Fuat Kokallaj
Anëtar i Kryesisë së Komitetit të Veteranëve e Pasardhësve të Vlorës
Forcat pushtuese Gjermane hynë me shpejtësi në Vlorë, një pjesë e tyre bllokuan Garnizonin ushtarak të Italianëve në Drashovicë, ku ndodheshin dhe depot me municione të Armatës Italiane. Komandanti i forcave Italiane Gjeneral Renzo Dalmaco nuk pranoj të çarmatosej nga partizanët dhe u vu në dispozicion të Gjermanëve.
Nacionalistët popullarizuan tezën se ushtria gjermane kishte ardhur përkohësisht nga rrethanat e luftës e se do të largohej sapo të ndryshonin rrethanat, pra s’kishte ardhur si pushtues, e s’duhej luftuar kundër tyre se ata janë të pamëshirshëm dhe bënin masakra si në Borovë.
Ndërsa forcat Partizane po organizoheshin e po përgatiteshin për një luftë të gjatë e të ashpër me ushtrinë Hitleriane. Në bazë të vendimit të marrë nga komanda e zonës të parë operative dhe Komitetit Qarkor i Partisë për Vlorën, Komanda Partizane vendosi që në 15 qershor 1943 ora 02 do të sulmohej dhe goditej nga të gjitha anët Garnizoni gjerman në zonën Drashovicë Kote Mavrove Kropisht të asgjësohej ai e të vazhdohej lufta në drejtim të Vlorës për ta bllokuar atë në qytetin e Vlorës.
Forcat Partizane do të sulmonin në dy krahët e lumit Shushicë.
Forcat e batalionit të Shullerit me komandant Bardhosh Dervishaj e komisar Malo Beqari në 13 shtator në përrua të Amonicës, komplotohen me armatim e municion dhe qëndrojnë në pritje të urdhrit. Në bazë të vendimit të komandës forcat e këtij batalioni u ndanë në dy pjesë. Sipas planit te veprimit të miratuar nga Komanda e zonës të Matogjonit, Bashajt, Velcës, në bashkëveprim me Batalionin e partizanëve Ismail Qemali dhe Forcat Vullnetare të krahinave të Sevasterit e të Treblovës e të fshatrave të rrezes Vranisht, Terbaç e Brataj do të zinin pozicionet e luftimit në Mavrovë. Të gjitha këto informacione luftarake do të sulmonin në drejtim të fushës Mavrovë Drashovicë.
Çetat e Rmicës Mesaplikut do të bashkërendonin veprimet me Batalionin Hlaim Xhelo dhe me Çetat vullnetare të Tragjasit e Drashovices. Këto do të zinin pozicion nisje në veri-perëndim të fshatit Drashovicë. Forcat vullnetare e Partizanë të krahut të majtë të Shushicës drejtoheshin nga Shaqo Derraj e Arif Hasko.
Luftimet drejtoheshin nga Shtabi i Zonës së Parë Operative, që kishin në udhëheqje Islam Radoviç dhe Hysni Kapon me vendqëndrim Kropisht-Drashovicë.
Të gjitha njësitë luftarake kishin zënë pozicionet e nisjes për sulm të menjëhershëm. Sulmi nisi nga ora 2. Artileria partizane godiste pa ndalur fortifikimet gjermane depot dhe përqëndrimet e tyre. Nga të dy krahët e lumit sulmi partizan që i furishëm. Gjermanët të goditur në befasi u çoroditen, ata nga jashtë goditeshin nga zjarri i forcave partizane ndërsa nga brenda nga shpërthimi i depove.
Forcat partizane nga të dyja anët sulmojnë mbi armikun dhe arrin nga të dyja anët e lumit. Luftimet vazhduan gjatë gjithë ditës së 15 shtatorit dhe vazhduan në ndjekje të gjermanëve në Sherishte dhe në Qafë të Brumbullit.
Gjatë luftimeve nga forcat partizane e vullnetare mbeten 11 të vrarë e 45 të plagosur ndër ta u plagos dhe shoku Hysni Kapo. Gjatë sulmit të forcave partizane rreth 6000 ushtarë italian çajnë telat me gjemba nën zjarrin e rojeve gjermane që u dynden fushës së shtratit të lumit. Ndërsa 6000 ushtarë Italian u çliruan nga kampi i përqendrimit gjithsej 12000 ushtarë Italiane, të çarmatosur e shoqëruan nga Partizanët e u përqëndruan në territorin e Smokthinës pranë dy degëvë të Shushices të rrapi i Ligë dhe të rrepet e Ismail Qemalit.
Në Drashovicë u kapën vend komanda dhe spitali ushtarak i ushtrisë italiane, medikamente vegla operacioni, magazinat e veshmbathjes dhe municionet.
Nga italiane të kapur 13 ishin mjekë me të cilat u organizuan spitalet Partizane në Parika, Shkollën e Mesaplikut , Matogjin.
U kapën 80 mushka me të gjitha pajimet që shërbyen për transportin e torfeve në thellësi të Luginës të Mesaplikut.
Pjesa më e madhe e ushtarëve italianë u shpërndanë e gjetën strehë nëpër familjet e krahinës së Mesaplikut, ndërsa disa u bënë bashkluftëtarë me pertizanët shqiptare kundër Nazi Fashizmit. Më vonë ata u formuan batalionin Antonio Gramshi.
Lufta e Drashovicës zgjati dhe 20 ditë në drejtim të Vlorës. Ajo ishte manifestim i patriotizmit te popullit te Vlorës dhe krahinave të saj, i lidhjeve të tij me Frontin dhe Ushtrinë Nacional Çlirimtare. Në Drashovice pushtuesit nazistë u ndeshën me një rezistencë të fuqishme dhe u detyruan të bëjnë një luftë frontale për 2 ditë. Në këtë luftë pushtuesi la mbi 300 të vrarë përveç të plagosurve, armëve dhe materialeve të tjera ushtarake.
Lavdi luftës së Drashovicës!
Lavdi LANCL