Që vlerëson Vyrtytet Njerëzore, Lirinë, Demokracinë, Sovranitetin, dhe Dinjitetin Kombëtar!
“…si pasojë e ardhjes në pushtet të këtij gangsteri mafioz, sot Shqipëria është bërë qendra e trafikut të drogës, (në mes të Lindjes, dhe Perëndimit), ku rreth 5 miliard dollar, drogë, qarkullojnë çdo vit.”

Kujt do t’i shkonte në mëndje se pas lindjes së një monstre si Enver Hoxha, një nënë tjetër shqiptare, do të prodhonte për popullin, dhe kombin tonë, një përbindësh narcistik, imoral, të paskrupullt, si Edi Ramën?
Tashmë, kurrkush nuk çuditet me mënyrën spektakolare të korrupsionit, me të cilën, Edi Rama sundon Shqipërinë.
‘Fitorja’ e PS., në Rrogozhinë, më së miri tregon, se qeveria e Edi Ramës, s’është gjë tjetër, veçse një industri e specializuar në vepra korruptive, manipulative, dhe kriminale.
Po kështu, pas një experience 10 vjeçare, natyrshëm, na krijohet përshtypja, se Edi Rama, u instalua në pushtet, nga MAFIA Sorosjane, pikërisht për të arritur këto rezultate, që sigurisht, në asnjë mënyrë, nuk mund të arriheshin pa ndihmën e Lulzim Bashës, si ish-kryetar i Opozitës, i cili, për mendimin tim, është po aq fajtor, dhe i rrezikshëm, sa ç’është edhe Edi Rama. Ata, që të dy, një ditë duhet të përgjigjen para ligjit, për bashkpunimin e tyre të ngushtë e korruptiv, në drejtim të zhdukjes së opozitës, dhe pluralizmit, në dëm të interesave tona kombëtare.
Të dashur bashkatdhetar! Si kurrë ndonjë herë tjetër, Shqipëria, dhe ekzistenca e kombit tonë, janë në rrezik!
Partia e ‘Rilindjes’ nuk përfaqëson socialistët Shqiptar, ajo është thjeshtë një bandë kriminale e përzgjedhur nga kryebandidi, Edi Rama, që ka uzurpuar karriget ministrale, dhe po i përdorin me shumë eficcencë, si armë për t’u pasuruar për vehte dhe futur në grackën e korruptuar edhe personalitete të tjera Ballkanike, Europiane, e botërore.
Mesa kam dijeni, ata do të mblidhen, por mos pritni ndonjë mrekulli. Kurkush nuk do të guxojë që të dalë ‘jashtë teme’, dhe ai, qetësisht, pasi t’i ketë siguruar mirë disa nga ministrat/ministreshat e tij, (se ata, dhe pasuritë e tyre s’do t’u preken), do të përzgjedhë disa nga ata të rinj/të reja, që plotësojnë ‘kriteret’ Ramjane. Pra të jenë të bindur, të jenë lehtësisht të korruptueshëm për vehte, dhe të dijnë të korruptojnë edhe të tjerët.
Megjithatë, në emër të komunitetit Shqiptar të Australisë, ju bëj një thirrje të sinqertë, të gjithë atyre, që e quajnë vehten Socialist, e që u dhimbset sado pak Shqipëria, dhe Kombi Shqiptar, të harrojnë për një moment bindjet e tyre politike, të distancohen prej tij, dhe t’i kërkojnë llogari, për të gjithë veprimtarinë e tij, në dëm të interesave të Shqipërisë, dhe kombit tonë.
Të njejtën thirrje kemi edhe për ata pak demokrat, që po vazhdojnë në rrugën e turpit, duke u kthyer në paterica të LulzimBravëBashëVulës, si dhe atyre që deklarojnë se duan ‘procese gjithpërfshirëse’ e që janë ‘’as me Berishën, e as me Bashën’’, të kthehen në realitet, të kthehen tek Partia Demokratike Origjinale, me liderin e saj historik, simbolin e demokracisë shqiptare, profesor Sali Berishën, ndryshe, dashje pa dashje, me dijë, apo pa dijë, janë duke ndihmuar mafien antishqiptare, RamaSorosBasha.
Me këtë rast, e gjej më të arsyeshme që t’i drejtohemi edhe Gazmend Bardhit, (i cili, me aftësitë e tij profesionale, dhe reagimet e fundit, ndaj Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, na ka detyruar që të ndryshojmë opinionin jo aq të mirë, që deri tani kemi pasur ndaj tij), me një thirrje, që për hirë të unitetit, dhe për hirë të gjendjes së mjerueshme, ku gjendet sot Shqipëria, të bashkohet me shumicën, dhe në krah të Sali Berishës, të luftojë kundra Edi Ramës, duke e garantuar atë, dhe të gjithë demokratët, dhe mbështetësit e demokracisë shqiptare, se Sali Berisha, dhe vetëm Ai, (dhe me Të), mund të përmbysni pushtetin oktapodian të Edi Ramës. Çdo lloj tjetër pretendimi, apo justifikimi, ka qenë, dhe do të jetë vetëm në favor të Edi Ramës.

Bashkatdhetarë të nderuar, për të prekur sado pak sedrën, apo ndërgjegjen tuaj, (si kam bërë edhe në disa shkrime të mëparshme), do t’ju kujtoja vetëm pak nga ngjarjet e muajve të fundit, të lidhura me qeverinë e ‘Rilindjes’, me timonjer, Edi Ramën:
Të gjithë e dimë se përveç 430 milion eurove, Tiransve, (pa përmendur qytetet e tjera), u duhet të paguajnë çdo ditë, edhe 29 euro, për të inceneruar një ton plehrash!
Sigurisht që s’duhet të harrojmë ‘Gjeneratorët’ Bangladeshjan, ‘’Tigër 1, dhe Tigër 3’’, që po ‘plazhiten’ në Vlorë, po me paratë tuaja, ashtu sikurse duhet të dimë se cili nga ministrat shqiptar, ka 100 milion dollar, në një nga bankat e Uruguajt? S’ja vlen të zgjatemi më tepër, për t’ju kujtuar juve, afera të shumta korruptive, sepse, ju i dini këta, shumë më mirë se unë, por s’mund të lë pa përmendur se çfaër ka ndodhur me tre deputetët socialistë dhe dy kryetarë socialistë bashkish, (sidomos videorrekordimin e famshëm të Safet Gjicit).
Po kështu, a nuk jeni kurioz të dini se ku ndodhen Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Stela Gugallja, dhe mbi të gjitha, çfarë bëhet me pasuritë e tyre!
Të mos harrojmë se zv. Kryeministri i Shqipërisë, Arben Ahmetaj, ka ikur në një drejtim të panjohur, dhe ndodhet në listat e Interpolit.
Bashkatdhetarë të dashur, është një turp, dhe rrezikshmëri e madhe për të gjithë shqiptarët, kudo që janë, por sidomos për ju, që jetoni aty, që si pasojë e ardhjes në pushtet të këtij gangsteri mafioz, sot Shqipëria është bërë qendra e trafikut të drogës, (në mes të Lindjes, dhe Perëndimit), ku rreth 5 miliard dollar drogë, qarkullojnë çdo vit, dhe legalizimi i kanabis ‘medicinal’ është një nga veprat e fundit kriminale, në përpjekjet e Edi Ramës, për të pasuruar mafien e tij, dhe i fut në rrethin e rrezikshëm të këtij ‘biznesi’ edhe shumë nga familjet shqiptare, pa përmendur dëmtimet kolosale, dhe shpesh të pariparueshme, të trurit të rinjve, që tashmë do ta përdorin pa frikë, bile, edhe të rekomanduar nga doktorët.
Pra, shumë veprime të këqia kanë ndodhur, dhe po ndodhin në atë vend, gjithmonë nën drejtimin e kryeministrit, që për një vend demokratik, të bazuar në ligje, jo vetëm kryeministri, por e gjithë qeveria duhej të kishin ikur me kohë.
Si kam thënë në shkrimet e mëparshme, kryeministri i NSË, (me kryeqytet, Sydnein), dha dorëheqjen nga posti i tij, për një shishe verë, të dhuruar, që si kujtohej dhuruesi.
E gjej të arsyeshme që t’ju kujtoj gazetarëve, analistëve, apo opinionistëve që t’mos i drejtojnë bisedat e tyre në drejtim të fajësimit të PD, dhe në atë se çfarë ka bërë PD, për mbrojtjen e votës, kur e dinë mjaft mirë se faji kryesor i përket pikërisht medias. Ata duhet të ishin në çdo qendër votimi, dhe të observonin, dokumentonin, dhe raportonin çdo lloj shkelje, apo parregullsi, që do të konstatonin gjatë procesit të votimeve, kjo ndodh edhe në Australi, pra media, siguron transparencën. Mos interesimi në këtë drejtim, dashje pa dashje, i bën ato, pjesë e makinerisë manipuluese të qeverisë.
Po kështu, duhet të jeni objektiv, dhe të ndershëm në analizat që bëni në lidhje me ‘’Aleatin Strategjik’’, Amerikën, kur e dini mjaft mirë se ky ‘aleat’ sot për sot, përfaqësohet nga BidenBlinkënSoros. Triadë, që s’është aspak e interesuar për mbrojtjen e Interesave Strategjike të SHBA, jo ma, qënkan të interesuar që të mbrojnë interesat tona strategjike.
Kjo tashmë provohet si me veprimet e ish- ambasadores Kim, ashtu dhe qëndrimit të tyre ndaj Kosovës, për ngjarjet e kohëve të fundit.
Në këtë aspekt, për ju, do të ishte më mirë që të analizoni ‘aleatin strategjik’ të George Sorosit, që është Edi Rama.
Futja e Edi Ramës në zyrën e kryeministrit, dhe përdorimi i tij, si një armë korruptuese në të gjithë Ballkanin, Europën, e pse jo, në të gjithë botën, është suksesi më i madh i George Sorosit. Bashkatdhetarë të dashur, mos prisni për zgjedhjet e rradhës, kur ju, e dini mjaft mirë që kurrë s’do të keni mundësi të votoni të lirë, njeriun që doni, prandaj ccohuni, dhe të bashkuar përmbyseni sa më parë këtë qeveri, ndryshe, si një qeveri ‘’në kalbëzim, që po jep shpirt’’, (si do të thoshte i madhi kriminel, Enver Hoxha), do të bjerë edhe pa ndihmën tuaj, por në këtë rast, ju s’do t’ju ngelet lavdia, apo meritat, e po kështu, s’do të ndjeni as edhe atë kënaqësi legjitime, që do t’ju a jepnin sakrificat tuaja në këtë drejtim.





















