Hyqmet Zane: Të persekutuarit sot dhe dje

175
Sigal

Plumbi, litari, burgjet dhe kërcënimet që vranë poetë dhe shkrimtarë

Datëlindja e Vilson Blloshmit dhe dita e poezisë

Sot kemi modelin e asaj kohe me persekutim po përsëritet në formë dhe në përmbajtje, por në një situatç tranzicioni demokratik nga një qeverisje moniste, që nuk njeh dhe saboton pluralizmin dhe dikton jetën e shqitparëve me “pumbin” e vrasjeve nga korrupsioni dhe varfëria

 Një plumb në pëllëmbën e dorës sime rëndoi aq shumë sa e rëndë ka qenë edhe vrasja që kishte bërë prokurori kur dora e tij e përgjakur i dha plumbin e fundit poetëve Vilson Blloshmi dhe Genci Leka. Këtë plumb  kishte gjetur mes eshtrash Bedri Blloshmi kur hapi varrin e vëllait dhe të kushëririt me një therje në zemër. Ishte një rrëfim i trishtç i të vëllait në 75 vjetorin e lindjes të Vilson Blloshmit dhe 81 vjetorin e lindjes së Genci Leka në një takim përkujtimor para memorialit në Librazhd dhe në dhomën muze në Bërzeshtë. Intelektualë nga Tirana, Vlora dhe Elbasani, qytyetarë librazhdas dhe mes tyre edhe skulptori Sadik Spahija nga Shkodra, por edhe deputeti i Vlorës Bujar Leskaj apo aktori i mirënjohur Bujar Asqeriu si dhe miq e të njohur përjetuan momente të veçanta në një ditë nderimi për dy në mes shumë viktimave të diktaturës staliniste të Enver Hoxhës.

Si intelektual dhe publicist ndjeva dhembje dhe meditova me veten se si është e mundur kësht? Sa urrejtje dhe pabesi të shqiptarëve ndaj shqiptarëve! Ku qëndron ky frymëzim antinjerëzor, që me siguri u ushqye nga UDB-ja Jugosllave që i dha të gjitha modelet e ligësive regjimit dhe vetë diktatorit? Kjo ndjesi m’u vërtetua edhe nga mospjesëmarrja e autoriteteve lokale të pushtetit të Librazhdit që duket vazhdojnë qëndrimet e luftës së klasave, tamam ashtu siç bëhej në diktaturë. Në mendje më erdhën momente përjetuese si ajo e varjes së poetit Havzi Nela më 10 gusht të vitit 1988, po aq edhe ajo mbledhje e Lidhjes së shkrimtarçve që i dha goditje shkrimtarit të shquar Bilal Xhaferi, që e detyruan të arratisej që t’i shpëtonte persekutimit me burg apo dënime kapitale apo peripecitë që ka hequr në burg dhe jashtë burgut shkrimtari Petro Marko dhe sa e sa të tjerë gjatë periudhës së Shqipërisë së izoluar dhe diktatoriale. Me përkushtimin e një vëllai, që gjithashtu vuajti në burgjet e komunizmit, Bedri Blloshmi shprehte një revoltë ndaj persekutorëve që nga sekretari i parë i Librazhdit  Sotir Koçollari, që nuk u mjaftua me dënimin për agjitacion e propogandë me 10 vite burg që u mendua tç jepej nga gjykata, por akuzohen me porosi për sabotim dhe me plumb siç edhe u dënuan. Këto porosi të sekretarit të parë të Librazhdit ishin në plotësim të pyetjes së Ramiz Alisë dhe Hysni Kapos e të tjerë kriminelë se “çfarë po bëhet me grupin e Librazhdit”? A thua se kishin përpara një grup kriminelësh të huaj dhe jo dy poetë dhe familjarët e tyre shqiptarë e bij shqiptarësh. Në atë muze modeste në modelim do të përjetoja brenda vetes se si është e mundur një mendje shqitpari të shprehte aq shumë urrejtje ndaj dy djemve të rinj që kishin shkruar poezi sikur ato të ishin bomba atomike. Këto do i pohonte në atë kohë si ekspert letërsie Koçi Petriti për poezinë e famshme “Saharaja” të Vilsonit apo Muzafer Xhaxhiu për përkthimet nga frëngjishtja të poetit, kurse Diana Çuli për poezitë e Genci Leka.

Kush nuk e kujton atë mbledhje të Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë ku Bilali kritikoi veprën më të kritikueshme të Kadaresë “Dasma”, nxiti të dërguarin e partisë që t’i egërsohej Bilalit a thua se do ia jepte plumbin aty në mbledhje. Ky shantazh bëri që shkrimtari Bilal Xhaferi ta gjente rrugën në arratisjen nga vendi për në Amerikë

Armiqësia dhe akuzat ishin komplekse, sepse të kompleksuar dhe vendimtarë në akuza ishin porositë e dhëna nga lart që do i merrte me seriozitet prokurori Qani Lavdari dhe gjyqëtari i trupit gjykues Subi Sulçe, që dhanë dënimet kapitale. Kujtesa e një 45 vjeçari të diktaturës staliniste na sjell në mendje mënyrat se si u dënua deri në varje në litar poeti nga Kuksi Havzi Nela, kur sistemi vrastar po jepte shpirt nga paudhësitë kriminale, që vinin me urdhër nga lart dhe përdorimi deri në absurd i njerëzve me metoda dhe forma nga më monstruozet. Kush nuk e kujton atë mbledhje të Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë kur kryetari i saj ishte Dhimitër Shuteriqi në krah të Fadil Paçramit dhe të shkrimtarit Ismail Kadare i kritikuar nga Bilal Xhaferi për romanin “Dasma’.

Egërsia pse Bilali kritikoi veprën më të kritikueshme të Kadaresë “Dasma”, nxiti të dërguarin e partisë që t’i egërsohej Bilalit a thua se do ia jepte plumbin aty në mbledhje. Ky shantazh bëri që shkrimtari Bilal Xhaferi ta gjente rrugën në arratisjen nga vendi për në Amerikë, kur edhe do ta vrisnin me metodat e sigurimit në një spital në Çikago. Dëgjova një mbrëmje vajzën e shkrimtarit Petro Marko dhe krijova bindjen se burgosja, internimi, persekutimi, shantazhimi i këtij shkrimtari ishte frut i injorancës së njerëzve të sigurimit, që zbatonin porositë e partisë së Enverit për të mos lejuar veprat e shquara të tij të bëheshin pjesë e së vërtetës. Dhe i tillë ka qenë edhe kalvari i Kasem Trebeshinës dhe sa e sa shkrimtarëve që u burgosën si Bedri Myftari etj. Mjaft të shihje dhomën muze të Vilson Blloshmit dhe Genci Lekës për të kuptuar se çfarë kalvari kishte kaluar kjo familje fisnike dhe me dituri vetëm e vetëm pse ajo ishte familje e nderuar dhe patriotike në fshat dhe në gjithë rajonin. Vëmendja e pjesëmarrësve nga detajet që pasqyronte vëlla Bedriu për  poetët dhe të vërtetat që kishte jetuar ajo familje dhe ai personalisht në kalvarin e një persekutimi të gjatë vetëm e vetëm pse e vërteta e jetës sahariane që kalonte populli u bë pjesë e jetës së tyre.

Librat e botuar, dokumentat e siguruara, sendet e ruajtura, fotot e pasqyruara dhe gjithëçka brenda asaj dhome – muze flasin për mozaikun e vlerave të familjeve Blloshmi dhe Leka dhe si një mesazh se kujtesa e tyre është kujtesë për të mos harruar që plumbat e prokurorëve të diktaturës të mos përsëriten më në këtë vend. Kur shikoj atë memorial me dy koka të prera të poetëve Vilson Blloshmi dhe Genci Leka, më rrënqethet trupi kur mendoj se edhe unë, edhe ti edhe kushdo tjetër mund të ishte një viktimë e plumbit të fundit të prokurorit para gropës së varrit. Modeli i asaj kohe me persekutim po përsëritet në formë dhe në përmbajtje, por në një situatç tranzicioni demokratik nga një qeverisje moniste, që nuk njeh dhe saboton pluralizmin dhe dikton jetën e shqitparëve me “pumbin” e vrasjeve nga korrupsioni dhe varfëria, nga  mafiozitete dhe hajdutëria, nga kriminaliteti dhe krijimi i situatave të ndera të jetës në Shqipëri, që diktojnë ikjen e rinisë për t’i shpëtuar “vrasjes” së shpresës të së ardhmes.