Evdal Nuri: Do punuar qelizëm ! “Është farë e keqe”

410
Sigal

   “ Do   punuar   qelizëm   Drejtor.!?    “ Është farë e keqe”.                                                                                                                                          Kohë më parë, kam punuar si drejtues në një shkollë të Beratit. Kopshti i shkollës ishte mbuluar nga një bar, që quhej grëm.  Ky nuk linte asnjë lloj prodhimi të lulëzonte. Në këto kushte një ditë vendosa gjithë nxënësit e shkollës që ta shkulnin.

1.Një plak i motshëm që kaloi aty pranë  më tha :” Ky bar s’hiqet me dorë,  do të mbijë  përsëri  e me keq do ta kesh, mbasi shumëzohet me copa . Është farë e keqe e do punuar qelizëm( punim i thellë). Vetëm ajo i bën  derman” .                                                                             E dëgjova, por s’reagova. Në pranverë e gjithë sipërfaqja e kopshtit u mbulua përsëri nga bari i keq. Vitin tjetër u interesova dhe e punova me traktor qelizëm  s’i i thonë. Grëmi doli në sipërfaqe. Pas disa ditëve u tha dhe, nxënësit e kishin më të lehtë për t’a pastruar. Perimet e mbjella më pas u zhvilluan për bukuri.

Për anallogji

2-Korrupsioni tek ne ka mbirë s’i ” farë e keqe”, e s’po na lë të marrim frymë që prej 30-vjetëve! Nga ana tjetër ne jemi bërë “skllevër” të kësaj politike të korruptuar. Në fushatë na premtojnë  “parajsën. Ata na gënjejnë  dhe ne i besojmë! Për t’na bindur mbajnë dhe shënime  për hallet e problemet. Tani bëjnë sikur s’të njohin. S’të flasin e jo të takojnë ! Na kanë çuar në skamje, sa po flasim me vete rrugës. Një fqinji im i aftë për punë, por pa punë kur e pyeta si je ?  M’u pëgjigj : “Vafsha sa më shpejt tek të shumtët.“ Kaq i ishte mërzitur jeta ! Mjerrë kush s’e kupton këtë  gjendje! Po jetojmë në një politikë konfliktuale. Ajo na është bërë “rrodhe” e s’po na ndahet kudo në punë, shoqëri , shtëpi e kudo. Edhe ndërkombëtarëve po i soset durimi. Edhe kur arrijnë ndonjë marrëveshje të detyruar më vonë nxjerrin pretekse nga më të ndryshmet për të akuzuar njeri-tjetrin! Tek ne predominon pandëshkushmëria. Është e çuditshme henedeku i madh që ndan ç’ka dëgjojmë e ç’ka zbatojmë. Flitet fjala vjen për korrupsionin, por  në fund asgjë. Këshillave të ndërkombëtarëve i bëjnë një analizë gramatikore dhe i interpretojnë në përputhje me interesat e tyre, duke marrë një fjalë apo shprehje të tyre. Në fund kthehen në origjinë, duke mos lëvizur nga pozicionet e mëparshme. Këto ndryshime ndodhin brënda natës. Dhe të nesërmen pa pritur nxjerrin “yçkla “ ! Kam përshtypjen që në këto 30 -vite tek ne është mbjellë nji ” farë e keqe ”. Kjo është rritur e veselitur aq shumë sa dhe po u larguan ata që e kanë mbjellë, ajo e ka bërë punën e vet. Frutet e saj do të kenë shijen e të zotërve, që i mbollën, i rritën  dhe e ushqyen. Edhe nëse midis tyre dalin “disa filiza”, që duan të jetojnë në pastërti , i largojnë, dënojnë , për të mos e marrë veten kurrë”. Mjeti “që e ka punuar për 30 vjet “tokën” vetëm sa e ka gërvishur pak e ky bar i keq është zhvilluar më tepër, mbase ka aftësinë të shumëzohet edhe me copa që i kanë mbetur e infektojnë gjithë ambjentin. Po flitet se në këtë hall që na ka zënë s’i gjthmonë do t’na ndihmojë bota. Shumë mirë do të bëjnë, por tani “ mjeti” duhet të jetë shumë i fortë, mbase dhe tokën dhe kokën e kemi të pagdhëndur. Këtë “ bar të keq “, duhet ta njerri të gjithë në sipërfaqe, të thahet, që të mos ketë mundësi të ushqehet e shumëzohet, ndryshe do t’na marri të gjithëve me vete . Së fundi ,“Traktori” do të shkulë nga rrënjët gjithçka të keqe. “Marka “ është e tipit  D.A.SH. Kemi besim që Ai mund ta ç’rrënjosi këtë të keqe 30-vjeçare që na ka katandisur kështu !

3.“ Në cilat fusha do të punojë ky traktor ? “Atë e kemi prezent kudo ku punohet e jetohet! Por s’i quhet ? Korrupsioni është çdo shkelje të një shpërblimi të drejtpërdrejt ose indirekt i ofruar, dhënë, kërkuar, pranuar për t’u marrë nga një person tjetër. Paraqet shkelje të rendit kushtetues, për shkak se godit garancitë kushtetuese për liritë dhe të drejtat e njeriut dhe të qytetarit dhe për pasojë, ushtrimi i shërbimeve publike merr karakter të kryerjes së tyre vetëm për ata qytetarë, që janë në gjendje ose mund t´i paguajnë ato shërbime . Korruptimi shpie në krijimin e pozitës së privilegjuar të individëve dhe grupeve për shkak të pozitës monopolistike, duke zëvendësuar ligjshmëritë e shëndosha të ekonomisë së tregut dhe të konkurrencës së lirë me dukuritë shkatë, që i kundërvihen atyre ligjshmërive. Me fjalë të tjera me korrupsion nënkuptojmë shkeljen e rregullave juridike me qëllim të përfitimit personal. Kjo dukuri mund të analizohet në tri këndvështrime në atë juridik, ekonomik si dhe politik. Korrupsioni është evidentuar si dukuri në rritje dhe mjaft i përhapur edhe në disa raporte të tjera. Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Banka Botërore, kanë nënvizuar së fundi se mbi 36 % të bizneseve shqiptare iu është kërkuar të paktën një herë rryshfet nga zyrtarët e shtetit. Kjo shifër është tre herë më e lartë se mesatarja e rajonit dhe gati dy herë më e lartë se mesatarja botërore. Duhet nënvizuar se edhe ngjarjet politike, si zgjedhjet vendore, që u bojkotuan nga opozita, apo dhe vonesat në ngritjen e institucioneve të drejtësisë e kanë thelluar korrupsionin. Ngritja e S.P.A. për krimin e organizuar dhe korrupsionin pritet të ketë rezultate pozitive. Qendra për Kërkime Ekonomike, sipas një studimi, nxjerr në pah se 1 në 2 qytetarë ndodhen në kushtet e presionit për korrupsion në marrjen e shërbimeve publike. “Në të njëjtën kohë fakti që më shumë se gjysma e kompanive të huaja, që operojnë në tregun shqiptar në shfrytëzimin e pasurive të rëndësishme natyrore të vendit janë pa identitet të pronarëve, aksionerëve me transaksione të ligjshme, por tejet të dyshimta sa i takon fshehjes së fitimeve të tyre, ka bërë që të cënohen interesat e ekonomisë publike. Ekspertët thonë se ka dyshime që kompanitë e regjistruara në parajsa fiskale përdoren jo vetëm për përfitime personale por edhe për pastrim parash. Sipas të dhënave të KLSH, buxheti i shtetit ka pësuar 8 vitet e fundit një dëm afro 6 miliard euro si pasojë e keqmenaxhimit të financave publike, abuzimit me tenderat dhe prokurimet, si dhe shkeljet gjatë procedurave të shitjes, blerjes dhe dhënies me qera të pasurisë shtetërore. Kjo shifër është e barabartë me buxhetin e shtetit për një vit e gjysmë. Sektor tjetër ku korrupsioni është i përhapur është ai i shëndetësisë dhe arsimit. “Qëndresa qytetare” në një sondazh për korrupsionin në arsim konstaton se 73% e studentëve e perceptojnë prezent atë përmes formave të ndryshme, në këmbim të notës apo detyrimit për shitje-blerje të librave të pedagogëve nga studentët. Por edhe pse korrupsioni në Shqipëri ka një përhapje të gjerë, ndëshkimi kryesisht i zyrtarëve të lartë vazhdon të jetë problem, një shqetësim që nënvizohet edhe në raportin e DASH ku thuhet se dënimi i zyrtarëve ka qenë i rastësishëm dhe i paqëndrueshëm dhe se zyrtarë, politikanë, gjyqtarë dhe persona me interesa të fuqishme biznesi shpesh i kanë shpëtuar ndëshkimit. Përfundimisht sistemi gjyqësor ka ende një shkallë të ulët besimi nga qytetarët dhe perceptohet si i paaftë dhe i korruptua     

 

 Evdal   NURI .

Para    korrupsioni …!

 

 

Kaq  e   vogël….!?

 

T’a mbysim  korrupsionin