FOTO/ Opozita braktis Kuvendin, Rama qesh e bisedon me Gjiknurin, Ruçi shtrëngim duarsh me Bushatin

Kur politika vijon të jetë e ndarë, ku opozita nga njëra anë ka braktisur Kuvendin për t’u mbledhur në Elbasan në një tryezë të përbashkët, krejt e kundërta ndodh me maxhorancën.

Përfaqësues të kësaj të fundit shfaqen të qeshur në sallën e Kuvendit, atje ku po mbahet seanca e radhës plenare.

Sigal

Në disa foto të siguruara nga LSA shihet se si kryeministri Edi Rama flet për ministrin Gjiknuri, ndërsa të dy qeshin me diçka. Në anë tjetër shfaqet kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi teksa shtrëngon duart me ministrin Bushati dhe buzëqesh me ministren e Arsimit Nikolla.