Agim Jazaj: Lufta e Vlorës, në kujtesën njerëzore …

401
Sigal

 

Nuk ka trap e satrap; të errësojë, të zëvendësojë: Korifenjtë me lakenjtë, Atdhetarët me tradhëtarët, Yjet me xixëllonjat, Shqiponjat me korbat, Engjëjt me djajtë.

 

Të djeshme nuk ka gomë, fshesë dhe rradace, të pacipë e të palyrë, të pagjak e pafytyrë ta fshijnë nga faqja e dheut, nga kujtesa njerëzore…Aktet dhe faktet historike të kohës, do të mbeten të skalituar fortë, me daltë dhe në kujtesën e çdo shoqërie me kujtesë, edhe të shoqërisë shqiptare dhe mbarë kombëtare shqiptare, që synon dhe ëndërron…Nuk ka trap e satrap; të errësojë, të zvendësojë: Korifenjtë me lakenjtë, Atdhetarët me tradhëtarët, Yjet me xixëllonjat, Shqiponjat me korbat, Engjëjt me djajtë. Ata që Shërbejnë, me këta që Rrëmbejnë!…

Mëndje ndrituri dhe pendë arti: Mithat Frashëri, shënon dhe apelon fort, në faqet e

Historisë Kombëtare- Shqiptare: ”Vlorë, një emër paskëtaj, me historinë e Shqipërisë; me lidhje të zgjidhshme. Dy data: 1912 dhe 1920, dy ngjarje, dy flakë.

E dyta plotësoi të parën, e mbaroi, e forcoi, i dha shkëlqim, e bëri të vërtetë, reale, e shpëtoi prej mjegullës dhe dyshimit. E para i hapi udhë të dytës, po e dyta i dha trup së parës, e bëri më të pashme, të gjallë, me shpirt, me frymë”…Në luftën e Vlorës morën pjesë edhe luftëtarë, atdhetarë nga krahina tej Vlorës: Si nga: Skrapari, Berati, Kurveleshi, Mallakastra, Peqini, Korça, Gjirokastra, Çamëria, po edhe shqiptarë të ndodhur jashtë vendit, mërgimtarë për të çliruar vatanin e tyre të shënjtë.

Edhe Lufta e Vlorës, për Pamvarësinë Kombëtare të Kombit, mbetet në analet e historisë, e gdhëndur, frymëzuese, referuese, dhe apeluese për brezat…Në historinë e përpjekjeve dhe luftrave për Liri e Pamvarësi, ndër epopetë e lavdishme shqiptare, zë vend edhe: “Epopeje e Luftës së Vlorës”, e vitit 1920. Lufta e Parë Botërore, shkaktoi plagë të thella dhe një dramë të rëndë në gjithë hartën shqiptare deri për ta fshirë nga faqja e dheut, nga harta; shtetin e shqiptarëve. Synimeve sunduese, të fuqive të mëdha, për të ndaluar marrëzinë e tyre, u bënë thirrje edhe personalitete të njohura Europiane të kohës: Miss Durhan, Brethold, Herbert etj, për të ndalur dramën mbi shqiptarët. Planet famëkeqe të marrëveshjes: “Titoni-Venizellos, për ankesimin e trojeve shqiptare, nga fuqitë ballkanike”- fqinje, i kundërshtuan prerë; atdhetarët më në zë të kohës: Osmën Haxhiu, Et’hem Vlora, Halim Xhelo, Tol Filipi, Spiro J. Koleka, Jani Minga, Tol Arapi, Hamza Isai, Abaz Mezini, akt të cilin e nënshkruan edhe paria e Krahinave, më 24 shtator të vitit 1919 në memorandumin e dërguar edhe kryetarit të delegacionit anglez, në “Konferencën e Paqes”: Lloid Xhorxh, ku i kërkuan:

“Prej kaq shekujsh po vuajmë martirizime të tmerrshme, për të fituar lirinë tonë dhe kemi derdhur papushim gjakun tone”.

Kuvendi i burrave në Armen

*“Nevojat urgjente për Bashkim e Kuvendim, në interes të vatanit, na thërresin të mblidhemi në

katundin Armen më 23 shkurt. Në Kuvendimin e Burrave, në Armen u mlodhë më 23 shkurt 1920; 70

Kuvendarët e Kuvendit të Vlorës, nga e gjithë Harta e Vlorës dhe përtej saj, për të vendosur fatet e

vendit, shënon në Kujtimet e veta edhe atdhetari Muço Delo në vitin 1979- fq 7…

Kuvendarët pjesëmarrës:

Nga ARMENI: Osman Haxhiu, Sali Bedini, Ramadan Armeni (Veliu), Refat Ali Kasaj, Veledin Kollozi,

Veledin Harizi, Ismail Hysen Maliqi.

Nga VLORA: Abaz Mezini, Ibrahim Abdullahu, Hamza Isai, Qazim Kokoshi, Beqir Sulo Agalliu, Tol Arapi, Sali Hallkokondi, Ymer Radhima etj…

Nga KANINA: Myqerrem Hamzarai, Beqir Velo.

Nga KRAHINA E DUKATIT: Hamit Selmani, Sheme Sadiku, Alem Mehmeti.

Nga MAVROVA: Azbi Canua, Isuf Rustemi.

Nga KRAHINA E KUDHËSIT: Hysni Shehu,Rrapo Çelua, Mane Aliu, Kanan Maze.

Nga TREBLOVA: Hakim Hysen Musaraj, Çon Smaili. Nga KOCULI: Qazim Koculi, Duro Shaska, Muço Aliu. Nga TOPALLTIA: Tahir Nuria. Nga MALLKEQI: Mehmet Selimi.

Nga GORRISHTI: Halim Rakipi, Salo Islami. Nga KUÇI: Arif Mëhilli. Nga VELÇA: Ali Beqiri.

Nga SMOKTHINA: Zigur Lelua. Nga BRATI: Memo Meto. Nga TËRBAÇI: Laze Malo, Halim Xhelo,

Murat Miftari, Gani Iliazi, Muço Delo. Nga VRANISHTI: Sali Murati.

Nga LEPENICA: Ahmet Lepenica. Nga MESAPLIKU: Zaçe Xhelua. Nga MALLAKASTRA: Bektash Cakrani, Kamber Belishova.

 

Në krye të djalërisë vlonjate

*Edhe pas “Traktatit të Londrës” trupat fashisto- pushtuese nuk pranuan të tërhiqeshin nga rrethet e Vlorës dhe Tepelenës.

 

Ky qëndrim, ndoshta konvergonte edhe me qëndrim-pëlqimin e tregtarëve të mëdhenj, bejlerëve dhe

agallarëve, fajdexhinjve, të cilët pasuroheshin në kurriz të popullit fukara. Në këto kushte të rënda

ekonomike- shoqërore dhe politike, patrioti Ismail Qemali, ngriti zërin dhe bëri thirrje kundër qëndrimit

të ushtrisë pushtuese në Vlorë, duke e parë rrezikun që po kanosej ende për Pavarësinë Kombëtare.

Koha thirri të dilnin për zot dhe në krye të djalërisë vlonjate në qytet dhe në fshatrat vlonjate, patriotët e

shquar: Avni Rustemi, Halim Xhelo, Jani Minga, etj.Avni Rustemi, së bashku me Atdhetarët e tjerë vlonjat, Halim Xhelo e Jani Minga, në vitin 1918, udhëhoqën organizatën e: “Mbrojtjes Kombëtare”, duke organizuar demonstratën e madhe të 28 Nëntorit, të vitit 1919, me rastin e 7-vjetorit të Pavarësisë Kombëtare!

Nga djalëria vlonjate e qytetit dhe e gjithë fshatrave, u shënua një mobilizim dhe organizim për të luftuar

pushtuesin. Demonstruesit hidhnin parulla: “Vlora është e jona” dhe valëvitnin flamujt gjatë zhvillimit të

demonstratës. Në vitin 1919, nën drejtimin e patriotit Halim Xhelo, u formua shoqëria kulturore:

“Shtiza e Qytetërimit”, e cila nën hundët e pushtuesit i dha impulse të reja lëvizjes kombëtare dhe

detyroi imperialistët të përqëndronin vëmendjen, për të ruajtur zotërimin mbi Vlorën, duke e parë këtë si

qendrën më të rëndësishme, strategjike për të siguruar Adriatikun, duke e quajtur gjirin e Vlorës, si atë të

Gjiblartarit. Gjithë këto evenimente të pasuara nga Lëvizje të fuqishme patriotike në Vlorë kishin ndjeshmërinë dhe përfshinë në veprimtaritë patriotike kudo edhe në shpirtin e vatrat e gjithë krahinave të tjera. Përpara gjithë këtyre reagimeve, patriotike, gjeneral Piaçentini, kryekomandant i forcave italiane të

Vlorës, më 16 maj të vitit 1920, shpalli “Gjëndjen e Jashtëzakonshme” dhe urdhëroi zbatimin e saj.

Ndaloi mbledhjet e qytetarëve pa leje, si dhe mbajtjen e dyerve të shtëpive të hapura, pas orës 22.oo. Në

këto kushte, më 20 maj të vitit 1920, u krijua “Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare”.  Dhe më 3 qershor

1920 ky komitet lajmëroi dhe zhvilloi mbledhjen e “Beunit”, e shënuar në histori si “Kuvendi i Beunit”.

ULTIMATUMI TE SETTEMIO PIAÇENTINI…

Në fillim prillin e vitit 1920, “Mbrojtja kombëtare dërgoi përfaqsuesit e saj në krahinat e Tepelenës,

Mallakstrës, Përmetit, Beratit; për të biseduar e bashkërenduar aksionin atdhetar për marjen e masava

dhe sigurimin e Pamvarësisë së Vendit. Edhe qeveria e Sylejmën Delvinës deklaroi: “Marjen e masave për sigurimin e pamvarësisë së vendit”…

Më 18 maj 1920, komiteti: “Mbrojtja Kombëtare”, dërgoi për bisedime në Tiranë, me qeverinë e

Sulejman Delvinës, një delegacion të përbërë nga: Osman Haxhiu, Rexhep Sulejmani dhe Gani

Aliko. 200 përfaqësues të krahinave u mlodhën më 29 maj, ditën e shtunë, të vitit 1920 në Barçalla të fshatit Dukat, duke thirrur edhe “Kuvendin e Barçallit”, me pjesëmarrës nga gjithë pleqësitë e katundeve dhe e qytetetit të Vlorës, ku dhe u betuan: “Me ndihmë dhe pa ndihmë të viseve të tjera të Shqipërisë, do të luftojmë derisa të bashkohemi me shtetin tonë, ose në mos e arrifshim këtë ideal, të vdesim me armë në dorë”…Kuvendi i Barçallait zgjodhi edhe Komitetin e Mbrojtjes Kombëtare i kryesuar nga: Osman Haxhiu (Kryetar), si dhe të përbërë nga antarët: Sali Bedini, Hamit Selmani, Duro Shaska, Hazbi Cano,

Beqir Sulo, Ali Beqiri, Alem Mehmeti, Hysni Shehu, Qazim Kokoshi, Murat Miftari, Myqerem

Hamzaraj. Si dhe sekretar i Komitetit u zgjodh Halim Xhelo. Komandant i Përgjithshëm i Luftës, u zgjodh Ahmet Lepenica. Pas Kuvendit të Barçallait, sipas urdhërit të komitetit: “Mbrojtja Kombëtare”, forcat luftarake u përqëndruan në Beun të Vajzës. Më 2 qershor të vitit 1920, në Beun u mblodh “Kuvendi i Beunit” dhe u zgjodh edhe Komisioni i Luftës, i përbërë prej rreth 37 vetësh. Prej kuvendit të Beunit luftëtarët i dërguan një ultimatum Komandës së Trupave pushtuese italiane, gjeneralit Settimo Piaçentini. Memorandumi i nënëshkruar i’u dërgua në Ultimatum nga atdhetari: Mehmet Selim Mallkeqi, bir nga fshati Mallkeqi, edhe komandës së ushtrisë italiane, i cili tronditi me themel e çati edhe gjeneralin italian Piaçentini…

Ultimatumi i kërkonte prerë gjeneralit, të përgjigjej:

Dhe prej tij Mehmet Selimi mori përgjigjen: “Përgjigjen do t’ua japin topat e mi në, Kotë, Gjorm e

Kaninë…”. Në mbarim të afatit të Ultimatumit, Kryetari i komitetit: “Mbrojtja Kombëtare”, Osman Haxhiu, urdhëroi fillimin e luftimeve në Kotë, Gjorm, Llogora, të cilat pas luftimeve të përgjakshme ranë në duart e luftëtarëve….

ÇETA KUDHËS, PO LUFTONTE…

Dhe beteja e parë nisi nga Kota, e ruajtur në përjetësinë e brezave.

Vargjet e këngës kumbojnë në vite, vijnë me klithmat e at’hershme në ditët e sotme, edhe pas 102

viteve, duke na kujtuar Luftën e Vlorës, të 1920-ës, duke u apeluar pasardhëve, brezave për amanetin

e të parëve: Për ta bërë Shqipërinë Zonjë mes Zonjave, ashtu siç i ka hije dhe e endërruan

paradhësit, atdhetarët:

“Vlorë copëza stralli, Të ndrin shtati, të qesh balli”.

Dhe këngët derdhen nëpër vite, këndohen në brezat, ruhen në sepetet e kohës, hapen në përvjetorët dhe

shpërndahen në gjithë krahinat e Vlorës-legjendare, në gjithë Vendin, për gjithë Kombin…

“Çeta e Kudhës po luftonte,/ me drejtim për në Kala!/ Vallë kush i komandonte:/ Rrapo Çelua nëpër ta”…Vargjet e Këngës na çojnë larg dhe na sjellin të afërta figurat e patriotëve, të atyre burrave që e donin vatanin. Shitën pasurinë për të bërë Shqipërinë, antitezë e këtyre të sotmit:

E grabitën Shqipërinë,/ për të vënë pasurinë…Të cilët nuk kanë as vend varri dhe të mos u lënë as vend varri; Tradhëtarëve, Pushtuesve, Zullumaqrëve dhe Grabitqarëve, Haleqarëve dhe Hileqarëve!…

Vargjet e poetit Ali Asllani, më thotë miku im i penës Kiço Peshtanaku, alias Kristo Mërtiri, u

tromaksi gjumin mëkatarëve…Edhe në varr nuk do gjejnë Derman!

Koha dridhet e përdridhet,/ prej gradimit katër shkallë!/ Nuk do mbetet gjë në dorë, / veçse vulë e zezë në ballë…/ Rrapo Çelo Kudhësioti . Një ndër patriotët, udhëheqësit dhe luftëtarët e kësaj lufte: Rrapo Çelo- Kudhësioti me çetën e tij të “Kudhësit”, në këtë Epope, la pas për brezat, Epopenë.

Njerëzit vdesin- Veprat jetojnë…

Jeta e tij, nëpërmjet veprës, i kapërceu kufijtë e fshatit, krahinës duke u bërë një figurë e madhe e

kazasë, krahinës së “Kudhës së Grehotit”, të Labërisë së Vlorës, dhe të vendit, duke i rezistuar dhe

apeluar kohës. Në moshën 24 vjeçare, në momentet më të vështira të atdheut, kur plaku i mençur, diplomati i Vlorës, Ismail Qemali, luftonte nëpër Europë, për të ngritur shtetin shqiptar, për të njohur kufijtë e Shqipërisë. Rrapo Çelua ndiqte me shumë vëmendje, gjithë evenimentet historike, reagimin e shteteve të mëdha dhe përkrahjen që i jepnin prijësit të Pavarësisë Kombëtare. Rrapo Çelua sqaronte se “së shpejti do të vij dita të njihen kufijtë e vendit tonë. Edhe ne do të kemi shtetin tonë, Flamurin Kombëtar, që mbajti Skënderbeu lart për 25 vjet luftë”. Në ditët e para të nëntorit të vitit 1912, me 300 djem e burra të krahinës së Kudhësit, të organizuar në repartin luftarak, nën komandën e tij, mbërrijnë në Vlorë, për t’i dalë përpara çdo të papriture, në mbrojtje të Qeverisë të sapo krijuar të Ismail Qemalit. Bashkë me popullin e Vlorës, dhe të krahinave të tjera të vendit, pritën me gëzim e krenari ardhjen e Ismail Qemalit, nga Durrësi. Me shpalljen e pamvarësisë, ngritjen e flamurit në Vlorë dhe krijimin e qeverisë provizore, Rrapo Çelo dhe trimat e tij, kudhësiotët u vunë në mbrojtje të kësaj qeverie të brishtë, qëndronin në gatishmëri për të bërë çdo sakrificë. Rrapo Çelua dhe shumë burra të tjerë të krahinës, u ngritën më këmbë, rrëmbyen dyfekët, kur forcat greke zaptuan pabesisht Korçën dhe Gjirokastrën dhe mbërritën në Tepelenë e Kurveleshin e Poshtëm.

Masakrimi i ushtrisë greke

Ushtria greke masakroi barbarisht 40 e ca burra në Hormovë më 1914, i cili hedh dhe lë si testament në

faqet e librit të vet, edhe veterani i njohur i pushkës dhe i pendës Manxhar Binaj. Fundi i Luftës I

Botërore, e gjeti Shqipërinë, pothuaj të coptuar. Rreziku i ndarjes së saj ndërmjet Serbisë, Malit të Zi, në

veri, Italisë dhe Greqisë në Jug, ende ishte kërcënues. Pas pazarllëqeve që bën grekët e italianët në kurriz

të Shqipërisë, këta të fundit, u ngulën këmbëkryq në ishullin e Sazanit, në gjirin e Vlorës, në Himarë,

Kotë e deri në Tepelenë. Për të bërë të përjetshëm sundimin e tyre në këto zona, ndërtuan garnizone të

fortifikuara me bunker, tela me gjëmba e llogore. Në këto kushte populli i këtyre trevave, mbeti i robëruar, i nënshtrohej shtypjes së egër, barbare. Në këto rrethana përfaqësuesit më të mirë, trimat dhe atdhetarët e popullit të Vlorës, Tepelenës e Mallakastrës, duke pasur dhe përkrahjen e gjithë popullit shqiptar, u mblodhën në Barçalla, të Tragjasit, më 3 qershor të vitit 1920, e më pastaj në Beun, nën kryesimin e patriotit të shquar Osman Haxhiu dhe vendosën njëzëri për t’u ngritur në luftë gjithë populli, për të hedhur në det okupatorin, për të çliruar Vlorën. Në të dy këto kuvende u përcaktuan detyrat për çdo fshat e krahinë. Aty u zgjodhën dhe drejtuesit kryesor, komandantët që do të organizonin e drejtonin veprimet luftarake, në ç’do zonë, në luftën çlirimtare, të pabarabartë. Në krye të krahinës së Kudhësit, si udhëheqës e komandant, u caktua Rrapo Çelua. Thirrjes patriotike të Rrapo Çelos, për t’u ngritur në luftë kundër pushtuesit iu përgjigjën, i pari: Kanan Maze me burrrat e djemtë e fshatit Shkozë, Murat Xhelili me ata të Dushkarakut, Rexhep Sulejmëni, me ata të

Vajzës, e me radhë, nga gjithë krahina e Kudhës Grehotit.

Më 2 qershor të vitit 1920, batalioni i Kudhësit, nën komandën e Rrapo Çelos, u nis për në Beun.

Në këtë mbledhje historike, ku foli kryetari i Mbrojtjes, Osmën Haxhiu, i cili i’u drejtua vlonjave dhe jo

vetëm me thirrjen: “Duke filluar nga ky moment, ne i shpallim luftë pushtuesit italian, që na ka zaptuar me forcë Vlorën, Sazanin, trojet tjera nga: Tepelena, Kota, e Himara”. Të gjithë pjesëmarrësit në këtë

kuvend u betuan: “Të vdesim për gjënë e shtrenjtë, të vdesim për Mëmëdhenë”! Komiteti i Mbrojtjes në

Beun, të Vajzës dha objektivat dhe objektet e sulmit për çdo çetë, fshat e krahinë. Për Çetën e Kudhësit

u caktuan si objekte: Garnizoni i përforcuar i Kotës, si një rajon i rëndësishëm që lidhte, Vlorën me

Tepelenën dhe grykën e Mesaplikut, i cili mbrohej me një regjiment fanterie, me 150-200 trupa.

Komanda e garnizonit armik të Kotës, e përfshirë në panik. Panikut i përgjigjet dhe kënga e gdhendur:

“Telatë po ven e vinë./ Punon Kota me Kaninë,/ Gjenerali me Zabinë,/ se shqiptarët errinë…”

Gjithë jugu bashkë

Më 4 qershor të vitit 1920, pas organizimit të forcave të krahinës së Kudhësit, ku u përfshinë djemtë trima të Sevasterit, Shkozës, Golimbasit, Dushkarakut, Mazharit, Ploçës e Amonicës, u grumbulluan në qafën e Ploçës dhe nisën marshimin nëpërmjet Dorbërit, Harvalasë, Brusnje e Belik-Hysovedhit, në

bashkëveprim me çetat e Smokthinës, Mavrovës, për të sulmuar e shpartalluar garnizonin e Kotës. Në orën 03 të natës, luftëtarët trima të Kudhësit, nën drejtimin e Rrapo Çelos dhe heroit Kanan Maze, u hodhën në sulm. Në këtë përleshje, për mungesë të armëve dhe municioneve, u përdorën edhe sopata, hanxharë, kosa, madje edhe sfurqet. Për të përmendur është rasti i Zyber Bejto Kudhësiotit, nga

Dushkaraku, i cili me një sfurk në dorë, me zvarritje, i shkoi ushtarit italian në llogore, i vuri sfurkun nëfyt…Dhe kënga legjendë i këndohet legjendarit. Lufto Zyber Bejtua,/ Me shkopin në dorë,/  i shtriu të vdekur./ Pushtuesit, një taborr…Më 5 qershor, të vitit 1920, forcat e krahinës së Kudhësit, Mesaplikut dhe të fshatrave përrreth, shpartalluan plotësisht garnizonin e Kotës. Në këtë betejë, u plagos edhe Kanan Maze, nga Shkoza, Hero i Popullit. Pas marrjes së garnizonit të Kotës, forcat e Kudhësit, nën komandën e Rrapo Çelos, në bashkëpunim me forcat e Mesaplikut, të komanduara nga Sali Murati dhe ato të Selam Musait, ndoqën këmba-këmbës, deri në qafën e Sherishtës, në Kalanë e Kaninës, në qafën e Koçiut, deri sa hodhën në det zaptuesin italian. Aksionet për marrjen e qendrave të fortifikuara dhe beteja për çlirimin e Vlorës, u realizua me një përleshje të përgjakshme. Jehona e kësaj lufte u dëgjua dhe u përhap si rrufe, jo vetëm brenda Shqipërisë, fqinjëve, por edhe në kancelaritë europiane. Populli i vogël shqiptar, pa përkrahjen e askujt, u ndesh me një armik të pabarabartë, si në numër, ashtu dhe në armatim. Në këtë luftë frontale, që zgjati 3 muaj, u derdh gjak me okë, për të lulëzuar kjo tokë…Vlora u çlirua, zaptuesit u hodhën në det. Këtë betejë e gjejmë të gdhëndur në vargjet e rapsodit, në këngë e skalitur në mendjen e popullit:

“Qaf’e Koçiut moj grykë:/ Ç’hata bëre atë ditë?/ Me topa me alitrik,/ katërqindë e ca shehit,/ Katërqindë e ca të vrarë!/ Vallë qysh e dhanë xhanë?…

Pa bukë e pa njeri pranë… 

400 luftëtarë ranë për çlirimin e Vlorës, në Luftën e 1920-s dhe mbetën në memorien e kombit, për të

bërë Shqipërinë dhe për të begatuar Kombin! Në luftën e Vlorës morën pjesë edhe luftëtarë, atdhetarë nga krahina, tej Vlorës: Si nga: Skrapari, Berati, Kurveleshi, Mallakastra, Peqini, Korça, Gjirokastra, Çamëria, po edhe shqiptarë të ndodhur jashtë vendit, mërgimtarë për të çliruar vatanin e tyre të shënjtë!

Brezat duhet t’i ruajnë në përjetësi, dhe e pakta me dhimbsurinë e ndjeshmërinë njerëzore; t’u fshijnëballin tek varri dhe me përulësi t’u hedhin një grusht dhe!…