Adem Ismaili: 71-vjetori i provokacioneve të gushtit nga fashistët grekë

508
Sigal

Dy heronjtë e parë  të forcave të kufirit ishin Ram Sadria dhe më i riu në moshë, Nik Pjetër Ndreka

71- vjetori i provokacioneve  të gushtit 1949, nga monarko fashistët grekë

Adem Ismaili

Në vitin 1945,  u krijuan forcat e rregullta për ruajtjen dhe mbrojtjen e kufirit nga Divizioni i mbrojtjes së Popullit . Këtu mund  të them me bindje dhe me respektin më të madh se krijuesi i Forcave të Kufirit, është  veterani, partizani i orëve të para të çlirimit të vendit, i nderuari Skënder Alikaj. Që nga krijimi i këtyre forcave ka qenë njëri nga kuadrot kyesore, deri me daljen e tij në pension.  Që nga ajo kohë  deri në ndryshimet e vitit ‘90,  Forcat e Kufirit  kanë një  rrugë të lavdishme dhe heroike të cilën e kanë përmbushur  me heroizma, trimëri, e guxim të rrallë deri dhe në flijimin e jetës  së tyre. Unë do ndalem në disa prej tyre, që i kam jetuar vetë dhe i mbaj mend, se po t’i  kujtojme  të gjtha duhet të kesh edhe materiale që nuk ekzistojnë, por edhe që s’ përshkruhen dot edhe me romane  të  tëra. Por dua të them se pati edhe vështirësi, se qenë pa eksperiëncë, pa kushte,  pa strehim. Fillimisht u vendosën në shtëpitë e fshatarëve që ishin në afërsi të kufirit. Unë mbaj mend, megjithëse kam qenë shumë i vogël, në vitin 1950-52′, Posta e Kufirit ka qenë e dislokuar , në shtëpinë e babait tim në Dragobi dhe familja ime kishte kaluar në një familje tjetër aty në lagje. Që atë kohë ndjeja një afërsi me kufitarët,  por asnjëherë nuk më shkonte mendja se do ta jetoja dhe unë vetë jetën e Kufitarit, as që do arrija të bëhem oficer i Kufirit, apo të shkruaja ndonjëherë për to në  këtë moshë, rreth të 80-ave. Babai im ka qenë i internuar në  Kampin  e Përqëndrimit nga Gjermanët në Prishtinë, vëllai  Haziri, ka qenë partizan në Brigadën  e 25-të sulmuese, është plagosur, në Sanxhak të  Jugosllavisë. Kjo ka qenë dhe arsyeja e lirimit të shtëpisë për  Forcat e Kufirit.  Këto pak fjalë i thashë për të krijuar një ide se si me lindi ideja ime, dhe  si m’u  rrënjos dashuria për këtë armë. Më kujtohet data  22  Gusht 1962,  vëllai im, Hazir Smajlaj  në minutat e fundit që do të hypja në makin më tha: “-Rrugë të mbarë vëlla, por një porosi ose mund t’i themi popullorçe, një amanet- “Mos na turpëro, se gjakun e kam lënë në Sanxhakun e Jugosllavisë  si partisan, dhe babain e kam pasur në Kampin e Përqëndrimit  në Prishtinë” . Por mua aq m’u desh dhe nuk po më duheshin porosi të tjera. Unë i vura detyrë vetes për të mbajtur deri më sot  me nder këtë amanet, dhe sot po i shkruaj këto pak fjalë,  por me shumë përmbajtje  dhe me bindje të sigurta, se duhet ruajtur dhe mbajtur amaneti i tyre, të cilin do ua  lë pasardhësve të mi.

Ashtu si unë ka dhe shumë  të tjerë, mund të themi, të vendosur, deri në piken e fundit të jetës së tyre  për të plotësuar detyrën.  Tani do flas aq sa mbaj mënd dhe e njoh nga afër për jetën, heroizmin,  luftën,  sakrificat e kufitarëve,dhe heroizmat e tyre në dekada që ranë në krye të detyrës, Dëshmor të Atdheut , për ruajtjen dhe mbrojtjen e paprekshmërisë së  Kufive të Atdheut tonë të dashur . Ato janë shumë ,  po ti përmëndësh të gjithë duhen vite të shkruash , dhe romane  të tëra  . Por unë do përmend disa prej tyre që mund ti përfaqesojnë  të gjitha Forcat e Kufirit.

Do filloj me dy heronjtë e parë, njëri nga rradhët e Forcave të Kufirit ,Ram Sadrisë,  dhe i dyti heroi më i ri në moshë, Nik Pjetër Ndrekës

Ram Sadria lindi në Dragobi  të Tropojës në vitin 1925, aty u rrit e u edukua me virtytet më të mira prej atdhetari. Në moshë  të re  mori pjesë në Luftën Nacional Çlirimtare në B.25. U dallua në luftë gjatë çlirimit të vendit dhe kreu detyra të rëndësishme, ndërsa pas çlirimit  u aktivizua në Divizionin e Mbrojtjes Popullit dhe u caktua si Komandant i Postës  Kufitare në Fshatin  Kufitar Cerem, ku qëndroi  nga viti 1945,  që kur u kthye nga lufta, deri me 13 Korrik 1953, ku ra në krye të detyrës, për të mos u harruar kurrë, kur  bandat U.D.B.-së  Jugosllave , në bashkëpunim me agjentët e tyre dhe brenda vendit tonë, ia prenë jeten, por ai  nuk ra por u përjetësua, duke i dhënë titullin, Hero i Popullit.  I përjetshëm kujtimi i tyre!  Nuk mund ta la pa e përmëndur dhe heroin më të ri të Kufirit, Nik Pjetër Ndreka  nga Vermoshi, i cili u masakrua nga armiqtë e këtij populli, në moshën më të njomë të jetës së tij. Por me trimëri e guxim ia morën hakun, Forcat e Kufirit në bashkëpunim me popullin heroik të Vermoshit,  bënë  asgjësimin e tradhëtarëve  të shitur e të pabesë, të cilët pa iu bërë  varrimi akoma, u  asgjësuan  komplet  banda e armatosur. Populli i dha  titullin “Hero i Popullit”  pas vdekjes, por  ai ngelet i pavdekshëm në zemrat e popullit dhe të historisë  së  Kufirit. Janë me qindra shembuj dhe heroizma të popullit tonë në ruajtjen dhe mbrojtjen e Kufijve. Shembuj të tillë ka dhënë edhe populli i zonës e brezit Kufitar, patrioti  Hamdi Bogdani  që i vuri  zjarrin shtëpisë së tij për të djegur brenda tre banditë  të  U.D.B-së  Jugosllave.

Jetën  kanë dhënë   shumë  dëshmorë për të mos u harruar kurrë  

Siç janë: Ramazan Isaku, Llesh Pal Çupi,  në përpjekje me bandat e Kosta Filit  ;në Jugun e vendit; Myzafer  Lipellari nga Shkodra, nga agjenturat e Jugosllavisë, dhe Bandat e Markagjonëve. Tre kufitarë  në postën e  Ceremit,  po nga agjenturat e Jugosllavisë dhe kryesisht, nga të arratisurit, nga Tropoja, Hysni  e Niman Kadria, Tahir  Hoxha e  tjerë  në zonën e verilindjes, vepronin, Zenel Shehu e  Hamit  Matjani, në zonën e lindjes vepronte  Irfan  Koskova, me bandat e tij.  Ku  kanë asgjësuar, me  dhjetra kufitarë.  Gjithë kanë përfunduar  në duart e forcave tona  dhe kanë dhënë llogari para popullit,  ose kanë përfunduar në gojën e “ujkut si tradhëtarë”.  Por në Forcat e Kufirit, në bashkëpunim, me Forcat e Ndjekjes  janë asgjësuar dhe ose  kapur gjallë.  Kanë pohuar, gjithë veprimtarinë  e tyre.

Shembull i rrallë i Hajdar i Tafës nga Berati  për të asgjësuar bandën si e kishte rrethuar.

Hodhi  granatën e tij në mesin e bandës dhe asgjësoi atë së bashku me veten e tij.  Ose heroiku i rrallë  i heroit të heshtur  Gani Shabani nga Tropoja, me guxim e trimëri  asgjësoi bandën e Irfan Koskovës. Me granatën  e tij që  hodhi banda për ta asgjësuar,  njësinë që drejtonte  Ganiu me guximin, trimërinë,  mençurinë e tij  kapi granatën e ndezur dhe ia hodhi bandës dhe e asgjësoi plotësisht . Që të dy janë dekoruar me titullin e lartë  “Urdhërin e Trimërisë”.  Dhe të mbrojtjes së Atdheut. Jetën kanë dhanë në zbatimin e detyrave, pesë kufitarë  me  komandatin e tyre,  në  Qafën  Dobërdolit, Tropojës,  për të zbatuar detyrën e ngarkuar. Shembuj  të  tillë  ka me qindra, por këta janë disa. Forcat e kufirit,  kanë një rrugë të lavdishme,  në zbatimin e detyrave të ngarkuara,  në shërbimin e Atdheut.  Jo vetëm Kufitarët, por  edhe  kudrot. Si nga ana  fizike, shpirtërore, dhe  familjare.  Familjet e kufitarëve,  kanë jetuar  pranë bashkëshorteve  të tyre, për vite të tëra. Larg familjeve të tyre. Larg qyteteve,  Postat e kufirit, kanë  qenë nëpër fshatra  në vende të izoluara,  me shumë  vështërësi.  Kanë qenë  pa punë,  pa kopshte,  pa shkolla, në shumicën e tyre. Pranda j edhe ato kanë kontribuar  në zbatimin e detyrave nga  bashkëshortet  e tyre.  Megjithë  vështirësitë, që kishin asnjëherë s’e neglizhuan , por qendruan si heroina sëbashku me bashkëshortët  e tyre, krah për krah. Veprimtaritë e shumta  armiqësore, përveç futjes së  bandave  dhe diversionit,  në gushtin e vitit  1949, në kufirin  e jugut dhe jug- lindjes.  Armiqtë  e betuar  dhe  pretenduesit, e “Vorio epirit”, monarko- fashistët  Gregk, morën një agresion ndaj vendit tonë. Por ata s’ja arritën qëllimit të tyre. Hasën një rezistencë  të paparë,  ku Forcat e Kufirit,  megjithëse  më  të  pakta në forca e mjete,  ja arritën qëllimit  me  trimëri e guxim, jo vetëm  i thyen, por ju  shkaktuan  humbje  të kosiderueshme  në  njerëz e forca. Një rol të rëndësishëm luajtën  dhe e shkruan me lavdi  Epopenë e 36- tëve. Tridhjet e gjashtë  kufitarë  të  Postës   së Vidohovës. Të gjitha  këto, luftra, përplasje, vrasje,  provokacione,  kanë ardhur si rezultat, jo vetëm  nga  jashtë, e nga Jugosllavia, Greqia,  Italia, por edhe  më shumë  nga  Shqiptarët  e  arratisur  jashtë  vendit, nën drejtimin  drejtpërsëdrejti  të tradhëtarit, hajdutit, e saprakut  Ahmet Zogu, që me  thesarin e vjedhur, investoi, bandat dhe tradhëtarët e vendit ndaj Popullit  të vet. Por asnjëherë s’ja arriti qëllimit. Për arsyen e vetme  se kuadrot e asaj kohe,  kanë pasur vetëm një qëllim: “Një BETIM , se do japim jetën po e do interesi i Atdheut e i Popullit  tonë”.