Lëvizjet e mëdha tē familjeve nga fshati në qytete të Shqipërisē, apo jashtë Shtetit bënë gjithashtu që të largohen e shkëputen nga vëndlindja shumë individ dhe familje. Nga kjo zhvendosje rrezikohej të krijohej një shkëputje e të larguarve nga vendlindja. Për kēto arsye , grupe tē ndryshëm intelektualësh filluan të diskutojnë se çfarë duhej bërë për të mos humbur lidhje me fshatin ,vendlindjen
Muaji gusht është muaj i pushimeve , i turizmit, i ardhjes emigrantëve në vendlindje, por është edhe muaj i Takimit të Brezave . Po çfarë është ky format, kur u krijua dhe përse?
Ndryshimet e mëdha politiko – shoqërore dhe ekonomike që ndodhën mbas viteve ’90 bënë që të pushojnë së vepruari dhe disa struktura që shërbenin për forcimin e lidhjeve shoqërore, ruajtjen e unitetit ,traditave patriotike -kulturore dhe historike.
Lëvizjet e mëdha tē familjeve nga fshati në qytete të Shqipërisē, apo jashtë Shtetit bënë gjithashtu që të largohen e shkëputen nga vëndlindja shumë individ dhe familje. Nga kjo zhvendosje rrezikohej të krijohej një shkëputje e të larguarve nga vëndlindja.
Për kēto arsye , grupe tē ndryshëm intelektualësh filluan të diskutojnë se çfarë duhej bërë për të mos humbur lidhje me fshatin, vëndlindjen. Si rrugë parandalimi u mendua krijimi shoqatave atdhetare. Këtij aktiviteti apo veprimtari ju vendos emri shumë kuptimplotë “TAKIM BREZASH”. Vēshtirësia nga shoqatat qëndronte te mundësia financiare. Gjithsesi në sajë të angazhimit të shoqatave ato janë organizuar çdo vit nē të gjithë fshatrat e labërisë. Një veprimtari dhe aktivitet i tillë është organizuar edhe nga Shoqata AK Tërbaçi. Fillesat i ka nga viti 1998. Duhet theksuar se në vitet e para interesimi dhe angazhimi i njerëzve ishte më i madh. Duke patur parasysh edhe mundësitë ekonomike nga shoqata e Tërbaçit me mbështetjen e bijve të saj si Shpëtim Gjika, Eltar Deda, Hasan Mali, Flamur Çela etj. Janë krijuar mundësitë për transport falas me autobuza e Furgona . Gjithashtu nē 2-3 raste janë sponsorizuar edhe për pije freskuese dhe birra falas nga Eltar Deda dhe Flamur Çela. Për propogandimin janë siguruar edhe televizion të paguar nga Bashkia Vlorë, Shpëtim Gjika dhe Komuna Horë Vranisht nga Fatbardha Kapo. Kjo rritje e pjesmarrjes krahas organizimit të mirë nga Shoqata dhe sidomos deputeti Ilir Meta , mendoi se kemi të bëjmē edhe me rritjen e interesimit dhe dashuria për vendlindje e një brezi të lindur mbas 1990 dhe të emigruar. Ky vullnet dhe dëshirē është edhe njē ogur i mirë që të rinjtë t’i kthehen vendlindjes edhe me investime.
Po t’i referohemi viteve 2000-18 kemi njē pjesmarrje të moshave mbi 50 vjeç. Pra kemi dispropocione moshash. Te disa më të rinjtë egzistonte koncepti se ky takim Brezash është për moshatarë, për baballarēt e tyre. Tani Mesa shof në pjesmarrje më të shumtë janë moshat e reja. Shoqata dhe gjithë shoqëria duhet të punojnën e të bëjnë një lidhje më të mirë midis brezave duke eleminuar diferencimin. Pra duhet siguruar pjesmarrje nga tre breza. Fëmijët, të rinjtë dhe mosha e tretë. Këto vitet e fundit është krijuar një koncept i mos pērfshirjes më të moshuarve , pra e kundërta e viteve të para. Kjo është e dëmshme dhe duhet luftuar.
Njē dukuri jo e mirë në takimet e fundit në Tërbaç bie në sy mos pjesmarrja e intelektualëve, e profesorave dhe e ish drejtuesve të çdo rangu të cilët kanë dhēnë kontribut për Tērbaçin me njohuritë e tyre. Ulja e Stekës së përfaqësimit nuk i rrit vlerat e këtij takimi .Nuk duhet mjaftuar vetëm me një njoftim në FB. Duhen përdorur edhe ftesa të idendifikuara. Organizimi mirë ështe i shumanshëm , tregon seriozitet, kulturë dhe respekt.
Pushteti lokal i tre bashkive të Qarkut Vlorë ka ndihmuar shoqatat me bazë materiale dhe mjete propogandistike duke bërë edhe më festive ambjetin ku zhvillohen takimet. Për vitin 2024 kēto takime, janë zhvilluar nē Kaninë, Brataj, Ramicë, Tërbaç, Vranisht, Bolen, Kallarat, Kuç etj.
Le t’i pērmbahemi pērmbajtjes së banderit në Tërbaç :”Lind TËRBAÇIOT DHE VDES PATRIOT”.Ky sllogan vlen për gjithë Labërinë. Por të vdesësh patriot duhet të edukohesh me vlerat historike, me doket dhe zakonet vëndlindjes. Këto takime t’i shërbejnë edhe informacioneve për turistët, duke promovuar vlerat që ata kërkojnë, si vëndet dhe objektet e vjetra historike, gatimet tradicionale. Me rëndësi është në këto raste edhe pērkujtimi i figurave me kontribute në histori si Lab Aliu, Shako Xhaka, Dino Drëri, Lulo Abaz Memeti, Miro Tërbaçia, Halim Xhelo, Hysni Kapo etj etj. Falenderojmē poetin e këngëtarin Tomorr Lelo, që me këngën e tij na i kujtoi këta Trima.
Me këtë rritje interesi dhe pjesmarrje kryesisht e të rinjve mendoj se vazhdimësia e Takimit të Brezave ështe premtuese. Gëzuar nga vit, me më shumë pjesmarrje edhe mē të gëzueshëm.






















