Evdal Nuri: Përveç Kadaresë, Franca ka dekoruar edhe Iljaz Vrionin

Përveç Kadaresë, i vetmi shqiptar që është dekoruar si Oficer i Madh i Legjionit të Nderit është Iljaz Vrioni

Presidenti Macron, vlerëson Iliaz dhe Jusuf Vrionin!

Sigal

“Përveç Kadaresë, i vetmi shqiptar që është dekoruar si Oficer i Madh i Legjionit të Nderit është Iljaz Vrioni, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe diplomat i shtetit shqiptar. Për kontributin e tij të pasur në marrëdhënie ndërkombëtar, ai u dekorua nga Republika Franceze në vitet 1920 si Oficer i Madh i Legjionit të Nderit. Për rastësi, ishte Jusuf Vrioni, i biri i Iliaz Vrionit, i cili me përkthimin e tij brilant të romanit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” për lexuesin frëng i dha famën ndërkombëtare veprës së Kadaresë.” Kështu deklaroi Prtesidenti francez në pritjen që iu bë në Pallatin e Brigadave. Pra, Iliaz Vrioni mbetet figura më e shquar e Vrionasve dhe ndër më të shquarat në historinë e shtetit shqiptar. Ishte një nga nënëshkkruesit e Aktit e Shpalljes së Pavarësisë nga Kuvendi Kombëtar i Vlorës më 28 Nëndor 1912. Personalitet i rëndësishëm dhe i shquar politik e shtetëror. Diplomat shqiptar i rangut të lartë, burrë shteti me një veprimtari të gjërë politiko-administrative-shoqërore. Ka qënë tri herë Kryeministër i Shqipërisë dhe pesë herë si Ministër i Jashtëm dhe si Ministër i Plotfuqishëm i Shtetit Shqiptar në Paris, Francë.

Ai njihet për kontributin e tij të pasur në marrëdhënie ndërkombëtare. Më vonë Iliaz Vrioni dhe Sami Bej Vrioni ishin ndër nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Shtetit Shqiptar më 28 nëntor 1912.
1- Pak biografi . Iljaz Vrioni ka lindur në Berat në vitin 1882 dhe ka vdekur në Paris, më 17 mars 1932. Mësimet e para i mori në vendlindje, të mesmen në Janinë, kurse shkollimin e lartë në shkollën e lartë të administratës në kryeqytetin e perandorisë, ku u diplomua më 1905. Më 1909 – 1911 shërbeu si kryebashkiak i Beratit. Më 1912 delegat i Kuvendit të Vlorës, ku u zgjodh dhe anëtar i Pleqësisë. Më 1914 anëtar i delegacionit shqiptar që i dorëzoi kurorën Princ Vidit. Më 1914-1918 qëndroi në Korfuz ku e shoqja, Xhemile Dino, lindi djalin e tyre, Jusufin. Më 1920 ishte delegat i Beratit në Kongresin e Lushnjës, ku në qeverinë e dytë të dalur pas këtij Kongresi ishte kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme. Iljaz Vrioni ishte gjetje kompromisi mes palëve, qeveritë e tij disa mujore u përqendruan në politikën e jashtme për njohjen e plotë të pavarësisë së plotë të vendit, fqinjësinë e mirë. Në politikën e brendshme thirrja e organizatorëve të huaj për organizimin e degëve të administratës, planifikimin e të ardhurave, përparësia ndaj arsimit, hartimin e një projektligji për zgjedhjet parlamentare. Zgjedhjet deputet i prefekturës së Dibrës 1921-1922, zëvendësohet më 1922. Pas ndërhyrjes së ushtrive serbe më 1921, u krijua qeveria e dytë e tij në korrik si koalicion mes dy partive më të mëdha, Partisë Popullore dhe asaj Përparimtare – pjesë e së cilës ishte atë vit. Ambicia e disa njerëzve shkaktoi në tetor të po atij viti një interpelancë që rrëzoi qeverinë. Më 1923-1925 rizgjidhet deputet, tashmë i prefekturës së Beratit. Tashmë ishte përfaqësues i grupit indipendent. Emërohet në qeverinë Vërlaci, ministër i Jashtëm dhe më pas është kryeministër për dhjetë ditët para se të ndodhte Lëvizja e qershorit. Largohet nga Shqipëria. Qeveria Noli e shpall në kërkim për arsye politike. Rikthehet me Triumfin e Legalitetit, shërben si mininistër i Jashtëm në periudhën tranzitore prej dhjetorit 1924 gjer në janar të 1925 .edhe si ministër i Punëve të Jashtme që më 12 shkurt 1927 dhe deri më 18 prill 1929, në një periudhë brenda së cilës kryen zëvendësisht edhe detyrën e ministrit të Drejtësisë. Nga 1929 e deri në 1932 ishte ministër fuqiplotë në Britani dhe Francë për së dyti pas periudhës 1925-1926. Në vitin 1946, eshtrat e Iliaz Vrionit (tri mandate kryeministër dhe pesë mandate ministër i jashtëm ), nënshkruesi i Deklaratës së Pavarësisë, u zhvarrosën dhe u hodhën në lumin Osum në Berat.

Isuf Vrioni, Fisniku i dijes

2- Bëmë Baba të të ngjaj

Ky ishte Jusuf Vrioni, djali i Iljazit Vrionit, përkthyes i shkëlqyer i frëngjishtes. Shkrimtar, dipllomat që shkriu aftësitë për të bërë Shqipërinë të njohur në Botë, U dënua nga regjimi komunist me 13 vite burg. Ismail Kadare e ka quajtur “ Fisniku i dijes” Përkthimi i veprave të mia ishte vepër e tij,- thekson. Ka përkthyer vepra të Enver Hoxhës, mbase ja kishin nevojen. 

Jusuf Vrioni, ishte juristi, politologu, shkrimtari dhe përkthyesi i formuar në shkollat më prestigjioze franceze, trashëgimtari i nobelës shqiptare dhe atdhetari i bindur, që i mbijetoi burgut dhe torturës mizore të regjimit totalitar. Më 13 shtator 1947 arrestohet dhe përfundon në qelitë e nëndheshme të Burgut të Vjetër të Tiranës, në ato, që ai do t’i quajë paradhoma të vdekjes. E torturojnë mizorisht dhe gjatë izolimit 27-mujor, ai do të tentojë të presë, pa sukses, damarët. Por në 29 qershor 1950 Vrioni dënohet me 15 vjet burg, si agjent i shërbimeve të huaja sekrete. Jusuf Vrionit, një prej pronarëve më të mëdhenj të tokave në Shqipëri, iu desh të punonte deri në ditën e fundit të jetës së tij 85-vjeçare. Ai u nda nga jeta në Paris më 25 maj 2001. Më 2006, Ministria e Kulturës së Shqipërisë krijon çmimin Jusuf Vrioni të përkthimit nga shqipja në gjuhë të huaja.

Ilia Vrioni, Tri herë Kryeministër, pesë herë Ministër i jashtëm

3 Ç’të “keqe” i ka sjellë kjo familje Kombit Shqiptar?! Atëhere pse ky qëndrim? Se ka qenë e pasur ? Të ditur ? Patriotë ? Apo bujarë ? Një fakt i njohur. Në Sarajet e Vrionasve në Berat, çdo të shtunë, shtrohesh drekë falas për gjithë fshatarër që vinin për tregëti në Berat. Berat ka vlerësuar figurën e Iliaz Vrionit me emërtimin e sheshit në qëndër të qytetit. Gjithashtu dhe një shkollë 9- vjeçare mban emrin e “Mehmet Ali Vrionit”

Inceneratori i mbetjeve në Fier “ka qënë pronë e Vrionasve Në Fier s’gjen, jo përmendorje apo bust, por as dhe një rrugë, apo shkollë për atë që krijoi Fierin! Kjo është e çuditshme