EURO 2020 (2021)/ Ukraina rikthehet te fitorja, Belgjika dhe Hollanda prejnë biletën për në raundin tjetër

315
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Janë zhvilluar ditën e ndjeshme, tre ndeshje të tjera të vlefshme për fazën e grupeve të kompeticionin ‘Euro 2020’, i cili për shkak të pandemisë po zhvillohet këtë vit, ndryshe nga ç’ishte parashikuar. Ditën e djeshme u luajtën ndeshjet, Ukrainë-Maqedoni e Veriut, Danimarkë-Belgjikë dhe Hollandë-Austri, sfida të cilat dhuruan spektakëtl për futbolldashësit.

Ukrainë 2-1 Maqedoni e Veriut

Ukraina “rimori veten” pas humbjes 3 me 2 që pësoi nga Holanda në ndeshjen e saj hapëse të këtij kompeticioni, duke fituar me rezultatin 2-1 ndaj një kundërshtari të thjeshtë si Maqedonia e Veriut. Të dyja ekipet e nisën vrullshëm ndeshjen në kërkim të një 3 pikëshi, që u jep mundësinë të qëndrojnë në garë për t’u kualifikuar në raundin tjetër. Ukrainasit u treguan më dominues me anë të Jarmolenkos, i cili mbajti nën presion gjatë gjithë lojës mbrojtjen maqedonase dhe do të ishte pikërisht ky lojtar, që në minutën e 29’ pas ekzkekutimit të një rivënjeje këndore përfitoi nga rrëmuja që u shkaktua brenda në zonë dhe zhbllokoi shifrat në 1 me 0, duke i dhënë epërsinë ukrainasve. Pas vetëm pesë minutash në të 34’, do të ishte sërish Jarmolenko, i cili me një pasim të bukur brenda në zonë dorëzon topin tek Jaremçuk me këtë të fundit që “gënjen” portierin dhe dyfishon rezultatin. Maqedonasit të gjendur në disavantazhin e 2 golave nisën të organizonin aksione sulmuese, por të mjaftueshme për të mundur porjetrin ukrainas Bushkan.

Në minutën e 57’ kapiteni veteran i maqedonasve Goran Pandev bllokohet në zonën kundërshtare në mënyrë të gabuar duke fituar kështu një 11-metërsh nga të tijët. Goditësi i penalltisë ishte shqiptari Ezgjan Alioski. Përballë portierit Bushkan, Alioski gabon por për fatin e tij të mirë topi i rikthehet të këmbët dhe me portën e boshatisur ngushton rezultatin në 2 me 1. Shpresat e ballkanasve u prenë përfundimisht në minutën e 83’ kur pas një prekje me dorë brenda në zonë nga Avramoskit, gjyqtari akordon një tjetër penallti kësaj here për Ukraninën. Nga pika e bardhë topin e goditi mesfushori i talentuar ukrainas, 25-vjeçari Malinovski, por që pamundur të shënonte golin e tretë për të tijët. Me këtë fitore Ukraina ka pikë të barabarta me Austrinë (3 pikë) dhe do të përballen me njëra-tjetrën në xhiron e fundit të ndeshjeve në grupe.

Danimarkë 1-2 Belgjikë

Belgjika arriti një fitore të madhe ditën e djeshme përballë Danimarkës, duke u kualifikuar për në raundin me eleminim direkt. Gjithçka nisi vrullshëm në këtë ndeshje, ku vetëm 2 minuta pas nisjes së lojës, belgët e gjetën veten në disavantazh, pas një pasimi të gabuar në mbrojtje dhe sulmuesi Juri Pulsen nuk gabon duke e çuar sferën pas shpinës së portierir Kurtua. I shënuar në ekzaktësish 1’ minut e 39’’ sekonda pas fillimit të ndeshjes, goli i Pulsen është goli i dytë më i shpejtë në historinë e Kampionateve Europiane, pas golit të rusit Kiriçenko ndaj Greqisë, në kampionatin ‘Euro 2004’. Pas shënimit të golit të parë danezët nuk u ndalën por qëndruan pothuajse gjatë gjithë pjesës së parë në mesfushën belge, por pa mundur dot të finalizonin raste të tjera. Me startimin e pjesës së dytë, trajneri i Belgjikës spanjolli Martinez hodhi në fushë “artilerinë e rëndë”, mesfushorin e Mançester Sitit, Kevin de Brujn dhe yllin e Realit të Madridit, Eden Hazard.

Menjëherë në fushë u ndje impakti i tyre. Në minutën e 55’ do të vinte dhe goli i barazimit. Lukaku merr krahun e djathtë bukur, pason për De Brujn brenda në zonë, me këtë të fundit që dhuron një asist magjik për Thorgan Hazard dhe shifrat barazohen. Në minutën e 70’ do të vinte dhe goli i fitores ku protagonist do të ishte sërish De Brujn, por kësaj here si golashënues. Pas një aksioni të bukur ekipor Eden Hazard pason te shoku i tij i skuadrës, dhe De Brujn me një goditje potente nga jashtë zone dyfishon shifrat për të tijët dhe i dhuron Kombëtares belge një biletë për në fazën tjetër.

Hollandë 2-0 Austri

Pas Uellsit, Italisë dhe Belgjikës, Hollanda bëhet ekipi i katërt që pren një biletë për në fazën tjetër të kampionatit ‘Euro 2020’. Pas fitores së ndeshjes hapëse me rezultatin 3-2 ndaj Ukrainës, “tulipanët” vinin sërish si favorit në këtë ndeshje. Hollandezët e nisën me vrull ndeshjen duke i vënë nën presion austriakët, që në startin e lojës dhe në minutën e 10’ pas një prekje më dorë brenda zonës austriake, me anë të sistemit VAR, arbitri akordoi një 11-metërsh. Nga pika e bardhë e penalltisë Memfis Depaj u tregua i pagabueshëm dhe zhbllokoi shifrat.

Pas shënimit të golit të parë, “tulipanët” nuk ndaluan sulmet e tyre ndaj kampit kundërshtar, por pa mundur të shënonin dhe nje gol tjetër në pjesën e parë. Në minutën e 67’, pas një shpërthimi të bukur të sulmuesit 22-vjeccar hollandez Malen vjen dhe goli i dytë me këtë të fundit të fundit që pason për mbrojtësin Damfris, i cili ccoi sferën në rrjetë dhe dyfishoi rezultatin.  Pas shënimit të golit të dytë ndeshja u qetësua duke mos patur më raste të tjera goli. Ditën e sotme do të zhvillohen 3 përballje të tjera. Përkatësisht në orën 15:00, Suedi-Slloveni, në orën 18:00, Kroaci-Repbulika Cceke dhe në orën 21:00 derbi i Mbretërisë së Bashkuar, Angli-Skoci.