Beteja me plumba me ‘OTR’, Noizy pajtohet me reperin e ‘Babastars’

612
Sigal

Një konflikt disavjeçar mes dy grupeve të njohura të rep-it në shqiptar në Kosovë e Shqipëri, i cili kulmoi me një përleshje të armatosur dy vjet më parë në qendër të Prishtinës, duket se u mbyll sot në gjykatë fajet përkatëse. Nga përleshja e armatosur mbeti i plagosur lideri i ‘label’-it OTR, Rigels Rajku (Noizy), palët u përballen në gjykatë.

‘Noizy’ ishte i pari që u deklarua për këtë rast. Në deklarimin e sotëm gjatë seancës gjyqësore në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ‘Noizy’ tha se ndihej keq për konfiktin në të cilin ai kishte mbetur i plagosur.

“Akuzën e pranoj. E kuptoj shumë mirë. Unë ndihem me të vërtetë fajtor. Nuk e di a do të më pranohet kjo por kërkoj falje, kjo ka ndodhë, ne jemi të rinj dhe ne e kemi falë njëri- tjetrin. Kemi vendosë që të kaluarën ta lëmë prapa. Jemi takuar edhe me familjen e Albertit dhe me familjen time, kemi vendosur që këto t’i lëmë prapa”, tha Rigels Rajku-Noizy para gjykatës. Pas tij, fajësinë e pranoi edhe pjesëtari tjetër i grupit rival ‘Babastars’, Albert Krasniqi.

“Po e pranoj fajësinë dhe ndjehem shumë keq për rastin që ka ndodhë. Ne jemi pajtuar dhe tashmë jemi miq”, -Albert Krasniqi. Në gjykatë sot nuk është paraqitur i akuzuari tjetër, Elvis Hyseni, për të cilin avokati i tij tha se jeton në Londër dhe nuk ka pasur mundësi që të vijë. “Prindi i Elvisit më ka njoftuar se ai jeton në Londër dhe nuk ka mundur të gjejë biletë të vijë këtu”, -tha mbrojtësi i të akuzuarit Elvis Hysenit, avokati Aziz Rexha.

Në mungesë të të akuzurit Hyseni, kryetari i trupit gjykues Beqir Kalludra mori aktvendim për ta veçuar procedurën ndaj këtij të akuzuari me qëllim të ekonomizimin të procedurës. Beteja në mes dy ‘label’-ëve muzikorë OTR e Babastars e cila nisi më 13 shtator të vitit 2016 para hotelit “Swiss Diamond”, është zhvendosur sot në Gjykatë. Në lidhje me këtë përleshje në mes OTR e Babastars në Gjykatën Themelore në Prishtinë është duke u mbajtur seanca fillestare.

OTR është ‘label’ në të cilin bën pjesë ‘Noizy’, ndërsa ‘Babastars’ label-i tjetër ku bën pjesë ‘Cozman’. Më 13 shtator të vitit 2016, rreth orës 17:15 në parkingun para hotelit “Swiss Diamond”, kishte ndodhur një përleshje mes dy prej grupeve më të mëdha të reperëve, ata të OTR-së nga Shqipëria dhe BabaStars nga Kosova.