Dosjet e sigurimit, “gjenerali” dhe mëkatet e tij në kasafortat e arkivit

49
Sigal

Dita kur do të shpëtojmë nga spiunët është historike për Shqipërinë. Ligji ka dalë, por ende dosjet e zverdhura nga koha nuk po dalin në dritësim. Historia reale e “ Gjeneralit të ushtrisë së dosjeve”. Si u emërua ish-shefi i “kuadrit” në krye të zyrës së dosjeve. Ai i njihte kuadrot, emër për emër, e fytyrë për fytyrë. Kjo ishte një ushtri e rregullt, e disiplinuar, e rreshtuar, e futur nëpër dosje individuale, e lidhur mire dhe e gazermuar nëpër kuti metalike të lyera ngjyrë vaji si arkat e fishekëve në repartet e vërteta ushtarake. Dukej qe ish një ushtri hije e mbajtur mirë dhe e mësuar me urdhra. Sot atij i intereson hija dhe biografia e tyre, ndaj është momenti të hapen dosiet për publikun!

Ligji ka dalë por …dhe ende dosjet e zverdhura nga koha dhe mëkati nuk po dalin në dritësim. Dita kur do të shpëtojmë nga spiunët është historike për Shqipërinë.

1.

Si shpërblim për fitoren, ndërtuan një burg të madh të bukur sa një kështjellë. Mirëpo kur shkuan ta inaugurojnë, panë se burgu ishte bosh dhe pyetja e parë ishte: Po ku është parë burg, pa të burgosur brenda? Dhe burgu filloi të popullohej nga pak e përditë derisa nuk nxinte më.

Kështu rrëfehet një histori, por në këtë vendin tonë, historia me spiunë e sigurimsa është 50-vjeçare. Ata janë atje pas fletëve të zverdhura, me bëmat e tyre dhe mëkatet e tyre, por këtu te ne ende nuk po i shohim fytyrat! Ore zotërinj me kë jeni ju me të pafajshmit apo me spiunët? Dhe sa kohë do t’i kemi nëpër zyra, e nëpër këmbë këta dreq spiunësh? Kaq të fortë paskan qenë këta shejtanë e bijë shejtanë, që kanë marrë në qafë jetë, që ikën mjegullisht? Si ka mundësi, që u qahet halli spiunëve dhe ndërkohë nuk zë në gojë viktimat e spiunëve? Si do t’i vejë filli kësaj shoqërie, që merr në mbrojtje spiunët, merr në mbrojtje të fajshmit dhe duke degdisur viktimën! Asnjë ligj në botë dhe aq më pak në fe, nuk lejon që të merret nëpër këmbë i pafajshmi.Vetëm në këtë vend ka ndodhur që t’u jepet edhe dekorata spiunëve, dhe ndërsa kjo shoqëria jonë ecën turbull përkarshi rrjedhës së spiunëve, ndërkaq që viktimat zhyten poshtë e poshtë baltës me mjegull. Por është mirë për të hapur dosjet, sepse edhe spiunëve do t’u bëhet mirë: nuk do të jetojnë më me frikën që i ka kapluar.

“Ushtria e dosjeve. Kjo ishte një ushtri e rregullt, e disiplinuar, e rreshtuar, e futur nëpër dosje individuale, e lidhur mire dhe e gazermuar nëpër kuti metalike të lyera ngjyrë vaji si arkat e fishekëve në repartet e vërteta ushtarake. Dukej qe ish një ushtri e mbajtur mirë dhe e mësuar me urdhra.”

2.

“Njerëzit e mirë janë të gjykuar të bëhen skllevër të të këqijve”, thotë S.Frashëri. Kuptimi filozofik i kësaj urtësie është i lidhur me çështjen më të debatuar nëpër kafene, seanca parlamenti, këshilli bashkiak, kuvendi partish, grupim shoqatash e gjithë farë bashkimi që është krijuar në këtë vend si dhe jo pak i ndjerë e i prekur nëpër familjet shqiptare, pra hapja e dosjeve të spiunëve të sigurimit të shtetit shqiptar është jetike. Në dimensione të kohës është përsëritja, histori 20 vjeçare tipike shqiptare ku gjithë secili hedh nga një urë zjarri, që shërben për të mbuluar misterin ose heq nga një gur për të zbuluar të vërtetën. Dihet që regjimi në Shqipëri krijoi dhe ngriti një sistem të sofistikuar një armatë të tërë, për të mbajtur gjatë qoftë edhe duke u zvarritur, por në këmbë pushtetin e dalë nga lufta e dytë e përbotshme. Nuk duhet ngatëruar lufta dhe heroizmat të vrarët e saj me pasluftën. Historia e krijimit të dosjeve dhe mekanizmi i veprimit të saj janë të njohura dhe të panjohura, mirëpo ajo që e mundon rëndshëm këtë popull është koha e gjatë rreth 32 vjet nga moshapja e dosjeve. ”Sinqerisht, të gjitha palët duhet të merren me të tashmen dhe të ardhmen kështu që zgjidhja jonë është vetëm kjo: Hapni dosjet,”-tha S. Burany, në Hungari, një socialist i cili e ka hartuar legjislacionin dhe beson se dokumentet mund të verifikohen për të mbajtur spiunë aktualë të sigurt dhe për të ndaluar materiale të ndaluara. Që nga viti 1997, vetëm një pjesë e dosjeve të policisë së fshehtë të Hungarisë ka qenë e hapur, bazuar në shqyrtim individual nga stafi i arkivit, për njerëzit, që i frikësohen ata që ishin spiunuar, – thotë në një artikull të datës 30, January 2005 Christine Spolar, nga Hungaria botuar në: ” Chicago tribune”. Në diskutim janë oxhaqet e dosjeve të tjera në arkivat e shtetit, nga tri degët e sigurimit, që përmbajnë emrat e bashkëpunëtorëve nga i gjithë vendi prej 10 milion njerëz. Kjo Hungari, më shumë se 15 vjet pas rënies së Murit të Berlinit, vazhdon të luftojë me të cilët duhet të jenë në gjendje për të lexuar çdo gjë që është e fshehur në milionat e faqeve të dokumenteve me emrin e koduar apo flet vëllime për vështirësinë e duke u përpjekur për historinë e djathtë pas dekadash diktature.

Shqetësimet e saj rezonojnë nëpër një rajon të Evropës së re, ku shumë vende ish-komuniste kanë tentuar të vënë në dukje ish-bashkëpunëtorët. Gjermania Lindore, e cila kishte një aparat më brutal të sigurisë, ishte i pari për të lejuar qasjen e publikut në dosjet e saj të sigurisë. Çekosllovakia, e cila më vonë u ndanë në dy vende, i hapi dosjet për të penguar ish-spiunë nga postet publike. Sllovakia, pas pavarësisë nga çekët, në 1993. Polonia dhe Hungaria u përpoqën për të mbrojtur dosjet e tyre në ditët e pasigurta të tranzicionit demokratik, por trajtoi me një llogaritje të madhe dhe metodike në fund të viteve 1990. Sllovakia ka postuar numrat në dosjet dhe emrat në një faqe ëeb. Në kohën e trazirave të kohës komuniste, grupet perëndimore e të drejtave të njeriut kritikuan vendet e reja të lira për hapjen e dosjeve, me shumicë, nga frika se të pafajshmit do të akuzoheshin dhe se të dhënat janë jo të besueshme dhe të dyshimta në dokumente. Megjithatë, për Lindorët evropianë, të cilët donin një kompensim për vite të tiranisë, thotë reporteri i gazetës të cituar më sipër. Përpjekje e Hungarisë me “lustrimin” një fjalë e aplikuar për hapjen e dosjeve, që rrjedh nga një term latine për pastrimin ka qenë larg nga të gjitha fjalët e kënaqshme për disa që kërkojnë ndëshkim.

“Çfarë bënte me dosjet një nëpunës i shtetit, apo si i formulonte ato? Një miku im që tash nuk rron më, rrëfen bukur te:”Gjenerali i dosjeve”. Brenda vitit Zihniu u bë specialist i vërtetë kuadri. E njihte kuadrin, emër për emër, po jo fytyrë për fytyrë. Atij i duhej jo kuadri vetëm, po dosja e tij. Jo njeriu, po hija e tij. Jo puna konkrete, po biografia përkatëse.”

3.

Aso kohe, viti ‘93 si datë, ndërkaq orën nuk e kam të memorizuar në kujtesë kur policia ato ditë po i ngarkonin thasë me dosjet e krijuara gjatë 50 vjetëve në Vlorë për t’u dërguar në kryeqendër të vendit. Brenda asaj sasie të madhe thasësh line, dremisin prej vitesh qindra histori, të mbuluar me pluhur ku deshifrimi pra kërkonte pikë së pari vullnetin politik të mazhorancave, që këmbenin karriget në pushtet, por kurrsesi asnjë nuk pranonte faktin, që historitë e shkruara brenda atyre dhjetëra tonë letër e bojatisur e sajdisur me shkrimin duhej të shfaqeshin, pra të kalonin nga errësira e bodrumeve në dritë të diellit. Pak përpara ardhjes së dimrit të parë, imbarkimi mori fund dhe dosjet përfunduan në kryeqendër të vendit në pritje të fatit të tyre me histori, që tashmë ishin të vjetruara shumë, ngase edhe vitet vjetroheshin akoma më shumë.

4.

Çfarë bënte me dosjet një nëpunës i shtetit apo si formulonte ato, një miku im që tash nuk rron më, rrëfen bukur te:”Gjenerali i dosjeve”. “Brenda vitit Zihniu u bë specialist i vërtetë kuadri. E njihte kuadrin, emër për emër, po jo fytyre për fytyre. Atij i duhej jo kuadri vetëm, po dosja e tij. Jo njeriu, po hija e tij. Jo puna konkrete, po biografia përkatëse. Jo si ish ai në të vërtetë, po ç’thoshin dhe ç’shkruanin të tjerët për te. Pra kriteri kryesor për vlerësimin e kuadrit ishte biografia, jo puna. Zihniu pothuaj s’i lexonte fare karakteristikat e punës për secilin. Gjithnjë ato ishin të mira ose shumë të mira. Njerëzit që s’kanë biografi të mirë, mendonte ai, punojnë nga frika e transferimit për më keq apo pushimit nga puna, që vazhdonte në mënyrë të përhershme, po jo gjithnjë me të njëjtin intensitet dhe rreptësi. Më pak se çdo gjë tek kushdo ai njihte dhe vlerësonte anën njerëzore. Ai nuk mund ta kuptonte dhe ta besonte se dikush punonte mirë nga pasioni për punën, nga dashuria për nxënësit, profesionin, lëndën. E shumta ai këto i quante kritere të pranueshme për Bashkimet Profesionale për të ndarë pakot e Vitit të Ri. Shkurt. Njeriu është dosja e tij. Sipas kriterit klasor, që sipas tij ishte i vetmi kriter i drejtë dhe i plotë. Ai armatën e madhe të arsimtarëve, si gjeneral i tyre që ishte, e ndau në tri pjesë të mëdha. Arsimtarë, që aktualisht punojnë e duhet të punojnë vetëm në qytet, vetëm në fshat, apo sipas rastit edhe mundësisë, edhe në qytet edhe ne fshat. Te paret ishin te privilegjuarit, komunistet, fëmijët. Dhe ca më poshtë Y.B thotë:” Nga dosja ime. Na fal, poet, se të lashë për në fund. Pa fillo na rrëfe sinqerisht biografinë tënde, se të gruas tënde e di unë më mirë tashti. Shkurt se nuk kemi kohë. Sot gjërat kryesore sa për t’u njohur. Pooo, lindur më, në… fshat. Po, prandaj duhet të shkosh në fshat familjarisht. Rrjedh nga një familje e mesme fshatare, jooo, s’je treguar i sinqertë, ke qenë familje e pasur feudo-borgjeze, vetë më ke thënë në konfidencë, ke pasur dhe dyqane në qytet, shtëpi dykatëshe, makinë. Nga na dole fshatar i mesëm ti i dashur poet? Na dashke të punosh edhe burrë e grua në qytet. Pa vazhdo, vazhdo më poshtë. Futu në Luftën Nacionalçlirimtare. Ç’qëndrim ka mbajtur familja jote? “Në përgjithësi familja ime ka mbajtur qëndrim të mirë gjatë LANÇ, me përjashtim të babait tim, i cili për një periudhë të shkurtër kohe mori pjesë me Ballin Kombëtar…” Mjaft poet, kaq më duhej. Të tjerat m’i thuaj njëherë tjetër, se s’kemi kohë… Kam tre mijë e dyqind dosje për t’u njohur me to. Një ushtri e tërë me arsimtarë të qytetit e të fshatit. Dhe mori një dosje radhe. Kaluan kështu edhe dy vjet. Unë për “punë të mirë” vazhdoja të punoja në fshat. Edhe Zihniu po për “punë të mirë” kaloi nga inspektor i arsimit në inspektor kuadri për arsimin. Unë po largohesha gjithnjë e më shumë nga rrethi im shoqëror intelektual i qytetit dhe po i afrohesha atij të fshatit. Duke mos botuar dot asgjë, në heshtje u përjashtova nga Dega e Lidhjes. Një përjashtim në heshtje, që të mos kisha të drejtë të ankohesha diku për përjashtim. Realisht të mos botoja dot poezi. Një rebus i pashembullt. Një mënyrë trajtimi tepër e sofistikuar. Njerëzve t’u duket sikur kanë. Ose të paktën t’u duket sikur do të kenë në të ardhmen, ndoshta deri në fund të jetës së tyre. Njerëzit të mos kenë punë dhe t’u duket sikur puna s’u mungon, megjithëse nuk firmosin në asnjë bordero. Fëmijët e tyre të kenë të drejtë të shkojnë në shkollat e larta, po realisht të mos lejohen të hyjnë në auditorët e tyre, për arsyen e vetme, se s’kanë emrin në listë. Njerëzve t’u duket sikur kanë rroga të larta, pavarësisht se s’kanë as të ulëta. Shumica e popullsisë të vuajnë tmerrësisht nga lufta e klasave, po çdo rast konkret të trajtohet si i veçante, që s‘duhet përgjithësuar, si gabim që s‘duhet përsëritur, si devijim i korrigjueshëm nga “Uji lart rrjedh i kulluar, po poshtë turbullohet”, e megjithatë çdo gjë të ndodhë si më parë, të përsëritet po ashtu, me këmbëngulje, me kokëfortësi, me ashpërsi më të madhe.

…Kur Zihniu mori çelësin dhe hyri për herë të parë në zyrën e kuadrit, iu duk sikur mori komandën e një ushtrie të tërë. Ushtrie të dosjeve. Kjo ishte një ushtri e rregullt, e disiplinuar, e rreshtuar, e futur nëpër dosje individuale, e lidhur mirë dhe e gazermuar nëpër kuti metalike të lyera ngjyrë vaji si arkat e fishekëve në repartet e vërteta ushtarake. Dukej që ishte një ushtri e mbajtur mirë dhe e mësuar me urdhra. U kthye dhe pa dhomën e rregullt rreth e rrotull. E pëlqeu. Dhoma e ngushtë, po e mjaftueshme për kaq ushtri. Këtu ishte vetëm armata e arsimtarëve të qytetit dhe fshatit, bashkë me familjet dhe të afërmit e tyre……

 

5.

Hapja e dosieve për publikun!

Dosjet duhen hapur për të mbyllur një herë e mirë dhe gati përgjithmonë një plagë që ka vite e mahisur dhe ka vite, që ka qelbur krejt shoqërinë tonë. Hapja e dosjeve do të shpëtojë një shoqëri të tërë të mbërthyer në makth. Mirë do të ishte që gjithsecili të shikojë dosjet e tij për të mësuar gjithçka çfarë është shkruar nëpër fletët bardhë e zi, prapa shpine për të njohur miqtë e vërtetë dhe armiqtë. Por duke bërë kujdes për të shmangur tragjeditë. Një i njohuri im ka punuar me dosjet në fillim të viteve ‘90 dhe më shpjegonte se aty gjendet gjithë xhevahiri i ligësisë, kur të gjithë spiunonin të gjithë nga brenda familjes, në punë, ndërmarrje, lagje, mëhallë, fshat, katund. Çdo të ndodhte nëse hapen fletët e zverdhura ku gjendet gjithë kjo kutërbirë dhe del në dritësim?

“Që prej asaj kohe, dosjet filluan të përdoren politikisht, ndërkaq mediumet shqiptare tronditin mijëra shpirtra, ndërsa tregonin pjesë nga dosjet, që nuk dihet si kanë përfunduar në dorën e tjetër kund, pa ligj.”

Njeriu është dosja e tij!

Sipas kriterit klasor, që sipas tij ishte i vetmi kriter i drejtë dhe i plotë. Ai armatën e madhe të arsimtarëve, si gjeneral i tyre që ishte, e ndau në tri pjesë te mëdha. Arsimtarë që aktualisht punojnë e duhet të punojnë vetëm në qytet, vetëm në fshat, apo sipas rastit edhe mundësisë, edhe në qytet edhe në fshat. Të parët ishin të privilegjuarit, komunistët, fëmijët.