Anja Toma: Rroftë burrëria !

522
Sigal

ATIJ

Përjetësi janë netët e gjata,
Kur mjerrgulluar më shfaqesh si një vegim
Ashtu këmbzbathur, e dehur,flokshpurisur
Rend lehtas për të pritur një agim!

Ashtu e heshtur me mendimet shkurre
Dhe fjalët e mledhura litar në grykë,
Kërkoj unë duart që më mbajnë të lidhur
Të ma heqin këtë shtërngim si lak brënda në fyt!

Unë hapin se ndal dhe litari shtërngohet
Thellë atij labirinti kërkoj shpëtim
Të gjej ilaçin e kësaj dhimbje që nuk mjekohet
Kjo plage ti jap ngjyra shpirtit tim!

Shpirtin mbushur me gur renduar se mbaj dot
Vështirë e kam të hedh hapat e mia
Si një anije e mbushur me uje
Në fund të detit më çoi kjo dashuria!

Dhe ushqim për peshqit në u bëfsha
E sigurt litarin do të ma zgjidhin
Te pakten zdo jem më midis turmës
Ku mijra duar pa shpirt më lidhin!

Rroftë Burrëria! 

Të mirat gra që trupin shtritë dhe e  bëtë shtrat,
në netët e errta askush su pa, qeshët apo dhe qatë.
Kur ai vinte i dehur të zhvishte, të puthte me zor,
kudo ti fuste duart, mbi buzë qelbej era alkool!

Të shtrinte aty, sa ti nuk mund të merrje frymë,
te dridhej trupi, sikur përpëliteshe mbi rryme.
Nuk e honepsje dot por, thjesht ishe e pafat,
shtrëngoje dhëmbët për epshet e atij ç’do natë!

Të morën grua, tē shitën Hollandë, Greqi dhe Itali,
në trup të fikeshin cigaret, në lëkurë të mbetej hi.
E bërë me para moj e uruar, trupi yt i dha pasuri,
e më pas të shiti si lodër, në një tutor të ri.

Ç’të bënë moj femër, që nga ty morën jetë,
të shitën të përdorën, ca varfanjak të shkretë.
E harruan moj vajzë fjalën, Motër dhe Mama,
ta pinë gjakun e gjorë, pike mëshire për ty ska!

Por veç taka jote, ehh ta dish sa vlen moj grua,
të shkelësh në tokë, pa tu prishur asnjë thua.
Do ecje krenare, me sytë e kokën lart,
sepse para shpirtit , asnjë vlerë nuk kanë paratë!

14-SHKURTI

Ka rënë hëna në qetësi,
nuk ka shkëlqim, nuk ka as dritë.
Shtroi qielli shpirtin e zi,
për ti prishur hënës bukuritë.

Dal-ngadalë si nuse bukur,
lehtë ja mori valles bora.
Zemra ime u ndje plogësht,
sa nuk ja ndjente më rrahjet dora!

Hënë moj ,dëshirë sa pata,
të flisja sot me ty dy-tri fjalë.
Sikur të kishe ndritur veç për pak,
s’do ta kisha zemrën plot mall!

A më dëgjon sot vajet e mia?
Mu prish nuri,më ra përtokë.
Hënë moj,ndriço qytetin,
jepmi dritë shpirtit sot!

EMIGRANTI  (Dedikim Personal)

Bir i nënës pa më thuaj,
pse kaq vonë kthehesh në shtëpi?
Më trego,mos ki dert,
ç’ta mundon syrin e zi?!

A mos vallë jë i sëmurë,
që ti shoh sytë kaq të kuq?
Mos ndoshta të kanë rënë lot,
apo ke një të keq huq?!

Ri moj nënë,ç’po më thua???
Nuk kam derte,asnjë mërzi.
Thjesht me shokë kaloj kohën,
e mu drobit ky syri zi.

Ri e qetë moj nëna ime,
edhe mos e prish rehanë.
Veç për të mira e gëzime,
mendon djali që ke matanë.

E ta dinte nëna shkretë,
që për djalin ish sfili.
Rrugve treti në kurbet,
për pak para,në të mirën shtepi.

E kështu biri dhe nëna,
nuk e bënë pak rehat.
Se për nënën paguante jeta,
e për djalin veç paratë!