Kontesimi i Putinit dhe rezistenca e shteteve Britanike ndaj ndikimit Rus

510
Sigal

Pas dekadash të tëra të indoktrinuar me gënjeshtra nga Moska, shtetasit e vendeve baltike kanë fituar imunitet

Në fillim të viteve 1990, Presidenti i Estonisë së saposhpallur të pavarur mbajti një fjalim në Hamburg, gjatë të cilit ai e përçmoi pushtimin sovjetik të shteteve baltike, shkruan “The Economist”. Një zyrtar rus shumë pak i njohur asokohe, u zemërua aq shumë nga fjalimi, saqë vendosi të largohej nga turma. Ai ishte Vladimir Putin. Dhe kjo histori e treguar në veprën e Neil Taylor mbi Estoninë e re është shumë e dobishme. Z. Putin e ka cilësuar shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik si “katastrofa më e madhe gjeopolitike e shekullit të 20-të”. Ndërsa për estonezët, letonezët dhe lituanezët, shprehja është ajo që e përshkruan më së miri Bashkimin Sovjetik si katastrofa më e madhe gjeopolitike e shekullit të 20-të. Zakonisht diskutimet e ndryshme të historisë fillojnë me shprehje si “Stalini ishte ai që vrau gjyshërit e mi”. Fakti që fqinji i tyre më i madh nuk e respekton me të vërtetë pavarësinë e tyre dhe pa përmendur edhe mosrespektimin e futjes së tyre në BE dhe në NATO që nga viti 2004, është një prej karakteristikave të politikës së ditëve të sotme. Duke marrë në konsideratë se sa të vogla janë shtetet baltike, dhe sa i madh dhe kërcënues mund të jetë presioni që ushtria ruse ushtron pranë kufijve të tyre, situata në këto shtete padyshim që duhet të jetë e zymtë. Sidomos kur Presidenti i një prej shteteve të tyre aleate më të rëndësishme, Amerika, i sheh aleancat si pengesa. Megjithatë, ata nuk e kanë humbur optimizmin. Pavarësisht dyshimeve të Donald Trump, misioni i NATO-s në Baltik është efikas. Prania e një batalioni të NATO-s në çdo shtet, edhe pse ka ndikuar duke provokuar inatin e Rusisë, shërben për ta penguar atë nga avancimi i mëtejshëm drejt këtyre vendeve. Rreth 19 nga 29 anëtarë të NATO-s kanë dërguar njerëzit e tyre në terren. Nëse z. Putin do të përpiqej t’i pushtonte këto shtete, ai do ta kishte të pashmangshme vrasjen e këtyre qytetarëve dhe në atë moment, NATO do të ndërhynte patjetër. Ndihma e amerikanëve nëpërmjet shërbimeve të inteligjencës dhe ndihmës ushtarake është shumë e madhe në këto vende baltike dhe të gjithë prej tyre dëshirojnë që ajo të shtohet. Që në momentin kur Rusia mori Krimenë, si Estonia ashtu edhe Lituania e kanë rritur mbrojtjen e vendit. Trajnimet e ndryshme në këtë drejtim përfshijnë taktikat guerile. Rusia, në mënyrë të vazhdueshme, teston mbrojtjen e NATO-s. Ndonjëherë ajo e bën këtë duke dërguar avionë luftarakë në hapësirën ajrore të Estonisë për të parë se sa shpejt do të reagojë mbrojtja e Estonisë. Por, në të shumtën e rasteve, Rusia vepron nëpërmjet sulmeve kibernetike. Në vitin 2017, Lituania pësoi rreth 50.000 sulme kibernetike. Megjithatë, që pas sulmit kibernetik masiv të vitit 2007, mbrojtja e Estonisë në këtë drejtim është rritur, shprehet Autoriteti i Sistemit Informativ të Estonisë. Dymbëdhjetë vjet më parë, hakerat sulmuan bankat, mediat dhe kompjuterët e zyrave qeveritare, vetëm pasi Estonia mori guximin të zhvendoste në një vend më pak të rëndësishëm një statujë të një ushtari të Ushtrisë së Kuqe. Që prej asaj kohe, të tria shtetet baltike kanë shpenzuar një pjesë të madhe të burimeve të tyre në drejtim të mbrojtjes digjitale. Estonia do të zhvillojë zgjedhjet parlamentare në mars të këtij viti, ndërsa Lituania do të zhvillojë zgjedhjet presidenciale në maj. Të tre vendet baltike do të marrin pjesë në zgjedhjet e BE-së gjatë kësaj pranvere, prandaj kujdesi që secili prej tyre duhet të tregojë ndaj një ndërhyrje të mundshme ruse duhet të jetë i madh. Një tjetër shqetësim është edhe lufta e informacionit. Informatorë dhe persona të infiltruar rusë janë vendosur në secilin prej shteteve baltike për t’i hapur probleme NATO-s, BE-së dhe demokracisë baltike. Ata ekzagjerojnë çdo problem me të cilin ndeshen dhe madje edhe shpikën probleme apo situata që nuk ekzistojnë fare, si ai i përdhunimit të një jetimi lituanez nga ushtarët gjermanë. Ata janë shumë të irrituar për ofendimet e shumta që u bëhen të gjithë atyre që vazhdojnë të flasin gjuhën ruse dhe janë shkaktarët kryesorë që nxisin mosmarrëveshjet, si për shembull mbi emigracionin. Megjithatë, vendasit etnikë, të cilët pas dekadash të tëra me lajme të rreme nga Moska, shprehen se kanë fituar imunitet të plotë ndaj tyre. Shumica e tyre e kanë humbur besimin ndaj Putinit dhe e shohin me skepticizëm çdo fjalim të mbajtur prej tij./Monitor