Kurti takon komandantin e KFOR: Më shumë masa për sigurinë në Veri.

63
Sigal

Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me komandantin e sapo emëruar të KFOR, Ozkan Ultutas , të cilit i ka kërkuar të shtohet siguria në Veri. Kurti kërkoi që forcat e KFOR “të koncentrohen në ruajtjen e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë”. Zyra e shtypit të kryeministrit tha: “Kryeministri e mirëpriti shtimin e numrit të trupave të KFOR-it, në përgjigje të sulmit terrorist nga ana e Serbisë në Kosovë, duke theksuar që kjo prezencë e shtuar duhet të koncentrohet në ruajtjen e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, prej nga edhe ka hyrë armatimi i Serbisë dhe nga vjen kërcënimi për Kosovën. Ruajtja e kufirit nënkupton po ashtu mbylljen e rrugëve ilegale, prandaj edhe është i domosdoshëm bashkëpunimi më i madh me Policinë e Kosovës”.