Teki Gjonzeneli, si i solli në Shqipëri: “Kujtimet e Ismail Qemal bej Vlorës”

1036
Sigal

Gëzim Llojdia

  1. Në vitin 2012 në prag të 100-vjetorit të pavarësisë në një panair që u organizua në Skelë atë verë, Teki Gjonzeneli mbante me vete një dorëshkrim. Teki Gjonzeneli erdhi në Vlorë nga Kenosha, SHBA. Dhe si dhuratë nga më të çmuarat ishte ky libër i rrallë. Libri ka ngjyrën e kuqe në kopertinë si dhe një shkabë të zezë. Shkruhet:

”Ismail Qemal Vlora”. Kujtimet. Brendia e parë pas ballinës: Ismail Qemal Vlora. Kujtimet. Përktheu nga anglishtja: Reshad Agaj.

Faqja vijuese: The memoirs of Ismail Kemal Bey. Edit by: Sommerville story. With a preface by William Morton Fullerton. Copyrght by Constable Publisher London. Permison granted for publication in the Albanian Language Ja. 9th.1968.Harmony Priting limited Toronto, Canada.

Faqja tjetër: U kushtohet dëshmorëve të atdheut, dëshmorëve të flamurit atyre që ranë në çdo vent dhe në çdo kohë për Shqipërinë e lirë e të pavarur, për flamurin e shenjtë të Skënderbe Kastriotit dhe të Ismail Qemalit.

  1. Libri ishte botuar në vitin 1968 në Kanada. Librin e kishte përkthyer Reshat Agaj. Reshat Agaj ishte xhaxhai i bashkëshortes së Tekiut. Për përkthyesin e librit me kujtime të Ismail Qemali Vlorës, ka pasur një heshtje të gjatë, një shurdhëri memece sigurisht,të pakuptimtë. 40 vjet qëndroi nën heshtjen e madhe por të pazëshme emri i përkthyesit Reshat Agaja që solli nga anglishtja në gjuhën e mëmësisë, kujtimet brilante të Ismail Qemal Vlorës. Në vitet, 80, ky autor pak i njohur në atdheun e vet nxori në dritën e diellit jetën e tij, peripecitë, rreziqet, mundimet në rrugët e botës, ku falë përkushtimi i tij atdhetar mbetet përkthimi brenda 4 muajve të kujtimeve të vyera të plakut të Vlorës. Reshat Agaj la në dorëshkrim edhe një botim tjetër. Libri i po këtij autori me kujtime titulluar: “Vëllai i pengut” e përmendin edhe shumë autorë që janë shprehur për librin si një vlerë e veçantë në publicistikën shqiptare si: Aleksandër Meksi, Qefalin Hamdia, Prof Nderim Kupi, historiane Nermin Vlora Falaski, Shkrimtari Petro Marko,eDalib Greca apo Fahri Shaska, Finlanda Qamil Gjonzeneli, Dr. Prenjo Imerja, Kastriot Frashëri, dhe të tjerë.

Disa fjalë për botimin: Ballina e kopertinës është realizuar nga piktori Fejzo Lala. Redaktori i botimit të dytë është Kryeredaktori i gazetës “Dielli”, Dalib Greca. Botohet nën kujdesin e familjes së vëllezërve Reshat dhe Petref Agaj, me iniciativën e Finlanda Agaj, e bija e Petref Agaj dhe bashkëshortit të saj Teki Gjonzeneli, Monika Gjonzeneli vajza e Teki dhe Finlandës tregoi edhe kësaj radhe dashurinë, e pakufishme për atdheun e saj të lindjes, Shqipërinë dhe krenarinë për historinë e të parëve të saj, duke sponsorizuar botimin librit.