Ja si grabiten në Shqipëri çdo vit 2 miliard USD nga nafta

Speciale nga Engjëll Musai/Shqiptarët presin nga SPAK të hetojë oligarkët e naftës dhe minierave që u favorizuan me ligj. Sipas AKBN-së e cila auditoi bilancet vetëm në 1 vit, Bankers Petrolium rriti artificialisht shpenzimet me 300 mln euro, për të mos paguar taksat në shtet. Nga nëntoka jonë nxirren 1 miliard litra naft në vit, por Shqipëria mbetet më e varfëra, rinia po emigron, pensionet janë qesharake dhe industria u shkatërrua

Ëngjëll Musai
Drejtor i Telegraf

“Në vitin 2015, AKBN auditoi bilancet e viteve të mëparshme të Bankers dhe doli në konkluzionin se: kompania kishte rritur artificialisht shpenzimet me 300 milionë dollarë, për të paguar më pak taksa në shtet”

Sigal

Ka kohë që Telegraf.al, i është kthyer skandaleve dhe babëzisë më naftën shqiptare, një nga pasuritë më të mëdha që zoti dhe natyra i ka dhënë kombit tonë. Në Shqipëri sipas statistikave të AKBN-së (Autoriteti Kombëtar i Burimeve Natyrore) nxirren nga nëntoka rreth 1 milion tonë naftë në vit. Nëse këtë sasi do ta konvertonim në litra do të llogaritej në 1 miliard litra në vit. E nëse llogarisim që shqiptarët e paguajnë 1 litër karburant me 2 dollarë (2 mijë lekë të vjetra) shuma, që shteti fiton është rreth 2 miliard dollar në vit. Por ç’ka ndodhur dhe po ndodh me pasurinë e qytetarëve shqiptar? Puset u janë dhënë në dorë maskarenjve, të huajve, oligarkëve të vendit dhe të huaj që bashkëpunojnë me qeveritarët shqiptar dhe populli është pa bukë dhe merr arratinë dhe rrugët e kurbetit nëpër botë. Të mos harrojmë se nga nafta shqiptare prodhohet nafta, benzoli,vajguri, vajrat, squfuri, bitumi dhe 12 elementë të tjerë, nënprodukte të naftës, që vetëm pak shtete në botë e kanë këtë privilegj. Por koncesionet janë rishitur, dhe kjo është kategorikisht e ndaluar nga ligji, por shteti hesht se është ortak me trafikantët. U shkatërrua qëllimisht uzina e përpunimit të naftës në Ballsh, me qëllimin final që nafta bruto të ikë jashtë shtetit, pasi askush nuk e bën transparente se sa u prodhua dhe sa iku jashtë, dhe kjo përbën një krim shtetëror. E për të gjitha këto SPAK dhe organet e tjera të hetimit dhe krimit ekonomik heshtin, pasi nuk kanë kurajo të kontrollojnë zyrtarët e qeverisë, apo sikurse doli ditët e fundit ish-agjentin e FBI-së të lidhur me oligarkët rus dhe serb. Ja dy prova e fakte të bëra publike edhe më parë dhe, që presin të shohin dritën e diellit nga SPAK, pasi kanë vite që trafikantët e kanë mbuluar me llumin e zi të naftës. Të mos harrojmë se me 2 miliard euro, që fitohet nga nafta dhe që po i grabisin oligarkët e qeverisë të lidhur me kompanitë e spekullantit Soros do ishin realizuar: Rritje 100% të pensioneve, të cilat duan vetëm 500 mln USD rimbursim shtesë, 600 mln USD për rritjen 100% të pagave të administratës, 150 mln USD për shëndetësi falas bashkë me ilaçet e të gjithë shqiptarëve, 250 mln USD për uljen 50% të taksave dhe çmimeve, 50 mln USD për t’i bërë shkollat dhe universitetet falas dhe 450 mln USD për investime rrugësh, infrastrukturë, ujësjellsa dhe shërbime të tjera, të cilat do të hapnin mbi 50 mijë vende pune. Pra të jetosh mbi tokën prej floriri dhe të jesh i varfër duke marrë rrugët e kurbetit, është pafytyrësia më e madhe në këto 10 vite qeverisje të Rilindjes në pushtet.

“Në fund të vitit 2015, duke u bazuar te raporti i Agjencisë së Burimeve Natyrore, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bllokoi llogaritë e Bankers, duke i kërkuar të paguajë 75 milionë dollarë së bashku me gjobat. Bankers e ankimoi Shqipërinë në Arbitrazh, por filloi të paguante gradualisht gjobën.”

“Por, në vitin 2018, Arbitrazhi vendosi pro Bankers duke e detyruar qeverinë shqiptare t’i kthejë kompanisë 57 milionë dollarë, plus interesat dhe shpenzimet e gjyqit, në një total prej 60 milionë dollarë.”

“Bankers Petroleum”, me fitim kontabël 3 miliardë lekë, por nuk paguan taksa. Ja mekanizmi që fsheh fitimet dhe pse u bllokua ligji që ndalon abuzimet

“Bankers Petroleum”, eksportuesi më i madh në vend, që shfrytëzon me koncesion fushën naftëmbajtëse më të madhe mbi tokë në Europë, atë të Patos Marinzës, ka rezultuar me një fitim kontabël prej gati 3 miliardë lekësh, sipas të dhënave të publikuara nga Tatimet. Ky fitim do ta rendiste atë në vend të katërt ndër 10 më të mëdhenjtë. Por kompania nuk deklaron fitimin fiskal dhe si rrjedhojë, ajo nuk paguan tatim-fitim. Burime nga Bankers pohuan se; bazuar në standardet e kontabilitetit, fitimet kontabël janë të ndryshme nga fitimet fiskale. Në bazë të marrëveshjes me qeverinë, shpenzimet kapitale llogariten brenda vitit dhe nuk shtrihen në disa vite, siç ndodh me kompanitë e tjera, çka bën që operatori të rezultojë me humbje fiskale. Burime nga kompania thanë se dalja me fitim fiskal do të varet nga ecuria e shpenzimeve dhe të ardhurave, që janë të lidhura me çmimet në tregjet ndërkombëtare. Që prej fillimit të aktivitetit, kompania nuk ka dalë asnjëherë me fitim sipas konceptit fiskal të aplikuar për kompanitë komerciale, që kanë përfituar koncesione për shfrytëzimin e burimeve të naftës e gazit, që sipas marrëveshjes koncesionare do të duhet të tatohej me 50%. Rezultati tatimor i shoqërisë nuk llogaritet sipas ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, por bazuar në Marrëveshjen e Hidrokarbureve lidhur midis Albpetrol sh.a. dhe Bankers miratuar në 2004-ën, sipas së cilës, rezultati llogaritet pasi nga të gjitha të ardhurat të zbriten të gjitha shpenzimet operative, por edhe ato kapitale të bëra nga subjekti përfitues i koncesionit. Kompania vazhdimisht i ka shtyrë planet për të dalë me fitim, fillimisht si rrjedhojë e rritjes së rentës minerare në vitin 2010, në nivelin e 10% të prodhimit, më pas nga rënia e çmimeve të naftës. Bankers ka qenë vazhdimisht në konflikt me institucionet shtetërore, si Tatime e Dogana dhe Agjencinë Kombëtare të Burimeve të Natyrës (AKBN), të cilët e kanë hetuar për evazion fiskal dhe fryrje të shpenzimeve kapitale, me qëllim mospagimin e tatimfitimit. Në vitin 2015, AKBN auditoi bilancet e viteve të mëparshme të Bankers dhe doli në konkluzionin se kompania kishte rritur artificialisht shpenzimet me 300 milionë dollarë për të paguar më pak taksa në shtet. Në fund të vitit 2015, duke u bazuar te raporti i Agjencisë së Burimeve Natyrore, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bllokoi llogaritë e Bankers, duke i kërkuar të paguajë 75 milionë dollarë së bashku me gjobat. Bankers e ankimoi Shqipërinë në Arbitrazh Ndërkombëtar, ndërkohë filloi të paguante gradualisht gjobën. Por, në vitin 2018, Arbitrazhi vendosi pro Bankers duke e detyruar qeverinë shqiptare t’i kthejë kompanisë 57 milionë dollarë, plus interesat dhe shpenzimet e gjyqit, në një total prej 60 milionë dollarësh. Së fundmi, një tjetër konflikt mes Bankers dhe qeverisë ishte për dyshimet për shmangien e të paktën 30 milionë euro detyrime- akcizë për lëndën e parë (holluesin), që përdoret në prodhimin e naftës bruto. Një gjobë prej 104 milionë lekësh (ose 1 milion USD) u pezullua në gusht 2019 nga ministrja e Financave, Anila Denaj, me argumentin se po shqyrtohet dosja për këtë kompani dhe ka ende problematika. Ndryshe nga Bankers, nënkontraktorët e tij kanë raportuar historikisht norma të larta fitimi. “Summer Drilling Services” (ish-SIMMONS EDECO) kishte një normë kthimi prej 12%, ndërsa vitet e mëparshme ky tregues arrinte deri në 50%. “CROSCO, naftni servisi d.o.o. – Dega Tiranë”, kishte një normë prej 36%. Një vit më parë, qeveria miratoi një projektligj për ndryshime për regjimin fiskal në sektorin e hidrokarbureve, i cili parashikonte dy ndryshime të rëndësishme fiskale:

Së pari, që edhe nënkontraktorët të tatoheshin me 50%, pasi Bankers kalonte një pjesë të shpenzimeve përmes tyre, meqë këto kompani tatoheshin me 15%.  

Së dyti, kompanitë e prodhimit të naftës do të paguajnë tatimfitim menjëherë sapotë realizojnë të ardhura dhe jo deri sa të kompensojnë investimet e tyre.


“Në vitin 2019-ën u prodhuan,1.005 milion ton naftë, ku Banker Petrolium ka nxjerrë 885.692,00 ton naftë  ose 88,13 % të prodhimit total dhe 76.814,00 gaz shoqërues. Kompania nuk pagoi asnjë qindarkë tatim fitimi për naftën e nëntokës së Shqipëris, pasuri e të gjithë shqiptarëve dhe naftëtarët sakrifikuan dhe jetën në greva urie, pasi mbetën pa rroga dhe status të mbetur në letër”

“Së fundmi, një tjetër konflikt mes Bankers dhe qeverisë ishte për dyshimet për shmangien e të paktën 30 milionë euro detyrime akcizë për lëndën e parë (holluesin), që përdoret në prodhimin e naftës bruto. Një gjobë prej 104 milionë lekësh u pezullua në gusht 2019 nga ministrja e Financave, Anila Denaj.”

 

02

ARMO: kjo vjedhje e madhe. Si u grabitën në 11 muaj, 60 milionë euro taksa, që duhej të shkonin në buxhetin e shtetit 

Prej dy javësh ARMO, rafineria e përpunimit të naftës në vend, ka mbyllur dyert për të disatën herë, duke lënë miliona euro detyrime të papaguara ndaj shtetit, një skemë e njohur kjo, e cila po përsëritet që prej vitit 2009, kur ARMO u privatizua. Sipas të dhënave të siguruara nga ‘Monitor’, për 11 muajt e vitit 2019, sasia e naftës e përpunuar nga ARMO dhe e hedhur në treg ka qenë 156 mijë tonë (184 milionë litra, në bazë të dendësisë 1 ton = 1,180 litra), me një rritje të ndjeshme në krahasim me sasinë prej 11 mijë tonësh të përpunuar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rritja e ndjeshme e prodhimit, ka bërë që ARMO të zërë 30% të tregut të furnizimit me karburant në vend për periudhën janar-nëntor (për të njëjtën periudhë importet ishin 357 mijë tonë, me një rënie prej 23% me bazë vjetore). Për këtë sasi nafte të prodhuar, ARMO ka paguar akcizë në vlerën e 6.8 miliardë lekë, ose rreth 50 milionë euro, sipas të dhënave zyrtare (shiko tabelën). Kompania është e detyruar të paguajë akcizën në momentin që hedh produktin për konsum, përndryshe nuk mund ta nxjerrë atë nga magazina doganore. Sipas legjislacionit në fuqi, momenti i pagesës së detyrimit të akcizës është hedhja për konsum e produktit. Shoqërimi i të gjitha procedurave të deklarimit bëhet nëpërmjet Dokumentit Shoqërues Administrativ, DSHA. Të gjithë subjektet, që përpunojnë produkte me akcizë detyrimisht pajisen me statusin e Depozituesit të Miratuar (Magazinë Fiskale) nga administrata doganore (pra kur del nga prodhimi drejt magazinës fiskale, paguhet automatikisht akciza). Çdo subjekt duhet të garantojë detyrimet e akcizës me lëvizje prodhim- depozitim. Deklarimi dhe pagesa online bëhet nëpërmjet modulit kompjuterik të instaluar pranë Operatorëve. Pasi del nga magazina fiskale dhe hidhet në treg duhen paguar taksat e tjera: TVSH, taksa e karbonit dhe e qarkullimit. Por, ARMO rezulton të ketë paguar vetëm akcizën dhe jo taksat e tjera, përfshirë TVSH-në që është 20%, ose rreth 13 lekë për litër, taksë qarkullimi fikse prej 27 lekësh për litër dhe taksë karburanti prej 3 lekë për litër. Në total, për 184 milionë litrat e hedhura në treg, ARMO nuk rezulton të ketë paguar të paktën 43 lekë për litër taksa, ose 7.9 miliardë lekë detyrime (rreth 60 milionë euro). Pra nga të paktën 110 milionë euro taksa, që ARMO duhet të derdhte në shtet, ka paguar më pak se gjysmën. Nafta e ARMO-s, ndërkohë është shitur në treg me çmim pakice të paktën 160 lekë për litër, në nivele vetëm 5-7 lekë për litër më të ulëta se nafta e importit. Ndërsa cilësia e karburanteve ka qenë dukshëm më e përkeqësuar që kur ARMO u fut në treg, teksa në rrugë u shtuan makinat që nxirrnin tym të zi, duke ndotur cilësinë e ajrit. Që prej shtatorit të vitit të kaluar, Kompania Jonian Refining dhe Trading Co. –IRTC SH.A mori në shfrytëzim rafinerinë problematike të naftës, ARMO dhe në fund të vitit 2019 filloi përpunimin e naftës, sipas një kontrate të lidhur me prodhuesin më të madh të naftës në vend, Bankers Petroleum. IRTC rezulton e regjistruar offshore në ishujt britanikë Virgin. Kjo u cilësua nga qeveria në atë kohë si një marrëveshje e rëndësishme, që do të riaktivizonte prodhimin, do të fuste në punë punonjësit dhe do të rriste investimet. Por, pas një viti jemi kthyer sërish në pikën e fillimit. ARMO shfrytëzohet përmes qiramarrësve, nafta shitet me çmim tregu, taksat nuk paguhen, qiraxhinjtë zhduken në pritje të një tjetri që do të përdorë të njëjtën skemë. Tatimet e doganat bllokojnë llogaritë e vënë në sekuestro mbi kompanitë, por nuk arrijnë të marrin gjë. Ndërsa borxhi fiskal sa vjen e rritet. Tatimet publikuan së fundmi listën e kompanive debitore, ku rezultonte se ARMO dhe kompanitë që e kanë administruar atë kanë krijuar në vite rreth 33 miliardë lekë (rreth 320 milionë USD) detyrime tatimore, të cilat me procesin e fshirjes zbritën në 13.2 miliardë lekë ( rreth 130 mln USD0 në fund të shtatorit 2017.

Historia e ARMO

Në vitin 2008 ARMO u privatizua nga grupi Taçi Oil, që mori në kontroll 85% të aksioneve

Në vitin 2013, azerët e Heaney Assets Corporation blenë paketën e aksioneve të ARMO Oil. Azerët e përdorën për pak kohë kompaninë dhe më pas u tërhoqën. Në 2014-2015, përmes qiradhënies ARMO-n e shfrytëzuan Deveron Oil Albania, TPD-Trading Petrol & Drilling. Pas një periudhe disa mujore ku aktiviteti mbeti pezull në shtator 2016 erdhi ITRC, që e mbylli si gjithë të tjetër, me një fund pa lavdi. 15% të aksioneve të ARMO-s janë ende në pronësi të shtetit, por nga institucionet shtetërore historikisht ka munguar transparenca se çfarë po ndodh me një nga kompanitë më të rëndësishme në vend.

KLSH: “Bankers Petroleum” rezulton të kishte fshehur 504.4 milionë dollarë të ardhura

Në vitin 2016 Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin përfundimtar për auditimet e kryera  gjatë vitit 2015, analizoi zbatimin e kontratave të hidrokarbure, ku vetëm “Bankers Petroleum” rezulton të kishte fshehur 504.4 milionë dollarë të ardhura. Në raport njoftohej se për faktet dhe përgjegjësitë e zyrtarëve në vite për abuzimet në sektorin e naftës i janë dërguar Prokurorit të Përgjithshëm dhe Presidentit të Republikës


Shqipëria, më e pasura me naftë në Evropë

Shqipëria posedon thesarin më të madh të naftës në Evropë me një kapacitet prodhimi prej 7.7 milionë fuçi nafte në vit. Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore thotë se në Shqipëri ekzistojnë rreth 400 milionë ton naftë të pashfrytëzuara. Sipas të dhënave nga kjo agjenci, thesari më i madh i arit të zi gjendet në zonën Patos-Marinza, në një hapësirë prej 44 mijë hektarësh. Siç thuhet ky është thesari më i madh i naftës në Evropë me një kapacitet prodhimi prej 7.7 milionë fuçish nafte në vit.

Zbulohet e-mail-i – Ambasadori Lu i kërkoi Adriatik Llallës që të mbronte ‘Bankers Petroleum’

Më 24 korrik 2015, ambasadori i SHBA-ve në Tiranë Donald Lu, i ka dërguar Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë Adriatik Llalla një e-mail komprometues duke i sugjeruar kryeprokurorit që të ndryshonte akuzat ndaj koorporatës ‘Bankers Petroleum’. Kjo koorporatë asokohe ishte në epiqendër të hetimeve. pasi disa shpërthime nëntokësore të zhvilluara në zonat hidrokarbure kishin shkatërruar shtëpitë dhe pronat në Patos-Marinzë. E-mail-i i siguruar ekskluzivisht nga Hashtag.al, zbulon se që në fillim ambasadori Lu bën të qartë se është tepër i shqetësuar mbi fatin e këtyre hetimeve dhe se e kishte personale këtë punë. Shkruan Lu në e-mail: “Nuk mund ta theksoj mjaftueshëm se sa i shqetësuar jam personalisht për pasojën e ndjekjes penale të këtyre punonjësve të Bankers Petroleum nga prokurori i Fierit”. Ndërkohë që ish-prokurori Llalla deklaroi se para ambasadorit kishte shkuar në zyrën e tij një nga oligarkët më të fuqishëm të naftës, hotelerisë dhe ndërtimeve, i cili i kërkoi mbylljen e hetimeve për Banker Petrolium për shpërthimet, taksat e papaguara, hetimin e kontratës dhe milionave euro të përfituara nga holluesi, që përdorej për pompimin gjatë shpërthimeve, ku pjesa dërrmuese u hodh në treg dhe jo në puset e naftës, si dhe nuk u bë zbritja e kësaj sasie e nxjerrjes së naftës. Por sipas Prokurorit Llalla, ai e kishte përzënë dhe pas këtij skandali kishte shkuar për takim ambasadori Lu.

Flet Dr. Vladimir Mici: AKBN nuk bën transparencën e sasinë e nxjerrjes së naftës, çka duhet të hetohet nga SPAK.

Në uzinën e Ballshit prodhoheshin 12 nënprodukte, nga vajguri i avionëve, ai për popullatën, benzoli, benzina, gazoili për veturat dhe automjetet, gaz i lëngshëm, solar jeshil dhe i zi, koks nafte, vajra për makinat, transformatorët etj. Uzina e Ballshit prodhonte edhe squfur me cilësi 99.99% të pastër, që përdorej në industrinë kimike dhe sidomos të armatimeve.

  •  Në Shqipëri ka pasur 4 Rafineri shtetërore për përpunimin e naftës në Cërrik, Kuçovë, Fier e Ballsh.
  •  Në Shqipëri nxirret rreth 1 milion ton në vit dhe shitja e naftës të huajve ka bërë që qeveria të mos ketë informacion të saktë se ç’bëhet me naftën.
  •  Nafta jonë bruto është naftë e kripur ku përqindja e squfurit shkon deri në 6%.
  •  Rafineritë kanë një veçori që sa më i pandërprerë të jetë prodhimi më cilësor është ai.
  • Nga viti 1978, deri në vitin 1993 uzina e Ballshit funksiononte dhe prodhonte sipas standarteve ndërkombëtare.
  •  Në vitin 1993 Europa filloi të ndryshojë standartet për të ulur emetimin e squfurit dhe uzinës nuk ju bë përmirësim.
  •  Euro 6 u miratua në vitin 2014, ku Bashkimit europian iu deshën 20 vjet zhvillime teknologjike në këtë industri.