Do të nisim me një thënie “brilante e frymëzuese” të kryetarit të qeverisë sonë, Edi Rama hokatar dhe jo atdhetar: “Parakushti për të fjetur të qetë ne të vegjlit, është që duhet të mos e prishim kurrë me të mëdhenjtë”. Këto ditë fillimi të muajit tetor, që po bien rrebeshe shiu në Europë dhe bombash reale në Liban, Izrael,Iran e gjetkë,në Tiranë, krahas kësaj fjalie të madhe(!?) gjëmojnë thirrjet: “Të gjithë në mosbindje civile!” O Perëndi, (në qoftë se ka një të tillë) po ku i sajojnë këto lloj emërtimesh këta lloj dykëmbsha trukashtë? Deri tani këto dy fjalë, në Tiranë të paktën, janë materializuar me veprimet sharje, fyerje që nuk i mban kandari; të bërtitura të shoqëruara me gaz tymues e helmues me gjyrë; djegie karrigesh, hedhje drejt personave të presidiumit sendesh të forta ose ndotëse e ndyrosëse, grushte ndaj të pafajshmëve roje. Duke arritur kulmin me djegie objektesh, urinim në dyer institucionesh.Kjo e fundit na kujton atë fjalën popullore:” kur qeni shkon e urinon në derë të xhamisë i ka ardhur ngordhja!” Pra shërben si parakusht për ngordhjen e qenit! Kjo nënkupton që “mosbindja civile” është një parakusht që shpie në vdekjen e dikujt. Kujt, opozitës apo pozitës? Këtë e vendosin “të mëdhenjtë”. -nënkupton Rama. Mirëpo njëherazi kryetarit tonë delirant i është mbushur mendja top që do të ‘vdesë’ opozita, kurse mazhoranca ‘është e dënuar’ që të vijojë të rrijë ne kolltukun qeverisës deri në vitin e tridhjetë të këtij shekulli.
Parakushti për të krijuar parti opozitare, që ajo të mund të vijë në plotësimin e kushteve për të marrë e qendruar në pusht-et, është ideali atdhetar, ideali për një qeverisje shqiptare sa më efektive, për një ecuri demokratike sa më frutdhënëse për rininë dhe ekonominë shqiptare
“Parakushti për të fjetur të qetë ne të vegjlit, është që duhet të mos e prishim kurrë me të mëdhenjtë”- kështu profetizoi dje Edi Rama, duke folur me të renë e të ndjerit Ibrahim Rugova. Mirë e ka deri diku, por ka harruar se që të jesh kryetar qeverie është parakusht që të jesh i mbathur e i veshur siç e do vendi, detyra, morali. Që të dish të merresh më njerëzit dhe hallet e tyre.Që të mos harrosh gjërat e vogla se ato përmbysin të mëdhatë.Kryetari ynë nuk e ‘rruan ‘fare nga kjo anë. Ja veshja e tij: Bluzë e zezë, mjekër e bardhë. Me ose pa xhaketë vetëm të zezë ose vetëm të bardhë. Një herë të vetme rozë!? Pantallona poture dhe në vend të këpucëve atlete të bardha. Dhe shkon në zyrë në kryeministri, në vizitë në një biznes, objekt rrugor, sipërmarrje apo mbledhje përfaqësuese.!? Ose edhe në Europë! Edhe kur është kostumi blu me kollarë të kuq e blu, apo laragan, prapë në këmbë ‘ulërijnë’ me farfuritje atletet e bardha!?A thua tërëçka është bardhezi për këtë individ! E folura: vetëm me ironi, oratori thumbuese dhe me shumë gjeste, isharete dhe mimikë lëvizëse që bën efekt të trefishtë përpos fjalëve, tek degjuesi apo shikuesi. E ecura, qëndrimi në tavolinë apo karrige-si të gjithë të tjerët.Shumë normale. E shkruara nëpër rrjetet sociale e tij është jashtëzakonisht e vështirë për t’u përtypsur dhe nxit vetëm kundërshtim dhe shije të hidhur. Ironi e gjallë, tallje e thell, fjali të mërzitshme dhe gjithmonë me prapamendime. Mungon argumenti i shkurtër dhe i saktë. Edhe kur ka qëllime të mira, ato të shkruara ndërthuren ligsht me fjalë e fjali therëse që në gojën e një kryetari qeverie, për fat të keq, bëjnë vetëm efekt të kundërt.
Ndërkohë që në anën tjetër të litarit me sapun, Sali Berisha çirret nga ballkoni: “Edhe njëherë, miqtë e mi, ditën e hënë në ora 18:00, të gjithë marshim drejt Tiranës për votën e lirë, për fjalën e lirë, për fatin e shqiptarëve, për të ardhmen e Shqipërisë.” A ka turp më të madh se sa të dëgjosh këtë ulërimë dhe këtë hipermashtrues për të cilin kanë shteruar epitetet dhe cilësorët e gjuhës shqipe që i jepen prej të tri palëve të simpatizantëve të përshkallzuar, nga më të ekzaltuarit e të shumë paguarit deri tek më të heshturit; prej kundërshtarëve të betuar nga ata që kanë dashur ta qërojnë fizikisht deri tek ata që detyrohen ta dëgjojnë tmerrsisht; si dhe naivëve jo të paktë. Le pastaj të vesh në bulevard e të kërkosh “fjalën e lirë”!? Saliu ka 34 vjet kapitalizëm dhe po aq socializëm që kurrë nuk i është mbyllur goja. Atëkohë në shërbim të më të madhit vendas dhe tani në shërbim të atyre që nuk të lënë të bësh gjumin të qetë, sepse je i paguar për ti rënë daulles së tyre. E me kë do ta kërkojë “lirinë e fjalës” ky plak i rrjedhur?! Me një parti-i thënçin, sepse është vetëm një grup të handakosurish pa ideale të qarta, antishqiptarë dhe vetëm xhepambushës e gënjeshtarë-, parti, që është ndarë në disa copëza si bajga e kaut nga shiu?! Aktualisht ne kemi një opozitë të vetdjegur me dashje sepse është katandisur në fjalime bajate prej ballkonit, papagallosje me stilin “shpif, shpif si shefi, se diçka do të mbetet” nga një lloj G.Bardhi para mikrofonit dhe veprime primitive të viteve 1430, me djegie, pshurrosje, baltosje nën drejtimin e F.Nokës.Kjo parti opozitare, fatkeqësisht,nga të huajtë shihet si vitrina më domethënëse e shoqërisë sonë në vitin 2024.E përçarë, e lodhur, e shkërmoqur, e sikletosur dhe plagosur. Veprimet e kësaj lloj partie, kanë shumë ngjashmëri me principet naziste: “gjaku do gjak” dhe “terrorizo një ditë që të kesh siguri dhjetë vjet!” Vetëm burgu ka mbetur për të gjithë ata sojsëzdeputetësh që rrahin rojet, që hedhin vezë e domate ndaj presidiumit të Kuvendit, që djegin me benzinë karriget. Janë kaluar gjithë caqet e turpit, dëmit, keqardhjes! jemi në kufijtë e dënimit maksimal ligjor dhe vetëm ligjor.
Parakushti për të krijuar parti opozitare, që ajo të mund të vijë në plotësimin e kushteve për të marrë e qendruar në pusht-et, është ideali atdhetar, ideali për një qeverisje shqiptare sa më efektive, për një ecuri demokratike sa më frutdhënëse për rininë dhe ekonominë shqiptare. Nuk thoshte kot Enver Hoxha se “kush ka në dorë rininë, ka të sigurt të ardhmen e vendit!” Këta palo qeveritarë nuk kanë asfare rini. Ajo ka emigruar.E jo më të kenë në dorë atë!? Në vendin tonë vitrina politike përfaqësohet dhe prezantohet nga Edi Rama e disa pas tij, Sali Berisha dikur jashtë e tani brenda një ballkoni shtëpie dhe veprimeve që bëjnë ata e vartësit urdhëruar prej tyre. Ndërsa magazina, pra banorët e tjerë brenda vendit, të ndarë në tre grupe të mëdhenj, janë ose patronazhistë, ose salipasues të zellshëm, ose punëtorë të ndershëm, pavarësisht nga kombësia, shtetësia, arsimi, gjinia, ngjyra, rraca, profesioni dhe rangu shoqëror. Janë edhe 750, mijë pensionstët, mish për vota, në duar të pozitës dhe opozitës,duke lëpirë 4,1 %-shin që jep Rama.
Duke u bazuar tek idea ‘gjeniale’ e kryetarit se “Parakushti për të fjetur të qetë ne të vegjlit, është që duhet të mos e prishim kurrë me të mëdhenjtë”,del e kthjellët se kushti është: kur je në pushtet,mos fli gjumë se të vranë.O pasqyro mirë magazinën, ose shkallmoje vitrinën, o lerë fare atë punë që nisur.Këto shefi ynë nuk e prek as me gojë as me dorë.Por historia , që kryetari ynë Edi Rama e ka lënë në plan të tretë, na ka mësuar se “ ç’ka vitrina,e ka magazina”!Përvoja e viteve 1945-1985 të qeverisjes shqiptare tregon se kjo parrullë nuk bënte fjalë për një dyqan që kish ekspozuar disa prej mallrave që tregtonte.Atëbotë reklama ishte në një nivel tejet empirik e praktik konkret e nuk krahasohet me ditët e sotme, që reklama drejton ecurinë e edukimit kaotik antinjerëzor të të gjithë atyre që kanë sy e veshë, nga që çdo gjë është mall. Jo! Kjo shprehje i referohej gjendjes aktuale jo thjeshtë ekonomike, e ca më pak tregtare se sa dukurive shoqërore, sjelljeve të individëve dhe posaçërisht përkitjes së pamjes së jashtme të një personi me sjelljet,fjalët dhe veprimet e tij. Kush e mbante veten mirë, bukur, pastër, pa teprime dhe shëmtime, patjetër këto ishin edhe tregues të një karakteri të fortë dhe me cilësi të larta moralo-politike. Ai që manifestonte pamje të jashtme sa më të thjeshtë, ishte edhe plak i urtë,punëtor i pafjalë,nxënës i rregullt, fëmijë i sjellshëm. Ai që kish pamje të jashtme të pranueshme për mjedisin ku jetohej, duke nisur nga fytyra, e deri tek këmbët e këpucët, sipas normave të moralit të kohës, i rruar, i qethur, i pastruar mirë, me bazeta normale , me veshje të thjeshtë e shumë të pastër, në tërësi sillej mirë, presupozohej që vepronte me kujdes dhe kryente detyrat sipas kërkesave e normave ligjore.Po ashtu edhe për gjininë femërore ishin kërkesa të domosdoshme, kryesisht të pashkruara, mbajtja e një pamje të jashtme sa më të fisshme që të tregonte hiret femërore, por jo të kaloheshin caqet e përcaktuara nga tradita, morali, normat e mirësjelljes dhe të ndershmërisë.
Përkundrazi ai apo ajo që kishin teprime, ekstravaganca, në veshje, mbathje, fizionomi, shije të mbrapshta, fjalë të pista, gjeste fyese, përçmuese, nënvlerësimi apo mendjemadhësie ishin edhe kontigjenti i parë i atyre që nuk e donin punën, që ishin dembelë, që shmangeshin nga e përditshmja revolucionare dhe harmonike, nga vështirësitë që delnin në çdo hap të përditësirës. Ishin ata që trëmbeshin dhe tuteshin, që nuk pëlqenin por i kundërviheshin me gojë apo me veprime traditës së mirë në çdo fushë të jetës dhe të prirur për të imituar shijet e huaja morale. Ishin pikërisht ata që nuk respektonin prindërit apo më të mëdhenjtë në moshë; që gënjenin apo mashtronin. Të atillët në pamje të jashtme ishin ndër ata meshkuj që ngacmonin femrat, që tentonin të vidhnin, gënjenin, deri deri te përpjekjet për t’u arratisur jashtë shtetit, etj etj,
Dhe në këtë ‘sitë të imtë’ kalonin të gjithë anëtarët e shoqërisë dhe tërë banorët e Shqipërisë, në çdo lloj pune, detyre, funksioni apo pozite e rangu shoqëror që të ishte, nga portieri, ushtari deri tek anëtari i Byrosë Politike apo gjenerali. Po qe se drejtori ishte rebel, imoral, havardar, edhe ndërmarrja do të kishte atë ‘ngjyrë’. Kësisoj drejtuesi ishte ‘vitrina’ dhe reparti, ndërmarrja, kooperativa, ferma, institucioni, do të ishte ‘magazina’. Atëkohë nuk njihej, nuk egzistonte e as përdorej fjala ‘biznes’; as fjalia “çdo gjë është mall” dhe as ideali reaksionar” qëllimi justifikon mjetin”. Të tërë njerëzit ishin nën kontroll edukativ ndonëse nuk kishte as internet, as kanale televizive.Kësisoj shprehja “ çfarë sheh në vitrinë, e gjen në magazinë” ishte një lloj materializimi i kategorive filozofike të formës me përmbajtjen dhe vartësinë e tyre të ndërsjelltë ndaj njëra-tjetrës, ku rolin parësor e ka gjithnjë përmbajtja,por gjithaq edhe kur prishen raportet forma e shkatërron përmbajtjen.Pikërisht me të tillët, bëhej edukim i gjithanshëm.Vini re: edukim i gjithanshëm nga familja, shkolla, organizatat e pionierit, rinisë, bashkimeve profesionale, organizata e gruas, organizata e partisë së vetme e cila ishte ndërtuar në bazë prodhimi e territori, nga gjykatat e prokurorët popullorë dhe zyrtarë.Dhe si masë fundore edukuese ishte caktimi i personit me ‘shfaqje të huaja për moralin tonë komunist’në një vend pune relativisht të vështirë për t’u edukuar më shumë, më shpejt e më me efektivitet. Në pamje të parë duket sikur cënohen’liritë e individit’, por realisht vetëm kështu arrihej që të kuptonte gjithsecili se vetëm disiplina është liria që kërkon jeta shoqërore nga individi. Kjo ‘stuhi edukative’ bënte që pakkush të shkelte në dërrasë të kalbur.Sa më i lartë të ishte pozicioni shoqëror që të kishin caktuar apo kishe arritur me zotësitë e tua drejtuese e organizuese,po të gaboje me përsëritje, aq më shumë ndëshkoheshe.Kështu synohej që të realizohej jetesa shoqërore e larmishme, e harmonishme dhe formohej njeriu me ideale të shëndosha për jetën dhe shoqërinë.Duke e vështruar shoqërinë e sotme kapitaliste shqiptare me këtë optikë dialektike, humane, e jo pragmatiste, metafizike dhe antinjerëzore, ne që jetuam ato vite , themi me plot gojën se shoqëria e sotme shqiptare po degradon keqas.Sepse të tillë janë kryetari i mazhorancës dhe ai apo ata që vetquhen kryetarë të opozitës. Në “magazinën” e tyre personale duket ashiqare që kanë vetëm antikomunizëm, pragmatizëm, eufori, megallomani, delir për madhështi dhe kufizime të befta e jo të pritshme për bashkëbiseduesin. Mungon tërësisht atdhetarizmi dhe njohja e realitetit. Nuk iu afrohen asfare detajeve të jetës shqiptare dhe nuk mund ta përceptojë se që të jesh i madh, duhet të dish të merresh, së pari, me gjërat e vogla. Njerëzit, herë iu duken si miza, herë si qen, herë si qenie të tjera. Haptazi mohojnë gjuhën shqipe kur duhet folur e mbrojtur shqip. Si kryetar partie: as Saliu e as Edi,nuk e kanë haberin asfare për anën organizative,për kolegjialitetin,për thithjen dhe vënien në jetë të mendimit të masës së anëtarësisë, për respektimin rigoroz të momentit të marrjes së vendimeve. Është skandaloze metoda e tyre për kontrollin e zbatimit të vendimeve të marra! Është shumë larg respektimit të vlerave intelektaule duke u bazuar te mendimi progresiv i shokëve të forumeve drejtuese. Metodën e drejtimit të Edi Ramës e sundon idea “në do njeri për punë merr një grua, në do njeri për llafe merr një burrë!” Dhe vazhdo vidh, gënje, mashtro.Kurse ajo e S.Berishës:”e dini ju por do bëhet si them unë!”Dhe vazhdo, gënje, vidh.Praktika tregon si metodë më efektive, aftësinë e drejtuesit për të vlerësuar vartësit,pavarësisht nga gjinia, mbi bazë konkrete, njerëzore, moralo-politike, profesionale e shkencore.Kështu që për këtë vitrinë,edhe të huajt edhe vetë ne e kuptojmë se çfarë malli kemi në magazinë.Kemi në krye një burrë që thotë se është “i çmendur për të bërë të mira për Shqipërinë!”dhe një tjetër që nga ballkoni ulërin:”Do ta çmend mirë Shqipërinë ashtu siç di vetë!” Të dyve u ka ardhur koha që të zbatojnë paskushtin: “largohu sa më parë nga posti, nga mikrofoni dhe ballkoni!” Shqipëria ka plot djem e vajza që mund ta drejtojnë shumë më mirëse ju!






















