Labëria është vendi i burrërisë, i besës, i mikpritjes dhe i trimërive.
Shoqata Labëria nderon ata që e meritojnë
Ahmet Demaj, kryetar i Shoqatës Labëria dega Vlorë
E ndoqa me vëmendje klipin e realizuar nga çifti Mihal e Bukurie Selimaj. Që të jem i i sinqertë me ju, nuk kemi këtë objekt sot, por nuk mund të rri pa thënë se njeriu që i vë qëllim vetes dhe që vullneti i tij është i pathyeshëm, realizon 100 % ëndërrat e tija, e para, dhe e dyta: kur njeriu plotëson kërkesat materiale, që kërkon jeta, ndien boshllëqet shpirtërore. Këtu është zanafilla e këtij objektivi të ri e çiftit në fjalë! Ju uroj suksese. Sot ne jemi mbledhur duke pas në qendër të vëmendjes personazhin Mihal Nazif Selimaj për ta nderuar me Çertifikatën “MIRËNJOHJE E LABËRISË”. Secili nga ju do të pyes: Pse? Cili është dhe çfarë ka bërë? Për të gjithë do të thoshja: ja kemi borxh çdo labi që angazhohet me problemet e Sh. A. K. “Labëria” shprehjen e mirënjohjes. Por për ato që ofrohen pranë shoqatës, marrin pjesë aktive në shqetësimet dhe arritjen që lënë gjurmë me punët që bëjmë, dhënia e Çertifikatës është dokumentimi i respektit që shpreh Shoqëria për të, aq më tepër kur propozimet na vijnë nga shoqatat e fshatrave dhe shumë O.J.Q. që njihen për veprimtaritë e tyre atdhetare kulturore.
Në këtë aspekt përkon edhe jeta dhe puna e personazhit tonë Mihal Selimaj. Lindi dhe u rrit në Lepenicë, mori shkollimin e parë fillor e 9 vjeçar aty. U shkollua më tej në arsimin e mesëm në Vlorë e më vonë diplomohet në Shkollën e Lartë Ushtarake ku titullohet Oficer. E gjithë kjo karierë ushtarake e dekoron me urdhëra nderi nga Kuvendi Popullor.
Jeta si nxënës, si student, si ushtarak i regjistron në memorjen e bashkëkohësve të tij: një i ri me interesa më të largëta, se nxënës, se student, se oficer. Koha e tij e lirë shfrytëzohej për interesa më të gjera kulturore. Dëshmi e kësaj që them janë jo vetëm pjesëmarrja në aktivitete kulturore, por edhe në projekte të zhvillimit ekonomik.
Nuk e konsideroj fundin e botës lirimin e tij si oficer kufiri. Përkundrazi e përqendroi vëmendjen te projektet ekonomike duke ngritur biznes ekonomik privat, mbështetur te besimi i tij se do ja dilte. Punë natë e ditë, me fitim dhe humbje deri sa sot e shohim si President të Firmës “SMERALD” e njohur në Vlorë e më gjerë për suksesin e tij.
Në këto vite konsolidimi, Mihali jo vetëm zgjidhi problemet ekonomike të tij, por mendoj edhe për rolin që biznesi i zhvilluar duhet të bëhet promotorri i zhvillimit të shoqërisë. Këtu dhe kjo është një nga arsyet që biznesmenin Mihal Selimaj sot e veçojmë nga të tjerët. (duke e regjistruar në librin e Sh. A. K. “Labëria”). Ka sponsorizuar:grupin e dikurshëm të Lepenicës dhe që duhet ringritur, pjesëmarrje në festivalin e Beratit me monofonin e interpretuar nga Bukuri Selimaj. Ka sponsorizuar te grupi Çipinit grupin Vezhdanisht “Jani Minga”. Sponsorizuar në Lepenicë me ujin e pijshëm, në vorreza, takime të brezave në Lepenicë.Takime të shoqatës I. Qemali në Vlorë etj. Sot me biznesin e Mihal Selimaj punësohen nga 12 punëtorë. Kjo bën zgjidhje edhe të halleve që kanë, ku çdo fund viti stimulohen me shtesa preferenciale si një famile: punëtor + pronar. Shpirti human, atdhetar, e patriotik i një njeriu të tillë nuk vjen nga hiçi. Në familjen që u lind e u rrit historia e ka regjistruar pozitivisht dëshmi e të cilës është pjesëmarrja e Nazifit që 14-vjeç në Luftën Partizane, kontributi i tij edhe në rindërtimin e vendit si kuadër drejtues në fshat. Nuk formohet njeriu me pahirë. Eshtë ambjenti ku rritet që jep ndikimet e veta. Lepenica ku u rrit Mihali është fshati i Ahmet Lepenicës, Hysni Lepenicës burra që bënë histori,por edhe intelektualë të tjerë si regjizori Luftar Veshi, Prof. Aleks Trushi, deputeti Adrian Myslymi, prefekti Xhevair Rexhepi dhe po të vazhdoja do duhej listë e gjatë me mësues, agronom, juristë, oficer e çdo profesioi tjetër që në Lepenicë nuk munguan dhe që Sh. A. K. do të dijë të promovojë në të ardhmen. Çfarë ngjarje të vjetër historike, patriotike, tradicionale e kulturore, arkeologjike evidentuam për t’i shpëtuar zhdukjes. Më kujtohet një këngë e vjetër e këndonte Zeqir Ngucaj ishte 80 vjeç, këngë dashurie, por i kish lezet. Mbaj mend uniformat e kostumeve popullore të Selman Sinanit apo Lilo e Riza Arshiaj, ti kemi në çdo shtëpi. Të mbledhim humorin e mësuesit Selam Musai, apo filozofinë e veprimeve të Qazim Hadërit. E gjithë kjo veprimtari të jetë efekt i përbashkët i Sh.A.K. Lepenica. Si në të gjitha praktikat e tjera edhe këtë radhë përshëndetën shokë, miq të Mihalit, por edhe të Labërisë. Albert Habazaj si njohës i hershëm dhe si ish oficer tregoi nga jeta e Mihalit si oficer dhe adhurues i veprimtarive kulturore. Pati fatin të ndërtoj jetën familjare me Bukurinë shumë e përkushtuar me artin dhe kulturën. E njihja miqësinë e Mihalit me Vullnet Bilbilin që solli në sallë spjegimin e një miqësie pa interesa vetjake veç bashkësisë së mendimit që i bashkon si intelektualë me dashuri kulturore për Vlorën dhe Labërinë. M’u duk shumë emocionuese fjala e vajzës së Piro Bregut që Mihali në shkëmbimet në rrjetet sociale i quante vëlla. Ja si e përjetonte ajo këtë moment: I dashur Mihal, Pirua besoj ta ka thënë si anëtar i Kryesisë së Shoqatës Labëria, se nyjet që bashkojnë burrat, këngët, vallet, zakonet dhe ligjet e pashkruara të Labërisë, mblidhen grusht në këtë shoqatë. Dekorimi të hap një vend midis emrash të shquar, që i bashkon kontributi i dhënë pa pritur gjë në këmbim. Ti je burrë zemërgjerë dhe artdashës, prandaj uroj që ta mbrosh dhe lartësosh edhe më tej Labërinë, me vepra të thjeshta e modeste. Me këtë dekorim, dashuria për Labërinë do të ulet këmbëkryq në tryezën e shtëpisë suaj, për t’u mëkuar më pas nga Jola, Semi, Amla e gjithë trasshëgimtarët e tu. Labëria është mademi i burrave të zakonit si ti i dashur Mihal dhe jam e bindur që do të dish të ofrosh ndihmën tënde të pakursyer në shkëlqimin e këtij mademi. Po kaq intersant qe trajtimi që i bëri këtij aktiviteti gazetarja e TV 6+1, Laureta Petoshati. E muar fjalën dhe tha: “Për të falenderuar këtë burrë për raportet që ka treguar me respektin që ka treguar në trajtimin e bashkëshortes Bukurisë. Është model si mund të zhvillohet shoqëria jonë. Ndaj kënaqem që Labëria i evidenton dhe përgjithëson në nivele të tilla.
Fundi ishte fjala e Prof.Bardhosh Gaçes që dorëzoi Çertifikatën. Motivacioni, fjalimet, këngët, janë pasaporta e asaj që synon Sh. A. K. që bën bashkë për një aktivitet të zakonshëm mbi 100 vjet. Personazh i goditur dhe studiuar mirë nga i cili mësojnë të tjerët. Dy këngët e grupit polifonik, tufat me lule e emocionuan Mihalin që të flas pak. Ja çfarë tha:”Titulli “Mirënjohje e Labërisë” është një amanet, një falenderim, një dëshmi se vlerat tona unike, burrëria, besa, mirëkupimi dhe dashuria për Labërinë, Atdheun nuk harrohen kurrë.Të rritesh me traditat dhe këngën labe, me kuvendet, me frymën e bashkëpunimit dhe nderimit është pasuria më e madhe që mund të trashëgojë njeriu. Labëria është vendi i burrërisë, i besës, i mikpritjes dhe i trimërive. Labëri është vendi ku fjala peshohet dhe zakoni është ligj; ku kënga labe i flet malit dhe detit; ku historia shkruhet me gjakun e trimave dhe mençurinë e pleqëve.Të jesh bir i Labërisë do të thotë të mbash mbi super dinjitetin, zakonet, besën, këngën dhe shpirtin e papërkulur që na rreh në gjoks e na jep emër ndër mote.



















