Frank Shkreli: 30-Vjetori i takimit Meksi – Clinton

164

30-Vjetori i takimit të ish Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Aleksandër Meksi me Presidentin Bill Clinton dhe zëvendës Presidentin Al Gore në Shtëpinë e Bardhë

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Aleksandër Meksi, kryeministri i parë post-komunist i atij vendi, i qeverisë së dalë nga Partia Demokratike e Shqipërisë me delegacionin e tij (Arian Starova dhe Roland Bimo) në takim me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton dhe Zëvendës Presidentin Al Gore në Shtëpinë e Bardhë, 22 Prill, 1993. (Autori në të djathtë të fotos)                 
Sigal

Ishte 22 Prilli, 1993. 30- vjet më parë Muri i Berlinit ishte shembur, regjimi komunist i Enver Hoxhës, të paktën në sipërfaqe dukej se kishte rënë dhe marrëdhëniet shqiptaro-amerikane pas një ndërprerjeje të njëanshme prej pothuaj një gjysëm shekulli nga regjimi diktatorial -komunist -enverist ishin rivendosur me 15 mars 1991. Delegacioni i parë diplomatik amerikan vajti menjëherë në Shqipëri për të filluar kontaktet e para dhe kishte ndërmarrë hapat e parë për hapjen e ambasadës së Shteteve të Bashkuara në mars/prill, 1991, në Tiranë. Ekzistonte një entuziazëm i paparë deri atëherë nga Tirana zyrtare dhe Kombi shqiptar në përgjithësi, por edhe nga Washingtoni zyrtar, për rivendosjen e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane dhe për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy kombeve tona: të ndërprera, aq brutalisht, për pothuaj 5 dekada nga regjimi barbar komunist i Enver Hoxhës.

Gjithçka kishte filluar me këmbë të mbarë në marrëdhënie të reja ose të njoma aq shumë inocente që dukeshin në atë kohë përballë realitetit të sotëm, midis dy kombeve tona. Ish-Presidenti i Shqipërisë, Dr Sali Berisha, i ftuar nga Presidenti George H. Bush i vjetër, kishte vizituar Shtëpinë e Bardhë në qershor të vitit 1992.

Një vit më vonë, me 22 prill, 1993 Kryeministri i atëhershëm i Republikës së Shqipërisë, Aleksandër Meksi ishte ftuar në Washington nga Presidenti demokrat Bill Clinton. Presidenti i Shteteve të Bashkuara Clinton kishte ftuar udhëheqës shtetesh e qeverish nga Evropa Lindore/Qendrore për të marrë pjesë në hapjen e Muzeut të Hollokaustit në Washington, Prill, 1993. Takimi ishte gjithashtu edhe një rast i mirë për udhëheqësit e rinj amerikanë që të takoheshin me disa prej udhëheqësve post-komunistë të Evropës Lindore/Qendrore, me të cilët do merreshin për 8-vitet e ardhshme të mandatit Clinton/Gore.

Shqipëria përfaqësohej nga Kryeministri i saj, Aleksandër Meksi me delegacionin e tij, i cili zhvilloi një takim me Presidentin Clinton e që pas pak kohë, takimit iu bashkua edhe Zëvendës Presidenti Al Gore. Të dy udhëheqësit amerikanë u treguan shumë të interesuar për zhvillimet demokratike në Shqipëri, por edhe për zhvillimet në rajon, duke marrë parasysh luftën në ish-Jugosllavi. Të gjithë e dinin se ishte çështje kohe që lufta do përhapej edhe në Kosovë.

Sikur të ishin dy miq të vjetër…para takimit zyrtar 22 prill, 1993

Shqipëria kishte treguar interesim që t’i bashkohej Aleancës së Atlantikut Verior, NATO-s. Çdo delegacion i qeverisë së re të Partisë Demokratike të Shqipërisë  në takimet e tyre me zyrtarët më të lartë amerikanë në Ëashington kërkonte në atë kohë, antarësimin e Shqipërisë në NATO. Ky ishte një subjekt bisedimi Meksi/Clinton, në takimin e tyre 30-vjet më parë: më 22 prill, 1993.

Ndër vendet që përfaqësoheshin në atë tubim të organizuar nga Shtëpia e Bardhë ishin Shqipëria, Portugalia, Kroacia, Rumania, Bullgaria, Hungaria, Polonia, Sllovenia, Republika Çeke, Sllovakia, Moldova dhe natyrisht edhe Izraeli, pasi kremtohej hapja e Muzeut të Hollokaustit në Washington. Qysh atëherë, Shqipëria kishte treguar interesim që t’i bashkohej Aleancës së Atlantikut Verior, NATO-s. Çdo delegacion i qeverisë së re të Partisë Demokratike të Shqipërisë në takimet e tyre me zyrtarët më të lartë amerikanë në Washington kërkonte në atë kohë, antarësimin e Shqipërisë në NATO. Ky ishte një subjekt edhe i takimit Meksi/Clinton në takimin e tyre 30-vjet më parë – më 22 prill, 1993.

 

*Shënim nga historia e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane