencës për liri, e cila po shtohej vrullshëm. Deri në mesin e korrikut 1943 çeta numëronte mbi 200 veta. Në muzeun e shkollës së Libofshës citohet se aksioneve iu bashkuan edhe banorët e fshatit si: Nikolla e Spiro Kule, Llaqi e Mihal Jano, Jovan Sema, etj. Aksioni i çetës kundër forcave italiane në Libofshë drejtohej nga Spiro Moisiu. Propaganda e ballistëve ishte e prekshme dhe çoroditëse. Krerët e lëvizjes partizane u kishin ofruar dorën e bashkëpunimit: (kujto takimet në Mërtish, Kryekuq, Lumth (te velonjakët), Divjakë, Zgjanë, Hysgjokaj, etj), por ata e refuzuan bashkëpunimin. Kjo çoi në përplasjet fizike të armatosura, apo në vrasjen pas shpine të njerëzve për shkak të bindjeve.

Historia i ka skalitur në kujtesë emrat e djemve të çetës që ranë për liri: Skënder Libohova, Feridun Xhindoli, Loni Dhamo, Aqif Libohova, Miti Qose, Nuri Shabani, Hasko Kasapi, Mexhit Çela, Jovan Kondakçiu, Muharrem Zeqo, Mihal Jano, etj. Sakrifica e tyre mbetet gur themeli i rezistencës. Më tej: Myzeqesë i kërkohej të kontribuonte me forca kudo që ishte nevoja. Nga forcat partizane të Myzeqesë u nisën 35 vullnetarë për formimin e Brigadës së Parë. Krenar që Lushnja nxori 3450 partizanë e partizane në luftë për çlirim. Populli i Myzeqesë e mbështeti luftën moralisht e materialisht: me të rinj e të reja që i bashkoheshin vullnetarisht formacioneve për liri. Ky kontribut është një nga arsyet që në 82-vjetorin e çlirimit dhe 31-vjetorin e krijimit të OKDA, emrat e familjeve myzeqare përmenden me respekt të veçantë. Fundviti 1943 do ta gjente Myzeqenë me 4 çeta partizane. Ky optimizëm do të çonte në krijimin e Batalionit të Parë Partizan në Senez të Këmishtajt, me drejtuesit e tij: R.Uruçi, M. Shabani, I. Bozo e L. Dhamo.

MYZEQARË QË RANË NË TROJET E JUGOSLLAVISË

Disa nga bijtë trima e guximtar të Myzeqesë u flijuan jashtë kufijve të vendit, në luftë kundër nazizmit. Ndër ta: Skënder Libohova, ra në malin e Medunit, më 5.11.1944. Llambi L.Ciko (nga Bubullima), ra në Podgoricë, më 21.12.1944. Shaban Latifi, u vra në Vishegrad të Jugosllavisë. Banush H. Manko (nga Karbunara), efektiv i Brig. 7 Sulmuese, ra më 2.02.1945 si dhe:Ramadan B.Arapi, Thoma K.Prifti, Abedin R.Elezi, Izet A.Nezha, Ahmet D.Zeneli, Jonuz Y.Luzi, Ramadan A.Thana, etj. Po kështu, janë me dhjetra të rënë nga Fieri, Mallakastra etj. E mbyllën jetën në lulen e rinisë, pa një pretendim, por vetëm me një ideal: çlirimi i vendit nga pushtuesit.

GRUPI PARTIZAN I MYZEQESË

Ngjarje e rëndësishme në trevën e Myzeqesë ishte krijimi i Grupit Partizan të Myzeqesë, më 19.09.1943 në Ngurrëz. Fshati njihet sot si një ndër vendet që ka dhënë numrin më të madh të dëshmorëve në rrethin e Lushnjës. Në nder të tyre, në qendër të Ngurrëzës ngrihet madhë‰shtor lapidary i kësaj ngjarjeje që pë‰rkujtohet çdo vit. Brigadës së XVI-S, (Therepel, gusht 1944), iu bashkuan 200 luftëtarë nga Myzeqeja, kurse komandanti i saj Rahman Uruçi e ka lënë të shkruar aktin patriotik.

BETEJA E ÇUKASIT, SIMBOLI I QËNDRESËS.

Emri i Karbunarës lidhet përherë me betejën e Çukasit, një nga përplasjet më të forta të partizanëve me forcat pushtuese dhe elementët kolaboracionistë. Aty ranë partizanë të rinj, të cilët sot prehen në varrezat e dëshmorëve. Çukasi mbetet simbol i kurajos, i sakrificës dhe i vendosmërisë së çetës së Myzeqesë.

VARREZAT E DËSHMORËVE: KUJDES, RESTAURIM DHE DETYRIM MORAL.

Qytetaria lushnjare, altarin e flijimit të bijve të saj e ka vendosur në faqen e kodrës së gjelbëruar, si paradhoma hyrëse veriore e qytetit, ku me një vështrim flladitë‰s kalimtari përcjell mirënjohjen për jetët e tyre. Varrezat e Dëshmorëve përbëjnë një nga vendet më të respektuara të kujtesës historike. Shqetësimin qytetar mbi problemet që koha kishte nxjerrë lidhur me gjendjen e varrezave të dëshmorëve, një komision i OKDA, i përbërë nga Dr. Gjergji Velo, (kryetar i OKDA), N. Davidhi, N. Çela e K. Gjini, ia parashtruan kryetares së bashkisë, Dr. Eriselda Sefa, e cila, si gjithmonë e gatshme në dëgjimin dhe zgjidhjen e problemeve, sapo mori shqetësimin, vuri në lëvizje njerëzit përgjegjës dhe brenda një kohe të shkurtër u realizua rikonstruksioni i varrezave të dëshmorëve. Vasilika Gjergji kr. e degës e Bashkim Sulce, kr. i Org. vendore, përgatiten për takimin përkujtimor të djegies së Kolonjës. Familjet e Todi e Vasil Velos, si dhe shumë të tjerë, e kanë për krenari ta mbajnë pllakën “BAZË E LANÇ” në një mjedis familjar të dukshëm për cilindo. Gjithkush që deri dje krenohej me këtë simbol, sot duhet t’ua trashëgojë brezave.

SHKOLLAT MBAJNË EMRAT E DËSHMORËVE

Respekti për jetën dhe veprën sublime të dëshmorëve është shprehur në disa forma. Një nga këto është: vënia e emrave të dëshmorëve. Në Lushnjë, Fier, Patos, Mallakastër, Roskovec, Divjakë etj, kemi disa shkolla që mbajnë emrat e dëshmorëve: Shkolla “4 dëshmorët”, shkolla e mesme Profesionale “H. Gina”, Shk. 9-vjeç‰are “F. Puka”, Gjimnazi “K.Sako” Divjakë, shkolla “Xh.Arapi” Çermë-Proshkë, gjimnazi “M. Nako” Fier-Seman, shk. “T.Doga” Spolatë, shk. “I.Veizi” Babunjë, shk. “H.Malko” Kryekuq, Shk. “M.Davidhi” Gorre, Shk. “A.Quka”, Savër, shk. “Dh.Mino” Bubullimë, “N.Bozo” Kolonjë, “J.Kondakciu” Goricaj, shk. “G.Muço” Saravë etj.

STATUSI I FAMILJEVE TË DËSHMORËVE

Tradicionalisht, familjet e dëshmorëve kanë gëzuar një status të veçantë. Por sot, vihet re se kjo mbështetje është shumë e kufizuar. Ndërsa ligjet ekzistojnë, zbatimi i tyre shpesh mbetet i pjesshëm. Çdo 5 Maj, qyteti ndalet përballë kujtesës. Nxënës, veteranë, familjarë, përfaqësues të bashkisë e institucioneve e të‰ ardhur nga qendra dhe qytetarë përulen e vendosin lule mbi varret e dëshmorëve. Shkollat organizojnë orë edukative e vizita pranë lapidarëve. Muzeu lokal hap dyert dhe ciceroni Dr. Niko Ferro i bën më tërheqëse bisedat. Ndërsa në një bisedë me kryetarin e OKDA, dega Fier, z.Sokrat Ikonomi, bashkëndajmë shqetësimin mbarëshoqëror, se spektri politik nuk po bashkohet me rastin e 5 Majit. Sa pozitivitet do të ngjallte në opinionin shoqëror ky gjest mirë‰njohjeje! Në fshatra, ceremonia është më intime: qirinj, lutje, heshtje dhe mesazhi që përcillet brez pas brezi: “Liria nuk është dhuratë-liria është sakrificë.”

HISTORI QË NUK SHUHET

Historia e Myzeqesë nuk mund të shkruhet pa dëshmorët e saj. Myzeqeja historikisht ka punuar për t’i dhënë vendit jo vetëm drithrat e bukës, por edhe njerëz të rrallë, patriotë, artistë, bij dhe bija që dhanë gjithçka për lirinë e përparimin e vendit. Sot, kujtimi i tyre nuk është vetëm detyrë morale. Është pjesë e identitetit kombëtar. Madje as shtypi nuk kujtohet të shkruajë dy rreshta për këtë temë. E vetmja gazetë është “Telegraf” që i që‰ndron besnike idealit të të rënëve për liri që nga dita e parë e botimit. Është koha dhe mënyra për t’u treguar brezave të rinj se në këtë tokë liria i ka rrënjët të thella. LAVDI DËSHMORËVE TË ATDHEUT!