Altin Goxhaj prezanton lëvizjen politike “ShpresON”

31
Sigal

Avokati Altin Goxhaj ka prezantuar mbrëmjen e sotme lëvizjen politike “ShpresON”. Goxhaj gjatë prezantimit tha se gjatë muajit gusht do të zhvillojnë takime me qytetarët.

Më tej shtoi se këto takime do të bëhen me qëllim që në shtator të jenë gati për tu bërë pjesë e aktorëve që do të diskutojnë reformën zgjedhore.

“Do shkojmë qytet më qytet në muajin gusht, me ata njerëz që na presin se duam që më 1 shtator të jemi gati të behemi pjesë e aktorëve që diskutojnë për reformën zgjedhore.

A do votojnë emigrantet, diaspora zgjedhjet e ardhshme? Në shtator të kemi një qëndrim të qartë dhe nje grup mbështetës”- tha avokati Goxhaj teksa prezantoi lëvizjen politike “ShpresON”.