Aleksandër Moisiu dhe studentët shqiptarë të Vjenës

Dr.Jovan Basho

Në ngastrën e parë të këtij shekulli, populli jonë u rilind dy herësh. Në këtë rilindje djalëria shqiptare mori pjesë të lavduruar. Veçanërisht studentët treguan në këtë kohë të rezikshme dashurinë më të madhe e më të thjeshtë kundrejt nënës së tyre. Atje ku pritej frikë rrëfyen trimëri, ku prej armiqvet mbillej grindje korrën bashkimin, ku mbretëronte dëshpërimi dhe çdo gjë quhej e humbur për të ardhmen e Shqipëris ata ndezën në zemrat e tyre shpresën e ngadhnjimit.

  Aleksandër Moissiu (1879-1935)

Sigal

Pas shpalljes së Pavarësisë Kombëtare, një sërë studentëve shqiptarë iu dha mundësia të studionin në Universitetet Austriake, kryesisht në Vjenë. Në 10 mars të vitit 1918 këta studentë themeluan shoqërinë studentore shqiptare, të cilën e quajtën “Albania”, shoqëri e cila ka luajtur një rol të rëndësishëm atdhetar jashtë Shqipërisë. Shoqëria e studentëve shqiptarë kishte edhe revistën e saj “DIALERIA”, numri i parë i së cilës doli në prill 1920. Studentët e parë  ishin: Jani Basho, Fuad Asllani, H. Hivzi, Kolë Mirdita, Nush Bushati, Gjovalin Gjadri, Xhevat Korça, Irakli Buda, Remzi Baçe, Luigj Kakarriqi, e më pas Sokrat Dodbiba, Ndoc Krajni, Ndoc Naraçi, Rrok Gera etj. Jani Basho ishte një nga studentët më aktivë të kësaj shoqërie, duke qënë për tre vjet kryetar i shoqërisë “Albania”, e më pas edhe redaktor i gjegjshëm (kryeredaktor) i kësaj reviste1). Dhjetë vjet më vonë, në një artikull redaktorial të revistës së tyre “Dialëria”, me titull “Albania, 10 mars 1918-1928”2), shkruhet: “Vjeti 1918 për ne shqiptarët i ngjan motit 1912. Sikundër ky na ngjalli dëshirën e njëjtë për të fituar lirinë e kombit tonë, ashtu dhe ay na bashkoi të gjithë për t’a shpëtuar pamvarësinë e shtetit prej duarvet, që deshën t’ia bënin fli interesit dhe egoizmës së huaj. Në ngastrën e parë të këtij shekulli, populli jonë u rilind dy herësh. Në këtë rilindje djalëria shqiptare mori pjesë të lavduruar. Veçanërisht studentët treguan në këtë kohë të rezikshme dashurinë më të madhe e më të thjeshtë kundrejt nënës së tyre. Atje ku pritej frikë rrëfyen trimëri, ku prej armiqvet mbillej grindje korrën bashkimin, ku mbretëronte dëshpërimi dhe  çdo gjë quhej e humbur për të ardhmen e Shqipërisë ata ndezën në zemrat e tyre shpresën e ngadhnjimit. Posi shtegtari yllit të ndritshëm që vezullon në udhën e panjohur në mes të natës, ashtu dhe ata i zunë besë ngutjes së shpirtit që nxirte në shkëlqimin e lirisë e të përparimit. Të një mijë e një qint pengimet nuk mundën t’u-a presin hovin në këtë drejtim. Një regëtitje e përgjithshme u ndje kudo, një lëvizje, që çeli një epokë të re në historinë e kombit shqiptar”2). Me shoqërinë e studentëve   shqiptarë të Vjenës bashkëpunonin edhe një  numër i madh patriotësh shqiptarë si Gjergj Pekmezi, Bajram Curri, Hasan Prishtina, Faik Konica, Rexhep Mitrovica, etj., si dhe një sërë personalitetesh të shtetit austriak dhe profesorë të Universitetit të Vjenës si T. Ippen, F. Nopça, E. Oberhummer etj. Është e njohur veprimtaria e studentëve 1.Dialëria, Viet I, Nr. 9, fq. 3, 19202  Dialëria, Viet IX, Volumi II, Nr.5, f.2, 1928 shqiptarë të Vjenës, veçanërisht për letrën që i dërguan Presidentit Amerikan Woodroë Wilson në dhjetor 1918, notën e protestës për Konferencën e Paqes në Paris, kundër ndërhyrjeve të ushtrisë serbe në Veri të Shqipërisë (1920) etj.

Në shkrimin “Studenti shqiptar”, Prof. Louis Dufour, kryetar nderi i Lidhjes Ndërkombëtare Esperantiste, ka shkruar: “ më është e ëmbël të sjell sot, para syve të këndonjësvet, para popullit shqiptar, disa nga bijtë e tij, nga të cilët varet lumturia dhe mbarësia e vendit. Në të gjitha degët e dijes, artit, shkencës, e të literaturës, kanë dëftyer studentët shqiptarë prej disa vitesh një aktivitet të shënuar. Të larguar prej atdheut të tyre, kanë themeluar kudo, në Egjipt, në Amerikë, në Austri, në Bullgari, në Turqi e në Itali, shoqërira të posaçme që kanë për qëllim zhvillimin e kulturës intelektuale duke patur gjithnjë në thellësinë e zemrës e ndër mend idenë e mëmës Atdhe edhe shpresën që ta shohin këtë të ruajë e të përmbajë tërësinë e cilësive të saj.

Në revistën   “DIALERIA”, të korrikut   1920, përshkruhet me hollësi takimi i studentëve shqiptarë me bashkëatdhetarin e tyre, artistin e madh, Aleksandër Moissiun. Që në fillim të shkrimit shkruhet:“Mbrëmja e 29 qershorit 1920, ka qënë e shënuar për studentët shqiptarë të Vjenës dhe do të mbetet e paharruar në kujtimin e tyre, se këtë natë patën fatin e mirë dhe nderin e madh ta kalojnë bashkë me artistin e dëgjuar shqiptar Zotin Aleksandër Moissiu“

Rishtas kanë filluar në Vjenë një të përkohshme me titullin “Dialëria”! Fjalë magjike, që përmbledhin virtytet si gjallërinë, entuziazmin, qëndrimin, burrërinë, fisnikërinë. Kjo fletore është organi i shoqërisë “Albania”3).“Studentët shqiptarë i kanë dhënë deri më sot burra të mëdhenj shtetit, ashtu tregëtisë si dhe ushtrisë. Ndër ta gjenden edhe sot më shumë se çdo herë tjetër veti të patundëshme që karakterizojnë njeriun e ndershëm dhe patriotin e mirë. Studentët shqiptarë të rritur në shkollën e durimit dhe të vuajtjeve kanë ndër vete të paprekura elementët më të dlirë e më të gjallë të racës pellazgjike”4). Në dorëshkrimet e tij Pasko Milo. Pasko, diplomuar si inxhinier agronom në Vjenë më 1930, e përshkruan kështu Jani Bashon në kohën e qëndrimit në Vjenë:“Në atë kohë ndodheshin në Vjenë nja 30 nxënës e studentë, por Jani dallonte në mes tyre si më i pjekuri dhe më i dhënë pas mësimit. Bashua ishte shpirti i shoqërisë se ay merrte të gjitha inisiativat për të organizuar mbledhjet dhe mbrëmjet që u jepeshin personaliteteve të shquar si Bajram Currit, Hasan Prishtinës, Aleksandër Moisiut, Mis. Durhamit etj”. Numri i parë i revistës çelet me dy shkrime të Jani Bashos. Shkrimi i parë me rastin e lindjes së “Djalërisë” është programatik. Ai shkruan:“Ideali ynë përmban atë Shqipëri, e cila përmbledh në gjirin e vet gjithë bijtë e saj, ku mbretërojnë liria, rregulli, drejtësia dhe qetësia dhe ku kultura përparon me të njëjtin hap me botën e qytetëruar. Djalëria shqiptare i ka mirë parasysh ndalimet dhe pengesat e mëdha me të cilat është shtruar rruga e realizimit të idealit të saj. E di fort mirë se liria e vërtetë dhe bashkimi i një kombi fitohen me një përgatitje sistematike të gjatë, me punë të parreshtur, më së fundi edhe me gjak. Kjo gjë nuk e tremb, përkundrazi, i shton energjinë dhe e bën të gjejë sa më shpejt mënyrën e vetme të shpëtimit të saj, atë të lidhjes e bashkimit të shqiptarit me shqiptarin, të vëllait me vëllain”. 3.Dialëria, Viet II, Nr.10, fq. 10-11, 19214.Dialëria, Viet II, Nr.10, fq. 10-11, 1921

Ideali i studentëve shqiptarë është shpresa, shpresa e madhe për realizimin e ëndrrave të tyre, në një Shqipëri europiane. Ndaj shkrimi mbyllet:“Shqiptarë! Retë e zeza, të cilat prej kaq kohësh qëndrojnë mbi horizontin e atdheut tonë, po shpërndahen, reze të ndritura po duken. Fuqia duhet t’i ulet dhe do t’i ulet së drejtës!“Sa kam shpirt, kam shpresë”.5)Në revistën “DIALERIA”, të korrikut 1920, përshkruhet me hollësi   takimi i studentëve shqiptarë me bashkëatdhetarin e tyre, artistin e madh, Aleksandër Moisiun. Që në fillim të shkrimit shkruhet:“Mbrëmja e 29 qershorit 1920, ka qënë e shënuar për studentët shqiptarë të Vjenës dhe do të mbetet e paharruar në kujtimin e tyre, se këtë natë patën fatin e mirë dhe nderin e madh ta kalojnë bashkë me artistin e dëgjuar shqiptar Zotin Aleksandër Moissi”.Më pas thuhet se Aleksandri rrjedh nga një familje shqiptare nga Kavaja. I ati i tij shkoi në Trieste ku dhe u lind Aleksandri, por moshën e fëmijërisë e kaloi në Durrës, në shtëpinë e ungjit të vet. Në Durrës, Aleksandri shkoi në shkollë. Më pas në moshën 9 vjeç, u kthye në Trieste, ku filloi mësimet gjermanisht, vijoi gjimnazin në Graz e më pas vazhdoi rrugën e tij duke u bërë artisti më i madh i Europës së Mesme.  Shkrimi vazhdon: “Këndonjësit e dashur të “DIALERISË” mund ta kuptojnë lehtë dhe mund ta ndjejnë edhe vetë gëzimin që kanë studentët shqiptarë të Vjenës duke pasur në mesin e tyre bashkëatdhetarin e madh, Aleksandër Moissiun. Përshtypja që le e folura me të nuk është gjë që përshkruhet, ajo vetëm ndjehet. Mendimet e tij të qarta, e bëjnë të lehtë çdo problem të jetës, në pikëpamjet e tij, jeta merr një kuptim tjetër; pas ndarjes me të, njeriu është më i lartësuar, më fisnik”6).Studentët shqiptarë të Vjenës e ftuan aktorin e madh, për një darkë, duke shfrytëzuar një takim me të në kafe “Greilinger”, organizuar nga Dr. Gjergj Pekmezi dhe Zoti Rexhep Bej. Mitrovica. Ftesës së studentëve shqiptarë, Moissiu iu përgjigj me fjalët: “Po, me gjithë zemër, me shumë gëzim, por për darkë s’ka nevojë; mjaftojnë ca gota verë, vetëm që të jemi bashkë”. Darka u caktua më 29 qershor 1920. “Si shumë netë të tjera, ashtu edhe atë natë, studentët shqiptarë, si edhe zotërinj të tjerë shqiptarë, që gjendeshin në Vjenë, vizituan Teatrin “Neue Ëiener Bühne”, ku luante Moissiu”. Midis tufave me lule në nderim të Moissiut “dallonte tufa e madhe me trëndafila e studentëve shqiptarë me një kordele me ngjyrat e flamurit shqiptar e me shkrimin: “Birit të dëgjuar të Shqipërisë, artistit të madh Aleksandër Moissiut, si shenjë adhurimi e mirënjohjeje, Albania”. Sa ishin në sallë morrën vesh, mbase për herë të parë se Aleksandër Moissiu ishte shqiptar. Darka ishte porositur në restorantin “Zum Ëeißen Hahn”, salla e të cilit ishte stolisur hijshëm. Pas disa fjalëve të mirëseardhjes prej Kryetarit të atëhershëm të shoqërisë “Albania”, studentit Fuad Asllani, për nder të artistit të madh folën edhe dy studentë.  I pari studenti i mjekësisë Jani Basho, iu drejtua atij me këtë prozë poetike: 5Dialëria, Viet I, Nr.1, fq. 1-2, 19206Dialëria, Viet I, Nr.4, fq. 2-4, 1920

“Shumë i ndershmi Z. Moissi, miq e shokë të dashur!Më është e pamundur të shpjegoj me fjalë çfarë ndjej në këtë natë të shënuar dhe plot rëndësi. Moissiu, i dëgjuari Moissiu, më i madhi artist i Europës së mesme, bashkatdhetari ynë Moissiu gjendet në mes tonë! Këtu rri Z. i vëllai, atje Z. kushëriri, ardhur prej Durrësi, atje prapë një shoku i tij i shkollës së kohës së foshnjërisë në Durrës. Oh, do të ma kishte ënda që këtë të vërtetë ta përhap në të gjithë botën, do të ma kishte ënda t’i dëftenj askujt, që ky yll i shkëlqyer, Moissiu ynë rrjedh prej atij populli, prej të cilit një shumicë vjershëtorësh ka marrë heronjtë e vet, prej popullit të Pirros e të Skënderbeut; prej popullit shqiptar, i cili i ka dhënë Turqisë më shumë se 30 vezirë nga më të mirët, edhe Greqisë prijësit më të mëdhenj e gjenialë në luftërat e saj për liri; prej popullit shqiptar, i cili i ka falur Perandorisë Bizantine një imperator, kishës katolike një Papë e disa kardinalë dhe Italisë një burrë si Crispi. Një nga këta gjenitë e zgjedhur të popullit tonë jeni dhe Ju, shumë i ndershmi Z. Moissi! Mundet që edhe për Ju, si edhe për Homerin, të qarkullojë versi i përmendur:“Shtatë qytete në maraz,Në përpjekje për të përvetësuar Homerin. Simi, Zmirni, Hici Kollofoni, Pidosi, Argosi, Auna.”7)Mundet që shumë popuj duan t’iu quajnë të vetin, por ne e dimë se Ju, – Ju që ndizni në entuziazëm të flaktë miliona zemra e që me talentin Tuaj perëndor i shërbeni artit e kulturës pa u lodhur për të mirën e njerëzimit, po, ne e dimë, se Ju jeni yni. Djalëria shqiptare mburret me Ju edhe Ju është mirënjohëse. Marr lirinë ta ngre gotën për shëndetin Tuaj! Moissiu ynë rroftë, rroftë, rroftë!”Më pas foli studenti për jurist Nush Bushati:“Para vitesh doli një  djalosh prej atdheut tonë  në  botën e hapur, kishte shumë entuziazëm për artin e aktorëve. Si ç’do madhësi që krijon një send të ri, edhe ai ishte në fillim i panjohur. Me një siguri të brendëshme dhe duke qeshur me moskuptimin e shumicës, ndoqi pa u lodhur qëllimin e tij, dhe ia mbrriti. Arti që krijoi ishte një send i lartë, një send që nuk kishte qënë deri tani, një send plot melodi,  një send që rrjedh prej natyrës së njeriut, prej atij foli zemra, … melodi ishte fjala dhe toni, edhe duke qënë se fliste zemra, iu bindën edhe lëvizjet e trupit. Mimika dhe toni u bashkuan n ç’do fjalë morri kuptimin e saj të vërtetë, zunë ta kuptojnë, t’a duan, t’a nderojnë, t’a admirojnë. Tani kush duhet ta dojë e ta admirojë më shumë se ne, bashkëatdhetarët e tij? Ku mund të gjejë entuziazmi i vërtetë, dashuria një të hyrë më të lehtë se në zemrat e studentëve shqiptarë! Ne gëzohemi duke e parë se si gëzohet mes nesh, si e ndjen veten mes të vetëve, … ky simplicitet e kjo thjeshtësi e shpirtit të tij na e bën shumë më simpatik e më të vlefshëm,  këtë esencë të karakterit të tij, dua t’ia porosis cilitdo studenti shqiptar. Në qoftë se duam t’i shërbejmë Greqisht në origjinal, përktheu Kristo Gjika.

ndonjëherë atdheut tonë, duhet që madhështia edhe mburrja të jenë larg prej zemrave tona. Njeriu lipset t’i mbetet kurdoherë besnik vendit dhe popullit të vet,  besnik dhe i mirë sikundër Moissiu i dashur na mbeti ne. Kjo natë do të mbetet e paharruar në kujtimin tonë, sepse ky është për ne symbol që do të kemi për ta ndjekur më vonë, një symbol karakteri! Tani po e ngre gotën time për shëndetin e stolisë e të mburrjes së djalërisë shqiptare, të Aleksandër Moissiut! Rroftë Moissiu jonë!”Moissiu u përgjigj:“Miq të dashur! Ju falem nderit shumë për nderimet që më rrëfeni. Jam ndodhur në shumë gostira, në shumë mbledhje, kam ndjerë gëzime, por gëzimi që ndjej këtë natë është një tjetër gëzim. Ju lutem të më besoni që asnjëherë gjer më sot s’jam gëzuar kaq sa këtë natë. Si e mbaj mend unë atdheun tonë, Shqipërinë,  edhe ç’dëgjoj dhe shoh sot! Nuk mund t’Ju tregoj dot kënaqësinë që ndjej duke dëgjuar prej Jush kaq gjëra të bukura mbi përparimin edhe zhvillimin e popullit shqiptar. Çfarë moment i mallëngjyeshëm, që i bën mirë edhe që e naltëson ç’do zemër shqiptare kur sheh para saj kaq djelmosha të ndritur shqiptarë! Djelmosha me interes për kulturë, me shije të zgjedhur për çmimin e artit. Kaq studentë shqiptarë në shkolla të larta europiane! Një shenjë veçanërisht e mirë për përparimin e vendit dhe për lumturinë e Shqipërisë, që ka vuajtur aq shumë.  Vazhdoni në punën tuaj, miq të dashur, ju jeni shpresa e Shqipërisë. Simboli juaj të jetë puna! Duke ju falenderuar edhe një herë për dashurinë tuaj, ngre gotën për shëndetin e djalërisë shqiptare, rroftë djalëria shqiptare!”Takimi i studentëve shqiptarë me Moisiun vazhdoi gjatë, edhe pasmesnate dhe aktori i madh u tregoi atyre për jetën dhe rolet e tij të shumta 7). 8Dialëria, Viet I, Nr.4, fq. 2-4, 1920