Dossier/ Çano Nora: Si e çuan Enver Hoxhën studentin e dobët të institutit Francez të Korçës, në universitetin e Parisit?

SI E ÇUAN ENVER HOXHËN STUDENTIN E DOBËT TË INSTITUTIT FRANCEZ TË KORÇËS ,NË UNIVERSITETIN E PARISIT
* KUSHËRIRI ABAZ OMARI E PRITI DHE E FINANCOI PËR TË VAZDUAR STUDIMET NË UNIVERSITETIN FRANCEZ   DHE MË PAS ENVERI DHA URDHËR QË TA PUSHKATONIN ATË.
* ASNJERI NUK DO TA BESONTE SE ENVER HOXHA  NË INSTITUTIN FRANCEZ  TË KORÇËS,ISHTE SHUMË AFËR ME ATA QË MBETESHIN NË KLASË
* SI E REKRUTOI ENVER HOXHËN AGJENT TË AHMET ZOGUT ,KUSHËRIRI I TIJ QË ISHTE NGA HOXHATËT ,MINISTËR I  PUNËVE TË BRËNDËSHME,ABEDIN HOXHA.
* PAS PUSHKATIMIT ,NË PERIFERI TË BERATIT ,D.K NGA VLORA,ME NJË SËPATË JU PREU KOKËN  DUKE I GROPOSUR NË NJË GROPË DISA METRA LARG TRUPAVE TË TYRE.
48 VITE MË VONË AI THA:” KISHA URDHËR!”
Faktin që Enver Hoxha kur vazhdonte studimet në Institutin Francez të Korçës,ishte një ndër nxënësit më të dobët në mësime,familjarët  dhe të afërmit e tij se kanë bërë kurrë publike,veçse e kanë mbajtur të fshehtë në kujtesën e tyre.Në kohën e diktaturës asnjerit s’i  vente ndërmënd ,se njeriu që po ngjiste shkallët e karrierës me shpejtësi,të ishte në rreshtin e fundit në mësime.Jo vetëm  në kohën e diktaturës,por edhe me ndrrimin e sistemit,në kohën kur dhe Enveri nuk ishte më në krye të vëndit ,se kishte ndruar jetë,njerëzit pranë tij edhe atëherë nuk guxonin që të hapeshin dhe t’a sillnin historinë ashtu siç ishte.Me ardhjen e demokracisë dhe njerëzit filluan që shumë gjëra më parë i quanin sekrete për njerëzit e thjeshtë,tashmë flisnin hapur pa ndrojtje dhe frikë se mos dilnin nga ” kufijtë” e fjalës që mbanin në pushtet regjimin komunist.
Le të kthehemi te historia e pabesueshme për shumë njerëz për çudirat dhe pikëpyetjet që kanë lidhje me studentin nga Gjirokastra Enver Hoxhën, në kohën që ai vazhdonte studimet në Institutin Francez të Korçës.
Pyetja retorike  se si ish studentin e Korçës e çuan me bursë shteti të kryente studimet në Francë,bëri shumë kureshtarë.Dhe askush nuk do t’a besonte këtë gjë,por kjo e vërtetë e madhe edhe ata që kanë njohur nga afër Enverin dhe kanë ditur për atë si dhe shumë histori të tjera të tij,kanë heshtur,kanë mbyllur sytë e veshët,për të mos njohur dyert e burgjeve dhe ato të internimeve.
Enveri nuk ishte vetëm nxënës i dobët dhe u bënte shoqëri studentëve të prapambetur ,por kishte provuar edhe mbetjen në vjeshtë.Këto nuk janë fjalë në erë,nuk janë hamendësime ,por në historinë e viteve të tij në këtë institut.Dhe historia është histori,nuk tjetërsohet.Kështu e nisi jetën ky djalë Gjirokastrit,që fati e deshi që ai të bëhej edhe numri një i Shqipërisë komuniste dhe për 50 vjet do të ishte i pari i shqiptarëve.Një ditë Enver Hoxha,që e mbaroi Liceun e.Korçës me ” brekë nëpër këmbë” do të mirrte rrugën për në Francë,për të kryer studimet aty në Universitetin e Parisit.Kjo gjë  edhe vet atij nuk i besohej,sepse e dinte si një edhe një që bëjnë dy,se e dinte seç nivel intelektual kishte.Kjo ishte një e vërtetë e madhe,që edhe  pedagogët e tij,i sajuan lloj – lloj epitetesh.E ku ishte parë e dëgjuar që një student nga më të dobëtit ,të arrinte të përfitonte bursë për të vazhduar studimet jashtë vëndit!
Bahri Omari,që ishte edhe kunati i Enverit,ishte edhe një nga “të pabindurit” e regjimit të Zogut.Nuk ishte kjo çudia e parë dhe e fundit,që ai të merrte një bursë për jashtë ,por edhe për padrejtësinë  që  u bëhej shokëve të tij që kishin zënë vënd nëpër tabelat e nderit dhe shkëlqenin në mësime!
E theksuam se Enveri nuk ishte ai njeriu pa njeri.Ai kishte një kushëri të afërm nga fisi i Hoxhate   në Gjirokastër,në Ministrinë e Punëve të Brendëshme,që e rekrutoi  Enverin  agjent të Ahmet Zogut.Kjo ishte një mundësi që do t’i hapte udhën për në Universitetin  e  Francës.Një histori më vete kjo,që një nxënës si ai që  s’arriti asnjëherë të merrte një notë të lartë përsa kohë që vazhdonte Institutin e Korçës.Por fati e deshi që kushëriri i tij në ministri të hapte “një udhë jeshile”  për të dhe të dilte garant për kushëririn për të studjuar jashtë shtetit.Se Enveri dihej që  ishte shumë afër atyre që mbeteshin në klasë.
Por s’thonë kot,më mirë një mik se sa një çiflik.Atij i doli përpara,Abedin Hoxha,një njeri me autoritet për kohën dhe që i ishin besuar disa detyra të rëndësishme gjer sekretar i përgjithshëm  i Ministrisë së punëve të Brendëshme.Për këtë të mirë që ai i bëri Enver Hoxhës si kushëri që e kishte,edhe Enveri e “shpërbleu” me dënimin me vdekje,me burgim.E burgosi në vitin 1956 ,ku atje gjeti edhe vdekjen.
Gjirokastriti tjetër,Vedat Kokona,kujton:”Ishim student të dy në një kohë.Enveri jepte provim në anglisht.Unë prisja me padurim se si do të përgjigjej ai.Hyra dhe zura një vënd në një bankë nga fundi për t’a dëgjuar.Para drejtorit Francez ishte ulur Enver Hoxha.Në anglisht .si  s’ja thoshte fare i ziu!Për t’a ndihmuar,drejtori i bëri edhe një pyetje tjetër.Enveri se kuptoi dhe i ktheu një përgjigje të gabuar.Drejtori qeshi.Qeshën edhe  të tjerët kur e mësuan këtë gjë.Por më e bukura ishte se bashkë me t’a qeshi edhe Enveri.
ABAZ OMARI  E PRITI DHE E MBËSHTETI NË UNIVESITETIN E PARISIT ENVER HOXHËN,DHE MË PAS KY DHA URDHËR PËR TA PUSHKATUAR ATË
Nëna e Abaz Omarit ishte kushërira e parë e Enver Hoxhës.Abazi kur ishte fëmijë luanin me Enverin dhe i binin kryq e tërthor sokakëve të lagjes Palorto.Edhe zbaviteshin,por edhe kalonin mbasditet sa më këndshëm me njeri – tjetrin dhe  moshatarët e tyre.Abazi kreu studimet në Francë dhe   u kthye  në vendlindje  duke marrë pjesë me organizatën nacionaliste.Me Enver Hoxhën nuk shkonte mirë.Enveri donte që t’a vriste Abazin që në vitin 1943  në Fier.Kur e arrestuan ,edhe Ferua, motra e tij ,shkoi të ndërhynte tek Enveri  për t’i falur jetën ,por Enveri nuk e dëgjoi.
E pushkatuan  Abazin në qershor të vitit 1945.E pushkatuan dhe i prenë edhe kokën.
Në verë të vitit 1993 ,në periferi të qytetit të Beratit ,nga kërkimet e bëra u  gjet një varr ku ishin varrosur pesë të pushkatuarit që ishin kundërshtarë të regjimit komunist.Pasi gjetën vëndin e groposjes në një varr të vetëm ,gërmuan  dhe gjetën eshtrat e të pestëve.Njerit i mungonte koka.Atë e gjetën disa metra më tutje.Në mes tyre ishte edhe kushëriri i Enverit,Abazi,kafkën e të cilit e gjetën  në vonë. Abazi studjoi në Paris  dhe njihej botërisht si nacionalist dhe mbështetës i Ahmet Zogut.
Pas mbarimit të Liceut Francez të Korçës,Abazi studjoi në shkencat juridike  në Montpelje.Në ato vite atij në dhomën ku banonte në Paris ,i erdhi edhe kushëri Enveri.Ky i fundit vajti te Abazi ,se Ministri I Arsimit ,Mirash Ivanaj ,i’a kishte prerë bursën ,sepse Enveri nuk kishte shlyer asnjë provim.Abazi e mbajti atë për disa muaj në dhomën e tij ,ku të dy jetonin vetëm me kursimet e Abazit.Abazi,pas përfundimit të studimeve  në Francë ,në vitin 1939 ,u kthye në Atdhe dhe filloi punë në Ministrinë e Financave.Aty ndenji disa muaj se e transferuan në Fier ku i kishte ardhur edhe familja e tij nga Gjirokastra.Aty iu  bashkua forcave nacionaliste kundër pushtuesve italianë.Gjithë aktiviteti i Abazit dhe nacionalistëve të tjerë,do të tërhiqte vëmendjen e Enver Hoxhës.
Gjatë një udhëtimi për në Vlorë ,Enveri ndenji ca ditë në qytetin e Fierit. Që atëherë Enveri e kishte në plan për të vrarë Abazin,kushëririn e tij.Disa ditë qëndroi në shtëpinë e Llazi Sukut. Gjatë atyre ditëve që ndenji në atë shtëpi ,Enveri pyeti për gjithë aktivitetin e Abazit dhe grupit që vepronte në qytet.Lidhur me eliminimin e Abaz Omarit ,vëllai i Abazit,Mërkuri kujton:” Në shtëpinë e Llazi  Sukut ku ishte strehuar Enveri thirri Rakip Kryeziun,një gjirokastrit shumë i varfër ,i cili ishte komandant i Njësiteve  Guerrile të Fierit,të cilit i parashtruan edhe planin e eliminimit të Abazit.Në mbrëmjen e asaj dite ,teksa po rrija  para shtëpisë ,më thirri Rakip Kryeziu  dhe më tha që të shkoja  në shtëpinë e tij  se do të më jepte një porosi për Abazin.Kisha ngelur i shtangur  dhe nuk pranova.Rakipi më kërcënoi me një revole”
Kështu kujton Mërkur Omari  përpjekjen e parë të Enverit për të vrarë A.Omarin.Abazin që për disa muaj e mbajtën të izoluar  në rrugën “Qemal Stafa”. Pas disa ditësh e dërguan në Berat për t’a gjykuar.Një muaj pas arrestimit të tij ,motra, Farua ,bashkë me Mërkurin  shkuan dhe trokitën në shtëpinë e Enverit .U tha që të hynin brenda në Vilën tek blloku  i asaj kohe. Kur hynë ata,Enveri hante drekë dhe i priti ftohtë.Ferua e Mërkuri  s’ja hapën muhabetin e Abazit.Enveri iu drejtua Mërkurit:” Hë mor ,ballist! Si i ke punët? Në atë kohë në shtëpi  hyri Nako Spiro, dhe Enveri u  largua bashkë me të.Pas disa ditësh Ferua  pashkoi edhe njëherë tjetër tek shtëpia Enverit.Enveri i’a preu shkurt:”Ne do t’a dënojmë se nesër mund të vritet dhe djali yt”.Ferua mbeti e shtangur dhe u largua nga ajo shtëpi pa e mësuar kurrë kuptimin e atyre fjalëve që i tha kushëriri i saj , i cili i kishte arrestuar vëllain dhe priste që t’a ekzekutonte.
Enveri pas kthimit nga Franca nuk kishte mbajtur më lidhje me Abazin,përveçse ishin takuar njëherë në shtëpinë e Bahriut.Ata të dy jo vetëm që ishin kushërinj ,por edhe shokë të mirë që prej fëmijërisë.Edhe Abazi si Enveri kishte kryer studimet  në Liceun e Korçës  dhe më pas vajti në Paris.Kishte marrë një grua me gjëndje ekonomike të mirë  dhe kjo e ndihmoi atë për të vazhduar studimet  dhe të bëhej avokat.
Dikur Abazi hiqej si antifeudal.Më pas  u  bë nacionalist .Ndodhi një grindje siç e kujton edhe Mërkuri,vëllai i Abazit :”Tek hanin darkë ,Enveri fliste për komunizmin dhe Abazi e kishte kundërshtuar ashpër: Si s’të vjen rëndë,që flet kështu?!Kudo që vete përmënd bolshevizmin.Ndërkaq, Enveri   u inatos keq dhe iu përgjigj:” Kur të fitojë Stalini ,ne do t’ju presim kokën juve mutantëve !”Pas këtyre fjalëve ,Abazi mori  një pjatë në dorë dhe gjuajti drejt Enverit.Atë pjata nuk e zuri se lëvizi menjëherë kokën dhe shpëtoi pa u  lënduar.Ky takim i tyre i shoqëruar me sherre me tone të larta nuk do të harrohej më.
Në 7 korrik  të vitit 1945 ,gjashtë muaj më vonë,Enveri  do t’a mbante fjalën që i tha kushërirës së tij,Feros.
Pas pushkatimit ,D.K nga Kallarati i Vlorës ,Abaz Omarit me shokë ,me një sëpatë të rëndë u preu kokën  duke i groposur  në një gropë të veçantë  pak më larg trupave të tyre.Vetëm 48 vite më vonë  ai do të tregonte  se”kisha urdhër!”.
Sigal