Evdal Nuri: Ja si ka ndryshuar Pogradeci mahnitës nga punimet

Pogradeci ka  “ ndryshuar”…….!

-Ndryshimi ka kuptimin për mirë ose për keq. Kishte ndryshuar në formë, por jo aq në përmbajtje edhe pse forma është në funksion të përmbajtjes.
Zhvillimi ka një kuptim tjetër.
Ai është një proces dialektik i kalimit të plotë nga një gjendje cilësore në një gjendje tjetër cilësore, nga më e thjeshta te më e ndërlikuara, nga më e ulëta te më e larta, nga më e vjetra te më e reja, që kryhet nëpërmjet luftës së të kundërtave dhe që ka si karakteristikë kryesore zhdukjen e së vjetrës dhe fitoren e së resë.

1-Lufta e të kundërtave çon në zhvillim.
Është e disata herë që pushimet i kaloj në Pogradec.
Vjet shkrimin e titullova :”Pogradecin s’i e lash e gjeta “.
As vetë s’e kuptoj, sa herë largohem nga Pogradeci them, vitin tjetër do të shkoj diku tjetër, por përsëri atje më gjen! Kalojnë muaj e më ndryshon mendja!
Kujtoj provimin e gjeografisë të Shqipërisë ku jam vlerësuar maksimalisht e rikujtoj ç’kam mësuar për Liqenin e Ohrit. Është më i larti e më i thelli në Gadishullin Ballkanik me një lartësi  prej 695 m, e sipërfaqe prej 349 km². Pika më e thellë e liqenit 289 metra.
Ai furnizohet nga burimet nëntokësore nga liqeni i Prespës, niveli i të cilit është 200 metra më i lartë se ai i Ohrit. Në anën e Shqipërisë gjendet gjithashtu një burim i madh në parkun e Drilonit pranë fshatit Tushemisht. Uji largohet nga liqeni në drejtim të Veriut nëpërmjet lumit Drin i Zi, i cili rrjedh përmes qytetit të Strugës.

Liqeni i Ohrit llogaritet si një nga liqenet më të vjetër në mbarë botën. Këtë e vërtetojnë aktivitetet e shumta tektonike si dhe ekzistenca e një mali prej 100 metrash nën nivelin e liqenit. Liqeni i Ohrit është tërheqës i shumë turistëve vendas dhe të huaj. Ditët që kam kaluar s’kam ndjerë vapë. Klimën e freskët 6 -8 gr. c më e ulët se në Tiranë.
Kam njohur njerëzit e mirë e të mikpritur të këtij qyteti, por dhe vizitor, si Viron Notin që padyshim është një nga ikonat e radiofonisë shqiptare. Me një stazh prej 35 vjetësh pranë mikrofonit të Radio Tiranës.
Më tërheqin vlerat historike, patriotike, kulturore, turistike të tij.
Miku im S.Mborja më recitoi pjesë nga vjersha “Zog i Qiejve” të Lasgush Poradecit
Këng’ e lasht’ e vjershërisë më pëlqeu aq fare pak…
Do t’ia marr që sot e tutje si bilbil parëverak,
që nga fund’ i vetëvetes do këndoj një mall të ri.

Dhe më pas më sqaroi, se Mitrush Kuteli mbahet si bashkëthemeluesit e prozës moderne shqiptare dhe ndër nismëtarët e kritikës letrare me rubrikën sistematike ‘Shënime letrare’. Madje është autori i parë shqiptar që botoi libra kritike.
Në Hotelin ‘Enkelana’ ku pushoja më bëri përshtypje, se burrat në përgjithësi ishin të kërrusur, kurse gratë të shëndosha. Kishte më tepër gra sa burra, pleq sa të rinj. Gratë pa burra bashkoheshin  duke ndarë në tresh shpenzimet e dhomës. Për tre persona dhoma ishte 5500 lekë me mëngjez. E arsyeshme duke u krahasuar me të tjerët edhe pse çmimet nga viti në vit ishin  rritur nga 3500 në 4000 vjet e 4500 këtë vit. Shumë lirë kur kujtoj se në Jug një natë në hotel të shkon 200 deri 300 euro. I bije që në një orë gjumë të paguash 30 euro. Me të drejtë të del gjumi! Enkelana  është hotel për moshat e treta në një pozicion disa metra larg liqenit, që rrallë e gjen në hotelet e tjera. Harxhim minimal për fukarenjtë, duke u krahasuar me hotelet e tjera.
E megjithatë jo të gjithë e kanë mundësinë, mbase 60 % e familjeve shqiptare për arsye ekonomike s’kanë mundësinë të pushojnë! Të na rrojnë fëmijët se me ç’ka na jep shteti s’bëhet fjalë për të pushuar! Pllakat anash liqenit kishin shume leshterik. Duhej të tregoje kujdes se shkisje si dy turiste angleze. Shezllonet ishin të pakët në krahasim me numrin e pushuesve. Duhet të ngriheshe në orën pesë që të vendosje peshqirin, ndryshe ngelje pa vend. Mungonte rëra, dheu shumë i ngjeshur. Asaj pjese i thoshin Gjol, mbase kanale derdheshin në Liqen. Varfëria ndjehesh dhe tek pushuesit. Kur hanin mëngjesin merrnin diçka për të shtytur drekën apo darkën! Mbrëmja shumë e këndshme. Kishte lëvizje të ardhur nga gjithë Shqipëria. Ndriçimi i përsosur, po kështu dhe kënde të shumta lodrash për fëmijët. Restorantet ndiqnin njëri- tjetrin, por na ndodhi që trofkën na faturuan si koran! Kudo shihje gjelbëri . Dhe në këto ditë të nxehta vaditja vazhdonte ditën dhe natën.
Zonat më të frekuentuar në Pogradec, siç është Tushemishti dhe Driloni, këtë verë janë braktisur nga turistët dhe pushuesit. Rikontruksioni i rrugës në pikun e sezonit turistik sipas banorëve ka larguar vizitorët.

2- Një ditë në Shën Naum …!
–Pogradeci gjendet në Përëndim, kurse Shën- Naumi në Lindje të liqenit. Të dy qytete turistike e mjaft të bukur.
Pak histori.
Manastiri duhet të jetë ndërtuar në vitin 905 nga Shën -Naumi. Sipas traditës e  ka varrin në kishë. Shën- Naumi dhe Vermoshi janë emrat e dy territoreve, të cilat Ahmet Zogu ia dhuroi Jugosllavisë në vitin 1925 (dhuratë, e cila u legalizua në vitin 1926) si shpërblim për ndihmën politike, financiare dhe ushtarake që atij i dha kryeministri serb Nikolla Pashiçi për të shtypur në dhjetor 1924 qeverinë revolucionare të Fan Nolit dhe për të rivendosur autoritetin e vet pushtetor në Shqipëri. Dimrin e vitit 1924/1925, Jugosllavia me gjithë vendimin  e gjykatës, Shën-Naumin nuk donte t’ia dorëzonte Shqipërisë. Komisioni i Kufijve këshillonte që të bëhej një marrëveshje me Jugosllavinë për të shkëmbyer manastirin e Shën-Naumit. Qeveria e Tiranës, si kompensim kishte kërkuar disa katunde që ndodhen në fushën e Dibrës afër qytetit, që mban këtë emër. Jugosllavia këtë propozim nuk e pranoi, sepse qyteti  i Dibrës, që i mbetej Jugosllavisë, do të vetmohej krejt prej katundeve më të afërta të tij. Ishin  kohë shumë të vështira. Shën -Naumi mbeti jashtë kufijve. Edhe pse ishte disa km larg Pogradecit, ndaheshin me tela me gjëmba. Kjo vazhdoi për shumë dekada. Shiheshin, por s’mund të flisnin. Mësonin nga të tjerët se si ishte njeri e si tjetri qytet. Por kohrat ndryshuan. Telat me gjemba u hoqën e tani të dy qytetet gëzohen për njeri -tjetrin . Shikojnë ndryshimet e gëzohen me vizitorët, që janë të shumtë e që çdo ditë i prekin të dy me pershtypje të mira. Shën Naumi është shumë më i vogël se Pogradeci, por kishte diçka të veçantë. Kishte ndryshim jo vetëm në formë, por dhe përmbajtje, në  stilin i ndërtimeve e tjerë. Ndryshimi dukej sapo kalon kufirin. Gjelbërim kudo dhe atje ku s’kishte ujë. Lokalet të ndërtuara në stil të veçantë me një pastërti shembullore. Nuk gjeje qoftë dhe një letër. Kjo ishte kthyer në edukatë. Nuk vrejta që ujrat e restorantëve, apo të qytetit të derdheshin në liqen. Ndriçimi i përsosur! Turistët ishin  të kënaqur, duke vizituar Manastirin e Shën Naumit, por dhe vende të tjera tërheqëse. Më shumë shpezonin e më të kënaqur dukeshin. U njohëm me historinë e tij. Disa i dinim nga historia, të tjerat i mësuam atje. Turizmi përkufizohet si një udhëtim me qëllim çlodhje, për të kaluar kohën e lirë lidhur me veprimtari të kënaqësisë. Përfaqëson përdorimin në mënyrë të veçantë të kohës së lirë, por që tek ne shpesh herë kthehet në lodhje dhe mërzitje…! E që të ndryshoj kjo duhet investime, kulturë në shërbim që lë shumë për të dëshirur, ndryshim rrënjësor i infrastrukturës, pastërti, shërbim e tjerë. Përfundimisht duke vizituar, dëgjuar e lexuar plazhet në Shqipëri mund të themi:” Pleqtë e të varfërit në Pogradec. Të rinjtë e të pasurit në Vlorë e tatëpjetë. Durrës deri në Velipojë gjen më tepër Kosovarë e të huaj”

NOA

Shën Nauni

Këto ujra derdheshin në Liqen. Bukur në Drilon , por tani po bëhen punime..!