Përgatiti Beqir SINA
BREITBART: John Ratcliffe ka rigjallëruar agjencinë e spiunazhit në vitin e artë të rikthimit të Presidentit Trump

Drejtori i CIA-s John Ratcliffe është shfaqur si “çekani i heshtur” i Presidentit Donald Trump, sipas një burimi pranë Shtëpisë së Bardhë, në një profil të thellë për agjencinë kryesore të spiunazhit në vitin e parë të rikthimit të Trumpit, shkruan në një ekskluzive për BREITBART Matthew Boyle, (27 Janar 2026)

Ai thotë se ky burim thekson vizitën e Ratcliffe në Venezuelë vetëm 12 ditë pas misionit të guximshëm ku forcat amerikane kapën liderin e rrëzuar Nicolas Maduro. Si zyrtari i parë i nivelit të kabinetit që viziton vendin që nga kapja, Ratcliffe u takua me Presidenten në detyrë Delcy Rodriguez.
“Ratcliffe është bërë “çekani i heshtur” i Trumpit,” tha burimi. “Ai hyn, dhe e përmbush misionin e Presidentit, pastaj zhduket në hije, shkruan Matthew Boyle.

Agjencia Amerikane e Spiunazhit (CIA)ka adoptuar të njëjtën qasje, kështu që Trump meriton kredi për kthimin e CIA-s në një instrument të fuqisë : “America First”, thotë ai.
Për këtë histori, Breitbart News foli me zyrtarë të CIA-s, dhe vetë Ratcliffe-n, dhe të tjerë në administratë për një përmbledhje vjetore se si Ratcliffe, ka riformuar CIA-n, sipas vizionit të Trumpit, një detyrë e madhe, duke pasur parasysh dëmin nga administratat e mëparshme, veçanërisht nën John Brennan gjatë Obamës.
“Nën shërbimin e Drejtorit John Ratcliffe, CIA është kthyer në fokusin misionar dhe po ekzekuton prioritetet e sigurisë kombëtare të Presidentit Trump,” tha Liz Lyons, Drejtore e Çështjeve Publike të CIA-s.

“Kjo është një CIA më agresive, e gatshme për rreziqe për të dhënë avantazh vendimtare SHBA-së. Në më pak se një vit, CIA ndihmoi në fitore historike sidomos në Lindjen e Mesme dhe Hemisferën Perëndimorepër të mbrojtur interesat amerikane.” tha ajo.
Sipas BreitBart, një defekt i madh nga Brennan, ishte ulja e aseteve dhe spiunëve për shkak të politizimit. Një arritje kryesore e Ratcliffe, është shpërbërja e programeve DEI, duke eliminuar iniciativat dhe rikthyer kulturën e meritës.
Ratcliffe, ka promovuar transparencën, duke lëshuar mijëra dokumente mbi vrasjet e JFK-së dhe MLK-së.
Ai urdhëroi rishikime të tradecraft-it analitik në Vlerësimin e Komunitetit të Inteligjencës së 2016-s për Trumpin dhe Rusinë, duke deklasifikuar gabimet. Bashkë me Prokuroren e Përgjithshme Pam Bondi, deklasifikoi inteligjencën e raportit Durham, duke treguar se “Russia collusion” ishte e falsifikuar për të shkatërruar presidencën e Trumpit. Ai lëshoi një vlerësim të 2016-s mbi bizneset e Bidenit në Ukrainë dhe deklaroi se COVID-i ka më shumë gjasa rrjedhje laboratorike.

“Nuk dua të komentoj çështje penale të DOJ-së, por individët që abuzuan besimin publik, armatosën rolet kundër Trumpit dhe politizuan inteligjencën, ata duhet të mbahen përgjegjës,” thotë Ratcliffe.
“Që nga dita e parë, nuk e tolerojmë më; nëse je operator politik, jo shërbyes publik, duhet të ikësh. Tani fokusohemi në mision, duke kontribuar në sukseset për Presidentin dhe amerikanët.” citon BREITBART, Ratcliffe.
Ratcliffe mban një grafik në tavolinë që tregon uljen e aseteve para rikthimit të Trumpit tani në rritje. Ai e përdor në takime për të kujtuar se rekrutimi dhe efikasiteti i aseteve janë metrika kyçe.
“E konsiderova ta varja në mur, por metrikat janë të klasifikuara,” tha Ratcliffe. “Por kjo është tabela e rezultateve: A po rekrutojmë asete? A po vjedhim sekretet e kundërshtarëve për t’i dhënë Trumpit informacionin më të mirë? Jemi të pamëshirshëm për këtë.” citohet të ketë thënë ai për BreitBart.
CIA e Ratcliffe ka rekrutuar drejtpërdrejt nga kundërshtarët, si video në mandarinë për zyrtarë kinezë, duke pasur sukses të madh. Kundërshtimi i Kinës është prioritet i Trumpit dhe Ratcliffe-s.

Nën Ratcliffe dhe Zëvendësdrejtorin Michael Ellis, CIA ka thjeshtuar operacionet: bashkoi zyrat për Hemisferën Perëndimore dhe kundër-narkotikëve në Qendrën e Misionit për Amerikat dhe Kundër-Narkotikët (ACMC). Ka përmirësuar bashkëpunimin me FBI-në, falë miqësisë së Ratcliffe me drejtorin Kash Patel. Lancoi Qendrën për Inteligjencën Kibernetike (CCI) për strategji inovative teknologjike, dhe po eksploron AI-në.
Gjatë vitit të parë të rikthimit të Trumpit CIA ka ndihmuar në operacione të mëdha: Operation Absolute Resolve për kapjen e Maduro-s, Operation Midnight Hammer për bombardimet e programit bërthamor iranian, dhe kapja e “Jafar” (Mohammad Sharifullah), planifikuesi i sulmeve në Aeroportin e Kabulit gjatë tërheqjes së Bidenit.
“Kapja e Jafar-it dërgoi mesazh të fortë se Trump nuk toleron terrorizmin,” citohet të ketë thënë Ratcliffe.
“Bashkëpunimi me pakistanezët erdhi nga zgjedhjet e 2024-s. Tërheqja e Bidenit ishte turp kombëtar që kushtoi jetë. Trump riktheu kredibilitetin dhe drejtësinë,” mendon ai.
Sebastian Gorka, Drejtor i Lartë për Kundër-Terrorizmin në NSC, tha se u pa “e keqe apokaliptike” në sytë e Jafar-it, duke falënderuar CIA-n për rolin.
Përtej këtyre, CIA ndihmoi në vlerësimin se programi bërthamor iranian u shkatërrua përkohësisht pas sulmeve, dhe tani të shikojmë se çfarë do të ndodh …….shkruan në një ekskluzive për BREITBART Matthew Boyle, (27 Janar 2026).

































