E trishtë, këngëtarja e njohur ndërron jetë në moshën 56-vjeçare

34
Sigal

Këngëtarja dhe aktivistja irlandeze Sinéad O’Connor ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare.

Përmes një deklarate publike,familja e këngëtarestha: “Me pikëllim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të Sinéad-it tonë të dashur. Familja dhe miqtë e saj janë të shkatërruar nga humbja dhe kanë kërkuar privatësi në këtë kohë shumë të vështirë”.

Sinéad O’Connor ishte më e njohur për këngën e saj “Nothing Compares 2 U”, e lëshuar në vitin 1990, e cila goditi toplistat duke qëndruar numri një në mbarë botën.

Kryeministri irlandez Taoiseach Leo Varadkar i bëri homazhe koëngëtares, duke thënë se muzika e saj “u pëlqye në mbarë botën dhe talenti i saj ishte i pakrahasueshëm”.

Këngëtarja e hapur në pikëpamjet e saj sociale dhe politike, solli gjithsej 10 albume në studio. Albumi i saj i parë “The Lion and the Cobra” doli në 1987, duke u bërë pjesë e top 40 në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA.

Në vazhdimësi do të ishte albumi “I Do Not Want What I Haven’t Got”, i cili përfshinte “Nothing Compares 2 U”- hiti numër një. Këngëtarja kishte pësuar një disfatë të madhe vitin e shkuar kur i biri 17-vjeçar Shane, u gjet i vdekur vitin e kaluar, disa ditë pasi u raportua i zhdukur.

Në një mesazh në mediat sociale pas vdekjes së tij, Sinéad tha se ai “kishte vendosur të dorëzohej duke i dhënë fund ‘luftës’ në tokë” dhe kërkoi “askush të mos e ndjekë shembullin e tij”. 56-vjeçarja u konvertua në Islam në vitin 2018, duke ndryshuar emrin e saj në Shuhada’, por vazhdoi të performojë me emrin e saj të lindjes.