Dr. Zekri Palushi: Dëmtimet e mundshme, nga ekspozimi në rrezet e diellit!

15438

“Ka një fillim akut, me shenjën kryesore, temperaturën e lartë, mbi 40 gradë Celcius, (të matur në rectum, me një termometër rectal). Alterim të gjendjes mentale (konfuzion, iritabilitet, të folur të pa kuptueshëm, delirium, të dridhura deri në një gjendje komatoze).”

Sigal

Rritjet e shpejta të temperaturës, gjatë stinës së verës, kompromentojnë aftësitë e trupit për të rregulluar temperaturën e brendëshme, e si pasojë, mund të zhvillohen: krampe/spazma/ngërrçe muskulare (heat crumps), lodhje rraskapitëse, (exhaustion), temperaturë të lartë, (hyperthermia), dhe, goditje nga të nxehtit, (heatstroke).

Para se të flasim për këto pasoja, më duhet të sqaroj se drita e diellit (sunlight), njifet edhe si rrezatim diellorë (solar radiation), që emitohet nga sipërfaqja e diellit, dhe mbërrinë në tokë, në formën e tre komponentëve kryesorë: Rrezatimi Ultraviolet (UV radiation), Infrared dhe drita e dukshme (Visible Light).

Vetë, rrezatimi UV, përbëhet nga tre gjatësi valësh të ndryshme: UVA (320 – 400nm), UVB (280 – 320nm) dhe UVC (100 – 280nm).

UVC konsiderohet si më e rrezikshmja, por fatmirësisht filtrohet nga ozoni atmosferik dhe nuk arrin gjer në tokë.

Ndërsa UVA, ka shumë pak energji, por që i bën qelizat të m’plaken, e kështu, shkaktohen rrudhat e lëkurës, dhe po kështu luajnë një rol të konsiderueshëm në shkaktimin e disa kancereve të lëkurës. Pra, UVA, kalon nga epidermis, në dermis, duke shkaktuar djegien dhe nxirjen e lëkurës.

Ndërsa UVB, hyn në dermis, por shumë pak arrijnë në dermis, duke luajtur një rol në nxirjen, e lëkurës, dhe shtypjen e imunitetit të saj.

Djegiet nga Dielli, (sunburn), zakonisht shkaktohen nga rrezatimi UV-B, që penetron epidermën (epidermis), dhe dermën superficiale (superficial dermis), duke çliruar kështu, substanca si: LEUCOTRIENES, dhe HISTAMINES, që shkaktojnë skuqjen e lëkurës, dhe dhimbjet e saj.

Prezantimet klinike:

-Në format e lehta, kemi një skuqje të lehtë të lëkurës (mild erythema), me një discomfort minimal, që zgjat deri në 3 ditë.

-Në format e moderueme, kemi një skuqje të moderuar, që shfaqen brenda pak orësh nga ekspozimi në djellë, e që gradualisht keqësohet, dhe në të nesërmen, skuqja intensifikohet, dhe bëhet e dhimbshme, e që pas 3-4 ditësh, deskuamohet dhe qetësohet.

-Ndërsa, format e rënda, shoqërohen me shenjat klasike të inflamacionit, si: skuqje, nxehtësi, dhimbje, dhe ënjtje. Në lëkura zhvillon flluska me ujë, me madhësi të ndryshme,që mund të shoqërohen edhe me shenja sistemike si: temperaturë, dhimbje koke, të vjella, delirium, hypotension, një rast që kërkon dhënjen e lëngjeve Intra-Venoze (IV).

Mjekimi:

Hydrocortisone 1% ointment, ose krem, fillohet menjëherë, çdo 2-3 orë. (nuk rekomandohet të fillojë pas 24 orësh, e po kështu, nuk duhet të përdoret nëse lëkura është e dëmtuar, me flluska të dëmtuara).

Për forma më të rënda, jepet edhe prednisolone/prednisone 20 mg. deri në 30 mg. nga goja, dy herë në ditë, për 3 deri 4 ditë.

Aspirinë, për qetësimin e dhimbjeve.

Topikal (lokalisht në lëkurë), aplikohet Calamine Lotion, apo paste Bicarbonate Sode. Vaska me ujë, e vaj, mund të ndihmojë për të qetësuar dhibjet lokale të lëkurës.

Preventimi:

Shmangini ekspozimit të rrezeve të diellit nga ora 10:00 deri në 14:00.

Përdorni hije, dhe të keni kujdes edhe nga reflektimi i rrezeve të diellit nga rana, uji, apo edhe reve të buta.

Përdorni kremra të ndryshëm, për mbrojtje nga dielli (SUNSCREEN), me minimal SPF (Sun Protection Factor) 15 e më shumë.

SPF (Sun protection factor) është masa, që tregon se sa i efektshëm është një krem i posaçëm për të mbrojtur lëkurën nga dëmtimet e rrezatimit UVB.

SPF 30, -bllokon deri në 97% të rrezatimit UVB. Ndërsa, SPF 50, bllokon 98% të rrezatimit UVB.

Kremi (sunscreen), duhet të aplikohet 30 minuta para ekspozimit në diell, dhe të ri-aplikohet, çdo 2-3 orë, apo sa herë që noton, dhe del nga uji.

Tani le të kthehemi tek komplikacioni më i rrezikshëm, që mund të shkaktohet si rezultat i qëndrimit në diell, sidomos, kur edhe temperaturat janë të larta.

Goditja nga të nxehtit (HEATSTROKE),

Është një gjendje e rëndë shëndetësore, që shkaktohet nga ekspozimi i trupit në djellë, dhe temperaturë të lartë.

Ka një fillim akut, me shenjën kryesore, temperaturën e lartë, -mbi 40 gradë Celcius, (të matur në rectum, me një termometër rectal). Alterim të gjendjes mentale (konfuzion, iritabilitet, të folur të pa kuptueshëm, delirium, të dridhura deri në një gjendje komatoze).

*Lëkura është e nxehtë në prekje, e thatë, dhe e skuqur.

*Mund të shoqërohet me të vjellurit, apo ndjenjë të vjelluri.

*Frymëmarrja bëhet e shpeshtë, dhe sipërfaqësore.

*Pulsi rritet, bëhet i shpejtë, dhe i shpeshtë, sepse temperatura e lartë e detyron zemrën të punojë mbi kapacitetin e saj normal, me mendimin se nëpërmjet qarkullimit të shpejtë të gjakut, të ulë sadopak temperaturën e trupit.

*Dhimbje koke, që mund të jetë e tipit pulsues.

Kjo gjendje, jetë-kërcënuese, kërkon trajtim/ndërhyrje urgjente, ndryshe, kjo gjendje mundet që shumë shpejt të dëmtojë trurin, veshkat, dhe muskujt. Sa më shumë të vonohet trajtimi, aq më i keq është rrezultati, apo shansi për të mbi-jetuar.

“Kremi (sunscreen), duhet të aplikohet 30 minuta para ekspozimit në diell, dhe të ri-aplikohet, çdo 2-3 orë, apo sa herë që noton, dhe del nga uji.”

Mjekimi:

I sëmuri tërhiqet tek një hije, apo në ambjente të brendshme, dhe menjëherë i hidhet uji i ftohtë në kokë, e lëkurë. Vendosen qese akulli nën sqetulla (axilla), qafë, krye, dhe nqs është e mundur, futet në një vaskë me ujë dhe akull.
Do të ishte mirë që nëpërmjet të ftohtave, të ulim temperaturën e trupit, 1 gradë Celcius, çdo 10 minuta.

Nëse, gjatë uljes së temperaturës, me këto metoda, të sëmurit i shkaktohen dridhje të trupit, atëherë rekomandohet marrja e një tablete benzodiazepine (valium).

Kujdes! Ndërsa pacjentët me goditje të nxehtit (heat stroke), jo gjithmonë kanë paksim të volumit të lëngjeve. Atëherë, është e llogjikshme që vetëm metodat e ftohjes, mund të jenë të mjaftueshme për të përmirësuar gjendjen, dhe kryesisht Tensionin e Ulët, dhe funksionin e zemrës, duke i dhënë mundësi gjakut për një ri-shpërndarje nga qendra.

Zëvendësimi agresiv i lëngjeve, zakonisht nuk rekomandohet, sepse mund të çojë në një Edemë Pulmonare.

Nqs shifet e nevojshme, atëhere mund të jepet IV fiziologjik (Sodium chloride 0.9%), -i ftohtë, -1L brenda 5 minutave.

Është mjaft e rëndësishme që të dini se disa nga ilaçet që ju mund të jeni duke i përdorur, (vasoconstructorët): ata që ngushtojnë enët e gjakut, ata që merrni për të kontrolluar presionin e gjakut, bllokues të adrenalinës (beta-bllokuesit), apo diuretikët, që stimulojnë një urinim të shpeshtë, -pra heqin ujin së bashku me sodium/natrium, apo edhe anti-depresantët, dhe anti-psykotikët, stimulantët ilegal, si amfetaminat, kokaina, ilaçet për spektrin autistic etj., -mund të keqësojnë shumë gjendjen, kur pas marrjes së tyre, shkoni në plazh, apo ekspozoheni në diell.

Pra, njihuni mirë me ilaçet që merrni, për sëmundjet e zemrës, presionit të gjakut, dhe nëse ata janë të dmd. për ju, atëhere matuni shumë, para se të ekspozoheni në rrezet e djellit.

Prevenimi: vishuni me rroba të lehta, që ju rrinë lirshëm, përdorni syza djelli, dhe kapele me strehë, e po kështu, aplikoni sunscreen me SPF mbi 15, ç’do 2-3 orë. Pini sa më shumë ujë, edhe nëse nuk ndjeheni të etur.

Ngërrçet muskulare nga të nxehtit, (Heat Cramps), karakterizohen nga spazma të dhimbëshme muskulare, të pulpave të këmbëve, të krahëve, dhe barkut, si dhe, një djersitje të bollshme, që vijnë si pasojë e humbjes së një sasie të madhe lëngjesh, dhe krypës.

Në këtë rast, rekomandohet marrja e lëngjeve/elektrolitëve, pushimi, dhe shtrirja e muskujve

Disa nga ilaçet që shkaktojnë photosensitivitet të lëkurës:

Janë ata ilaçe, që krijojnë efektet anësore/të pa dëshirueshme kur marrësit e tyre, ekspozohen në rrezet e diellit.

Quhet edhe Foto-alergji (Photoallergy), -kjo ndodh, sepse rrezet UV, shkaktojnë ndryshime strukturale të ilaçit. Në sajë të këtij ndryshimi, trupi ynë prodhon antitrupa, që përgjigjen për reaksionin e ndjeshmërisë nga dielli (sun-sensitivity reaction).

Phototoxicity – është tipi më i shpeshtë i reaksioneve nga ilaçet diell-sensitiv (sun-sensitivity drug).

Shkaktohet nga ekspozimi i lëkurës në diell, pas marrjes së një ilaçi nga goja, me injeksione, apo kremra/ilaçe, që aplikohen në lëkurë. Në këto raste, ilaçi e absorbon dritën UV, dhe e lëshon këtë në lëkurë, duke shkaktuar kështu, vdekjen e qelizave, në këto raste, shenjat në lëkurë, mund të vazhdojnë për deri në 20 vite, (pas ndërprerjes së ilaçit).

Nga ilaçet më të shpeshta, që shkaktojnë fototoxicitet janë:

CORDARONE (amiodarone), NSAIDs (ibuprofen,…..), dhe familja e TETRACYCLINËS.

Ilaçet e ndjeshme ndaj diellit (Sun-sensitizing), mund të agravojnë sëmundjet e ndryshme të lëkurës, përfshi Ekzemën. Po kështu, ekspozimi në djellë, mund të precipitojë, apo të keqësoj sëmundjet autoimmune, si LUPUS-i

Amiodarone, Hydrochlorthiazide, (që gjendet edhe në kombinimet me, Aldactazide, Capozide, Diltiazem/Cardizem, Ilaçe KOLESTEROLI (atorvastatin, lovastatin, pravastatin, simvastatin, …), NSAIDs (ibuprofen, naproxen, celecoxib, piroxicam, këtoprofen), Contraceptivët oral, dhe Estrogenët, Fluoroquinolones, Griseofulvin, Phenothiazines (Chlorpromazine), Retinoids (acitretin, isotretinoin) , Sulfonamides (sulfadiazine, sulamethoxazole, sulfasalazine, sulfisoxazole), Tetracyclines, (përfshi Doxyciclinën), Variconazole, Vemurafenib, Quinine.

 

Kombi shqiptar ka nevojë për humanistë dhe atdhetarë si Dr. Zekri Palushi


Ëngjëll Musai
Drejtor i “Telegraf”

Dr.Zekri Palushi, i përket ekipit të shkëlqyer të shkollës së mjekësisë shqiptare. Ai ka mbaruar shkollën e mesme Mjekësore ‘Jani Minga’ në Vlorë dhe Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin Shtetëror të Tiranës. Ka punuar si mjek në zonat e Veriut të Shqipëri, dhe më vonë ka mbaruar specializimin për Kardiologji, ku ka ushtruar këtë detyrë për një periudhë të gjatë kohe. Ka punuar 1 vit si këshilltar për mjekësinë me ish-Kryeministrin Aleksandër Meksi. Ai është pjesë e njerëzve human dhe profesionistë, që për shkaqe që tashmë dihen në Shqipëri; largimit të intelektualëve, zgjodhi të bëhet pjesë e ekipit mjekësor të përparuar botëror.

Jo rastësisht Dr.Palushi, është një nga specialistët më të mirë të kardiologjisë dhe më i dashuri për pacientët në Australi. Aq e vërtetë është kjo sa pacientët udhëtojnë 2 apo 3 orë me avion për vizita e konsulta me Dr. Zekri Palushi. Ai figuron edhe në top-listën e mjekëve më të mirë të certifikuar nga OBSH. Shkrimet e Dr. Palushit gjatë pandemisë covid-19, dukeshin në ditët e para të shpërthimit të pandemisë si tabu. Por sot kur i lexon, ato përbëjnë një dritare të hapur për pacientët dhe një lloj grushti dërrmues të atyre që humbën të afërmit dhe që të kujton mjerimin e Migjenit. Ndoshta po të ishte dëgjuar Dr.Palushi, do kishin shpëtuar me qindra jetë në Shqipëri. Personalisht i kam kërkuar Dr.Palushit, këshilla për trajtimin e Nënës sime kur u prek nga Covid-19, e cila kishte kaluar në të shkuarën edhe probleme të tjera nga mushkëritë.

Pasi e vizitova dhe i thanë të shtrohej urgjent në Infektiv, sepse gjysma e mushkërisë është jashtë funksionit, u konsultova me Dr.Palushin, i dërgova skopinë, skanerin, analizat dhe problemet klinike që paraqiste nëna si paciente. Mbi këtë bazë Dr.Palushi më nisi një recetë. Edhe pse temperatura ishte 39.5, dhe gjëndja jo e mirë, kishte debulesë, mungesë fuqie dhe këputje, filluam mjekimin. Pas 6 ditësh temperatura filloi të bjerë, gjendja ishte në përmirësim, dhe nëna filloi lëvizjen me maskë në mëngjes dhe pasdite vonë. Nuk përdorëm oksigjen dhe pas 15 ditësh trajtim gjëndja ishtë e shkëlqyer. E dërguam për vizitë sërish ku bëmë skopinë dhe skanerin dhe na thane: – si ka mundësi që qënka shëruar plotësisht?

Na pyetën ku e shtruat, dhe përgjigja jonë ishte: Zbatuam protokollin e Australisë që na e ofrojë Dr.Zekri Palushi. Këtë protokoll gazeta ‘Telegraf’ e ka botuar të plotë në shkrimin e doktorit, ku i lutej ministres Manastirliu që ta merrnin parasysh se ky u shërben pacientëve shqiptar, dhe mos dëgjoni grupe apo klane, që kërkuan të krijonin trauma në familjet e njerëzimit dhe mbarë shoqërisë kudo në botë. Këto shkrime u pasuan edhe me shumë të tjera deri sa më në fund u pranua zyrtarisht si nga BE, nga disa shkenctarë se Covid-19 u trajtua politikisht dhe jo profesionalisht.

Në këtë kuadër i kërkova Dr. Zekri Palushi të bënte një artikull në lidhje me situatën e nxehtë dhe aq më tepër që ai është një ekspert i fushës së kardiologjisë. Brënda 24 orëve ai e përgatiti dhe ne sot po e botojmë për lexuesit në Shqipëri, për të dhënë sado pak ndihmën tonë në të mirë të qytetarëve. Në emër edhe të lexuesve të ‘Telegraf.al’, por edhe të gjithë shqiptarëve në Shqipëri dhe kudo ku flitet shqip, falenderojmë Doktorin e kardiologjisë Zekri Palushi. Faleminderit Doktor.