Administrata: Rilindja e mori  me 85 mijë punonjës, aktualisht ka 170 mijë militant

385
Sigal

Taksat e shqiptarve po përdoren jo si shërbime për qytetarët, por si qoka për komisionerët e votimeve  dhe militantët e “rilindjes”. Nga 85 mjië të punësuar në 2013, shifra në 2020 ka arritur në 170 mijë persona, ku  pjesa më madhe janë ‘guerilas’ për të sulmuar në fejsbuk opozitarët. Me këto para pensionet do të ishin rritur 100%. Pagesa për 3 administrata, bordet, marrzia në shëndetsi, largimi i të rinjve, braktisja e shkollave, azili, korrupsioni dhe babëzia me naftën.

Administrata: Rilindja e mori në 2013 me 85 mijë punonjës, por e ka çuar në 170 mijë militantë

Me ardhjen në pushtet  Edi Rama deklaroi se: “do të hapim 300 mijë vende të reja pune”, por realiteti tregoi se në këto vite jo vetëm që nuk u hapën këto vende pune, por me qindra mijra vende u shkurtuan, mbi 8 mijë biznese, edhe ambulant, mbyllen çdo vit, duke bërë që shqiptarët të marrin arratinë dhe të ikin jashtë vendit. Mbi 5mijë mjekë dhe infermierë kanë marë rrugët e europës, pasi pagesat e tyre janë diskriminuese, sepse 160 milionë euro që shqiptarët paguajnë çdo vit për sigurimet shëndetësore dhe 70 milion euro të tjera për spitalet i kanë marë oligarkët e qeverisë  sapo “rilindja” e Ramës erdhi në pushtet. Rreth 203 mijë shqiptarë  kanë kërkuar azil deri në 2019, dhe 2020 do të jetë një tragjedi, pasi shqiptarët po përgatiten për të zbarkuar në Gjermani, falë edhe Ligjit të Ri gjerman që pranon shqiptarë  pa viza pune, vetëm me pasaportë shqiptare. Ndërsa nga viti  2016  deri  në 2018, vetëm në Francë kanë kërkuar azil 45 mijë shqiptarë. E sikur të mos mjaftonin këto, edhe shkollat e nisën në 2019  me 200 mijë nxënës më pak në banka, në krahasim me fillimin e tranzicionit. Kjo tregon se të rinjtë po ikin dhe vendi po plaket. Sipas projeksionit të OKB, në vitin 20100, Shqipëria do të jetë më e plakura në Ballkan dhe popullsia do të jetë 1.75 milionë banorë. Të mos harrojmë që në vitet 1990, ishim popullsia më e re në botë me moshë mesatare 19 deri 20 vjeç. Drama më e madhe është ajo e pensioneve, ku rreth 1,200 ente publike nuk paguajnë sigurimet shoqërore. Shqipëria është më e pasura me naftë në Europë,  por naftëtarët janë pa rroga, me pensione qesharake dhe çmimi i karburantit është më i shtrenjti në Europë. Nga nafta oligarkët  e qeverisë dhe Bankers fitojnë 1 miliard euro në vit, por asnjë qindarkë nuk derdhet në arkën e shtetit. Vetëm 3 koncesionet në shëndetësi kushtojnë  311 mln euro për 10 vjet. Kurse në total koncesionet  në shëndetësi arrijnë  në 580 milion euro. Vetëm nga djegia e plehrave  oligarkët e Ahmetajt fitojnë 470 milionë euro, por që qeveria e quan koncesioni i inceneratorëve, dhe kjo quhet me këtë emër për  ta bërë sa më tymnajë këtë grabitje, por që në të vërtetë, shkurt dhe qartë, quhet djegje plehrash.

 01

Taksat e shqiptarëve po përdoren për militantët e “rilindjes”. Nga 85 mijë të punësuar në 2013, shifra ka arritur në 170 mijë

Taksat tona, jo si shërbime për qytetarët, por si qoka për firmëtarët…

Në një denoncim të bërë public ekspertja e antikorrupsionit  Marinela  Ziu  deklaronte  se nga shtatori 2013, administrata publike nga 85 mijë ka arritur në 170 mijë punonjës. Për blerje vote 14 mijë pozicione të tjera përdoren në kohë fushatash nëpërmjet kontratave të përkohshme të punës; nga ana tjetër, deri tani dëmi si pasojë e vendimeve të Gjykatave për largime të padrejta nga puna, shkon të paktën 140 milionë euro. E pavarësisht miliardave për vende pune që shërbejnë vetëm për “postimet që duhen pëlqyer” e “fjalime apo video që duhen shpërndarë”, taksat tona keqpërdoren edhe që një grusht firmëtarësh të shkatërojnë trashëgiminë  kulturore  kombëtare dhe europiane, duke përfituar deri në 5 rroga shteti. Ndërkohë, kjo është vetëm një pjesë e vogël e armatës me 5 rroga, që janë gati të bëjnë gjithçka për të mbajtur në këmbë regjimin. Kjo shumë që përfitojnë rreth  90 mijë militantë  me fryrjen e administratës,  por edhe qindra pagesa të tjera të nëpunësve, zv/ministrave, drejtorëve, këshilltarve bashkiakë etj., si anëtarë bordi në disa vende, do të mjaftonin që të gjitha pensionet  të rriteshin 100%, pasi dihet që rrogat e administratës janë rreth 4 herë më shumë se pensionet. Por shteti hesht sepse mendon që pensionistët i ka në xhep dhe ua merr votën me një shpërblim në muajin e fundit  të zgjedhjeve, me një thes miell apo me një udhëtim turistik në vendet fqinj.

Largimet nga puna për motive partiake, shteti shqiptar paguan për 3 administrata

Një nga kushtet e BE-së për dhënien e statusit kandidat, Shqipërisë, ishte edhe miratimi dhe zbatimi i ligjit për Nëpunësin Civil dhe Administratën Publike. Qeveria e Rilindjes Socialiste, edhe pse e miratoi në Parlament, filloi menjëherë, spastrimin e Administratës Publike nga ata nëpunës që nuk kanë teserën e partisë, apo nuk janë njerëz të mirëbesuar të zyrtarëve të lartë të shtetit, duke shpërfillur ligjet. Edhe kur nëpunësit që zbohen në kundërshtim ligjin, dhe e fitojnë këtë të drejtë në gjykatë, ligji për Administratën Publike ka boshllëqe ligjore, sepse nuk e detyron dot zyrtarin e lartë të Shtetit, të institucionit, që ta rimarrë prapë në punë nëpunësin, por detyron shtetin ta dëmshpërblejë, duke rënduar ekonomikisht buxhetin e shtetit, ngaqë njëkohësisht, paguan edhe nëpunësin që ka marrë në punë, edhe nëpunësin, që është zbuar në kundërshtim me ligjin. Ndërkohë, në 5 vitet e fundit, shteti ka paguar mbi 140 mln euro.

Tepsia është shteti

Shkarkimet nga puna të pambështetur në ligj vazhdojnë të rëndojnë buxhetin e shtetit duke prekur shifra marramendëse. Vetëm në 5 vitet e fundit, shteti ka paguar mbi 140 mln euro për këtë kategori. Ndërkaq  proceset gjyqësore që janë duke u zhvilluar, pritet të rëndojnë edhe më shumë situatën. Për të stabilizuar situatën, ekspertët sugjerojnë ndryshime në ligj, ku titullari do të mbajë përgjegjësi për firmën  që vendos për pushimin e punonjësve. Taksapaguesit shqiptarë janë të detyruar që të paguajnë dy administrata paralele për shkak të largimit të punonjësve në mënyrë të paligjshme. Eksperti i Qendrës për Kërkime Ekonomike, Zef Preçi, e konsideron këtë fakt shumë abuziv pasi janë mbi 100 milion euro të cilat shkojnë pagesa për këto largime në një kohë që mund të transformoheshin në investime për ndërtimin e spitaleve dhe shkollave.

Zef Preçi: “Është një shkelje e të drejtave kushtetuese të individit, është një cënim i familjeve, njëkohësisht është një kosto tërësisht e panevojshme mbi taksapaguesit shqiptarë. Vijmë te një situatë absurde në të cilën janë tre administrata paralele, dy efektive dhe një tjetër në pritje.”

Ndërkaq në Gjykatën Administrative në proces është dhe një numër i lartë dosjesh, duke rrezikuar që buxheti të përballojë 3 administrata. Për të zgjidhur këtë problematikë, e cila përsëritet sa herë ndryshon pushteti politik, ekspertët kërkojnë që titullarët që firmosin largimin e punonjësve të mbajnë përgjegjësi për çdo punonjës.

Zef Preçi: “ Të detyrohet të dëmshpërblejë titullari, qoftë ky dhe Ministër, kur ndërmerr veprime të paligjshme. Ndërkohë do të ishte që të hiqet dorë nga praktika e unifikimit të pagesave duke injoruar përvojën, duke injoruar rangun apo pozitën që zënë në administratën publike.”

Nga të dhënat, në 4 vite, numërohen 13.475 transaksione nga thesari i shtetit si shpenzime për ekzekutim  të vendimeve gjyqësore  për largim nga puna. Mes Ministrive, ajo që ka numrin më të lartë të transaksioneve është Ministria e Mjedisit dhe Turizmit me rreth 466 të tilla, e ndjekur nga Ministria e Bujqësisë me 79, Ministria e Energjetikës dhe Transporteve me 66 transaksione, e Mbrojtjes me 61 dhe Shëndetësia me 56.

02-

Shqipëria po plaket më shpejt në rajon, në 2100 do të jemi “pleqtë” e Ballkanit

Popullsia e Shqipërisë po tkurret me një ritëm të shpejtë, lindjet po bien dhe popullsia po shkon drejt plakjes. Projeksionet e popullsisë janë të zymta, ku sipas OKB-së parashikohet që deri në 2100 të arrijë në 1.75 milionë banorë. Nga të dhënat e fundit të publikuara  nga  Eurostat tregojnë  se 167 mijë shqiptarë kanë aplikuar për azil në vendet anëtare të Bashkimit Europian  për periudhën 2011-2017. Ndërsa vetëm për 11 mujorin e vitit 2018 janë shtuar edhe 16 mijë aplikime të tjera, duke e çuar numrin total të aplikantëve në 183 mijë. Ndërsa gjatë vitit 2019 kanë kërkuar azil rreth 20 mijë shqiptarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm  në 203 mijë. Më shumë se gjysma e individëve që kanë emigruar për periudhën  2011-2017  kanë aplikuar për azil. Azilantët përbënin 53%  të të larguarve. Sipas INSTAT nga vendi janë larguar gjithsej gjatë kësaj kohe 317 mijë persona. Viti 2015 shënoi rekordin  më të lartë të numrit të azilantëve shqiptarë sipas të dhënave nga Eurostat, me 68 mijë e 900 aplikime. Pas atij viti flukset e azilkërkuesve  në vendet anëtare të Bashkimit Europian kanë qenë në rënie. Në 2016 numri i azilkërkuesve në vendet e BE-së ishte 32 mijë e 900 dhe në 2017-n ishte rreth 26 mijë. Sipas të dhënave për Eurostat  ka pasur  90,335  kërkesa nga shqiptarët, ose 54%  e kërkesave totale. Shqiptarët  janë të parët në botë për kërkesat për azil në BE, në raport me popullsinë. Në 6 muajt e parë të vitit janë larguar mesatarisht për çdo 100 mijë banorë  55 shqiptarë. Ky është numri më i lartë krahasuar me vendet që në vlerë absolute renditen të parët për kërkesat për azil, por sigurisht të parët edhe në raport me vendet e Ballkanit Perëndimor.

03-

Nis shkolla, 200 mijë nxënës më pak në banka këtë vit, në krahasim me fillimin e tranzicionit

Tkurrja e popullsisë po ndikon drejtpërsëdrejti në sektorin e arsimit në vend, pasi çdo vit që kalon shkollat janë duke u përballur me sfidën e uljes së numrit të nxënësve dhe, për rrjedhojë, edhe mbylljen e shumë klasave. Sipas të dhënave nga Ministria e Arsimit, në arsimin  9-vjeçar  pritet të vijojnë studimet këtë vit të ri shkollor 306 mijë nxënës. Numri i fëmijëve në këtë cikël është 13 mijë më pak se në vitin shkollor  2018-2019.  Ndërsa në krahasim me fillimin e tranzicionit (vitin ’92) janë rreth  200 mijë nxënës më pak. Në raport me vitin 2011, kur u bë censi i fundit, në bankat e shkollës do të ulen 114 mijë nxënës më pak. Në harkun e 8 viteve, numri i nxënësve në ciklin 9-vjeçar  është reduktuar me 27%.  Ritmet e rënies pritet të jenë të larta edhe në periudhën në vijim. Ministria e Arsimit  pret që në vitin 2022, numri i nxënësve në arsimin 9-vjeçar të arrijë në 273 mijë nxënës ose 9.7%  më pak se në vitin 2019.

04

Drama e pensioneve, rreth 1,200 ente publike nuk paguajnë sigurimet. 

Një situatë alarmante është rikthyer në arkën e sigurimeve shoqërore, ku entet publike po refuzojnë në masë të paguajnë kontributet. Sipas të dhënave zyrtare nga Tatimet, lista e debitorëve arriti në 1171 në maj 2019,  teksa mijëra persona që punojnë në shtet u rrezikohen pensionet*. Debitorë që nga Kuvendi, ministritë, tatimet, dogana, burgjet, ujësjellësit, bashki, klube futbolli, qendra shëndetësore, zyra arsimore. Borxhi total arriti në 13.8 miliardë lekë ose 138 milion Dollarë  në fund të 2018 dhe u zgjerua me 19% në një vit.

05

Babëzia dhe antihumanizmi në Shëndetësi nuk njeh kufi

Koncesionet në shëndetësi kushtojnë 311 mln euro për 10 vjet. Kurse në total koncesionet në shëndetësi arrijnë në 580 milionë euro. Fitime marramendëse nga  3 PPP-të e  mjeksisë për 1 vit janë: Sterilizimi 2.7 miliard, Check-up 1 miliard dhe  Dializa 500 milionë lekë. Kulmi arriti kur  emigranti me një të punësuar, fitoi koncesionin 100 milionë USD. Shëndetsia  shqiptare është në ditën më të errët të saj përsa i përket  shërbimeve, korrupsionit, babëzisë, mungesës së humanizmit dhe pazareve të ndyra. Me të ardhur në pushtet  kreu i  Rilindjes,  Edi Rama, ngriti strategjinë e koncesioneve në shëndetësi, e cila është modeli më i keq që përjetoi dhe vazhdon ta vuaj Anglia.  Por askush nuk e dinte se kjo strategji ishte ajo që udhëzoi këshilltari i sapo emëruar i Kryeministrit Rama, ish kreu i Laburistëve dhe kryeministër i tyre Toni Blair. Dhe Rama nuk vonoi dhe emëroi në krye të ministrisë së Shëndetsisë Ilir Beqajn dhe zëvëndëse për koncesionet  Milva Ikonomin, të cilën më vonë pasi mbaroi punë me PPP e shëndetsisë e emëroi  Ministre të Ekonomisë.  Në të gjitha vendet europiane shërbimet bazë të shëndetsisë i ka vetë shteti si përgjegjësi dhe detyrim. Në Shqipëri grabitqarët  ju turrën duke e shqyer fondin prej 160 milionë euro që kanë sigurimet shëndetsore çdo vit, dhe fondit tjetër prej 60 milionë euro që menaxhon ministria e Shëndetësisë po gjatë 1 viti. Spitalet shqiptare janë kthyer më shumë se private, ndërkohë që shteti mban me dhunë taksën e sigurimeve shëndetsore  shqiptarëve. Të gjitha shërbimet, veglat e kirurgjisë, Check-up, sterilizim, dializa, operacionet e zemrës, lavanteri, parkim, ushqim, veshje, larje, roje,  janë pjesë e koncesioneve me ideator Edi Ramën dhe do t’u kushtojnë shqiptarëve  420  miliardë lekë. 

06

Shqipëria kryeson renditjen globale të BB për tarifat e korrupsionit që paguajnë bizneset

Shqipëria, bashkë me shtetet afrikane Sierra Leone dhe Lao, kryesuan listën globale të vendeve më të korruptuara sipas këndvështrimit të biznesit të evidentuar nga Anketa e Ndërmarrjeve e Bankës Botërore, e cila zhvillohet në një interval 6-vjeçar. Sipas të dhënave të Bankës Botërore, që u referohen anketave të tre viteve të fundit, nga viti  2016 deri në 2019  në vende të ndryshme, shihet se Shqipëria kryeson listën globale ndër vendet e anketuara, ku 36.1 %  e bizneseve pohuan se janë ndeshur me praktika të korrupsionit. (shih grafikun bashkëngjitur). Shqipëria renditet e treta pas Sierra Leones dhe Laos, ku përkatësisht 46.1 dhe 40.3 %  e bizneseve pohuan se kanë bërë pagesa korruptive.

07

Shqipëria, më e pasura me naftë në Europë por naftëtarët janë pa rroga, me pensione qesharake dhe çmimi i karburantit është më i shtrenjti në Europë

Shqipëria vlerësohet si një nga vendet më të pasura të Europës në rezervat hidrokarbure në shelfin kontinental me një rezervë deri në 220 milionë fuçi dhe 5.7 miliard metra kub gaz natyror. Sipas Shoqatës Shqiptare të Energjisë (AEA), Shqipëria vlerësohet të ketë rezerva deri në 277 milionë fuçi.

Skandali/ Në 7 vitet e fundit nga nëntoka shqiptare janë përfituar rreth 7 milion ton naftë, pa llogaritur gazin. Duke bërë një konvertim  të thjeshtë dhe duke e llogaritur në litra (7 milionë ton x 1000 = 7 miliardë litra). Dhe nëse këtë  shumë e llogarisim me 1 dollar litrin, i takon që nga nëntoka shqiptare janë përfituar 7 miliardë dollarë. Po ku kanë shkuar 7 miliard USD, kur naftëtarët janë pa rroga dhe pa status. Shteti nuk përfiton asnjë qindarkë dhe shqiptarët janë në kulmin e varfërisë. Po të kemi parasysh situatën e pas tërmetit dhe kërkesat që Kryeministri Rama u bëri donatorëve për ndihmë financiare, ajo çka Rama përfitoi është një pikë uji në oqeanin e milionave të naftës të zhdukur në drejtim të paditur pikërisht në periudhën që vetë Rama ka qënë kryeministër. Me këtë shumë pensionet do ishin shumëfishuar, rrogat do ishin 5 fishuar, rrugët dhe industria do ishin nga më modernet  në botë dhe do kishim likuiduar 80% të kredisë që ne si shtet kemi në kurriz. Ndërkohë që qytetarët burgosen për një faturë dritash apo uji dhe shqiptarët paguajnë çmimin më të shtrenjtë të karburanteve, oligarkët, të favorizuar me kontrata nga qeveria, edhe pse qarkulluan mbi 7 miliardë USD, nuk i paguan asnjë qindarkë buxhetit të shtetit. Ja investigimi sipas shifrave zyrtare të autoriteteve shtetërore AKBN. Kompania nuk pagoi asnjë qindarkë tatim fitimi për naftën e nëntokës së Shqipërisë, pasuri e të gjithë shqiptarëve dhe naftëtarëve që po sakrifikojnë dhe jetën në greva urie, pasi janë pa rroga dhe status të zbatuar.