Hilë Lushaku: Sa është numri i dëshmorëve të strukturave të Ministrisë së Brendshme, për periudhën 1 janar 1990-31 dhjetor 2022

65

Publikimi i listës së dëshmorëve për periudhën, 1 janar 1990-31 dhjetor 2022, gjykoj se u bëj nder të gjithë shtetarëve dhe i mbroj nga paragjykimet apo akuzat që mund t’u bëhen kur të zbresin nga karrikja se nuk njohin këtë problem apo kanë shtrembëruar me dashje historinë.

Sigal

Sa herë që vritet apo plagoset ndonjë efektiv nga radhët e Policisë së Shtetit, gazetarë, opinionistë, politikanë, shtetarë apo shejtanë zaptojnë ekranet dhe bëjnë “qilizëm” fjalësh pa vlerë. Shumë teorizojnë në ajër, të tjerë “saldojnë” episode ngjarjesh, apo flasin çfarë kanë dëgjuar nëpër tavolina, ndokush reciton çfarë i kanë shkruar të tjerë, ose bën të diturin dhe jep mend, të tjerë fajësojnë me hamendësime. Nuk e kanë problem të bëjnë juristin, psikologun, drejtuesin apo menaxherin, specialistin e operacioneve policore apo ekspertin kriminalist, kriminologun e sprovuar, madje edhe gjyqtarin teksa arsyetojnë e gjykojnë pa njohur rrethanat e ngjarjes dhe përcaktimet e ligjit penal. Edhe pse ka prej tyre që nuk kanë veshur kurrë në jetë uniformë policore apo ushtarake, që nuk kanë prekur me duar as armë druri, që nuk kanë zhvilluar një ditë përgatitje në fushën e sigurisë, nuk kursehen të japin leksione për problemet e sigurisë, për parimet, rregullat apo kriteret në planifikimin operacional, për gjëra që as i kuptojnë se si janë shkruar në manualet e teknikave e taktikave policore. Mbase kanë kuptuar mirë të drejtën që u jep kushteta, të shprehen lirisht, pa hezitime, mjafton të shprehin diçka, edhe kur nuk kuptojnë se çfarë shprehin. Në këtë papërgjegjshmëri përfshihen edhe politikanë të shkolluar, madje ndonjë prej tyre edhe ish-polic, si dhe shtetarë. Me sytë e përlotur, ballin e rrudhur e sytë e ngrysur, të keqardhur para kamerave, mbajnë fjalime e shprehin ngushëllime, por edhe japin premtime për përkujdesje shtetërore të fëmijëve jetimë apo trajtimin më të mirë të familjarëve të fatkeqit që humbi jetën.

Duke qenë se prej vitesh jam angazhuar në studime e punime hulumtuese historiografike në fushën e përgjegjësive të institucionit të rendit e sigurisë publike dhe jam bashkautor në hartimin e publikimin e librit dyvolumesh “Të rënët”, ndjehem i trishtuar kur dëgjoj emisione të tilla të varakosura nga persona që nuk kanë aftësi të duhura dhe që nuk kanë hyrë kurrë në derën e arkivit të Ministrisë së Brendshme. Po kështu, ndjehem i zhgënjyer kur qeveritarë, ministra të Brendshëm apo ish të atillë, vazhdojnë papërgjegjshmërinë në citimin e numrit të dëshmorëve të atdheut të dikasterit blu pa pasur njohuritë e sakta. Me qëllim që të flitet me shifra të sakta, bazuar në burime shterruese dhe punuar me përgjegjësi të lartë, nisur nga respekti për të rënët dhe familjet e tyre si dhe me dëshirën që ta mësojnë edhe publiku (nëse nuk e duan shtetarët e gazetarët), theksoj se nga janari i vitit 1990 deri në fundin e dhjetorit 2022, nga strukturat e varësisë së Ministrisë së Brendshme janë shënuar 422 persona të rënë në detyrë ose për shkak të saj (kanë jetëshkrime në libër). Në hyrje të atij libri janë përmendur edhe të rënët: Bashkim Kaloshi (vrarë në Krujë), Isa Kërrnaja (Tropojë), Emin Toska (Kuçovë), Myrteza Duka, Luan Zykaj, Myftar Keqi, Ndue Hila, Qemal Kuka, Sotir Kondili, emrat e të cilëve janë regjistruar në vitet 1997-1998 në listën e të rënë që ka mbajtur Qendra e Profilaksi-Mjekimit e Ministrisë së Brendshme dhe Drejtoria e Marrëdhënieve me Publikun në këtë institucion.Po kështu, për të korigjuar pasaktësitë në vazhdim, gjykoj se vlen publikimi i listës së dëshmorëve për periudhën sipërcituar, duke gjykuar se u bëj nder të gjithë shtetarëve dhe i mbroj nga paragjykimet apo akuzat që mund t’u bëhen kur të zbresin nga karrikja se nuk njohin këtë problem apo kanë shtrembëruar me dashje historinë. Nëse ndokush ka qefmbetje për këtë konstatim u sjell faktin se më 29 shtator 2022, një ditë mbasi u vra në Lezhë Saimir Hoxha, kryeministri Rama deklaroi dhe shpalli dhënien, atij, e titullit dëshmor, ndërsa Komisioni Qëndror i Statusit të Dëshmorit nuk kam dijeni nëse e ka kryer procedurën përkatëse. Më 30 shtator, të atij viti, u zhvillua ceremoni nderimi pranë sheshit që thirret “Yjet e Dëshmorëve të Atdheut”, pranë godinës së Ministrisë së Brendshme, ku kryeministri bekoi vendosjen e yllit të tij, dhe nga media u përmend se shifra e dëshmorëve të policisë arriti 225. Një pasaktësi e pafalshme, në prani të kryeministrit, shtetarit që ka këshilltar, ka ministrinë përgjegjëse, punonjës të komunkimit dhe ende nuk e dinë se numri është 188, madje rrinë indiferentw ndaj shtrembërimeve. Për saktësi, janë 96 nga policia e rendit, 32 nga policia kriminale, 13 nga struktura e forcave speciale “RENEA” dhe “Brisku”, 12 nga ndërhyrja e shpejtë, 10 nga policia rrugore, 8 nga policia kufitare, 3 nga policia e ruajtjes së objekteve, 3 nga mbrojtja nga zjarri, 4 nga forcat e gatshme (strukturë me militantë e persona të zgjedhur, që u krijuan nga Sali Berisha, dhe shërbyen vetëm në periudhën mars-korrik 1997) 1 vullnetar dhe 6 nga Garda e Republikës. Të gjithë i qëndrojnë shifrës së 225 yjeve, ndërkohë, në një emision të radiotelevizionit shqiptar të para pak ditëve dëgjova se numri na paska arritur 227!!! Cili është ai kompetent që ka listuar emrat dhe i simbolizon ato me yjet? Le të publikojë Ministria e Brendshme një listë me 227 dëshmorë nga Policia e Shtetit, ndërsa faktikisht, me vendim të Komisionit Qëndror të Statusit të Dëshmorit janë vetëm 96, një është me dekret të presidentit të Republikës dhe një me vendim të Këshillit të Ministrave. Për hir të vërtetës në listën prej 422 të rënëve janë shumë persona që padrejtësisht u është mohuar ajo e drejtë, gjë për të cilën do të publikoj një shkrim të veçantë. Ata që duan të mësojnë të vërtetën, le të lexojnë më poshtë listën e saktë të dëshmorëve të strukturave të MB, periudha 01.01.1990-31.12.2022.

Nga janari i vitit 1990 deri në fundin e dhjetorit 2022, nga strukturat në varësi të Ministrisë së Brendshme janë shënuar 422 persona të rënë në detyrë ose për shkak të saj ndjehem i zhgënjyer kur qeveritarë, ministra të Brendshëm apo ish të atillë, vazhdojnë papërgjegjshmërinë në citimin e numrit të dëshmorëve të atdheut të dikasterit blu pa pasur njohuritë e sakta.

  1. Fatmir Zenulla Latifi: Datëlindja: 20.01.1965, Vendlindja: Elbasan, Funksioni: polic rendi. Humbi jetën: 13.05.1990, në Elbasan, Statusi: “dëshmor i atdheut” (vendimi i Komisionit Qëndror të Statusit të Dëshmorit të Atdheut718, datë11.01.2017).
  2. Hilë Kolë Kola: Datëlindja: 19.07.1960, Vendlindja: Dajç i Bregut të Bunës-Shkodër, Funksioni: polic rendi, Humbi jetën: 23.08.1990, në Shkodër, Statusi: “dëshmor i atdheut” (vendimi nr.717, datë 11.02.2017).
  3. Ilir Ali Gjyrdedi: Datëlindja: 14.03.1956, Vendlindja: Kavajë, Funksioni: nënoficer në policinë kufitare, Humbi jetën: 24.10.1990. Rrethi Durrës, Statusi: “dëshmor i atdheut” (vendimi nr.11, datë 04.07.2003).
  4. Arben Mark Legisi: Datëlindja: 1971, Vendlindja: Shebe (Perlat)-Mirditë, Funksioni: ushtar polic kufiri, Humbi jetën: 24.10.1990, në Durrës, Statusi: “dëshmor i atdheut” (vendimi nr.2, datë 19.10.2002)
  5. Luan Ismail Haxhiaj:Datëlindja: 26.07.1951, Vendlindja: Fier, Funksioni: polic në Forcat Speciale, Humbi jetën: 20.11.1990, në Pukë, Statusi: “dëshmor i atdheut” (vendimi12, d.04.07.2003)
  6. Lulëzim Ashim Sulollari: Datëlindja: 14.07.1970, Vendlindja: Lin-Pogradec, Funksioni: polic në Forcat Speciale, Humbi jetën: 21.02.1991, në Tiranë, Statusi: “dëshmor i atdheut” (vendimi nr.8, datë 20.05.2003)
  7. Mehmet Remzi Ropi: Datëlindja: 15.03.1963, Vendlindja: Pojan-Korçë, Funksioni: polic në Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, Humbi jetën: 04.08.1991, në Bitinckë-Devoll, Statusi: “dëshmor i atdheut” (vendimi nr.30, datë 07.07.2004).
  8. Festim Mustafa Hoxha: Datëlindja: 29.09.1965, Vendlindja: Sherisht-Vlorë, Funksioni: polic rendi, Humbi jetën: 20.02.1992, në Tiranë, Statusi: dëshmor i atdheu (vendimi 371, datë27.01.2011)
  9. Kolë Ndrec Frroku: Datëlindja: 10.03.1968, Vendlindja: Korthpulë-Pukë, Funksioni: polic në Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, Humbi jetën: 24.02.1992, në Shkodër, Statusi: “dëshmor i atdheut” (vendimi nr.50, datë10.05.2005)
  10. Ferrik Dalip Reçi: Datëlindja: 01.01.1959, Vendlindja: Brezhdan-Dibër, Funksioni: polic (agjent), Humbi jetën: 06.11.1992, Rrethi: Dibër, Statusi: “dëshmor i atdheut” (vendimi nr.19, datë 22.12.2003)
  11. Lazër Zef Sokoli: Datëlindja: 06.07.1965, Vendlindja: Shalë (Dukagjin)-Shkodër, Funksioni: polic rendi, Humbi jetën: 02.07.1993, në Shkodër, Statusi: “dëshmor i atdheut” (vendimi nr.32, datë 07.07.2004)
  12. Çel Shpend Rrustemaj: Datëlindja: 12.04.1953, Vendlindja: Malësi e Madhe, Funksioni: polic rendi, Humbi jetën: 18.08.1993, në Shkodër, Statusi: “dëshmor i atdheut” (vendimi nr.667, datë 15.08.2013).
  13. Arben Nikoll Ujka: Datëlindja: 25.01.1971, Vendlindja: Velipojë-Shkodër, Funksioni: polic “RENEA”, Humbi jetën: 22.08.1993, në Mushan-Shkodër, Statusi: “dëshmor i atdheut” (vendimi nr.514, datë 20.12.2011).
  14. Medi Ismail Vatoci: Datëlindja: 01.01.1969, Vendlindja: Bujan-Tropojë, Funksioni: polic rendi, Humbi jetën: 04.10.1993, në Kërrnajë-Tropojë, Statusi: “dëshmor i atdheut” (vendimi nr.679, datë 15.08.2013)
  15. Pal Lazër Mëhilli: Datëlindja: 03.09.1969, Vendlindja: Mnelë-Shkodër, Funksioni: polic rendi, Humbi jetën: 16.12.1993, në Shkodër, Statusi: “dëshmor i atdheut” (vendimi nr.32, datë 07.07.2004)
  16. Sali Rustem Sufaj: Datëlindja: 13.03.1968, Vendlindja: Linaj (Gruemirë)-Shkodër, Funksioni: polic F.N.SH, Shkodër, Humbi jetën: 18.02.1994, në Dragovojë-Malësi e Madhe, Statusi: “dëshmor i atdheut” (vendimi nr.23, datë 27.02.2004)
  17. Arsen Llazi Gjini: Datëlindja: 22.07.1976, Vendlindja: Sheq Marinas-Fier, Funksioni: ushtar polic kufiri, Humbi jetën: 10.04.1994, në Peshkëpi, Gjirokastër, Statusi: “dëshmor i atdheut” (vendimi nr.5, datë 27.12.2002)
  18. Fatmir Sali Shehu: Datëlindja: 10.06.1960, Vendlindja: Qesarat-Tepelenë, Funksioni: oficer kufiri, Humbi jetën: 10.04.1994, në Peshkëpi, Gjirokastër, Statusi: “dëshmor i atdheut” (vendimi nr.4, datë 27.11.2002)
  19. Isa Murat Tahiri: Datëlindja: 14.01.1966, Vendlindja: Gruemirë-Shkodër, Funksioni: oficer policie, Humbi jetën: 17.05.1994, në Malësi e Madhe, Statusi: “dëshmor i atdheut” (me dekretin e presidentit të Republikës 1353, datë 24.01.1996)
  20. Nikollë Lazër Gjoka: Datëlindja: 22.01.1955, Vendlindja: Rrenc-Shkodër, Funksioni: polic i sigurisë rrugore, Humbi jetën: 05.06.1994, në Shkodër, Statusi: “dëshmor i atdheut” (vendimi nr.40, datë 16.11.2004)
  21. Skënder Qemal Xhixho: Datëlindja: 04.04.1965, Vendlindja: Kagjinas-Ersekë, Funksioni: polic i sigurisë rrugore, Humbi jetën: 11.06.1994, në Kolonjë, Statusi: “dëshmor i atdheut” (vendimi nr.52, datë 10.05.2005)
  22. Isuf Nevruz Sulejmani: Datëlindja: 15.06.1948, Vendlindja: Berat, Funksioni: shef sektori komisariat, Humbi jetën: 04.08.1994, në Berat, Statusi: “dëshmor i atdheut” (vendimi nr.386, datë 27.01.2001)
  23. Fran Pal Piroli: Datëlindja: 02.06.1960, Vendlindja: Zhejë-Kurbin, Funksioni: shef poste policie, Humbi jetën: 27.06.1995, në Kurbin, Statusi: “dëshmor i atdheut” (vendimi nr.414, datë 11.07.2011)
  24. Selami Gani Memia: Datëlindja: 10.04.1968, Vendlindja: Viçidol (Mejdan)-Tropojë, Funksioni: inspektor, sektori krimeve, Humbi jetën: 25.11.1995, në Trush (Bushat)-Shkodër, Statusi: “dëshmor i atdheut” (vendimi nr.5, datë 27.12.2002)
  25. Qemal Asllan Dida: Datëlindja: 20.03.1965, Vendlindja: Vajmëdhenj-Dibër, Funksioni: polic rendi, Humbi jetën: 17.01.1996, në Zherkan-Dibër, Statusi: “dëshmor i atdheut” (vendimi nr.56, datë 12.06.2005).
  26. Agron Hodo Gjyrezi: Datëlindja: 20.03.1965, Vendlindja: Shkodër, Funksioni: shef komisariati, Humbi jetën: 15.07.1996, në Pogradec, Statusi: “dëshmor i atdheut” (vendimi nr.60, d.23.12.2005).
  27. Valmir Halil Rama: Datëlindja: 26.07.1969, Vendlindja: Bogiç (Gruemirë)-Shkodër, Funksioni: polic rendi, Humbi jetën: 08.10.1996, në Shkodër, Statusi: “dëshmor i atdheut” (vendimi nr.517, datë 20.12.2011).
  28. Benedik Frrok Brahja: Datëlindja: 23.03.1965, Vendlindja: Bizë/Draç-Durrës, Funksioni: kujdestar poste kufiri, Humbi jetën: 25.10.1996, në postën kufitare Rodon-Durrës, Statusi: “dëshmor i atdheut” (vendimi nr.689, datë 02.10.2015)
  29. Shezai Jashar Zanaj: Datëlindja: 13.04.1963, Vendlindja: Vezhdanisht-Vlorë, Funksioni: polic rendi, Humbi jetën: 12.02.1997, në Vlorë, Statusi: “dëshmor i atdheut” (vendimi nr.10, datë 20.05.2003)
  30. Ilirjan Bashkim Kalemi: Datëlindja: 02.05.1973, Vendlindja: Buz-Tepelenë, Funksioni: polic rendi, Humbi jetën: 28.02.1997, në Tepelenë, Statusi: “dëshmor i atdheut” (vendimi nr.9, datë 20.05.2003)
  31. Gjergji Hekuran Mehmeti: Datëlindja: 24.01.1957, Vendlindja: Tepelenë, Funksioni: oficer rendi, Humbi jetën: 04.03.1997, në Sarandë, Statusi: “dëshmor i atdheut” (vendimi nr.12, datë 04.07.2003)
  32. Demir Jakup Nazëraj: Datëlindja: 18.01.1967, Vendlindja: Vreshtaz-Fier, Funksioni: polic rendi, Humbi jetën: 08.03.1997, në Cakran-Fier, Statusi: “dëshmor i atdheut” (vendimi nr.23, datë 27.02.2004)
  33. Aleksandër Pal Filipaj: Datëlindja: 31.08.1965, Vendlindja: Pukë, Funksioni: forcë e gatshme (rend), Humbi jetën: 10.03.1997, në Tiranë, Statusi: “dëshmor i atdheut” (vendimi nr.70, datë 28.09.2007)
  34. Rufan Shaqir Hakrama: Datëlindja: 20.07.1959, Vendlindja: Pajan/Dobjan-Tiranë, Funksioni: polic roje objekti, Humbi jetën: 13.03.1997, në Tiranë, Statusi: “dëshmor i atdheut” (vendimi nr.12, datë 04.07.2003)
  35. Nikollë Hilë Caka: Datëlindja: 05.12.1962, Vendlindja: Dush/Vaui Dejës-Shkodër, Funksioni: përgjegjës poste, Humbi jetën: 14.03.1997, në Pukë, Statusi: “dëshmor i atdheut” (vendimi nr.56, datë 19.06.2005)
  36. Ali Ramiz Shika: Datëlindja: 13.05.1965, Vendlindja: Koxhas-Shijak/Durrës, Funksioni: polic rendi, Humbi jetën: 14.07.1997, në Durrës, Statusi: “dëshmor i atdheut” (vendimi nr.19, datë 22.12.2003)
  37. Hikmet Ibrahim Qato: Datëlindja: 17.06.1959, Vendlindja: Pocest-Korçë, Funksioni: polic rendi, Humbi jetën: 15.03.1997, në Korçë, Statusi: “dëshmor i atdheut” (vendimi nr.370, datë 27.01.2011)
  38. Besim Zano Manoli: Datëlindja: 16.12.1957, Vendlindja: Drashovicë-Vlorë, Funksioni: polic rendi, Humbi jetën: 24.03.1997, në Vlorë, Statusi: “dëshmor i atdheut” (vendimi nr.10, datë 20.05.2003)
  39. Gëzim Haxhi Shabanaj: Datëlindja: 14.03.1960, Vendlindja: Vlorë, Funksioni: polic rendi, Humbi jetën: 24.03.1997, në Vlorë, Statusi: “dëshmor i atdheut” (vendimi nr.6, datë 12.03.2003)
  40. Spiro Toli Toshi: Datëlindja: 30.11.1952, Vendlindja: Nartë-Vlorë, Funksioni: oficer rendi, Humbi jetën: 24.03.1997, në Vlorë, Statusi: “dëshmor i atdheut” (vendimi nr.6, datë 12.03.2003)
  41. Fatmir Ziqiri Koçi: Datëlindja: 16.07.1963, Vendlindja: Rripë/Gurrë-Burrel/Mat, Funksioni: polic roje objekti, Humbi jetën: 25.03.1997, në Burrel, Statusi: “dëshmor i atdheut” (vendimi nr.6, datë 12.03.2003)
  42. Lulëzim Ramadan Figuri: Datëlindja: 11.04.1975, Vendlindja: Golem/Shtoi i Ri-Shkodër, Funksioni: polic F.N.SH, Humbi jetën: 10.04.1997, në Shkodër, Statusi: “dëshmor i atdheut” (vendimi nr.30, datë 07.07.2004)
  43. Bajram Sejdi Hoxha: Datëlindja: 16.11.1955, Vendlindja: Kojel-Tropojë, Funksioni: polic në M.N.Z., Humbi jetën: 14.04.1997, në Tropojë, Statusi: “dëshmor i atdheut” ((vendimi nr.672, datë 27.06.2013)
  44. Ismail Arif Zika: Datëlindja: 18.05.1965, Vendlindja: Prevall/Lunik-Librazhd, Funksioni: polic rendi, Humbi jetën: 26.04.1997, në Librazhd, Statusi: “dëshmor i atdheut” (vendimi nr.285, datë 25.02.2009)
  45. Valter Dilaver Harizaj: Datëlindja: 23.03.1957, Vendlindja: Armen-Vlorë, Funksioni: polic rendi, Humbi jetën: 01.05.1997, në Vlorë, Statusi: “dëshmor i atdheut” (vendimi nr.10, datë 20.05.2003)
  46. Viron Lutfi Rrapaj: Datëlindja: 16.12.1957, Vendlindja: Lubonjë-Vlorë, Funksioni: agjent për krimet, Humbi jetën: 11.05.1997, në Vlorë, Statusi: “dëshmor i atdheut” (vendimi nr.5, datë 27.12.2002)
  47. Gjovalin Prend Mustafa: Datëlindja: 15.02.1956, Vendlindja: Gralishtë-Pukë, Funksioni: polic rendi, Humbi jetën: 17.05.1997, në Kurbin/Laç, Statusi: “dëshmor i atdheut” (vendimi nr.9, datë 20.05.2003)
  48. Bashkim Bajram Mella: Datëlindja: 01.04.1976, Vendlindja: Tropojë, Funksioni: gardist, Humbi jetën: 23.05.1997, në Cërrik, Statusi: “dëshmor i atdheut” (vendimi nr.63, datë 15.09.2006)
  49. Besnik Muharrem Syla: Datëlindja: 11.05.1971, Vendlindja: Shpërdhet-Krujë, Funksioni: gardist, Humbi jetën: 23.05.1997, në Cërrik, Statusi: “dëshmor i atdheut” (vendimi nr.63, datë 15.09.2006)
  50. Halit Ibrahim Haxhia: Datëlindja: 09.03.1967, Vendlindja: Zherkë-Tropojë, Funksioni: gardist, Humbi jetën: 23.05.1997, në Cërrik, Statusi: “dëshmor i atdheut” (vendimi nr.63, datë 15.09.2006)
  51. Qemal Tahir Mehmeti: Datëlindja: 25.04.1973, Vendlindja: Shkodër, Funksioni: gardist, Humbi jetën: 25.03.1997, në Cërrik, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.63, datë 15.09.2010)
  52. Sali Feriz Martinaj: Datëlindja: 18.02.1954, Vendlindja: Gurrëz-Krujë, Funksioni: gardist, Humbi jetën: 25.03.1997, në Cërrik, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.63, datë 15.09.2008)
  53. Petrit Ndrec Ndoi: Datëlindja: 18.07.1971, Vendlindja: Domgjon/Fan-Mirditë, Funksioni: Forcë e gatshme (rend), Humbi jetën: 24.05.1997, në Cërrik, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.63, datë 15.09.2006)
  54. Gëzim Musa Bushaj: Datëlindja: 03.06.1969, Vendlindja: Shkodër, Funksioni: polic rendi, Humbi jetën: 25.05.1997, në Elbasan, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.406, datë 25.04.2011)
  55. Nazri Gani Avdija: Datëlindja: 25.05.1957, Vendlindja: Sohodoll-Dibër, Funksioni: polic kufitar, Humbi jetën: 07.06.1997, në Dibër, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.09, datë 20.05.2003)
  56. Zylfi Qazim Sulmataj: Datëlindja: 13.04.1967, Vendlindja: Mamëz-Kukës, Funksioni: polic rendi, Humbi jetën: 07.06.1997, në Lezhë, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.404, datë 25.04.2011)
  57. Flamur Besnik Popa: Datëlindja: 06.04.1977, Vendlindja: Lispatros-Kavajë, Funksioni: polic rendi, Humbi jetën: 11.06.1997, në Kavajë, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.3, datë 12.11.2002)
  58. Arben Llesh Lasku: Datëlindja: 24.10.1969, Vendlindja: Munellë-Shkodër, Funksioni: polic rendi, Humbi jetën: 13.06.1997, në Shkodër, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.8, datë 20.05.2003)
  59. Tasim Binjak Binjakaj: Datëlindja: 28.03.1969, Vendlindja: Treblovë/Selenicë-Vlorë, Funksioni: agjent për krimet, Humbi jetën: 14.06.1997, në Lushnjë, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.52, datë 10.05.2005)
  60. Krenar Islam Bako: Datëlindja: 15.06.1966, Vendlindja: Burranj-Skrapar, Funksioni: polic rendi, Humbi jetën: 15.06.1997, në Lushnjë, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.12, datë 04.07.2003)
  61. Nazmi Idriz Kopshti: Datëlindja: 13.12.1963, Vendlindja: Kuratën/Ishëm-Durrës, Funksioni: polic rendi, Humbi jetën: 16.06.1997, në Durrës, Statusi: “dëshmor i atdheut” (vendimi nr.405, datë 25.04.2011)
  62. Arjan Pasho Shemuni: Datëlindja: 16.08.1971, Vendlindja: Malas/Breg-Berat, Funksioni: polic rendi, Humbi jetën: 17.06.1997, në Kuçovë, Statusi: “dëshmor i atdheut” (vendimi nr.14, datë 02.09.2003)
  63. Asllan Sulo Selamaj: Datëlindja: 12.09.1963, Vendlindja: Mbolan-Berat, Funksioni: polic rendi, Humbi jetën: 17.06.1997, në Kuçovë, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.14, datë 02.09.2003)
  64. Ilia Islam Banaj: Datëlindja: 28.07.1971, Vendlindja: Veleshnjë-Berat, Funksioni: polic rendi, Humbi jetën: 17.06.1997, në Kuçovë, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.14, datë 02.09.2003)
  65. Miltiadh Jorgji Koço: Datëlindja: 24.05.1965, Vendlindja: Konizbaltë-Berat, Funksioni: polic rendi, Humbi jetën: 17.06.1997, në Kuçovë, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.14, datë 02.09.2003)
  66. Kastriot Ndue Çoku: Datëlindja: 12.10.1974, Vendlindja: Orosh-Mirditë, Funksioni: Forcë e Gatshme, Humbi jetën: 22.06.1997, në Lushnjë, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.401, datë 25.04.2011)
  67. Miftar Halit Krashi: Datëlindja: 13.03.1958, Vendlindja: Arras-Dibër, Funksioni: agjent për krime, Humbi jetën: 25.06.1997, në Dibër, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.2, datë 19.10.2002)
  68. Bardhyl Shefqet Kumria: Datëlindja: 26.11.1967, Vendlindja: Kozare-Kuçovë, Funksioni: polic rendi, Humbi jetën: 01.07.1997, në Kuçovë, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.281, datë 25.02.2009)
  69. Vladimir Mersin Çala: Datëlindja: 12.03.1967, Vendlindja: Elbasan, Funksioni: polic rendi, Humbi jetën: 12.07.1997, në Gramsh, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.648, datë 08.04.2013)
  70. Kristaq Vasil Begu: Datëlindja: 16.01.1956, Vendlindja: Elbasan, Funksioni: agjent për krimet, Humbi jetën: 15.07.1997, në Elbasan, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.398, datë 25.04.2011)
  71. Fran Vesel Murrizi: Datëlindja: 10.04.1969, Vendlindja: Pjetroshan-Malësi e Madhe, Funksioni: polic rendi, Humbi jetën: 22.07.1997, në Malësi e Madhe, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.12, datë 04.07.2003)
  72. Enver Fuat Brahimi: Datëlindja: 06.02.1963, Vendlindja: Shkodër, Funksioni: polic rendi, Humbi jetën: 25.07.1997, në Shkodër, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.282, datë 25.02.2009)
  73. Sabaudin Bajram Isufaj: Datëlindja: 20.08.1960, Vendlindja: Tropojë, Funksioni: Forcë e Gatshme (rend), Humbi jetën: 26.07.1997, në Zejmen-Lezhë, Statusi: “dëshmor i atdheut” (vendimi nr.23, datë 27.02.2004)
  74. Ilir Isa Dashi: Datëlindja: 4.12.1968, Vendlindja: Podgor-Malësi e Madhe, Funksioni: oficer për krimet, Humbi jetën: 28.07.1997, në Malësi e Madhe, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.9, datë 20.05.2003)
  75. Aranit Zymer Toskaj: Datëlindja: 30.09.1974, Vendlindja: Markaj-Tropojë, Funksioni: polic F.N.SH, Humbi jetën: 01.08.1997, në Tiranë, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.9, datë 20.05.2003)
  76. Vangjel Refail Papailija: Datëlindja: 12.03.1958, Vendlindja: Hoçisht-Korçë, Funksioni: polic rendi, U plagos rëndë më 17.07.1997, Humbi jetën në spital, Greqi: 04.08.1997, në Korçë, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi52, d.10.05.2005)
  77. Shaqir Vath Lleja: Datëlindja: 25.04.1963, Vendlindja: Bushnesh-Krujë, Funksioni: polic rendi, Humbi jetën: 13.09.1997, në Krujë, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.9, datë 20.05.2003)
  78. Qazim Vesel Duka: Datëlindja: 03.03.1963 , Vendlindja: Rripë-Burrel/Mat, Funksioni: polic roje objekti, Humbi jetën: 22.09.1997, në Krujë, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.23, datë 27.02.2004)
  79. Gjergj Ali Pjetërgjoka: Datëlindja: 12.10.1959, Vendlindja: Cërnicë-Tropojë, Funksioni: polic rendi, Humbi jetën: 23.09.1997, në Shkodër, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.543, datë 20.12, 2011)
  80. Remzi Smajl Hoxha: Datëlindja: 19.08.1948, Vendlindja: Shkodër, Funksioni: oficer rendi, Humbi jetën: 05.11.1997, në Shkodër, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.32, datë 07.07.20040
  81. Zef Preng Gjaci: Datëlindja: 19.03.1962, Vendlindja: Fan-Mirditë, Funksioni: polic F.N.SH, Humbi jetën: 20.11.1997, në Tiranë, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.399, datë 25.04.2011)
  82. Pashuk Nush Vasija: Datëlindja: 16.04.1965, Vendlindja: Fushë Arrëz-Pukë, Funksioni: polic rendi, Humbi jetën: 14.12.1997, në Qafë Benë-Mirditë, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.372, datë 27.01.2011)
  83. Arshi Petref Bregasi: Datëlindja: 31.10.1951, Vendlindja: Buzëmadh-Mallakastër, Funksioni: polic rendi, Humbi jetën: 18.12.1997, në Visokë-Mallakastër, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.4, datë 27.11.2002)
  84. Bujar Kasëm Hamitaj: Datëlindja: 28.05.1971, Vendlindja: Mallakastër, Funksioni: polic rendi, Humbi jetën: 18.12.1997, në Visokë-Mallakastër, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.4, datë 27.11.2002)
  85. Veledin Kadri Pashaj: Datëlindja: 16.02.1967, Vendlindja: Bejar/Fratar-Mallakastër, Funksioni: polic rendi, Humbi jetën: 18.12.1997, në Visokë-Mallakastër, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.23, datë 02.09.2003)
  86. Ismet Ukë Laçi: Datëlindja: 02.01.1974, Vendlindja: Pukë, Funksioni: polic rendi, Humbi jetën: 31.12.1997, në Pogradec, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.12, datë 04.07.2003)
  87. Alket Viron Muçaj: Datëlindja: 03.10.1972, Vendlindja: Vlorë, Funksioni: agjent për krimet, Humbi jetën: 02.01.1998, në Vlorë, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.6, datë 12.03.2003)
  88. Shaqir Adem Hoxha: Datëlindja: 10.06.1959, Vendlindja: Luzhë-Tropojë, Funksioni: oficer kufiri, Humbi jetën: 09.01.1998, në Tropojë, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.12, datë 04.07.2003)
  89. Andre Hasim Kanani: Datëlindja: 27.04.1969, Vendlindja: Vranisht-Vlorë, Funksioni: polic rendi, Humbi jetën: 22.01.1998, në Vlorë, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi 10, datë 25.05.2003)
  90. Bardhok Bibë Marku: Datëlindja: 21.06.1969, Vendlindja: Shkozë-Pukë, Funksioni: polic rendi, Humbi jetën: 08.02.1998, në Lezhë, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.52, datë 10.05.2005)
  91. Bashkim Rrapo Bitaj: Datëlindja: 30.04.1962, Vendlindja: Mazhar/Sevaster-Vlorë, Funksioni: polic F.N.SH, Humbi jetën: 08.03.1998, në Vlorë, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.10, d.20.05.2003)
  92. Petrit Mhill Guga: Datëlindja: 04.12.1972, Vendlindja: Qelëz-Pukë, Funksioni: agjent për krimet, Humbi jetën: 25.03.1998, në Pukë, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.9, datë 20.05.2003)
  93. Bashkim Shefqet Gjoni: Datëlindja: 15.06.1969, Vendlindja: Romant-Durrës, Funksioni: polic i sigurisë rrugore, Humbi jetën: 07.04.1998, në Durrës, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.400, datë 25.04.2011)
  94. Artur Bardhosh Resulaj: Datëlindja: 28.04.1976, Vendlindja: Drashovicë-Vlorë Funksioni: polic “Brisku”, Humbi jetën: 14.04.1998, në Levan-Fier, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.9/10, datë 20.05.2003)
  95. Drini Mehmet Hoxholli: Datëlindja: 07.04.1971, Vendlindja: Trestenik-Devoll, Funksioni: polic “Brisku”, Humbi jetën: 14.04.1998, në Levan-Fier, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.9/10, datë 20.05.2003)
  96. Altin Selfo Mançellari: Datëlindja: 19.11.1971, Vendlindja: Rapckë-Përmet, Funksioni: polic “Brisku”, Humbi jetën: 17.04.1998, në Tiranë, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.10, datë 20.05.2003)
  97. Lulëzim Izet Sadikaj: Datëlindja: 03.01.1958, Vendlindja: Trebisht-Dibër, Funksioni: agjent për krimet, Humbi jetën: 03.05.1998, në Tiranë, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.284, datë 25.02.2009)
  98. Baftjar Qazim Stafasani: Datëlindja: 26.03.1953, Vendlindja: Zenisht-Burrel/Mat, Funksioni: polic rendi, Humbi jetën: 20.05.1998, në Burrel/Mat, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.4, datë 18.09.1999)
  99. Sabri Halit Neli: Datëlindja: 15.07.1965, Vendlindja: Kurdari-Burrel/Mat, Funksioni: oficer për krimet, Humbi jetën: 20.05.1998, në Rrethi: Burrel/Mat, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.392, datë 25.04.2011)
  100. Astrit Skënder Hyka: Datëlindja: 08.11.1966, Vendlindja: Kutalli-Berat, Funksioni: polic rendi, Humbi jetën: 18.06.1998, në Tiranë, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.56, datë 17.06.2005)
  101. Rifat Shefik Iskurti: Datëlindja: 29.02.1968, Vendlindja: Pollozhan-Dibër, Funksioni: polic M.N.Z., Humbi jetën: 20.06.1998, në Dibër, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.2, datë 19.10.2002)
  102. Baki Rakip Çela: Datëlindja: 01.07.1963, Vendlindja: Lushnjë, Funksioni: polic rendi, Humbi jetën: 28.06.1998, në Shkodër, Statusi: “dëshmor i atdheut” (vendimi nr. 40, datë16.11.2004)
  103. Rrustem Ali Goçi: Datëlindja: 04.10.1962, Vendlindja: Tregtan-Has/Krumë, Funksioni: polic rendi, Humbi jetën: 29.06.1996, në Pukë, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.9, datë 20.05.2003)
  104. Elham Sulejman Elezaj: Datëlindja: 27.07.1969, Vendlindja: Hysoverdhë-Vlorë, Funksioni: oficer “RENEA”, Humbi jetën: 09.07.1998, në Tiranë, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.15, datë 31.10.2003)
  105. Muharrem Halil Tafaj: Datëlindja: 22.03.1959, Vendlindja: Viçidol-Tropojë, Funksioni: polic rendi, Humbi jetën: 16.07.1998, në Tropojë, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.167, datë 08.02.2008)
  106. Besim Xhemal Çera: Datëlindja: 03.07.1969, Vendlindja: Palaman-Dibër, Funksioni: polic “Brisku”, Humbi jetën: 12.09.1998, në Tiranë, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.68, datë 28.09.2007)
  107. Oltion Flamur Sulovari: Datëlindja: 22.07.1974, Vendlindja: Elbasan, Funksioni: vullnetar (emigrant), Humbi jetën: 27.10.1998, në Mifol-Vlorë, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.90, datë 20.05.2003)
  108. Përparim Hakik Çanaku: Datëlindja: 13.10.1969, Vendlindja: Kukaj-Dibër, Funksioni: polic rendi, Humbi jetën: 15.11.1998, në Fushë Kastriot-Dibër, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.19, datë 22.12.2003)
  109. Kastriot Hajri Çiçi: Datëlindja: 29.10.1962, Vendlindja: Zhapokikë-Tepelenë, Funksioni: polic rendi, Humbi jetën: 06.12.1998, në Mallakastër, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.12, datë 04.07.2003)
  110. Selim Brahim Halili: Datëlindja: 28.05.1965, Vendlindja: Canaj-Kukës, Funksioni: agjent për krimet, Humbi jetën: 14.12.1998, në Tregtan-Has/Krumë, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.9, datë 20.05.2003)
  111. Musë Imer Dunisha: Datëlindja: 02.05.1957, Vendlindja: Bujan-Tropojë, Funksioni: polic rendi, Humbi jetën: 25.01.1999, në Tropojë, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.12, datë 04.07.2003)
  112. Baftjar Qemal Grëmshi: Datëlindja: 31.03.1969, Vendlindja: Palikeshtë-Berat, Funksioni: polic rendi, Humbi jetën: 04.03.1999, në Poshnjë-Berat, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.14, datë 02.09.2003)
  113. Rushan Luto Toska: Datëlindja: 20.11.1954, Vendlindja: Dushnik-Berat, Funksioni: polic rendi, Humbi jetën: 04.03.1999, në Poshnjë-Berat, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.14, datë 02.09.2003)
  114. Lumën Tajar Hasanbelli: Datëlindja: 15.03.1962, Vendlindja: Lushnjë, Funksioni: polic rendi, Humbi jetën: 04.03.1999, në Poshnjë-Berat, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.14, datë 02.09.2003)
  115. Gëzim Qani Oshafi: Datëlindja: 25.03.1966, Vendlindja: Samaticë/Drenovicë-Berat, Funksioni: polic F.N.SH., Humbi jetën: 21.03.1999, në Kutalli-Berat, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.56, datë 17.06.2005)
  116. Driton Shefik Kambo: Datëlindja: 01.01.1967, Vendlindja: Bitinckë-Devoll, Funksioni: agjent për krimet, Humbi jetën: 29.03.1999, në Bitinckë-Devoll, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.719, datë 11.01.2017)
  117. Azem Ali Meshi: Datëlindja: 17.05.1968, Vendlindja: Kostur-Has, Funksioni: polic rendi, Humbi jetën: 04.06.1999, në Tiranë, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.12, datë 04.07.2003)
  118. Hysni Mehmet Kobilja: Datëlindja: 24.09.1964, Vendlindja: Markaj-Tropojë, Funksioni: polic rendi, Humbi jetën: 13.07.1999, në Tiranë, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.19, datë 22.13.2003)
  119. Xhelo Dulo Kananaj: Datëlindja: 20.09.1957, Vendlindja: Gumenicë-Vlorë, Funksioni: polic rendi, Humbi jetën: 14.07.1999, në Kotë-Vlorë, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.403, datë 25.04.2011)
  120. Fadil Novruz Adushi: Datëlindja: 27.03.1966, Vendlindja: Kapaj-Fier, Funksioni: polic rendi, Humbi jetën: 30.07.1999, në Ndroq-Tiranë, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.9, datë 20.05.2003)
  121. Mark Pjetër Gjoka: Datëlindja: 04.09.1968, Vendlindja: Shpërdhet-Krujë, Funksioni: polic rendi, Humbi jetën: 17.08.1999, në Mamurras-Kurbin/Laç, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.695, datë 02.10.2015)
  122. Arben Asllan Keqi: Datëlindja: 05.07.1966, Vendlindja: Krujë, Funksioni: agjent për krimet, Humbi jetën: 27.08.1999, në Krujë, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.283, datë 25.02.2009)
  123. Abdyl Nuro Halaj: Datëlindja: 13.10.1955, Vendlindja: Dragoç-Shkodër, Funksioni: polic rendi, Humbi jetën: 16.09.1999, në Postribë-Shkodër, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.32, datë 07.07.2004)
  124. Gjergji Themo Palloj: Datëlindja: 25.06.1961, Vendlindja: Poloskë-Devoll, Funksioni: polic rendi, U plagos rëndë: 29.09.1999, në Librazhd, Humbi jetën: 10.01.2000, në spitalin e Janinës, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.343, datë 27.10.2010)
  125. Durim Neki Kasmi: Datëlindja: 15.10.1969, Vendlindja: Kurbin, Funksioni: agjent për krimet, Humbi jetën: 06.10.1999, në Krujë, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.264, datë 25.02.2009)
  126. Jonuz Adem Hyka: Datëlindja: 25.10.1960, Vendlindja: Papaj-Tropojë, Funksioni: drejtor policie, Humbi jetën: 13.10.1999, në Tropojë, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.19, datë 22.12.2003)
  127. Petrit Mëhill Doçi: Datëlindja: 07.10.1969, Vendlindja: Laç/Vau i Dejës-Shkodër, Funksioni: polic rendi, Humbi jetën: 09.11.1999, në Shkodër, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.9, datë 20.05.2003)
  128. Gjelosh Dedë Kola: Datëlindja: 20.06.1970, Vendlindja: Kir-Shkodër, Funksioni: polic rendi, Humbi jetën: 03.03.2000, në Shkodër, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.9, datë 20.05.2003)
  129. Sihat Shahin Shehu: Datëlindja: 21.02.1963, Vendlindja: Anëvjosë/Toç-Tepelenë, Funksioni: polic rendi, Humbi jetën: 07.03.2000, në Memaliaj-Tepelenë, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.12, datë 04.07.2003)
  130. Hajrulla Ali Aliu: Datëlindja: 25.02.1957, Vendlindja: Dobresh-Tiranë, Funksioni: polic rendi, Humbi jetën: 24.03.2000, në Tiranë, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.48, datë 17.03.2005)
  131. Baurend Jani (Xhovan) Doga: Datëlindja: 04.05.1974, Vendlindja: Berat, Funksioni: polic sigurisë rrugor, Humbi jetën: 30.03.2000, në Berat, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.40, datë 16.11.2004)
  132. Klenti Nini Bano: Datëlindja: 23.04.1972, Vendlindja: Tiranë, Funksioni: oficer për krimet, Humbi jetën: 13.04.2000, në Lushnjë, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.7, datë 12.03.2003)
  133. Qazim Sahit Hyseni: Datëlindja: 10.04.1966, Vendlindja: Pukë, Funksioni: polic rendi, Humbi jetën: 19.04.2000, në Pukë, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.8, datë 19.04.2003)
  134. Kastriot Fran Bruka: Datëlindja: 26.06.1972, Vendlindja: Bushkash-Burrel/Mat, Funksioni: shef komisariati, Humbi jetën: 07.06.2000, në Tiranë, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.725, datë 19.05.2017)
  135. Ardian Novruz Halimi: Datëlindja: 10.03.1969, Vendlindja: Petran-Përmet, Funksioni: oficer për krimet, Humbi jetën: 13.06.2000, në Korçë, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.167, datë 08.02.2008)
  136. Gjon Gjergj Paçuku: Datëlindja: 18.05.1962, Vendlindja: Jezull-Mirditë, Funksioni: polic rendi, Humbi jetën: 28.06.2000, në Mirditë, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.515, datë 20.12.2011)
  137. Leonidha Hysen Begaj: Datëlindja: 25.02.1959, Vendlindja: Vranisht-Vlorë, Funksioni: polic rendi, U plagos rëndë më 20.01.1998, në Drashovicë-Vlorë, Humbi jetën: 31.07.2000, pas kthimit nga spitali i Romës, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.23, datë 27.02.2004)
  138. Arben Shuaip Zylyftari: Datëlindja: 09.05.1963, Vendlindja: Berat, Funksioni: drejtor policie, Humbi jetën: 02.08.2000, në Shkodër, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.9, datë 20.05.2003)
  139. Bujar Selim Peqini: Datëlindja: 19.09.1961, Vendlindja: Synej-Kavajë, Funksioni: polic rendi, Humbi jetën: 30.08.2000, në Kavajë, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.9, datë 20.05.2003)
  140. Sabri Xhevat Rustemi: Datëlindja: 24.06.1963, Vendlindja: Goskovë/Lumaj-Korçë, Funksioni: polic rendi, Humbi jetën: 18.09.2000, në Korçë, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.470, datë 14.09.2011)
  141. Ylvi Abedin Bengasi: Datëlindja: 02.06.1951, Vendlindja: Prrenjas/Tunjë-Gramsh, Funksioni: oficer “Brisku”, Humbi jetën: 01.11.2000, në Tropojë, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.9, datë 20.05.2003)
  142. Ilir Thoma Ngresi: Datëlindja: 16.11.1968, Vendlindja: Berat, Funksioni: shef sektori i krimeve, Humbi jetën: 30.12.2000, në Vlorë, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.12, datë 04.07.2003)
  143. Seladin Adem Lici: Datëlindja: 26.02.1966, Vendlindja: Shkodër, Funksioni: polic rendi, Humbi jetën: 31.01.2001, në Shkodër, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.52, datë 10.05.2005)
  144. Bujar Xhemal Hekuri: Datëlindja: 30.03.1960, Vendlindja: Librazhd, Funksioni: polic rendi Humbi jetën: 19.02.2001, në Kavajë, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.286, datë 25.02.2003)
  145. Altin Lazër Balozi: Datëlindja: 04.08.1971, Vendlindja: Gallatë-Kurbin/Laç, Funksioni: polic F.N.SH, Humbi jetën: 08.03.2001, në Kurbin/Laç, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.23, datë 27.02.2004)
  146. Vladimir Ali Ismajluka: Datëlindja: 16.01.1972, Vendlindja: Rragam/Llugaj-Tropojë, Funksioni: Shef Sektori i Krimeve, Humbi jetën: 09.06.2001, në Markatomaj/Zejmen-Lezhë, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.44, datë 30.12.2004)
  147. Mark Ndue Nikolli: Datëlindja: 16.02.1966, Vendlindja: Mesul/Gjegjan-Pukë , Funksioni: polic rendi, Humbi jetën: 12.07.2001, në Lezhë, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.727, datë 19.05.2017)
  148. Altin Todi Mino: Datëlindja: 14.08.1970, Vendlindja: Bubullimë-Lushnjë, Funksioni: polic i sigurisë rrugore, Humbi jetën: 19.04.2002, në Lushnjë, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.19, datë 22.12.2003)
  149. Edmond Zenel Çuko: Datëlindja: 14.06.1978, Vendlindja: Burrel/Mat, Funksioni: polic F.N.SH, Humbi jetën: 24.05.2002, në Kam-Tropojë, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.32, datë 07.07.2004)
  150. Altin Petrit Dauti: Datëlindja: 09.01.1976, Vendlindja: Picar-Gjirokastër, Funksioni: polic kufiri, Humbi jetën: 18.07.2002, në Gjirokastër, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.56, datë 17.06.2005)
  151. Sali Xhevair Shehu: Datëlindja: 27.02.1951, Vendlindja: Fushëbardhë-Gjirokastër, Funksioni: polic rendi, Humbi jetën: 18.07.2002, në Gjirokastër, Statusi: “dëshmor i atdheut”,(vendimi nr.56, datë 17.06.2005)
  152. Zaçe Qerim Biraçaj: Datëlindja: 15.09.1958, Vendlindja: Gjirokastër, Funksioni: polic kufiri, Humbi jetën: 18.07.2002, në Gjirokastër, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.56, datë 17.06.2005)
  153. Ndokë Nikë Gjoklaj: Datëlindja: 15.07.1964, Vendlindja: Tetaj/Lekbibaj-Tropojë, Funksioni: polic rendi, Humbi jetën: 22.08.2002, në Tropojë, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.60, datë 23.12.2005)
  154. Rushan Hekuran Çuçllari: Datëlindja: 06.11.1950, Vendlindja: Perodine-Korçë, Funksioni: polic i sigurisë rrugore, Humbi jetën: 15.04.2003, në Tiranë, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.48, datë 17.03.2005)
  155. Florenc Sami Balla: Datëlindja: 23.03.1969, Vendlindja: Kusarth-Elbasan, Funksioni: polic rendi, Humbi jetën: 04.06.2003, në Gramsh, Statusi: “dëshmor i atdheut” (vendimi nr.52, datë 10.05.2005)
  156. Gani Jaçe Malushi: Datëlindja: 25.05.1953, Vendlindja: Radovickë-Kolonjë, Funksioni: shef komisariati, Humbi jetën: 07.08.2003, në Durrës, Statusi: “dëshmor i atdheut” (vendimi nr.40, datë 16.11,2004)
  157. Muharrem Ali Faruku: Datëlindja: 01.05.1960, Vendlindja: Gjorm-Kurbin/Laç, Funksioni: polic rendi, Humbi jetën: 14.08.2003, në Krujë, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.369, datë 27.01.2011)
  158. Allaman Nuh Dervishi: Datëlindja: 20.09.1969, Vendlindja: Kryezi-Pukë, Funksioni: polic i sigurisë rrugore, Humbi jetën: 23 maj 2004, në Tiranë, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.40, datë 16.11.2004)
  159. Fran Bardhok Lleshi: Datëlindja: 02.07.1960, Vendlindja: Livadhes-Mirditë, Funksioni: specialist policie zone, Humbi jetën: 09.06.2004, në Mirditë, Statusi: “dëshmor i atdheut” (vendimi nr.516, datë 20.12.2011)
  160. Llambi Naun Bardhi: Datëlindja: 02.02.1960, Vendlindja: Libofshë-Fier, Funksioni: specialist policie zone, Humbi jetën: 29.06.2005, në Fier, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.402, datë 25.04.2011)
  161. Fran Ndue Kaçorri: Datëlindja: 20.02.1964, Vendlindja: Lufaj/Kurbnesh-Mirditë, Funksioni: polic rendi, Humbi jetën: 09.02.2006, në Mirditë, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.65, datë 01.02.2007)
  162. Demush Hajdar Hebaj: Datëlindja: 22.02.1960, Vendlindja: Reç- Malësi e Madhe, Funksioni: pilot, forca speciale, Humbi jetën: 16.07.2006, në detin Adriarik, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.163, datë 08.02.2008)
  163. Vangjel Kiço Çondi: Datëlindja: 22.05.1950, Vendlindja: Sarandë, Funksioni: pilot, forca speciale, Humbi jetën: 16.07.2006, në detin Adriatik, Statusi: “dëshmor i atdheut”,(vendimi nr.163, datë 08.02.2008)
  164. Qemal Bilal Koni: Datëlindja: 01.05.1950, Vendlindja: Maminas-Durrës, Funksioni: Teknik helikopteri, forca speciale, Humbi jetën: 16.07.2006, ne detin Adriatik, Statusi: “dëshmor i atdheut”,(vendimi nr.163, datë 08.02.2008)
  165. Ferdinand Mustafa Molla: Datëlindja: 23.02.1968, Vendlindja: Tërrovë-Skrapar, Funksioni: polic rendi, Humbi jetën: 02.02.2007, në Tiranë, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.620, datë 07.03.2012)
  166. Ramadan Sadik Hilaj: Datëlindja: 24.05.1965, Vendlindja: Vrish/Shëmri-Kukës, Funksioni: polic rendi, Humbi jetën: 23.03.2009, në Shëmri-Kukës, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.687, datë 02.10.2015)
  167. Shkëlzen Destan Dobrushi: Datëlindja: 15.06.1980, Vendlindja: Shëmri-Kukës, Funksioni: polic rendi, Humbi jetën: 23.03.2009, në Shëmri-Kukës, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.688, datë 02.10.2015)
  168. Altin Idriz Dizdari: Datëlindja: 21.05.1974, Vendlindja: Tiranë, Funksioni: agjent, forca posaçme operacionale, Humbi jetën: 07.08.2007, në Durrës, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.336, datë 07.08.2009)
  169. Fatos Haqir Xhani: Datëlindja: 07.05.1978, Vendlindja: Kavajë, Funksioni: oficer, forca posaçme operacionale, Humbi jetën: 07.08.2007, në Durrës, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.333, datë 07.08.2009)
  170. Kastriot Çlirim Feska: Datëlindja: 19.01.1967, Vendlindja: Pogradec, Funksioni: agjent, forca posaçme operacionale, Humbi jetën: 07.08.2007, në Durrës, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.334, datë 07.08.2009)
  171. Saimir Islam Duçkollari: Datëlindja: 16.06.1977, Vendlindja: Përmet, Funksioni: agjent, forca posaçme operacionale, Humbi jetën: 07.08.2007, në Durrës, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.335, datë 07.08.2009)
  172. Edmond Marko Meçka: Datëlindja: 10.04.1964, Vendlindja: Durrës, Funksioni: polic M.N.Z., Humbi jetën: 11.05.2010, në Fier, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.513, datë 20.12.2011)
  173. Roland Zaim Likaj: Datëlindja: 28.08.1964, Vendlindja: Vlorë, Funksioni: oficer rendi, Humbi jetën: 18.10.2010, në Vlorë, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.585, datë 07.03.2012)
  174. Pajtim Shaban Alistafa: Datëlindja: 26.06.1983, Vendlindja: Muzhak-Burrel/Mat, Funksioni: oficer, policia rrugore, Humbi jetën: 10.11.2010, në Tiranë, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.581, datë 07.03.2012)
  175. Sabit Xhevair Caka: Datëlindja: 09.01.1960, Vendlindja: Borovë-Dibër, Funksioni: polic rendi, Humbi jetën: 01.09.2011, në Gryksh-Elbasan, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.470, datë 14.09.2011)
  176. Ruzhdi Najaz Çullhaj: Datëlindja: 10.07.1969, Vendlindja: Gror/Pezë-Tiranë, Funksioni: polic rendi, Humbi jetën: 11.07.2011, në Tiranë, Statusi: “dëshmor i atdheut” (vendimi nr.653, datë 08.04.2013),
  177. Nuri Hasim Kërçanaj: Datëlindja: 06.04.1970, Vendlindja: Gjirokastër, Funksioni: shef rendi në komisariat, Humbi jetën: 13.12.2011, në Përmet, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.771, datë 02.04.2019)
  178. Petrit Rrustem Lata: Datëlindja: 28.05.1968, Vendlindja: Gegaj-Tropojë, Funksioni: oficer rendi në komisariat, Humbi jetën: 13.12.2011, në Përmet, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.712, datë 11.01.2017)
  179. Adem Haxhi Tahiraj: Datëlindja: 01.09.1963, Vendlindja: Kërrnajë-Tropojë, Funksioni: shef komisariati, Humbi jetën: 13.09.2012, në Shijak, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.634, datë 14.09.2012)
  180. Arben Gani Zhuzhi: Datëlindja: 30.06.1964, Vendlindja: Dibër, Funksioni: nënoficer gardist, Humbi jetën: 14.09.2012, në Peqin, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.726, datë 19.05.2017)
  181. Musa Bajram Skura: Datëlindja: 17.07.1963, Vendlindja: Kujtim-Burrel/Mat, Funksioni: shef sektorit të krimeve, Humbi jetën: 13.01.2012, në Burrel/Mat, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.637, datë 23.01.2013)
  182. Dritan Sheme Lamaj: Datëlindja: 16.04.1962, Vendlindja: Lulëzim-Tepelenë, Funksioni: shef komisariati, Humbi jetën: 24.02.2012, në Tiranë, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.680, datë 24.02.2014)
  183. Selman Hajredin Lena: Datëlindja: 05.07.1970, Vendlindja: Lenë/Martanesh-Burrel/Mat, Funksioni: polic i sigurisë rrugore, Humbi jetën: 05.05.2013, në Tiranë, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.700, datë 02.10.2015)
  184. Ibrahim Osman Basha: Datëlindja: 14.05.1984, Vendlindja: Zall Mner-Tiranë, Funksioni: polic “RENEA”, Humbi jetën: 24.06.2015, në Gjirokastër, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.681, datë 24.06.2015)
  185. Simon Gjon Gjeta: Datëlindja: 22.02.1967, Vendlindja: Tarazh – Mirditë, Funksioni: komandant grupi F.N.SH, Humbi jetën: 03.10.2015, në Obot-Shkodër, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr. 682, d.04.10.2015)
  186. Ardian Halil Kodra: Datëlindja: 19.11.1968, Vendlindja: Shkodër, Funksioni: polic F.N.SH, Humbi jetën: 02.09.2016, në Torovicë-Lezhë, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.707, datë 03.09.2016)
  187. Artan Sulejman Cuku: Datëlindja: 25.01.1975, Vendlindja: Lurë e Vjetër-Dibër, Funksioni: drejtor policie, Humbi jetën: 08.04.2017, në Tiranë, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (vendimi nr.770, datë 02.04.2019)
  188. Saimir Bilal Hoxha: Datëlindja: 22.03.1977, Vendlindja: Pukë, Funksioni: shef sektori i krimeve, Humbi jetën: 28.09.2021, në Lezhë, Statusi: “dëshmor i atdheut”, (me datë 29.09.2021 me VKM, ende pa status të Komisionit Qendror të Statusit të Dëshmorit të Atdheut”)