- Konferenca e Paqes në Paris, 1919
- -Pjesëmarrja e Delegacioneve shqiptare, fjala e Kryeministrit të qeverisë shqiptare, -Turhan Pasha dhe qëndrimet antishqiptare të Kryeministrit grek
- -Roli i Delegacionit amerikan dhe i Presidentit Willson për Shqipërinë
- – Në fjalën e tij, Kryeministri Grek, Venizellos, kaloi menjëherë te pretendimet greke në Epirin e Veriut
- Në dokumentet e Departamentit, nënvizohet se “U diskutua çështja e pengimit të pjesëmarrjes së përfaqësuesve të disa grupeve shqiptare, të cilëve u janë refuzuar pasaportat për të udhëtuar drejt Parisit për të paraqitur pretendimet e tyre në Konferencë”(7). Gjithashtu përshkruhet se “Komisonerët qenë të bindur se italianët dhe francezët po vazhdonin politikën e tyre për të mbajtur larg Parisit personat që kanë shfaqur mendime të padëshiruara” (Po aty) dhe kërkuan që të bëhej një notë nga ana e Ambasadës Amerikane në Paris, në të cilën të deklarohej se “Komisionerët, me qëllim që të kenë një pasqyrë të plotë nga të gjitha palët për çështjen shqiptare e shohin të këshillueshme që zotërinjtë Turtulli dhe Mithat Bej Frashëri të lejohen të vijnë menjëherë në Paris. Ambasada Amerikane duhet të ndërhyjë, duke sjellë në vëmendjen e Qeverisë Franceze kërkesën e Komisionit Amerikan për Bisedimet e Paqes, në mënyrë që t’i jepet zgjidhje çështjes së aplikimit të personave të mësipërm për të ardhur në Paris”. Kryeministri i Qeverisë së Durrësit, Turhan Pasha, nuk u pranua nga Konferenca me statusin e tij si kryeministër i një qeverie të Shqipërisë, por me statusin e kryetarit të Komitetit të shqiptarëve. Në dokumente përshkruhet se me datë 24 shkurt 1919, anëtarët e delegacionit shqiptar hynë në sallë dhe Turhan Pasha mori fjalën para delegatëve të Konferencës së Paqes, duke paraqitur pretendimet e shqiptarëve. Në fjalën e tij, të cilësuar nga organizatoret e Konferencës si “deklaratë”, u tha: “Shqiptarët i kanë varur shpresat te drejtësia e kësaj Asambleje të lartë tek e cila besojnë plotësisht. Ata besojnë se parimi i kombësisë, që është shpallur qartësisht e publikisht nga Presidenti Willson (Uillson), është ai që edhe ata ndjekin e duhet të shpallet fitues.

Kongresi i Berlinit i mohoi gjithë të drejtat kombit shqiptar. Arsyeja se Shqipëria ndryshe nga kombet e tjera në Ballkan nuk ka pasur mbrojtës është se shqiptarët kanë një pozitë shumë të favorshme gjeografike e të lakmuar gjithnjë nga fqinjët. Traktati i Berlinit i hoqi Shqipërisë territoret e Tivarit, Hotit, Grudës, Trieshit, Podgoricës, Plavës e Gucisë dhe ia kaloi Malit të Zi. Një pjesë të jugut të Shqipërisë (Epiri), midis gjirit të Prevezës e lumit të Kallamatës, ia dha Greqisë. Kjo padrejtësi flagrante i bëri shqiptarët të themelojnë Lidhjen patriotike të Prizrenit, e cila kundërshtoi me armë dhënien e territoreve të Plavës, Gucisë, Hotit e Grudës. Fuqitë e Mëdha në vijim i dhanë Malit të Zi edhe Portin e Ulqinit, si kompensim të territoreve që mbrojtën shqiptarët. Lidhja e Prizrenit bëri të njëjtën rezistencë edhe në jug. Komisioni Ndërkombëtar, që erdhi në Prevezë për t’i kaluar territoret shqiptare Greqisë ndeshi rezistencën popullore dhe u largua nga Greqia, pa e përfunduar detyrën e tij të pakëndshme. Fuqitë që kanë firmosur Traktatin e Berlinit duhet të njohin si rajon shqiptar atë që është vendosur t’i jepet Greqisë dhe kufiri grek të vendoset në lumin e Artës. Traktati i Berlinit është quajtur me të drejtë “Traktati i funeralit të Shqipërisë”. Megjithatë, gjymtimet e bëra prej tij mund të quhen vetëm gërvishtje, po të krahasohen me vendimet e marra në Konferencën e Londrës në 1913. Kjo Konferencë, jo vetëm që caktoi linjën e Kallamatës, e hedhur poshtë nga shqiptarët, por i dha Greqisë gjithë rajonin nga Arta në Kepin e Stillos. Ky rajon, që njihet si Çamëria dhe është 30-40 km i gjatë, kishte një popullsi prej 63 mijë banorësh para Luftës Ballkanike; 40 mijë shqiptarë (14 mijë shqiptarë kristianë dhe 9 mijë grekë, ose me saktë që flasin gjuhen greke ndërmjet tyre). Në veri, Konferenca i dha Malit te Zi e Serbisë territoret e Krajës e të Anës së Malit dhe pjesë të Hotit e Grudës, zonën e Plavës, Gucisë e Pejës dhe pjesën e lindjes së zonës së Mitrovicës dhe të rajoneve të Prishtinës, Gjilanit, Ferizajt e Kaçanikut, pjesë të rajonit të Shkupit dhe të rajoneve të Prizrenit, Gostivarin, Kërçovën, Dibrën, Strugën dhe Ohrin. Popullsia shqiptare e këtyre rajoneve, që kanë qenë pjesë e vilajeteve të Kosovës e të Manastirit, janë në shumicë 80% mbi sllavë. Ne i pretendojmë të gjitha këto territore që na janë marrë nga Traktati i Berlinit dhe Konferenca e Londrës e 1913. Kosova, që njihet prej Fuqive si Serbia e vjetër, është banuar gjithnjë nga shqiptarët. Serbët janë shfaqur atje vetëm në shekullin e 7-të dhe kurrë nuk arritën të vendosen aty plotësisht, si pasojë e përballjes dhe e rivalitetit mes shqiptarëve e bullgarëve. Dominimi serb në Kosovë ka qenë vetëm i përkohshëm e si pasojë e shtypjes dhe e persekutimit serb ndaj popullsisë në shumicë gjithnjë shqiptare. Serbët kanë përfaqësuar vetëm një minorancë prej 15%. Gjatë viteve të fundit, dhe konkretisht në 1910, 1911 e 1912, shqiptarët arritën të rifitojnë pavarësinë nëpërmjet kryengritjeve. Në 1912, 18 mijë shqiptarë të Kosovës morën qytetin e Shkupit, pas një rezistencë të ashpër të ushtrisë turke dhe i detyruan turqit t’u bënin disa lëshime. Qeveria Otomane ishte duke u dhënë të drejtën që u takonte aspiratave shqiptare. Ajo do u jepte autonominë administrative pjesëve të Shqipërisë, përfshirë edhe Vilajetet e Kosovës, Shkodrës e Janinës. Shtetet e Ballkanit përfituan nga dobësimi i Turqisë, e cila ishte e paaftë të nënshtrojë shqiptarët dhe u frikësuan nga krijimi i një shteti autonom shqiptar në territoret që i kishin pasur gjithnjë lakmi. Ata i deklaruan luftë Turqisë dhe shqiptarët ishin të pamundur të përfitojnë nga koncesionet që fituan me forcën e armëve. Në kohën e rishikimit të territoreve të Ballkanit në 1913, vendi ynë u sakrifikua për hir të fqinjëve të saj. Tani duhet të triumfojë e drejta e kombeve dhe jemi të bindur se rajonet e pasura, që janë të gjitha shqiptare dhe aq të domosdoshme për ekzistencën e Shqipërisë, do t’i kthehen me të drejtë vendit amë. Konferenca duhet të jetë e aftë të vlerësojë diferencën mes dëshirës sonë legjitime, duke kthyer vëllezërit shqiptarë në familjen e shqiptarëve dhe pretendimeve të padrejta të fqinjëve tanë, të cilët i kanë marrë territoret tona me forcë, të dhuruara nga të tjerët dhe tani po kërkojnë përsëri nga Konferenca që t’i mbajnë. Pretendimet e Greqisë se pjesa e jugut të Shqipërisë, e quajtur prej tyre Epiri i Veriut, ka një popullsi prej 120 mijë grekësh dhe 80 mijë shqiptaresh kundërshtohen nga pala jonë dhe theksojmë se popullsia pro greke në këtë rajon nuk i kalon 20 mijë vetët. Këta 20 mijë banorë jetojnë në luginën e Dropullit dhe në pllajën e Vrinës, në Delvinë; ata janë bujqër që nuk kanë as toka, as shtëpi, por punojnë në tokat që janë pronë e shqiptarëve. Është gjithashtu e pa argumentuar se gjithë ortodoksët shqiptarë duhet të konsiderohen grekë, pavarësisht kombësisë së tyre. Ky pretendim bosh është ushqyer nga kleri grek për t’a bërë këtë besim një instrument shtypjeje e tiranie. Lidhja e Prizrenit mori leje nga Turqia që të hapej një shkollë shqiptare në Korçë, por kleri grek dëboi nga kisha prindërit ortodoksë, që dërgonin fëmijët e tyre në këtë shkollë dhe i denoncoi te Qeveria Otomane si komplotistë kundër shtetit. Me këto mënyra ata larguan e burgosën shumë kryetarë të familjeve shqiptare, çka bëri që shkolla shqipe të mbyllej. Qeveria Otomane, nga ana e saj, bëri të njëjtin presion te prindërit e familjeve myslimane që të mos dërgonin fëmijët e tyre në shkollën shqiptare dhe kleri grek ishte në këtë linjë aleat i Qeverisë Otomane kundër patriotëve shqiptarë. Ata që i konsiderojnë grekë ortodoksët shqiptarë kërkojnë që të arrihet një shumicë kristiane me një qytetërim më të lartë dhe një minorancë myslimane me qytetërim më të prapambetur. Nuk mund të këtë qytetërim të ndryshëm mes fëmijëve që i përkasin të njëjtës racë, që jetojnë bashkë në të njëjtat kushte, flasin të njëjtën gjuhë dhe kanë të njëjtat tradita. Me shumë theksi vihet te simpatia e grekëve te ortodoksët shqiptarë.

Për të kundërshtuar këtë fakt po sjell si argument një opinion të Lordit Hobhouse (Hobhause), i cili shoqëronte Lordin Bayron (Bajron) në Shqipëri në fillim të shekullit të 19-të ai. Ai shkruante si më poshtë për popujt që formonin Perandorinë Otomane: “Vetëm shqiptarët janë të vetëdijshëm për kombësinë e tyre; popujt e tjerë të Perandorisë janë të grupuar sipas besimit të tyre fetar”. Zoti Aubaret, delegat francez i Komisionit për Lindjen e Rumelisë thotë në një memorandum që i paraqitet Komisionit me të njëjtin emër, me 13 gusht 1880, se “Ata (shqiptarët) jetojnë në një unitet të plotë. Ata janë shqiptarë para çdo gjëje. Nëse është e vërtetë se katolikët janë të lidhur ngushtë me fenë e tyre, është po ashtu e vërtetë se ata, bashkë me myslimanët, janë qytetarë me ndërgjegje të lartë kombëtare, që dashurojnë tokën, respektojnë shumë zakonet dhe i vendosin ato mbi gjërat e tjera. Ndërsa gazeta “L’Illustration” (L’Ilustrasio) e 7 prillit 1917 shkruan për Korçën: “Shqipëria për shqiptarët është motoja e gjithë banorëve të krahinës së pasur të Korçës”. Kundërshtarët tanë pretendojnë se zonat e jugut janë banuar nga grekët. Por si është e mundur që grekët kanë djegur në këto zona fshatra që i konsiderojnë greke? Ndoshta grekët pretendojnë Epirin e Veriut, që të frikësojnë shqiptarët e t’i detyrojnë ata të mos pretendojnë jugun e Epirit dhe konkretisht zonën e Çamërisë, e cila është tërësisht shqiptare. Ndërkohë që kundërshtarët tanë thonë se ortodoksët shqiptarë të veriut të Epirit dëshirojnë të bashkohen me Greqinë, vllehët e Pindit, që kanë jetuar nën sundimin e Greqisë, kërkojnë bashkimin me Shqipërinë. Si mund të bëhen bashkë këto dy dëshira? Kufiri ndarës i jugut të Shqipërisë duket se është përcaktuar nga natyra. Ai është në vargmalet e Gramozit dhe Pindit. Ky është i vetmi kufi që i përgjigjet të vërtetës që ka Shqipëria. Nëse Shqipëria do të ishte e lirë të vepronte, do i jepte ndihmë aleatëve. Që nga koha e pushtimeve të saj ajo ka vënë në shërbim burimet e saj për aleatët, duke ndihmuar dhe ushqyer trupat serbe gjatë tërheqjes së tyre përmes territorit shqiptar. Kjo ndihmë merr një ndjeshmëri të lartë, po të theksojmë se shqiptarët e popullsisë së Kosovës kanë pësuar nga serbët masakra sistematike nëpërmjet forcave të tyre ushtarake para dhe pas Luftës ballkanike. Shqiptarët u kanë dhënë një ndihmë të madhe trupave italiane dhe franceze pas mbërritjes së tyre në Shqipëri dhe kanë refuzuar të formojnë trupa ndihmëse në jugun e Shqipërisë, pas kërkesës së bërë nga Austria dhe shtetet ballkanike. Nëse Konferenca nuk do të respektojë parimet dhe nuk do të korrigjojë atë që u vendos për fatin e saj të keq në 1878 dhe 1913, vendi ynë nuk do të ketë kurrë paqe, e cila është e rëndësishme për zhvillimin ekonomik dhe mungesa e saj mund të shkaktojë edhe kriza periodike në Greqi e Serbi”(10).
Kryeministri grek përsërit qendrimet antishqiptare
Në fjalën e tij, Kryeministri Grek, Venizellos, kaloi menjëherë te pretendimet greke në Epirin e Veriut, duke deklaruar, pa ndonjë forcë argumentesh (siç nënvizohet), por me bindje se “Në këtë zonë Greqia pretendon se ka një popullsi në shumicë greke. Atje janë 120 mijë grekë kundrejt 80 mijë shqiptarëve”(9). Ai pranoi para Fuqive faktin se “Shumë nga këta grekë nuk e flasin gjuhën greke, flasin vetëm shqip”. Sipas tij, “Kur Shqipëria u krijua si shtet i pavarur, u emëruan dy komisione, një për veriun dhe një për jugun e Shqipërisë. Komisioni i Jugut propozoi të zhvillohej një referendum, por ky propozim nuk u pranua dhe u organizua një census në bazë të gjuhës së folur në çdo shtëpi. Familjet që flisnin shqip u regjistruan si shqiptarë dhe testi i gjuhës u pranua si tregues i kombësisë”. Më tej ai vijoi se “Përvoja e kësaj lufte tregoi se as raca, as gjuha, apo shkollimi nuk mund të merren si përcaktues i kombësisë. Vetëm ndërgjegjja kombëtare duhet ta vendosë atë. Ata kristianë apo myslimane, që popullojnë Shqipërinë, gjatë sundimit turk pranuan Qeverinë Turke dhe u bënë turq të vërtetë, ndërsa të krishterët e Shqipërisë Jugore mbeten gjithnjë të bashkuar me Greqinë”. Sipas tij, “Rreth 300 mijë nga kristianët e jugut të Shqipërisë emigruan në Greqi për t’i shpëtuar persekutimeve të muhamedaneve. Ata u helenizuan në mënyrë jetese e tradita, edhe pse ruajtën gjuhën shqipe dhe po luajnë një rol me rëndësi në jetën e Greqisë. Mbi dy të tretat e Flotës Greke aktualisht drejtohet nga burra me origjinë shqiptare. Ndoshta është me interes të theksoj se Zëvendëskryetari i Këshillit të Ministrave, Repoulis, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Greke, Gjeneral Danglis, Komandanti i Përgjithshëm i Forcave Detare, Admiral Coundourioutis (Kounduriotis), janë shqiptarë. Edhe gjatë luftës greke për pavarësi, shumë nga udhëheqësit e revolucionit ishin nga Shqipëria”. Duke përfunduar, Venizellos nënvizoi se “Që nga koha e deklarimit të pavarësisë së Greqisë, të krishterët e Shqipërisë e kanë konsideruar veten si grekë dhe se lëvizja shqiptare ka filluar vetëm 2 apo 3 vjet më parë” (Po aty). Ai kërkoi që “situata shqiptare të mos krahasohej me çështjen irlandeze përsa i përket marrëdhënieve mes ortodoksëve, myslimanëve e të krishterëve. Në Irlandë nuk ka ndodhur ndonjë luftë civile. Në Shqipëri lufta civile ekzistonte prej tre shekujsh” (Po aty) Sipas tij, “në Korçë, gjatë sundimit turk, ekzistonin shkollat greke dhe ato frekuentoheshin nga banorët e saj dhe kishin mbi 2400 nxënës. Këto shkolla u mbyllën gjatë Luftës. Kur ato u rihapen në shtator, numri i të regjistruarve shkoi menjëherë në 2300 nxënës. Ndërsa shkollat shqiptare, një prej të cilave ishte nën drejtimin e një mësuesi amerikan, u frekuentuan nga vetëm 200 fëmijë shqiptarë”(Po aty). Ky fakt u konsiderua një arritje nga Venizellosi.

Roli i Delegacionit amerikan dhe i Presidentit Ëillson për Shqipërinë
Linjat e parimeve për qëndrimet dhe vendimet kryesore gjatë punimeve të Konferencës së Paqes u diskutuan dhe u vendosën në takimet midis udhëheqësve kryesorë të Fuqive të Mëdha, ose i quajtur ndryshe si Këshilli i Katër të Mëdhenjve (Big Four): (Ëillson,SHBA, Llojd George, Britani e Madhe, Clemenceau (Klemonso), Francë dhe Orlando, (Itali). Në Konferencën e Paqes, kryetarët e delegacioneve të katër Fuqive të Mëdha mbajtën qëndrimet dhe morën vendimet, të cilat përcaktuan linjën e qëndrimeve të Shteteve të Bashkuara dhe të Fuqive të tjera për Shqipërinë e shqiptarët. Ato patën rëndësi edhe përtej Konferencës, sepse nëpërmjet saj diplomacia e Fuqive të Mëdha la pas një epokë të vjetër, atë të interesave dhe hapi një epokë të re, atë të vetëvendosjes së popujve. Përsa u përket çështjeve të trajtuara për Shqipërinë, në dokumentet e Departamentit të Shtetit referohet se takimi i parë i udhëheqësve të Fuqive të Mëdha ishte organizuar në rezidencën e Shteteve të Bashkuara në Paris, më 6 maj 1919. Sipas shënimeve të këtij takimi, “Presidenti Willson (Uillson) tërhoqi vëmendjen për pozitën, që kishin marrë italianët në Shqipëri”(14). Kryeministri Britanik, Lloyd George (Llojd Xhorxh), konfirmoi se ata (italianët) kishin njoftuar një protektorat, pa informuar asnjë nga aleatët e tyre. Në vijim, Presidenti Willson (Uillson) tha se “Shqipëria duhet të jetë e pavarur” . Lloyd George (Llojd Xhorxh) u shpreh se “Dyshonte nëse mund të sigurohej unitet i mjaftueshëm midis aleatëve”. Raportohet se më 28 maj 1919(15) është organizuar takimi i dytë i Katër të Mëdhenjve (Big Four) në rezidencën e Kryeministrit Britanik, Lloyd George (Llojd Xhorxh), në të cilin mori pjesë edhe Kryeministri Italian, Orlando…….
Nesër do lexoni:
– Roli i Delegacionit amerikan dhe i Presidentit Ëillson për Shqipërinë
– Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara, Polk, theksoi se “Çështja e kufijve të Shqipërisë duhet trajtuar më vet
– Sipas francezëve dhe britanikëve, “zgjidhja më e mirë për kufijtë e Shqipërisë do të ishte që nga qeveria autonome lokale të vendosej një administratë e Shqipërisë
-Njohja zyrtare e Shqipërisë nga SHBA dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike
– Fillimet e kontakteve të drejtpërdrejta diplomatike amerikane me Shqipërinë
Deri ketu
Roli i Delegacionit amerikan dhe i Presidentit Ëillson për Shqipërinë
Linjat e parimeve për qëndrimet dhe vendimet kryesore gjatë punimeve të Konferencës së Paqes u diskutuan dhe u vendosën në takimet midis udhëheqësve kryesorë të Fuqive të Mëdha, ose i quajtur ndryshe si Këshilli i Katër të Mëdhenjve (Big Four): (Ëillson,SHBA, Llojd George, Britani e Madhe, Clemenceau (Klemonso), Francë dhe Orlando, (Itali). Në Konferencën e Paqes, kryetarët e delegacioneve të katër Fuqive të Mëdha mbajtën qëndrimet dhe morën vendimet, të cilat përcaktuan linjën e qëndrimeve të Shteteve të Bashkuara dhe të Fuqive të tjera për Shqipërinë e shqiptarët. Ato patën rëndësi edhe përtej Konferencës, sepse nëpërmjet saj diplomacia e Fuqive të Mëdha la pas një epokë të vjetër, atë të interesave dhe hapi një epokë të re, atë të vetëvendosjes së popujve. Përsa u përket çështjeve të trajtuara për Shqipërinë, në dokumentet e Departamentit të Shtetit referohet se takimi i parë i udhëheqësve të Fuqive të Mëdha ishte organizuar në rezidencën e Shteteve të Bashkuara në Paris, më 6 maj 1919. Sipas shënimeve të këtij takimi, “Presidenti Ëillson (Uillson) tërhoqi vëmendjen për pozitën, që kishin marrë italianët në Shqipëri”(14). Kryeministri Britanik, Lloyd George (Llojd Xhorxh), konfirmoi se ata (italianët) kishin njoftuar një protektorat, pa informuar asnjë nga aleatët e tyre. Në vijim, Presidenti Ëillson (Uillson) tha se “Shqipëria duhet të jetë e pavarur” . Lloyd George (Llojd Xhorxh) u shpreh se “Dyshonte nëse mund të sigurohej unitet i mjaftueshëm midis aleatëve”. Raportohet se më 28 maj 1919(15) është organizuar takimi i dytë i Katër të Mëdhenjve (Big Four) në rezidencën e Kryeministrit Britanik, Lloyd George (Llojd Xhorxh), në të cilin mori pjesë edhe Kryeministri Italian, Orlando. Pala amerikane u përfaqësua nga Kolonel House (Hauz). Nuk mësohet se në çfarë niveli mori pjesë pala franceze. Nënvizohet se ky takim u organizua më shumë për shqetësimet e italianëve, por gjatë tij dolën dhe u diskutuan edhe çështjet shqiptare si organizimi dhe statusi i ardhshëm politik i Shqipërisë dhe çfarë lloj regjimi do të vendosej përmes vendimit që do të merrnin bashkërisht Fuqitë e Mëdha. Me rëndësi është fakti se gjatë këtij takimi u ra dakord që shqiptarët duhet të shprehnin mendimet e tyre për këto çështje dhe iu kërkua Qeverisë Italiane që “Të mos ndërmarrë asnjë veprim dhe të mos lejojë asnjë aksion deri sa Konferenca e Paqes të vendosë për të ardhmen e Shqipërisë”. Lloyd George (Llojd Xhorxh), që ishte organizatori i takimit, mbërriti me vonesë, pasi ishte në konferencë me Presidentin Ëillson (Uillson), me qëllim arritjen e një zgjidhjeje për arsyen se, me sa lihet të kuptohet prej tij, “Presidenti Ëilson (Uillson) i ka kërkuar për t’i theksuar Kryeministrit Italian se ai do të ishte i lumtur, nëse zoti Orlando do të ndante plotësisht faqen e parë nga e dyta, (Faqja e dytë kishte të bënte me Seksionin IV, kushtuar Shqipërisë), sepse ka dëshirë të plotë të diskutohet për çështjen e Shqipërisë, por, meqë nuk kishte një kërkesë të re, nuk do të dëshironte të diskutohej menjëherë”. Gjithashtu, sipas Llojd (Llojd), “Presidenti Ëillson (Uillson) pranon se do ishte i nevojshëm një përfaqësim për Shqipërinë, por dëshiron që kjo çështje të konsiderohej si pjesë e çështjes së mandatimit”. Gjatë takimit u nënvizua se “Asnjë vend nuk dëshiron të marrë mandatimin për Shqipërinë. Franca, Britania e Madhe e SHBA nuk janë të interesuara dhe në pikëpamjen e Kryeministrit Britanik, Italia duhet të jetë pretendentja e parë, të cilën, sipas tij, nuk e përjashton as Presidenti Wilson (Uillson)”. Megjithatë, lihet të kuptohet se Presidenti Wilson (Uillson) nuk ishte plotësisht i bindur që Italia të përfaqësonte interesat e Shqipërisë dhe dëshironte që ta mbante këtë çështje për një vlerësim të mëvonshëm. Me sa duket në takim njëra prej Fuqive të Mëdha mund të ketë ngritur edhe çështjen e mundësisë së përfaqësimit të interesave të Shqipërisë nga Greqia dhe Serbia, por që nga udhëheqësit e katër Fuqive të Mëdha është pranuar se “Këto dy vende janë përfshirë gjerësisht në politikat e Shqipërisë”.
Këshilli i të Katërve, vazhdoi takimin dhe ndërmjet çështjeve të diskutuara ishin edhe ato që kishin të bënin me Seksionin IV. Shqipëria. U ra dakord që “Mandati për Shqipërinë t’i jepej Italisë nga kufiri në veri siç është aktualisht deri në kufirin e jugut, që do të përcaktohet nga Konferenca”. U ra dakord gjithashtu që “Të ndërtohet një rrugë hekurudhore për Shqipërinë me 40% të kapitalit italian, 40% të jugosllavëve dhe 20% të vendeve të tjera”. Kryetarët e delegacioneve të Fuqive të Mëdha u takuan dhe me datën 15 shtator 1919(16), në zyrën e Kryeministrit Francez, Clemenceau (Klemonso). Në çështjen ku do vendosej edhe për Shqipërinë, atë të Adriatikut, kryetarët e delegacioneve të Fuqive të Mëdha ranë dakord që “Shqipëria të jetë e pavarur me një mandat të dhënë Italisë” . Po ashtu, kryetarët e delegacioneve vendosën që për Vlorën, “Italianët të kenë një sovranitet mbi qytetin dhe zonat përreth, të domosdoshme për jetën ekonomike dhe sigurinë e saj”. Gjatë këtij takimi, kryetarët e delegacioneve vendosen që të mos bëhej asnjë lëshim territorial ndaj jugosllavëve në atë zonë shqiptare. Debati midis kryetarëve të delegacioneve për këtë çështje ishte i fortë. Ministri i Jashtëm Italian Tittoni (Titoni) propozoi se nuk duhej të bëhej asnjë lëshim për jugosllavët në luginën e Drinit, duke argumentuar se “Serbët kishin pranuar se kufiri i Shqipërisë i 1913 ishte përcaktuar drejtë, në linjat etnike, por në vijim ata (serbët) kërkuan që t’u jepej lugina e Drinit për të ndërtuar një hekurudhë, e cila do t’u siguronte një komunikim të pavarur me Adriatikun”(Po aty). Me propozimin e tij, Ministri Italian hodhi poshtë edhe analogjitë që kishin aluduar serbët se ata donin të kishin në Luginën e Drinit atë që do t’u jepej italianeve në trekëndëshin e Asslingut (Aslingut, në zonën e Tirolit). Kryeministri Britanik, Lloyd Geroge (Llojd Xhorxh), i pozicionuar në favor të kërkesës së serbëve, pasi pyeti se çfarë nënkuptonte ekzaktësisht me këtë deklarim. Ministri Italian, ndërhyri, duke nënvizuar se pika 6 e Memorandumit Italian nuk i duket se ishte vetëm për serbët. Hekurudha e Assling (e Aslingut) ekzistonte dhe çështja është, nëse ajo do të përdorej vetëm për trafikun italian. Nga ana tjetër, ai shtoi: “Nuk ka ndonjë hekurudhë në luginën e Drinit dhe në Shëngjin. Shqiptarët nuk do të ndërtojnë as linjë hekurudhore as port. Dhe, nëse Konferenca nuk do t’u jepte serbëve mundësinë e ndërtimit, ata do të privoheshin nga dalja në Adriatik. Për më tepër, nuk duhet harruar se është e nevojshme të merrej edhe pëlqimi i jugosllavëve për rregullimin që po diskutohej”(Po aty). Ministri Italian,Tittoni, replikoi, duke iu përgjigjur se serbët kishin tashmë, në kuadër të Jugosllavisë, disa dalje në Adriatik dhe mund ta ndërtonin linjën hekurudhore në fjalë në një rrugë tjetër. Ai theksoi se “Nuk shihte ndonjë arsye për t’ia dhënë Luginën e Drinit jugosllavëve, pasi popullsia ishte shqiptare dhe ajo nuk dëshironte të vihej nën zgjedhën e serbëve”(Po aty). Madje Ministri Italian e sfidoi Kryeministrin Britanik, duke u shprehur se “Ai ishte i gatshëm të pajtohej me një referendum dhe ishte tërësisht i sigurt se shqiptarët nuk do të votonin për serbët” (Po aty). Pas këtij reagimi Lloyd George (Llojd Xhorxh) bëri një tërheqje në qëndrim, duke u shprehur se “Nuk ishte qëllimi i tij që të shtonte Luginën e Drinit në territorin e shtetit serbo-kroato-slloven. ”Ai shtoi se besonte që ishte e nevojshme t’u jepej serbëve e drejta për të ndërtuar një hekurudhë në Luginën e Drinit, duke u dhënë lehtësirat për të pasur një port dhe se nuk ishte e dobishme që shteti serbo-kroato-slloven të kishte të njëjtat të drejta mbi Drin me ato që i duhen dhënë Italisë në territorin e Asslingut (Aslingut), pasi këtu hekurudha ekzistonte dhe atje linja nuk ishte e ndërtuar. Kryetarët e delegacioneve të Fuqive të Mëdha vendosen që “Jugosllavisë të mos i jepej asnjë territor në Luginën e Drinit për ndërtim hekurudhe”. Me këtë vendimin përfaqësuesit e lartë të Fuqive e Mëdha shpëtuan disa nga zonat më pjellore shqiptare të Luginës së Drinit.
Konferenca e Paqes në Paris, 1919
Ministri i Jashtëm Italian Tittoni (Titoni) ngriti edhe një çështje tjetër për Shqipërinë e cila, sipas tij, “ishte me rëndësi të konsiderueshme: njoftimin për largimin nga Korça të trupave franceze dhe zëvendësimin e tyre nga trupat greke. Ai u shpreh se edhe Delegacioni Amerikan kishte marrë këto njoftime, ku Gjenerali Franchet d’ Esperey (Fronshe d’Ésperi) kishte urdhëruar zëvendësimin e tyre nga trupat greke”. Titoni theksoi se “Nëse ndodhte kjo, do të krijoheshin turbullira të mëdha”(17). Përfaqësuesi amerikan Polk u shpreh se “Sipas njoftimeve që ata kishin marrë, ato janë thjesht thashetheme dhe i kishte shkruar zotit Clemenceau (Klemonso) për t’a informuar”(Po aty). Kryeministri Francez, Clemenceau (Klemonso), hodhi poshtë deklaratën e Ministrit Italian, duke theksuar se “Kishte parë një raport për këtë çështje dhe nuk mendonte se informacioni ishte i saktë”. Sipas tij, “Gjenerali e kishte pyetur se çfarë do të bënte pas evakuimit, por asnjë urdhër nuk i është dhënë akoma”. Tittoni (Titoni) theksoi se “ishte e nevojshme që të jepeshin urdhra që trupat greke të mos pushtonin Korçën, kur të largohen francezët. Situata atje ishte e rëndë. Popullsia myslimane po përgatitej një pjesë të emigronte dhe një pjesë tjetër të formonte grupet e armatosura për t’u rezistuar grekëve”. Clemenceau (Klemonso) shtoi se “sigurisht që trupat franceze nuk do të qëndronin në Korçë, por me largimin e tyre do të rregullohej që vendi të mos pushtohej”. Gjithashtu gjatë takimit të kryetarëve të delegacioneve u nënvizua se “duhej të evakuohej edhe Pogradeci dhe se Korça e Pogradeci i përkasin Shqipërisë”. U theksua se “Fuqitë e Mëdha kanë një politikë sipas së cilës kanë rënë dakord që të mos bëhej asnjë pushtim i territoreve të kontestuara pa një urdhër të Këshillit”. Kryetarët e delegacioneve të Fuqive të Mëdha u takuan edhe me datën 25 tetor 1919. Sipas shënimeve të takimit të mbajtura nga përfaqësuesi i Departamentit të Shtetit, gjatë këtij takimi u shqyrtua edhe çështja e kufijve të Shqipërisë. Për këtë çështje, përfaqësuesit e Fuqive të Mëdha nuk kishin mendime të unifikuara. Spikatën qëndrimet parimore të disave dhe ato të bazuara në interesat personale të disa të tjerëve. Dallimet në qëndrimet e Fuqive të Mëdha kishin të bënin edhe me metodologjinë parimore të përcaktimit të kufijve, nëse kufijtë e Shqipërisë do të vlerësoheshin të gjithë së bashku apo të ndarë sipas zonave kufijtë e veriut; jugut dhe Adriatikut. Nëse duheshin lënë siç ishin vendosur prej Traktateve të mëparshme, apo do të vihej dorë mbi to. Nëse ato duheshin ndarë sipas linjës etno-gjeografike apo duheshin përfshirë edhe konsiderata politike në përcaktimin e tyre prej përfaqësuesve të Fuqive të Mëdha. Kështu, përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara, Polk, theksoi se “Çështja e kufijve të Shqipërisë duhet trajtuar më vete”(18), pra duhet ndarë nga ajo e Adriatikut dhe e kufijve të saj të jugut, pasi, sipas tij, “Linja e kufirit shqiptaro-grek do të fiksohet së shpejti”. Ndërsa për problemet e kufijve shqiptarë, me të cilat lidhen edhe çështjet serbe e malazeze, ai theksoi se “Janë një çështje më vete”(19). Megjithatë Polk shtoi se “Nëse çështja e tyre është e studiuar, mund të fitojmë kohë dhe deri atëherë Këshilli do të ketë para një raport dhe do të vendoset për të gjitha çështjet në përputhje me të” . Ministri i Jashtëm Italian Tittoni (Titoni), duke anuar nga interesant e vendit të tij, deklaroi se “Mendoj se kufijtë e Shqipërisë nuk mund të ndahen nga çështja e Adriatikut, pasi ato lidhen me mandatin e pretenduar të Italisë mbi Shqipërinë, edhe pse disa çështje specifike mund të ndahen”. Këtu Ministri Tittoni (Titoni) nënvizoi se “Çështja e kufijve të Shqipërisë me Adriatikun nuk duhet ndarë edhe për fatin se është specifike vetëm për Italinë, e cila e ka lidhur çështjen e mandatit në Shqipëri me koncesionet që ka bërë në Dalmaci”(20). Përfaqësuesi i Britanisë së Madhe, Eyre Croëe (Air Kroui), u shpreh se “do të donte që çështja të diskutohej, duke e trajtuar problemin në të gjithë aspektet e tij pasi, veçanërisht për një vend si Shqipëria, përkufizimi i kufijve ishte gjerësisht një çështje kompromisi politik. Nga ana tjetër, zgjidhjet e arritura në rajonet fqinjë duhet të njiheshin”(21). Përfaqësuesi i Francës, duke kundërshtuar mendimet që kufijtë duhet të shkojnë në linjën etno-gjeografike, u shpreh se “Kufijtë shqiptarë në Traktatet e mëparshme të Luftës janë ndarë mbi parime të përgjithshme. Nëse duhen ndryshuar tani, kur ato janë të përcaktuar, do të bëhet vetëm mbi bazë vlerësimi politik dhe këto vlerësime janë të lidhura me vendimet që do të merren e që prekin edhe Adriatikun”. Sipas francezëve dhe britanikëve, “zgjidhja më e mirë për kufijtë e Shqipërisë do të ishte që nga qeveria autonome lokale të vendosej një administratë e Shqipërisë, siç ishte vendosur nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër në 1913, pa ndërhyrje nga jashtë të asnjë prej Fuqive të Mëdha.
Njohja zyrtare e Shqipërisë nga SHBA dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike
Fillimet e kontakteve të drejtpërdrejta diplomatike amerikane me Shqipërinë
Periudha pas anëtarësimit të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve (17 dhjetor 1920) e pasuar me njohjen de jure nga Fuqitë e Mëdha, (9 nëntor 1921), shënon fillimet e diplomacisë aktive amerikane ndaj Shqipërisë. Aktiviteti diplomatik i Shteteve të Bashkuara ishte vijim i interesit politik dhe diplomatik gjatë dhe pas Konferencës së Paqes në Paris e cila, edhe pse nuk zgjidhi përfundimisht as çështjen e njohjes as atë të ndarjes së kufijve, e shpëtoi Shqipërinë nga pretendimet dhe lakmitë e vazhduara të gjithë fqinjëve dhe bindi parimisht Fuqitë e Mëdha për të vijuar me njohjen e saj dhe pranimin në Lidhjen e Kombeve. Megjithatë edhe vullneti i mirë i shqiptarëve për t’u afruar më shumë me këtë vend të madh dhe për të parë prezencën amerikane në Shqipëri pati ndikimin e tij dhe ai ka qenë një konstante kombëtare, pothuaj gjatë gjithë historisë së Shqipërisë. Kuptimplotë për këtë është një informacion i Ambasadorit Amerikan në Itali përcjellë Departamentit të Shtetit, me 13 dhjetor 1921, pas një takimi jo zyrtar që kishte zhvilluar me anëtarët e delegacionit shqiptar, para se të largoheshin nga Italia. Për të treguar ndjeshmërinë e veçantë dhe besimin ndaj Amerikës, edhe gjatë një takimi kortezie, zyrtarët shqiptarë nxorën në pah besimin, që kishin te SHBA-ja. Ata i shprehen Ambasadorit Amerikan “dyshimet për njohjen nga Fuqitë e Mëdha, Franca, Britania e Madhe dhe Italia duke theksuar se nuk ishte e qartë nëse njohja e Shqipërisë prej tyre ishte de jure, dhe mosbesimin se ato (Fuqitë e Mëdha) mund të përzihen në ndarjen e Shqipërisë”(1). Zyrtarët shqiptarë i kërkuan Ambasadorit, që pas njohjes së bërë nga Fuqitë e tjera, Shtetet e Bashkuara duhet të bënin sa më shpejt dhe në çdo mënyrë njohjen e Shqipërisë, duke theksuar se “Shqipëria ishte gati të jepte me koncesion edhe zona me vlerë naftëmbajtëse, pasi zhvillimi i sektorit të naftës do të merrte një vlerësim të konsiderueshëm”. Njohja e Shqipërisë nga tre Fuqitë e Mëdha bëri që diplomacia amerikane të vihej në lëvizje për të marrë informacionet e duhura për situatën në vend dhe hapat që kishin bërë aleatët dhe vendet e tjera. Departamenti i Shtetit udhëzoi diplomatët amerikanë për dërgimin e informacioneve konkrete dhe të propozimeve përkatëse, nëse ishte koha për të vepruar për njohjen. Një komponent me rëndësi për këtë interes të palës amerikane ishte edhe ndjeshmëria e biznesit të saj privat për pasuritë natyrore të Shqipërisë, kryesisht në naftë dhe mundësia e zhvillimit të tyre nga të huajt. Madje nënvizohet se kjo e fundit ishte një nga arsyet që nxiti Departamentin e Shtetit për dërgimin e shpejtë të përfaqësuesit të tij diplomatik në Tiranë.
Deri këtu-Pjesa e 3 ( 1 faqe)
Anëtarësimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve (17 dhjetor 1920) e pasuar me njohjen de jure nga Fuqitë e Mëdha, (9 nëntor 1921)
Përfaqësuesi i DASH sugjeron vendosjen e marrëdhënieve me Shqipërinë
Njohja e Shqipërisë nga Shtetet e Bashkuara, 28 korrik 1922 dhe katër arsyet pse SHBA, bën njohjen e Shqipërisë
Ambasada amerikane në Romë sugjeronte që të vlerësohej dhe shihej mundësia e një politike ndaj Shqipërisë. Përcaktimi i interesave amerikane atje do të projektonte njohjen dhe, me kohë, mund të arrihej edhe me finalizimin e saj. Sipas saj, njohja e këtij vendi, përveç vlerës praktike të interesit, kishte edhe influencë morale të konsiderueshme, pasi ishin edhe mijëra shqiptaro-amerikanë, për të cilët Amerika ishte, po aq e dashur sa vendlindja e tyre.
Në vijim të këtij komunikimi, Sekretari i Shtetit, Hughes (Hjugs), me 24 prill 1922, i kërkonte Ambasadorit në Romë “që të jepte informacion për vendet që kishin njohur Shqipërinë, nëse njohjet ishin de facto apo de jure dhe cili ishte niveli i përfaqësuesve, që ata kishin dërguar në Shqipëri”(2). Ambasada e SHBA-së në Romë, me 27 prill 1922, informonte Departamentin “për situatën në Shqipëri dhe sugjeronte njohjen e Qeverisë Shqiptare”(3). Ajo njoftonte gjithashtu, se “Fuqitë e Mëdha në Këshill, që kishin njohur de jure Shqipërinë ishin: Anglia e Italia, të cilat kishin dërguar Ministra në Tiranë, Franca që ishte e përfaqësuar me një Konsull në Shkodër dhe Japonia, që nuk kishte dërguar përfaqësues zyrtar”. Sipas saj, “vendet e tjera që e kishin njohur Shqipërinë de jure ishin Finlanda, Zvicra, Belgjika e Jugosllavia dhe nga këto, vetëm Jugosllavia kishte dërguar të Ngarkuar me Punë në Tiranë”. Njëkohësisht, zëvendës Presidenti i kompanisë amerikane të naftës “Sinclair” (Sinkler), me qendër në Nju Jork informonte Sekretarin e Shtetit se kompania e tyre ishte e interesuar për naftën në Shqipëri, pasi ishte këshilluar se Qeveria dhe populli shqiptar preferonin kapitalin amerikan më shumë se të kombeve të tjera dhe nënvizonte se interesat amerikane ishin të lidhura jo vetëm me koncesionin e naftës, por edhe në fusha të tjera. Këto të fundit ishin në disavantazh në Shqipëri për arsye se Shtetet e Bashkuara nuk kishin ndjekur shumicën e kombeve evropiane në njohjen e Shqipërisë. Ai rekomandonte fort njohjen e Shqipërisë nga Shtetet e Bashkuara dhe dërgimin e një përfaqësuesi të Qeverisë në atë vend, duke përmendur si fakt edhe praninë e Ministrit Britanik në Tiranë dhe praninë e tij shumë aktive atje. Përfaqësuesi i kompanisë “Sinclair” (Sinkler) kishte njoftuar njëkohësisht edhe Sekretarin e Tregtisë për interesin e tyre në Shqipëri dhe për faktin se ata nuk ndjeheshin në pozita të favorshme me kompanitë britanike e italiane, pasi vendet e këtyre të fundit e kishin njohur Qeverinë Shqiptare dhe kishin dërguar përfaqësuesit e tyre diplomatikë në Shqipëri.
Sekretari i Tregtisë Hoover (Huver), në një telegram dërguar Sekretarit të Shtetit Huges (Hjugs), me 26 prill 1922, theksonte sa kishte mësuar nga përfaqësuesi i kompanisë se naftës “Sinclair” (Sinkler) se ishte shumë e interesuar për mundësitë e zhvillimit të naftës në Shqipëri. Ai shtonte se “kompania po përpiqej të merrte një koncesion në një zonë naftëmbajtëse, por po pengohej për të arritur një marrëveshje me Qeverinë Shqiptare nga fakti se kompanitë britanike dhe italiane po synonin të njëjtat koncesione” dhe se “Këto të fundit po favorizohen shumë nga fakti se Britania e Madhe dhe Italia e kanë njohur Qeverinë Shqiptare dhe kanë dërguar në Shqipëri përfaqësues aktivë qeveritarë, që po ndihmojnë kompanitë e tyre kombëtare”(4). Hoover (Huveri) i sugjeronte Sekretarit të Shtetit që “Sipas situatës dhe, nëse njohja e Shqipërisë nuk do të jetë e mundur për arsye serioze ose, nëse njohja nuk është e këshillueshme, Departamenti të shohë mundësinë e dërgimit të disa agjentëve amerikanë në atë vend, të cilët mund të prezantojnë interesat amerikane dhe të mbështesin pretendimet e Kompanisë së Naftës “Sinclair” (Po aty). Nga informacionet e Departamentit të Shtetit njoftohet se Sekretari i Shtetit i ishte përgjigjur letrës së Sekretarit të Tregtisë, më 22 maj 1922, duke u shprehur se “Ka vlerësime të ndryshme në çështjen e njohjes, por në mënyrë konstante kam qenë i orientuar nga interesat konkrete amerikane të materializuara me bisedimet e “Sinclair Consolidated Oil Cooperation” (Sinkler Konsolideitid Koopereishën) në Shqipëri dhe kam dëshirë të japim ndihmën tonë të mundshme për kompaninë. Për këtë Konsulli i Përgjithshëm Blake (Bleik), Ish-Konsulli i Përgjithshëm në Tangier është udhëzuar prej pak kohësh të shkojë në Shqipëri”(5).
Përfaqësuesi i DASH sugjeron vendosjen e marrëdhënieve me Shqipërinë
Departamenti i Shtetit, me 28 qershor 1922, mori informacionin nga Komisioneri i dërguar në Shqipëri Blake (Bleik), me rekomandimin për njohjen e Qeverisë Shqiptare. Ai theksonte se “Edhe pse shteti shqiptar nuk ka dalë nga eksperimenti i shpresës, ai ka mbështetje ndërkombëtare dhe ekzistenca e tij është me rëndësi për nevojat politike në Adriatik. Qeverisë i duhet dhënë mbështetje, pasi ka vështirësi financiare, një udhëheqje pa eksperiencë dhe një administratë jo funksionale”(6). Për diplomatin amerikan në Tiranë, mungesa e interesit të Amerikës ndikonte në ftesën e Qeverisë Shqiptare për kapitalin amerikan në zhvillimin e vendit. Ai nënvizonte se “Qeveritarët shqiptarë kanë dhënë siguri se interesat amerikane do të trajtohen si ato të kombit më të favorizuar. Qeveria ka miratuar me dekret se pasaportat amerikane që mbahen nga qytetarët shqiptarë të natyralizuar, do të pranohen pa kushte dhe të gjithë mbajtësit e tyre, që shërbejnë aktualisht në ushtri, do të lirohen”.
Sipas tij, “Përsa vlerësojmë, nëpërmjet informacioneve të mbledhura nga të gjithë shtresat në vend, rezulton se njohja e Shqipërisë duhet bërë:
- Si një akt moral e inkurajimi për popullin shqiptar në këtë fazë kritike të përpjekjeve për pavarësinë;
- Për pranimin e Shqipërisë nga Lidhja e Kombeve si shtet sovran;
- Për faktin se njohja e saj është bërë nga rreth 20 vende evropiane;
- Për arsye pragmatike, pasi në këtë vend ka mundësi tregtare dhe pasuri natyrore, që presin për t’u zhvilluar”.
Blake (Bleik) në përmbyllje të informacionit sugjeron se “Duke qenë se herët apo vonë njohja do të bëhet, një njohje e shpejtë mund të ketë ndikim në tërheqjen e vëmendjes së autoriteteve shqiptare për interesat tona”. Nëse bëhej njohja, ai propozon që “Të hapej menjëherë një Legatë, në nivelin e Ministrit Fuqiplotë, pasi edhe Britania e Madhe dhe Italia janë të përfaqësuara në nivel Ministri Fuqiplotë dhe interesat amerikane e kërkojnë që të mos jemi me nivel përfaqësimi më të ulët se Fuqitë e tjera”.
Njohja e Shqipërisë nga Shtetet e Bashkuara, 28 korrik 1922
Raporti dhe argumentet e të dërguarit amerikan në Tiranë u vlerësuan të sakta dhe bindëse për Departamentin e Shtetit dhe, nisur nga interesat politike dhe ekonomike të Shteteve të Bashkuara ndaj Shqipërisë, Sekretari i Shtetit Hughes (Hjugs), me 25 korrik 1922, njoftonte Komisionerin Blake (Bleik) në Tiranë që “me 28 korrik t’i dorëzonte Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë komunikimin me shkrim për njohjen de jure të Shqipërisë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”(7). Ai gjithashtu udhëzonte se, “kur të dorëzonte aktin e njohjes, të deklaronte si element plotësues edhe argumentin se Qeveria e Shteteve të Bashkuara kishte marrë në konsideratë performancën e suksesshme të Qeverisë Shqiptare”. Akti i njohjes, theksohej në komunikim, do të bëhej publik nga ana e Uashingtonit, po të njëjtën datë, me 28 korrik 1922.






















