Fatbardha Demi: Sa e lashtë është kënga labe?

58

Historia e pambështetur në fakte, nuk është histori, por politikë. (Mehmet Elezi)

Sigal

Për t´i dhënë përgjigje pyetjes në titull, natyrshëm do të kërkojmë të zbulojmë se sa të lashtë janë banorët e Labërisë së sotme, që njihen si përdoruesit e këtij lloji të veçantë këndimi, të pagëzuar prej tyre – Kënga Labe. Në studimin e mëparshëm për këtë popullsi (F.Demi Labëria mitike e pellazgo-arbërve ) mësojmë se emri Lab/Lap është përmendur në Historinë e parë, siç pranohet vepra e Homerit (Iliada (XIII, 127 segg.), ku përmenden fiset më të lashta të Thesalisë – Lapithe, (1), emri i të cilave, është i gjuhës shqipe (lap-i+the/fole/priftërinj→fis besimtar) nënkupton: zbatuesit e riteve të tempullit të parë të atllantido-pellazgëve- Dodonës në Iperi (Epir), kushtuar Zotit Hana. Lidhja me besimin kristian, përveç emërtimeve që u trashëguan nga parahistoria në muzikën kristiane, (siç do trajtohet më poshtë) nuk ka lidhje me këngën Labe. Mitet e mbretëve Lapithë të hyjnizuar si Perëndi dhe Heronj (Zeusi, Dioskurët, Iperitheu, Ixone, Peleu, Teseu, Pelopsi, Akili, Neoptolemeu, Pirro, etj.) janë dokumente historike dhe dëshmojnë hapësirën e madhe gjeografike në Gadishullin pellazgjik (Ballkan), ku përmendën fiset labe. Por mrekullisht, kënga Labe e përhapur në Malësinë e Shqiperisë Veriore dhe të Jugut, në Dardani (Kosovë-Kaçanik), në Polog, Tetovë, Kicevë, Gostivar të Maqedonisë veriore, Jugun e Malit të Zi dhe Çamëri, (2) krahas etnokulturës (sidomos veshjes, gjuhës, traditës, etj.), na e risjell hartën e vëndbanimeve të Lapëve-Iperiote të lashtë.

George Dumézil (1898 – 1986), studiuesi i besimeve, mitologjisë krahasuese dhe gjuhëtar, pohon se:“ Indoeuropjanët (emërtim i hamëndësuar në shk.19-të për fiset e lashta europiane), kishin thurrur një mitologji dhe teologji të veçantë dhe njihnin vlerën magjiko-besimtare të fjalës dhe të këngës [KAN]”. Ky fakt ka rëndësi të veçantë për studimin tonë (3), sepse kjo rrënjë ndodhet në gjuhën shqipe tek emri KANGA (dial. tiranas dhe i gegërishtes). Në gjuhët neolatine gjithashtu gjëndet rrënja kan: it. canto; fr. chant; sp. canto; (lat. c në shq. lexohet k), por origjina e fjalës shqipe nuk buron nga gjuha latine [cantus] apo protolatine, gjuhë e përdorur në kishën kristiane. Sipas Enciklopedisë Trecanni (Historia e gjuhës latine), latinishtja është një gjuhë indo-europiane e periudhës parahistorike, midis mijëvjeçarit IV dhe III p.K. e cila duhet të jetë folur me një farë uniteti në një zonë qëndrore-veriore të kontinentit euroaziatik. Midis kësaj faze dhe epokës në të cilën shfaqet dokumenti i parë dhe i drejtpërdrejtë i latinishtes, i ndan një përiudhë afro 3000 vjeçare gjatë së cilës historia e kësaj gjuhe është zhytur në errësirë pothuajse absolute.  ” (4) Në Enciklopedinë Britannica kemi një dëshmi me interes se, “Latinishtja e hershme e përdorte theksin në rrokjen e parë të një fjale, në kontrast me latinishten e periudhave republikane dhe perandorake, ku theksi binte në rrokjen vijuese ose në rrokjen e fundit të një fjale. (5) Rrokja në fillim të fjalës është tipari karakteristik i gjuhës pellazgo-shqipe të fiseve Etruske, Sabine, Dardane, [fiseve] Latine, etj, që themeluan Romën. Gjuha latine e lashtë, është produkt i filozofëve të shekujve pasues për nevojat e Romës, e cnxëila si qytet i drejtuar nga elita administrative-ushtarako-fetare, e lartësonte veten me origjinë hyjnore, e rrjedhimisht duhej të përfaqësohej nga një gjuhë hyjnore (kishtare) e pakuptueshme për popullin. Me këtë gjuhë u thurrën mitet e reja mbi materialin e lashtë pellazgo-etrusk, të kushërinjve të tyrë të Azisë së Afërme dhe të Egjiptit faraonik, që u përfaqësuan si qytetërim me emërtimin Helen (Greko)-Romak apo Helenistik.

Por le t´i kthehemi tezës sonë. Në Enciklopedinë Treçani (1930) lexojmë se “në një kuptim më të gjerë, termi këngë tregon edhe një intonacion të thjeshtë fjalësh, i cili praktikohet në disa forma liturgjike dhe në recitativin e melodramës…. Në antikitetin klasik koncepti i këngës ishte më tepër ai i një theksimi lirik të fjalës…” (6) Kështu, p.sh. Dante Alighieri (1265- 1321) në poemën e tij Komedia Hyjnore, pjesët i ndan me emërtimin: Ferri, Kënga e12-të (Purgatorio, Canto XII). Në gjuhën shqipe është ruajtur mrekullisht kjo dukuri- në art përdoret folja KËNDOJ, dhe emri KËNDIM, titullohej libri i leximit në gjuhën shqipe për nxënësit e fillores. Ky shëmbull pasqyron zanafillën e këngës prej të folurit në grup të bashkësive fisnore, si dhe përkatësinë e rrënjës KAN nga gjuha pellazgo-arbërishte, dhe jo protolatine apo indo-europiane. (7)

Gazetari hulumtues Marco Travaglio (La Scomparsa dei fatti, 2006) pohon se, në rastet e kësaj natyre, (në rastin tonë të paqartësive që hasen shpesh për emërtimet e Lashtësisë) “nevoitet një dëshmi e re, një dokument, një zbulim, një teori, një trajtim, për të arritur rindërtimin e faktit historik.”(8) Në veprën (Trashëgime thrako-ilirjane) mbledhësi i folklorit dhe traditës së arbërve, Shtjefën Gjeçovi (1873 -1929) lexojmë: « Zoti kishte ndihmëtarë njerëz me nji sy edhe me njiqind duer (Kiklopët –Katallêjet) të cillët luftojshin me nji fuqi të bindëshme (përbindshme/shumë të madhe-shën im) e për armë kishin huj të hekurt e trenë (trarë) të ndezun, e u bishin lodërtijve në mal të Olympit, e Titanët ishin nëpër male të tjera ». (9)

(10) Daderot, Egypt, Roman Period, 30 BC – AD 324 – Royal Ontario Museum

Në këtë pikturë nga Pompei paraqitet perëndesha e Egjiptit e përiudhës së titanëve Isis, e jëma e perëndisë shqiponjë -Horos (fëmi, fig.poshtë dhe shqiponja në të majtë, si dhe krahët e shqiponjës tek Isis). Përdorimi i këtyre figurave mitike edhe në Itali, dëshmon përhapjen e kulturës muzikore nga titano-pellazgët dhe hartën e emigrimeve të tyre drejt përëndimit dhe Afrikës veriore.

Që arti i këngës dhe përdorimi i veglave muzikore njihej nga arbërit e kohës së Titanëve, e dëshmon edhe Pseudo-Apollodorus (Bibliotheca 1. 8 – 9) i cili pohon se Titanët kishin fëmijë, siç ishte Kentauri lap Keiron, i cili u arsimua nga Apollo dhe Artemisi me mjeshtërinë e gjuetisë, mjekësisë, profecisë dhe të muzikës, (11). Në këngën e XII të Ferrit dantesk, ai paraqitet sëbashku me dy kentaurët e tjerë, që me shigjetat e tyrë krijonin tingujt shoqërues. Këtij interpretimi i është pranuar përgjithësisht emërimi “kënga e kentaurve”. (12) Mitografi Ptolemy Hephaestion i shk.1-2p.e.r. (Neë History Book 4) pohon se edhe Dionisi i periudhës së Zeusit, mësoi të këndonte dhe të kërcente, si dhe ritet e bakikeve të inicimit, nga kentauri Kiron (Chiron). (13)

Shpikësit dhe mësuesit e këngës

Duhet kuptuar se kënga në parahistori, sikurse të folurit ka qënë veçori e grupit. Tipari themelor i këngës Labe është të kënduarit në grup, që sot ndërkombëtarisht emërtohet KORI. Objektet arkeologjike të Dinastive faraonike, perandorive të Azisë së Vogël, të qytetërimit atllantido-pellazg dhe atij pararomak, japin një material të bollshëm të veprimtarive muzikore, veglave shoqëruëse dhe pamje festash dhe ritesh, të cilat marrin jetë nga mitet e mbledhura prej shkruesve të lashtë. Është e vërtetë se nuk kemi mundësi të dëgjojmë meloditë, apo mënyrën e të kënduarit, por mund të njihemi me hymnet e para në tempullin e Dodonës.

Në Hymnin homerik 32 kushtuar Sellenës (perëndeshës Titane të Zotit-Hana) kemi një lutje drejtuar motrave këngëtare: “… Mousai (Muse) zë-ëmbla bija të Zeusit, mjeshtre në të kënduar, na tregon për Menen (Luna) me krahë të gjatë [Sellenën]. Nga koka e saj hyjnore (e pavdekshme), një shkëlqim buron nga qielli duke përqafuar tokën; dhe një bukuri e madhe lind nga drita e saj e shndritshme…” (14) Nga ky hymn i veprës së Homerit (shk.8 p.ë.r.), na përshkruhet kori i lashtë dhe emërtimi i këngëtarëve – Mousai (Muses).

Nata, Sellena (Brenda hënës së plotë) Hesperus. (15)

Sipas Enciklopedisë Britannica, në shkrimin Grek (pellazg-shënimi im) Mousa dhe Latin- Musa, në besimin dhe mitollogjinë Greko-Romake, janë përshkruar motrat perëndesha me origjinë të panjohur, qëndra kryesore e kultit të tyre ishte mali Helikon në Boeoti (Hellada e lashtë). Ato kishin lindur në Pieri (qytet me të njejtin emër si Iperi/Epiri-shënimi im) në këmbë të malit Olimp. (16). Për të zbuluar origjinën gjuhësore të emrit Muza, do të marrim emrin e Mojsiut, figurës qëndrore të Biblës kristiane – Mouses (moʊzɪz). (17) Sipas eruditit çifut Abraham Yahuda (1877–1951), bazuar në Biblën hebreje Tanakh, ky emër ka shprehur idenë “fëmija në ujë”. (18)

Nga përvoja e shkrimeve me temë besimtare kam vërrejtur se, shumë fjalë biblike, gjejnë sqarimin gjuhësor dhe historik vetëm në gjuhën shqipe. Poeti dhe eruditi shqiptar Pashko Vasa (18251892) « E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët », pohon se “emri i Moisiut, nipit të Ramsesit II-të dhe përhapës i krishtërimit, ka qenë tjetër dhe më vonë u quajt “Moisi” dmth mësues. Muse, shqip mësoj dhe musoj, do të thotë: unë mësoj, unë jap mësim. Musois është ai i cili jep mësim, i cili na frymëzon dijen, që lindi shkencën”. (19) Pindari (shk.5p.e.r) në veprën e tij (Olympian Ode 11. 6 ff) e paraqet në këtë rol: “Ah Mouisa të lutem edhe ty Altheia (e Vërteta), bija e Zeusit … më mbroni (të mos më ndodh-shënimi im) të qortohem për shkeljen e besës dhe për borxhin ndaj miqve të çnderuar”. (20) Pikërisht nga ky profesion edukues, Muzat (Mousai) krahas emrave të përveçëm, morrën këtë emërtim përgjithësues.

Moment i ritit kushtuar perëndisë hënore Thot. Tempulli në Dendérah. Egjipt.